Sa jeni...?! ...Sipas statistikes zyrtare!
Ortodoks
188 992
6,75 %
-24 243 grek
-5 512 maqedonas
-366 malazez
-8 266 arumun
____________
=150.000
http://www.instat.gov.al/media/17807...__shqip_ri.pdf
Sa jeni...?! ...Sipas statistikes zyrtare!
Ortodoks
188 992
6,75 %
-24 243 grek
-5 512 maqedonas
-366 malazez
-8 266 arumun
____________
=150.000
http://www.instat.gov.al/media/17807...__shqip_ri.pdf
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 04-06-2014 më 17:41
Te gjithe gaboni ne nje pike. Me kete dua te them se, perderisa ceshtja shtrohet ne aspektin politik, kjo tregon dhe veshtrimin prej nga ju e shihni. Perpara se te flasim per ceshtjen e Kishes se Krishtit, duhet te kemi njohurine e vertete. Kisha e Krishtit eshte e SHJENTE, sepse vete Krishti e pastroi em gjakun e Tij, dhe nuk e shenjteron njeriu, qofte dhe fetar. Kisha e Krishtit eshte e gjalle, dhe kisha jane besimtaret e vretete, te cilet e kane dorzuar jeten ne doren e Krishtit. Sa per kete ceremoni ne Tirane, mendoj se ne thelb eshte vecse nje aspekt i ushtrimit te politikes institucionale religjionoze fetare. Kisha e Krishtit, beson Krishtin, ndjek Krishtin, dhe ben vullnetin e Krishtit. Sa per deklaratat e ketij apo atij kleriku, duket qarte qe ne thelb ka politiken e religjionit. Pra ketu dua te beni nje kujdes, te mos ngatroni Kishen e gjalle te Krishtit, me politikat religjionoze fetare, te cilat ne qellim kane dominacionin. Jezusi ju tha dishepujve te tij, mos e doni boten... mos ecni me boten.... mos u beni si bota... duajini armiqte tuaj...lutuni per ata qe ju perndjekin... Dhe apsotulli Gjon ne letrene tij thote, mos quani asnje tjeter ATE, mbi dhe, pasi nje eshte Ati juaj ne Qiej.. Tani beni vete krahasimin dhe dalloni ku eshte ndryshimi..
Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 04-06-2014 më 17:43
O mendesi bolshevike qe me pare e kishit ~ internacionalizmin ~, ndersa tani e keni zavendesuar me brockullat abrahamike ~ Univerzalizmin~ dhe Abrahamiket e te gjitha llojeve sulmojne Nacionalizmin !
Perse ?
Po nacionalizmi nuk eshte gje tjeter pervec aspirate qe te kesh Shtetin kombetare si mbulese mbi koke.
Epo nese perdor fjalen nacionalizem i eger,Ai duhet te vleje ne rradhe te pare per turmat e njerezve sllavo-grek qe nuk kane tipare te kombit por jane homogjenizuar/krijuar me ane te feese.Ne kete kuader Ortodoksizmi i turmave sllave eshte ne fakt Nacionalizmi sllav dhe natyrisht ai grek....Vete fakti qe Gavrilovici ta shpalos pacavuren serbe tre-ngjyreshe ne mes te Tiranes ,ta verteton katerciperisht qe feeja ortodokse (dhe te gjitha feeet abrahamike) jane thellesisht politike - nacionaliste e ne fund te fundit edhe perandorake.
Jo gjithmon ... ne shperberjen e ish-Jugosllavise shqiptaret fituan Kosoven me humbje njerezore te "pranueshme" per nje qellim madhor.Ne te arrdhmen do te kete fitore te reja - Nje shtet shqiptar me te gjitha shqiptaret mbrenda tij.Kujt nuk i vie per se mbari,le te ngrej hundet nga hidherimi.Pra neve humbasim gjithmone, pasi historia na e ka provuar pa kushte...
Rri qetë dhe fol Shqip !
Postuar nga Nuh musa,
Ha ha ha..., po ti e ke mbrojtur kishen time, po ti e ke mbrojtur..., shko mer e kris byxxen!!!Dhe kishen qe e ke sot ta kane mbrojt stergjysherit e mi, se sa per popat e serbise e greqise i ke jernek orthodokset shqiptare te ilirides qe as per 100 vjet i tjetersuan e na i bene sllav.......e as qe dua ta imagjinoje sa na i kane bere grek....
