Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Papa dhe kokat e prera që varen mbi të


    Olsi Jazexhi

    1.
    Në këto ditët e fundit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë ka marrë një pamje të kobshme. Qeveria katolike e Edi Ramës ka varur në bulevardin Dëshmorët e Kombit fotot e disa njerëzish të vdekur. Të vdekurit, fytyrat dhe kokat e deformuara të të cilëve të gërdisin sa për nga shëmtia aq edhe nga deformimi, nuk kanë lidhje me Dëshmorët e Kombit, term i cili i dedikohet atyre mijëra shqiptarësh që ranë heronj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftuan për të çliruar Shqipërinë nga pushtuesit nazi-fashistë. Posterat që qeveria katolike e Edi Ramës ka varur në bulevardin kryesor të Tiranës, janë foto të anti-heronjve apo më saktë armiqve të Shqipërisë. Të 40 "martirët" që sot qëndrojnë varë në bulevardin kryesor të Tiranës janë disa njerëz që disa dekada më parë e urrenin Shqipërinë dhe ishin agjentë të Vatikanit, Italisë fashiste, Gjermanisë naziste dhe Serbisë. Arsyeja pse Kisha Katolike dhe këshilltarët e Edi Ramës i kanë zgjedhur dhe po i ekspozojnë këta të vdekur me rastin e ardhjes së Papës në Tiranë është se personat në fjalë luftuan për Katoliçizmin, Italinë, Serbinë etj kundër Shqipërisë, një vendi që në ato kohë udhëhiqej nga muslimanët shqiptarë që përbënin shumicën e popullsisë. Por në ditën e sotme kur Shqipëria udhëhiqet nga një klikë e korruptuar të krishterësh fondamentalistë me në krye kryeministrin Rama, koha ka ardhur që antiheroi të shpallet hero, krimineli të deklarohet martir, dhe Papa që nuk ka birësuar kurrë fëmijë, të quhet "Atë".

    Si për ironi dhe arrogancë ndaj muslimanëve dhe ortodoksëve të Shqipërisë në mesin e "lugetërve" që Edi Rama dhe Kisha Katolike ka zgjedhur të "reklamojë" gjatë vizitës së Papës në Tiranë si "martirë", janë edhe një prift ortodoks i cili tradhëtoi ortodoksinë dhe u bë katolik, Papas Josif Papamihali, dhe një katundar musliman nga Shkodra, Qerim Sadiku, që tradhëtoi Islamin dhe u konvertua në katolik e u bë pjesëtar i një organizate fashiste të udhëhequr nga Mark Çuni që kundërshtonte çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Lista e "martirëve" që qeveria e Edi Ramës dhe këshilltarët e tij katolikë kanë varur në bulevardin kryesor të Tiranën përfshijnë edhe njerëz të akuzuar për vrasje, sikur murgesha Maria Tuci që organizoi vrasjen e Bardhok Bibës, apo edhe agjentë jugosllav dhe bashkëpunëtorë të shovinistit katolik Dom Loro Caka, Dom Gjon Gazulli, të cilin mbret Ahmet Zogu e vari në 2 janar 1927 për tradhëti ndaj Shqipërisë.


    2.
    Pak ditë përpara ardhjes në Shqipëri, Papa deklaroi përpara mediave se po shkon ta vizitoj Shqipërinë pasi ajo është një "vend që ka vuajtur nga një regjim i tmerrshëm ateist" dhe se tani "po përjeton një proces pozitiv e paqësor të bashkëjetesës fetare." Deklarata e Papës e cila e tregon Shqipërinë si një vend që po përjeton një proçes pozitiv dhe paqësor bashkëjetese fetare, është ndoshta rrena më e madhe që Papa po artikulon përpara vizitës së tij në Shqipëri, përpos rrenës apo më saktë pretendimit që Papa i Romës ka, se ai është një Pontifex Maximus apo Urëtari më i Lartë që lidh njerëzinë me Perëndinë.

    Po ndërsa Papa e ka për detyrë që të gënjejë dhe shesë veten si të dërguarin e Jezu Krishtit, apo të thotë që Zoti është i përbërë nga tre vetë, apo se ai është Pontifexi Maximus i Kishës Katolike të Romës, një institucioni fetar që u ngrit mbi krime, gënjeshtra dhe intrigat e pushtetit të Romës mesjetare, pretendimi i tij se në Shqipëri ka bashkëjetesë paqësore fetare është po aq i pavërtetë sa ç'është i pavërtetë edhe pretendimi i Kishës se Krishti vdiq në kryq dhe u ringjall më pas për të falur mëkatet tona.

    Rrena e Papës së në Shqipëri ka bashkëjetesë fetare paqësore mund të shihet fare qartë nëse dikush në këto momente viziton burgjet e Shqipërisë. Në këto momente, në burgjet e Tiranës dergjen një dyzinë me hoxhallarë e besimtarë muslimanë shqiptar të cilët akuzohen për terroristë. Organizatat perëndimore e vendore të spiunazhit që operojnë në Tiranë kanë lista të gjata me muslimanë që i survejojnë dhe i përndjekin. Qeveria kristjane e Edi Ramës, muslimanët shqiptarë i përgjon, arreston dhe skedon sikur të jenë kriminelë dhe komuniteti i muslimanëve të Shqipërisë sot jeton në gjendje frike dhe terrori. Ndërsa kryeministri Rama e ka kthyer gjithë Tiranën në një Kishë gjigande me flamuj dhe ikona të kuislingëve katolikë të shekullit të kaluar, dhe qyteti është mbushur me kisha katolike dhe ortodokse, muslimanët refuzohen prej sa e sa vitesh që të ndërtojnë një xhami të madhe në kryeqytet. A e kupton Papa këtë bashkëjetesë vallë? Apo ndoshta gjërat i duken mirë, siç i duket mirë edhe miti i trinitetit katolik i cili ndërsa pretendon se Zoti është një, na thotë që Zoti përbëhet nga vetë - Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë? Monteskjeu, iluministi i madh francez kishte të drejtë kur na thoshte në Letrat Persiane 300 vite më parë, që Papa është një rrufjan e magjistar i madh që i bën mbretërit të besojnë se 1 dhe 1 dhe 1 nuk bëjnë 3, por 1.

    Megjithatë, Papa ka gjysëm të drejtë. Në Shqipëri ka bashkëjetesë fetare. Por kjo bashkëjetesë mbahet me dhunë nga një kryeministër katolik i cili e sundon një popull me shumicë muslimane pasi ka në krah ambasadat e krishtera që e mbështesin atë, dhe padyshim edhe xhelatë e hafije të shumtë që përndjekin e burgosin pasuesit e Muhamedit ditë e natë. Bashkëjetesë është edhe kjo. Apo jo, o i madhi Papë?

    3.
    Intoleranca fetare në mesin e shqiptarëve është më llahtaritëse në Kosovë. Në këto momente që po bëhet ky shkrim, në burgjet e Kosovës dergjen dhjetra muslimanë kosovarë. Triniteti laik-katolik i Atifete Jahjagës, Enver Hoxhajt dhe Hashim Thaçit që sot sundon Prishtinën me bekimin e NATO-s apo KFOR-it, ka shprehur në vazhdimësi, me deklarata apo edhe me vepra se kërkon që ta zhdukë Islamin nga Kosova dhe konvertojë kosovarët me dhunë apo më saktë, siç thotë ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj - ti konvertojë "me inxhinieri sociale" - për në katolikë (apo evropjanë). Vikarët dhe drejtuesit më të lartë të Kishës Katolike në Kosovë, të cilët gëzojnë mbështetjen maksimale të lidershipit kosovar dhe ambasadave të krishtera të Prishtinës, kanë deklaruar në mënyrë të hapur në media që kanë plane ogurzeza për konvertimin masiv të kosovarëve nga Islami për në Katoliçizëm. Në dhjetor 2013 vikari i Kishës Katolike në Kosovë, Dom Lush Gjergji i deklaroi gazetës Illyria në Amerikë se Kisha ka “caktuar enkas një prift dhe ka ndërtuar disa kisha dhe qendra” për të konvertuar muslimanët për në katolikë.

    Paralel me konvertimin e muslimanëve për në katolikë, lidershipi kosovar me politika konkrete ka dëshmuar se është në luftë me popullin e tij dhe fenë e tyre, Islamin. Kjo luftë që u zyrtarizua në vitin 2008 kur i krishteri Marti Ahtisari i imponoi kosovarëve Kushtetuën Laike e cila përjashtoi me dhunë Islamin nga çdo aspekt i jetës në vend, rezultatet po i jep tani. Sot, gjashtë vite më pas ne po e shohim sesi po implementohet Kushtetuta e Kosovës "on the ground" në Kosovë. Gratë me shami po përndiqen, mjekroshat arrestohen, xhamitë dhunohen dhe vendi kudo e ngado po katoliçizohet. Kosovarët që bëjnë hajgare me mitet e krishtërimit, sikur Skënderbeu apo Nënë Tereza burgosen, dhe çdo aktivitet i tyre civil përndiqet.