Se je ti dhe stergjysherit e tu qe e keni sulmuar, e keni bere qe shqiptaret orthodhoks te asimilohen..., kuptohet me mire me te huajin
se ate qe deri dje sillej si vella e pastaj te vret naten e te qan diten!!!
Hajde dhe mos na dil si mbrojtes i flakte i Kishes Orthodhokse, pikrisht ti..., po te quheshe musa vetem, mund te besejo, por Nuhe he he,
as ti vet se beson sa shkruan.
Ti sigurisht nuk ke bere asgje per te mbrojtur identitetin e shqiptareve orthodhoks..., e kunderta i keni dhe mbeshtetje sllaveve per ti asimiluar.
Ndoshta stergjysherit e tu, mund edhe ta kene mbrojtur kishen ame..., por qe ti dhe yt ate, sigurisht JO!
Ti leme me njane soj e sorollop..., e te flasim ti e une, ti u ke vene zjarrin kishave, pasi "trima si ty" ishin ata qe i vune zjarrin kishave orthodhokse
ne Kosove, pikerisht pas mbeshtetjes se Nato-s ..., si pergjigje te terrorit serb juve ju kundervute kishave...!!!!!!! Duke bere trimeri duke i djegur!
Por mos harroni qe kishat nuk ishin prone e serbeve, ne ato kisha jane ulur, kane qare, jane gjunjezuar, kane patur gezime, jane betuar qe do ti
ruanin si syte e ballit..., e sot? - ç'po ndodh me to? Shqiptari po u ve zjarrin! Po i quan "prona" te huaja, hajde ti djegim..., e o burra ju me pishtare.
Turp e faqja e zeze! Mundesh edhe te ngresh zerin per stergjysherit, gjithmone nese nuk kane ardhur nga anadolli, por mos u krekos shume, pasi
juve me tradhetine qe bete duke e braktisur fene e stergjysherve, u dhate pragun e deres serbeve! Ata u dystuan kembekryq, u ben zot shtepie!!!
Pasi bota njeh historine, kurse shqiptari i atjeshem historine e sajon..., pasi ka turp, e nxjerr vickla duke trilluar dhe duke drejtuar gishtin ndaj atyre
shqiptareve qe jane asimiluar..., pse nuk i mbajtet afer, por i keqtrajtuat kur ishit te fort me kuzbaben??? Sot me hipokrizi i vini faj asimilimit...
Por me e bukura me dredhi e ktheni pllaken, i vishni fajin kryesor sllaveve per kete asimilim, jo or plak se e ke gabim!
Shqiptari u detyrua te asimilohet, pasi me e rendesishme ishte te ruante besen se emrin! Kjo ndodhi ne Serbi, Mal te Zi, Rumani, Bullgari, Greqi, Hungari, Kroaci, Itali, etj...
Pra mos u krekos si gjeli maje te plehrave, pa patur asnje merite ne lidhje me ç'llomotit. Ti te kesh ruajtur kishen time, shko mer ....!
Juve edhe sot s'ju ze gjumi kur flitet per Orthodhoksi nder shqiptare, sikur ju hapet dheu nen kembe! Eshte nje tronditje qe nuk ju le te qete,
ju kujton preardhjen dhe njekohesisht tradhetine! Keni komplese inferioriteti, stresoheni vazhueshem... Kaq , ndaj mos e zer me ne goje kishen time!
Ne nje postim me lart une shtrova nje ide per diskutim, por jane tipa si ti qe nuk e duan ate paqe, pasi do te mbeteshit si peshku pa uje!
Juve nuk jeni as mish e as peshk! Nuk dini ne te vertete se ç'fare ishit, kujt Zoti i luteshit, per ke u betonit, me mire nje qe e deklaron hapur te qenet turk.
Pasi juve doni te justifikoni tradhetine me "taktite" mbijetese, sa pohim idiot! Gjoja u bete myslimane per te ruajtur kombesine, ha ha ha .
Pastaj si per ti vene firmen kesaj tablloje, u vini fajin serbeve e grekerve, pasi harroni devijimin tuaj, njeri nuk u pat faj qe u fundoset nen shallvaret e
osmaneve, pasi ata ishin te fort at'here e juve perfituat, por kur ra Porta e Larte, juve mbetet si zogjte e korbit, kjo eshte e verteta, e keshtu te pambrojtur
katandiset vendin si shkretetirat, e ku po te mos kishin qen keta te krishtere ( kryesisht orthodhoks ), ti dhe raca jote do te vazhdonit me krenari te vetquheshit
turq, te flisnit nje gjuhe jo indoeuropiane, por aziatikomongole! Pale ke guximin e te thuash qe e ke mbrojtur ti kishen time! Ke pak dekada qe flet shqip...
Preferoj nje armik, por te pakten e respektoj pasi nuk i fsheh qellimet e veta, por urrej dyfish "mikun/vella" qe vetem shtiret..., po sikur ai gjarpri nen rrogoz!
Ti kurre se ke mbrojtur kishen time, pasi kisha ime eshte ne Kosove! Ajo eshte kishe e shqiptareve, por e braktisur nga shqiptaret, e ruajtur nga serbet!
E di realiteti eshte i hidhur.Te bej nje pyetje konfidencjale; Kush ka me vlere, nje bir i nje gruaje qe e therret nene apo nje i huaj qe e therret "E Shenjte"?! te njejten grua.
Juve kjo ju xhindos, ju nervozon aq shume sa filloni te sulmoni ne ç'do drejtim boll te flitet keq per ORTHODHOKSINE e per ke e perfaqeson si kryetar kishe!
Shko e mbroje, une do te vije pas teje! Do te jem vertete vella, pa hile... - sikur kam mbajtur besen po keshtu do te jem besnik, por pa hile e jo prapa krahesh!
Kjo eshte mbrojtje, shkruaj dy fjale te mira per kishen time, por jo vetem, kishen edhe tende ( pasuri kombetare ) kishen e shqiptareve ( trashegimi e stergjysherve ):
Pershendetje
Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua
Ne kete vleresim s'ka ndryshuar absolutisht asgje...
Ai vazhdon te jete ultranacionalist dhe fashist i llojit me te keq te kohes ne te cilen jetojme.
Ceshtje krejtesisht tjeter eshte qe mua personalsht nuk me pengojne, sepse as nuk me interesojne shume deklaratat e patrikut serb qe i ben poshte e larte ne Serbi, Rusi, Greqi, ne Jerusalem apo dhe ne ndonje vend tjeter. Eshte e drejte e tij te thote cfare te deshiroje, perderisa deklaratat e tij nuk nderlidhen me rrethana dhe raste te tilla specifike, sic eshte keqperdorimi i nje ftese qellimmire ne nje feste fetare dhe popullore te shqipetareve per te perhapur propaganden primitive ultranacionaliste dhe klerikal-fashiste te serbeve dhe Serbise ndaj Kosoves dhe shqipetareve.
Pra, une jam vetem kunder qe patrikut serb te keqperdore rastin e tille, qe i eshte ofruar nga vete shqipetaret, per perhapjen e propagandes ne fjale, dhe me kete eventualisht te nxise edhe konflikte ndefetare ne mes shqipetareve multikonfesional.
Ajo cfare thote, eshte mendimi i tij i lire.
Kritika nuk ka lidhje me ate qe e ka thene, por me vendin, rastin dhe rrethanat.
Nuk e di me cfare e justifikon kete prepotence kaq te hapur...Nuk je ti e nje qerre me budallenj qe dolet kunder fteses e vizites se tij ne Tirane per te marre pjese ne kete eveniment historik?
Me qenjen pronar i forumit?!
Dhe perseri, e ke futur edhe Sali Berishen ne te njejtin grup, idolin tend te derisotshem.
Per mua eshte e pakuptueshme qe ti politikisht mbeshtete dike qe e quan budalla, sa here qe nuk t'pelqen nje deklarate apo veprim i tij?!
E pasakte...Patriku po flet per politike duke thene qe Kosova eshte toke e shenjte per popullin serb pasi ne kete krahine kemi qendren e Patriarkanes Orthodhokse Serbe dhe nga kjo krahine kane dale gjithe shenjtoret e ketij populli?
Ai po flet edhe per "token e shenjte per popullin serb" -gje qe gjithashtu vetevetiu paraqet edhe pretendim direkt territorial- por kete ide totalisht politike dhe fashistoide dhe faktin e ekzistences se patriarkanes ne Peje i shfrytezon qellimisht si argumente per te kundershtuar, varesisht nga rasti edhe ne menyren me te ashper, pavaresine e Kosoves. Natyrisht edhe per te shperndare propaganden plotesuese.
Si jane te verteta, cilat te verteta?!Keto qe ai shkruan jane te verteta historike per kedo qe ka lexuar dhe e njeh historine e Kosoves.
Ishin te verteta dje kur Kosova ishte Jugosllavi. Jane te verteta sot kur Kosova eshte e pavarur.
Do te jene te verteta edhe neser kur Kosova te jete dicka tjeter.
Njerezit sipas jush nuk paskan te drejte te nxjerrin nga goja keto te verteta, pasi "i preken ndjenjat shqiptareve".
Qe Kosova eshte "toke e shenjte e serbeve".
Cila eshte "toka e shenjte e shqipetareve te Kosoves"?!
E verteta ne keso raste eshte mjaft relative.
Askush nuk ka thene qe patriku serb apo kushdo tjeter nuk guxon te thote se ne Peje ndodhet patriarkana serbe, qe serbet e trajtojne Kosoven si "toke te shenjte", pavaresisht cfare nenkupton dhe konsekuencave ne rastin konkret.
Patriku serb nuk eshte ftuar ne rolin e politikanit apo perfaqesuesit te interesave politike te serbeve dhe Serbise, por ne rolin e kryefetarit serb, per nje feste fetare ne Shqiperi...A nuk eshte kjo nje forme fashiste e mbylljes se gojes e mohimit te lirise se fjales? Si mund te dialogosh me dike kur ti nuk denjon as te takohesh e as te degjosh ate qe ai ka per te thene?
Roli i tille nuk parasheh deklarime politike lidhur me statusin historik dhe politik te Kosoves si dhe perhapjen e propagandes politike te serbeve dhe serbise lidhur me ngjarje te caktuara gjate dhe pas luftes ne Kosove. Sidomos kur paraprakisht dihet se kane potencial absolutisht provokues.
Ka raste, dhe vizita e pare dhe rrethanat e fteses ishin nje rast i tille, kur secili (edhe patriku serb) duhet te vetepermbahet dhe te heqe dore nga vullneti dhe impulsi per te theksuar kudo dhe ne cdo kohe qendrimet, kerkesat dhe deshirat politike, historike dhe fetare te serbeve dhe te Serbise.
Problemi eshte se s'jane 200.000...Patriku i Serbise ka nje detyrim fetar e shpirteror, te caktuar nga vete Zoti ne qiell, qe te kujdeset per Kishen dhe gjithe besimtaret orthodhokse qe Perendia i ka dhene. Dhe kjo eshte ajo qe Patriku po ben. Po kerkon qe ata 200,000 qytetare te Kosoves te shperngulur nga Kosova, te rikthehen ne Kosove. Politiken nuk e bejne Patriket e Kishes, e bejne burrat e shtetit serb e atij te Kosoves.
Ndoshta as 100.000.
Propaganda per 200.00-250.000 serb te shperngulur pas 1999 ka filluar praktikisht diten e pare te kapitulimit te Serbise ne Kosove, dhe nuk eshte dicka reale.
Sot ne Kosove jetojne rreth 70.000 deri 100.000 serb. Qe eshte perafersisht gjysma e atyre qe kane jetuar ne fillm te 80-ve dhe ne fillim te 90-ve ne Kosove. Nese marrim parasyesh strukturen e popullsise Serbe qe ka jetuar ne Kosove, kryesisht njerez me te moshuar dhe me pak femije, por edhe duke pasur parasyesh migrimin e natyrshem dhe zhvendosjet e natyrshme qe ndodhin cdokund ku etnia me shumice ka rritje dukshem me te madhe etj., atehere lirisht mund te thuhet se nuk jane as 50.000 serb qe eventualisht do te deshironin te ktheheshin ne Kosove. Ne fakt as 10.000 pasi qe shumica e atyre qe jane larguar ne vitin 1999 tani ose jane shume te moshuar ose kane vdekur. Pasardhesit e tyre ne shumicen e rasteve kane krijuar ekzistenca ne Serbi dhe vende tjera, e kane shitur token ne Kosove dhe Kosova ju intereson kryesisht si vend i lindjes apo si vend i lindjes se priderve, si vend i kishave serbe qe reklamohen vazhdimisht per te mbajtur te gjalle idene e "tokes se shenjte" etj.
Deshira apo enderra e patrikut per ta ruajtuar apo shtuar numrin e serbeve ne Kosove, edhe pse ne parim eshte legjitime, nuk eshte aspak reale dhe qellim kryesor e ka legjitimimin e kerkesave dhe pretendimeve te shprehura nga ai dhe nga Serbia ndaj Kosoves.
Askund s'kerkova nga patriku ta njeh pavarsine e Kosoves...Dhe injoranca juaj eshte e tille, qe nga nje ane e kritikoni Patrikun se po "ben deklarata politike", dhe nga ana tjeter e akuzoni: "pse nuk e njeh Kosoven e pavarur" apo "perse nuk kerkon falje per krimet ne Kosove"? Tanket e Kishes apo ushtaret e Kishes i vrane e debuan shqiptaret ne Kosove?
Ne krahasim me ty, une jam shume realist per te kerkuar dhe pritur dicka te tille nga i njeri ne ate post.
Po e perseris, kritika kishte te bente me vendin dhe rrethanat e deklarimeve te patrikut. Tjerat s'me interesojne. Apo ke pa ndonjehere ketu diskutime te gjata per deklaratat e ngjashme te patrikut serb ne Serbi -me perjashtim te ndonje ngjarje aktuale politike te rendesishme.
Perndryshe, nderkohe qe patriku serb perhapte propaganden fashiste serbe mbi Kosoven dhe vuajtjet e serbeve te atjeshme, pak kilometra pertej kufirit te Kosoves, ne Serbi, zhvarroseshin dhjetra kufoma te shqipetareve te masakruar dhe te zhdukur gjate luftes.
Dhe patriku megjithate deklaronte se serbet s'kishin kurre armiqesi ndaj shqipetareve!
Une s'mendoj, por e di se ne mjaft raste eshte keshtu... Por jo ne zemer, ne koke.Kur Sali Berisha filloi me "albanofobine", i pari qe e zuri me shpulla dhe i shkuli veshin, isha une ne forum. Lexoi shkrimet e mia ne forum e mesoi pasi jane bere qe dy vjet me pare. Por ti ne fakt je ne nje mendje me Sali Berishen pasi edhe ti beson se fqinjet kane "albanofobi" ne zemrat e tyre.
Paragjykimet ekzistojne pothuajse cdokund. Edhe ne shtetet me te zhvilluara te perendimit ka paragjykime ne mes te rajoneve te ndryshme, te cilat ndonjehre jane te krahasueshme me disa paragjykime raciste.
Ne Ballkan keto paragjykime kan qene edhe nje nder arsyet kryesore per lufterat e fundit dhe qindramijera te vrare dhe masakruar, ne radhe te pare boshnjak dhe shqiptar.
Italia edhe 100 vitet e ardhshme do te identifikohet edhe me mafian...Ne te njejten dite qe tema kryesore ne mediat shqiptare ne Kosove e Shqiperi ishte deklarata e Patrikut Serb per nje televizion ne Tirane, ne te njejten dite mediat gjermane deklarojne se sipas nje studimi: Shqiperia dhe Kosova jane dy shtetet me te korruptuara ne gjithe kontinentin evropian! Por korrupsioni, droga qe mbillet e trafikohet nga shqiptaret, kriminalizimi i shoqerise shqiptare ne Kosove e Shqiperi ne ate pike ku burgjet e Evropes jane mbushur me shqiptare, keto nuk jane gjera per te cilat ne duhet te shqetesohemi, nuk jane te rendesishme. Ne e bejme nje sy qorr, nje vesh shurdh dhe i mbushim mendjen vetes se: kjo eshte "albanofobi" e atyre popujve qe nuk na duan e na percmojne.
Ne shume shkrime gazetash mbi Italine apo ne lidhje me Italine permendet mafia dhe krimi i organizuar.
Kjo eshte si te thuash nje pjese e "identitetit" te Italise.
Shqiperia dhe Kosova zakonisht identifikohen ,ndonjeher edhe pa te drejte apo arbitrarisht, ne menyre te ngjashme me krimin dhe korrupsionin.