    Arrestimet që u bënë në Kosovë në 17 shtator 2014 ku repartet antiterroriste kosovare arrestuan 12 ulematë më të famshëm të Kosovës me në krye, "Papën e Islamit kosovar" Imam Shefqet Krasniqin dhe liderin e Partisë Lëvizja Islame Bashkohu, veteranin e luftës së Kosovës Fuad Ramiqin, tregojnë që Kosova sot është kthyer në një diktaturë laik-katolike, ku bashkëjetesa fetare ka marrë fund. Diktatura e sotme fetare-politike në Kosovë ka tendenca të bëhet edhe më e egër dhe e frikshme sesa diktatura argjentinase e Jorge Rafael Videlas, me të cilën Papë Bergolio bashkëpunoi vite më parë. Papë Françesku qëndron i akuzuar në Argjentinë se ka bashkëpunuar me "Batallón de Inteligencia 601" apo me SHIK-un argjentinas dhe se ka qenë bashkëfajtor në rrëmbimin dhe torturimin e priftërijve Orlando Yorio dhe Franz Jalics. Po në rastin e rrëmbimit të ulemave kosovarë a ka gisht Papa apo vetëm lidershipi i Kosovës që i serviloset atij?

    4.
    Në Dhiatën e Re, librin të cilin Papë Françesku i predikon të krishterëve si mësim të Perëndisë (dhe prej të cilit mbahet në punë si Papë), të krishterët kanë një histori mbi mbretin Herod. Herod Antipa që ishte një mbret romak, kishte marrë për nuse gruan e vëllait të tij e cila quhej Herodiada. Gjon Pagëzori, i cili ishte profet i Zoti që paralajmëronte ardhjen e Krishtit, e kishte kritikuar mbretin për martesën që kishte bërë. Historia biblike tregon se kjo kritikë e kishte acaruar marrëdhënien e mbretit me Gjon Pagëzorin deri në atë masë saqë një ditë vajza e Herodiadës, i kërkoi Herodit "kokën e Gjon Pagëzorit." Herodi që donte ti bënte qejfin vajzës së dashnores së tij, ia preu kokën Gjonit dhe ja dha vajzës së gruas së tij në tepsi.

    Arresimi i 12 ulemave të Kosovës që ndodhi këtë 17 shtator 2014, katër ditë përpara ardhjes së Papës në Shqipëri duket sikur i ngjan shumë historisë biblike të Herod Antipës dhe Gjon Pagëzorit. Siç edhe Mahmut Halimi, avokati i imam Enis Ramës tregoi në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës në 17 shtator 2014, arrestimi i 12 ulemave nga qeveria e Kosovës nuk është bërë pse ata janë fajtor për ndonjë krim, por për ti bërë qejfin Papës. Lidershipi kosovar duket se 12 ulematë e Kosovës i bëri kurban veç për Papën. Pasi u refuzua nga Vatikani filoserb që t'a presë Papën në Tiranë, triniteti Hoxhaj, Jahjaga dhe Thaçi si duket ka dashur të kopjojë Edi Ramën i cili përveç se e ka mbushur Tiranën me postera kuislingësh të vdekur katolikë, i ka mbushur edhe burgjet me hoxhallarë e besimtarë. Dhe duke dashur të luaj Herod Antipën regjimi i Hashim Thaçit dhe Atifete Jahjagës ka menduar se duke arrestuar 12 ulema dhe dhjetra besimtarë të Islamit, jo vetëm që do gëzonin ambasadoren islamofobe amerikane në Prishtinë, por në të njëjtën kohë do i ofronin edhe Papës koka hoxhallarësh në tepsi sikur Herod Antipa bëri me Gjon Pagëzorin.

    5.
    Kokat e hoxhallarëve që sot dergjen në burgjet e Tiranës dhe Prishtinës, dhe kokat e priftërijve të vdekur katolikë që varen e adhurohen nga katolikët në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, tregojnë se deri ku ka arritur niveli i bashkekzistencës fetare sot në mesin e shqiptarëve. Ndërsa nesër në sheshin kryesor të Tiranës, mijëra katolikë me në krye priftërijtë e tyre, kryeministrin Edi Rama dhe stafin e tij katolik do ta marrin pjesë në ceremoninë fetare të drejtuar nga Papa dhe do brohorasin për triumfin e Katoliçizmit mbi Islamin dhe Ortodoksinë, disa qindra familje besimtarësh muslimanë shqiptarë do të vajtojnë për të afërmit e tyre që dergjen në burgje. Fëmijët e ulemave dhe besimtarëve muslimanë që Edi Rama dhe Hashim Thaçi mbajnë në burgje, do të qajnë për prindërit e tyre, të cilët qëndrojnë të burgosur sikur Gjon Pagëzori kur e arrestoi Herod Antipa. Sëbashku me ata, disa miliona taksapagues muslimanë shqiptarë që jetojnë në të dy anët e kufirit, do të shohin Papën dhe Edi Ramën me zagarët e tij që do të flasin për bashkëjetesën, për Krishtin që ndihmonte të varfërit, për Nënë Terezën që ushqente harixhanët e Indisë dhe për mbretërinë e Jezu Krishtit, të cilën Papa gënjen e thotë se do të vijë shpejt. Ditën e djelë, vikarët dhe kryeministri i Shqipërisë do të bëjnë festë me taksat që muslimanët shqiptarë i paguajnë sundimtarëve të tyre katolikë. Dhe sundimtarët do u bëjnë thirrje që ta lënë Islamin dhe bëhen katolikë në mënyrë që të hyjnë në xhenetin e Papës, i cili quhet Evropë.

    Megjithatë, pas kësaj ceremonie pompoze, Papa do i hypë avionit dhe do kthehet në pallatin e tij luksoz në Romë. Kokat e "martirëve" të Kishës Katolike do largohen nga sheshi, tamam sikur xhindet zhduken kur lind dielli në Sabah. Edi Rama dhe gangsterët katolikë që e rrethojnë do të vazhdojnë të vjedhin e grabisin paratë e shqiptareve dhe zhysin vendin në borxhe ndaj bankierëve çifutë të FMN-së dhe Bankës Botërore. Ndërsa muslimanët shqiptarë do të vazhdojnë që të vuajnë nën dhunën e varfërisë dhe Krishtërimit, por do të kënaqen kur do dëgjojnë politikanët e tyre që flasin për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, të cilën e ka bekuar edhe vetë përfaqësuesi i Jezu Krishtit, i madhi Papë!

    6.
    Papa ndoshta ka të drejtë! Ne do të vazhdojmë të bashkëjetojmë nën bekimin e Papës dhe Trinitetit të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, edhe pse kjo bashkëjetesë nuk është aspak paqësore. Por megjithatë, bashkëjetesë ngelet, apo jo o Papa ynë i madh që do të bësh qejf nesër me taksat tona, në kryeqytetin tonë që ju katolikët na e keni marrë me përdhuni?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Mirëse te vije Papa Francesku ne trojet e ARBERIT!!

    Me ardhjen e tij, qofshin te gjithe shqiptaret te nderuar dhe mikprites, ashtu si i'u ka hije!!!

  3. #3
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Shkrimi eshte skandalisht provokues..

    po aq i pavërtetë sa ç'është i pavërtetë edhe pretendimi i Kishës se Krishti vdiq në kryq dhe u ringjall më pas për të falur mëkatet tona.


    Papa miresetevije dhe ta presim me maksimumin e virtutit mikprites shqiptar..

    angmokio, me gjith respekin qe kam per ty si anetar dhe moderator, jam krejtesisht kundra shkrimit qe ke sjelle.

    [B]"And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"[/B]- gjithmone me ka pelqyer firma jote.. Por shkrimi me lart eshte kaq ne mosperputhje me te..
    What goes around---comes around

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    Shkrimi eshte skandalisht provokues..



    Papa miresetevije dhe ta presim me maksimumin e virtutit mikprites shqiptar..

    angmokio, me gjith respekin qe kam per ty si anetar dhe moderator, jam krejtesisht kundra shkrimit qe ke sjelle.

    [B]"And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"[/B]- gjithmone me ka pelqyer firma jote.. Por shkrimi me lart eshte kaq ne mosperputhje me te..

    Nuk mund te quash provokim nje pretendim per te cilin flet libri i shenjte i muslimaneve ''Kurani''.

    Ashtu sikurse nje musliman nuk e merr per provokim mohimin qe nje i krishter i ben Kuranit apo Muhamedit a.s si profet i fundit.