Ne rastin e Shqiperise dhe Kosoves, per dallim nga Italia qe eshte shtet shume me i madh, me i fuqishem etj., kjo mund te perdoret dhe perdoret shpesh edhe si paragjykim nga tjeret ndaj shqipetareve.
Dhe cka...?!Patriku perfaqeson vetem popullin orthodhoks serb qe beson e shkon ne Kishe. Nuk flet as ne emer te shtetit serb, e as ne emer te popullit serb. Ka plot serbe komuniste e ateiste qe nuk u behet vone per besimin orthodhoks e Kishen. Patriku eshte edhe qytetar i Kosoves, pasi Seline e Shenjte e ka ne Peje te Kosoves. Dhe Kosova per te nuk eshte nje realitet i larget apo nje problem fiktiv, eshte nje realitet me te cilin ai perballet perdite.
Askush s'ka te drejte te keqperdore poziten, vendin dhe situtaten per te perhapur propagande politike te nje shteti dhe nje populli kunder nje shteti dhe nje populli tjeter.
A flet ne emer te popullit apo ne emer te shtetit s'ka asnje rendesi, kur kerkesat dhe pretendimet e padrejta jane te ngjashme, per te mos thene plotesisht identike.
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 04-06-2014 më 19:36
Ne qarqet intelektuale serbe ,poashtu ehe ne mediat serbe ,ne ato serioze poashtu edhe ne forume qe jan me me peshe intelektuale Patrarku serbe eshet objekt kritikash per injoranc,nacionalizem primitiv dhe njeri me reakcionar qe ka pas kisha ortodokse serbe!
Ja na vjen albo nga philadelphija dhe na gjen ket monster njeri te shenjt e te paqes!
Niki, e din se me ti kam qene cdohere i sinqerte, dhe edhe kesaj rradhe nuk duhet te keshe dyshim:
Nje....kishat SERBE u thyen per te vetmen arsye sepse na shkaterruan neve xhamijat.....tjeter fillozofi mos kerko ne kete kontekst, NUK KA....edhe sille si te duash, nuk del ne perfundim tjeter te sakte pos ketij. Te kish qene ne natyren e shqiptarit musliman shkaterimi i kishave, ato MOTI KOHE do te ishin shkateruar, ngase kemi patur mundesi diku 400 vjet ta bejme nje pune te tille trimerie e azganlleku.
Dy....kishat orthodokse ne kosove dhe maqedoni FATKEQESISHT jane kryekeput SERBE/Sllavomaqedone, edhe pse me origjine ka plot shqiptare, SOT, i vetmi muhabet qe behet brenda murrnajave te tyre ne kontekst me shqiptaret eshte urrejtja.
Tre.....perpos MEJE, nuk ke tjeter qe do ta mbronte NJEKOHESISHT fene tende, dhe kombesine tende. Kisha orthodokse shqiptare eshte thjeshte e DOBET ne strukturimin e saje (ndryshe nuk shpjegohet ki fauxpas me irinejn, ndryshe nuk shpjegohet se ne krye te saje qendron greku), dhe poashtu edhe pa fuqi ekonomike. Mos e keqinterpreto "afersine" e kishes serbe ose greke si NDIHME....ato haptas jav kane gelltit krahun, tash synojne edhe trupin......por derisa jemi neve gjalle, "mallo morgen"....
Kater....musliman jemi thjeshte, sepse jemi popull i MENCUR, dhe sic jav kam thene qindra here, islami eshte FEE e njerezve te mencur.....te nevojiten talente te vecanta te mbijetosh ne toke antike ku kryqezohen lloj lloj interesesh....populli shqiptare qendron ne epiqendren, ne ground zero, ku perplasen interesset e popujve me te fuqishem mbi rruzulll.....qendrojm aty si presh....me mileniume.....aq gjate, saqe na ka haruar edhe historia....
tung
Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 05-06-2014 më 04:14
albanish by nature
Bravo, e kthyet temen pikerisht ne ate qe sduhej te kthehej: sherr myslimano-orthodoks.
Dhe habitemi ne me deklaratat qe jep Irenej apo ndonje fetar e politikan i larte i krahut tjeter. Ata tallin menderen me Shqiperine e shqiptaret. Dhe mire na e bejne.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Krijoni Kontakt