    Megjithate nuk eshte ky thelbi i temes. Arrestimi i dhjetra hoxhallareve te pafajshem para vizites se Papes nuk ishte krejtesisht i rastesishem. Nese papa flet per tolerance mes feve ne shqiperi dhe nga krahu tjeter ben te paditurin per arrestimin e hoxhallareve shqiptar atehere titulli i temes nuk eshte provokativ por nje realitet per te cilen duhet te perballemi. Nuk mendoj se papa eshte aq ''matuf'' sa mos kete lexuar mbi rrezikun qe gjoja e pret ne shqiperi nga eksteremistet fetare. Po ashtu nuk besoj se papes mos i jete thene qe kohet e fundit jane burgosur mbi 100 besimtare musllimane me akuza dhe dyshime qesharake.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 20-09-2014 më 20:34
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e gLvlorë
    Anëtarësuar
    06-09-2014
    Vendndodhja
    Köln
    Postime
    16

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Religjioni ne shqiperi esht thjesht nje emer. Nuk mund te flitet per nje shumice muslimane bazuar vetem ne statistika. Shumica e shqiptareve "muslimane" nuk falen 5 her ne dit, apo femrat nuk mbulohen e shume rregulla te tjera te kuranit qe nuk respektohen. Feja eshte nje, dhe eshte per te gjithe njelloj, kurani po ashtu eshte per te gjithe njelloj. Kur shqiptari nuk e respekton si duhet kuranin dhe allahun e madherishem nuk mund ta quash dhe ti japesh vlera te pamerituara si musliman. Bashkjetesa fetare eshte fakt dhe duhet respektuar e mos te perdhoset duke bere citime te tilla. Nje shkrim amatoresk.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Per fat te keq te olsit,nuhut@co 100% e patrioteve shqiptare qe u perpoqen te perhapin gjuhen shqipe (dhe ne shumicen e madhe te rasteve dhane edhe jeten e tyre per kete) ishin ose katolike ose ortodox ose te pafe (vellezerit frasheri,cajupi etj).

  7. #7

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Turp qe mund te shkruhet ne kete menyre, me kaq urrejtje ...
    Turp qe liria e fjales shperdorohet!
    Trup per shqiptar nese e mendojne si ky kelysh turku ( postuesi i temes )...
    Perfitohet nga liria dhe harboen jevgjiteria!
    Po do te me lejonin mua, ne arabistan te flisja lirshem si e mendoja.................?!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    ky Ols Sazexhiu fle gje me te vdekurit???? Koka te prera...lugeter...martire...te arrestuar....naziste...fashiste...papa genjeshtar...etj...
    Ben mire te degjoje meshen katolike ne gjuhen shqipe se i ben mire...mbase ngjallet!

    p.s. te kete akoma gazeta qe pranojne shkrime te tilla nga nje shpifes??? E quaj shpifes se jo vetem nuk ka lexuar kurre ne jeten e vet, por edhe nese ka lexuar s'ka kuptuar gje dhe interpreton sipas mendjes se tij te vdekur
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Turp qe mund te shkruhet ne kete menyre, me kaq urrejtje ...
    Turp qe liria e fjales shperdorohet!
    Trup per shqiptar nese e mendojne si ky kelysh turku ( postuesi i temes )...
    Perfitohet nga liria dhe harboen jevgjiteria!
    Po do te me lejonin mua, ne arabistan te flisja lirshem si e mendoja.................?!
    Turp per ty qe si fetar urrejtjes i pergjigjesh me urrejtje.
    Turp dhe per angmokion qe pajtohet me te tilla shkrime.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar JuliusB për postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (21-09-2014)

  11. #10
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Turp qe mund te shkruhet ne kete menyre, me kaq urrejtje ...
    Turp qe liria e fjales shperdorohet!
    Trup per shqiptar nese e mendojne si ky kelysh turku ( postuesi i temes )...
    Perfitohet nga liria dhe harboen jevgjiteria!
    Po do te me lejonin mua, ne arabistan te flisja lirshem si e mendoja.................?!
    Ku ishe ti babai i turpit kur Maks Velo te shau dhe ofendoi vellezerit shqiptare te veriut dhe ata muslimane? Te pelqeu liria e fjales se tij edhe pse me urrejtje per shkak se eshte vellau yt ne fe? Nuk e more mundimin te jepje ndonje koment qofte dhe ta mbeshtesje por preferove te beje rolin e strucit. Tani me paturpesine me te madhe vjen si dhi e zgjebosur duke na dhene edhe mend , a nuk te vjen nje cike turp nga vetja?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •