Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 142
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Albo, ti shume bukur ke fole.....patriarku serb aman osht dash te fole keshtu....jo TI.....ai dha nje statement politik !!!, nese eshte burre i fese, le te mbetet burre i fese, dhe le te miret me pune te fese, dhe pikerisht ketu na shfaqet dilema e madhe e kishes orthodokse gjetiu, jo vetem e asaj serbe !!!, TI mundohesh me lidhe nje shpagat mes realitetit dhe deshires, por kot e ke, ngase TI nuk je ai qe ne kete kontekst i hahet fjala.
    Domethene, kur ti si musliman thua se Meka dhe Medina jane vende te shenjta per ne muslimanet, ti je duke bere nje deklarate politike?

    Eshte Patriku qe po ben nje deklarate politike, apo jeni ju dhe veshet tuaj qe po perpiqeni te ktheni deklaraten e tij te sinqerte krejtesisht fetare, ne nje deklarate politike?

    Pra, nen umbrellen e kishes mundet qe edhe agjentet qe punojne haptas per interesse antishqiptare te qendrojne ne mes te tiranes ???
    Ishte sarkazem. Nicholas Gage nuk eshte poliagjent, eshte nje pensionist ne Amerike me origjine ne kufirin shqiptaro-grek qe ka nje histori familjare tragjike e te hidhur, te cilin e kane bere edhe film. Profesioni i tij eshte gazetar e shkrimtar, e jo poliagjent. Nga qe eshte pensionist, interesohet per komunitetin e minoritetit grek ne Shqiperi, te cilit ai vete i perket.

    Por kjo nuk i pengon shqiptaret qe edhe pensionistin nga Amerika ta kthejne ne "poliagjent" dhe dreqin me brire!

    "Armiku i Popullit" qe Enver Hoxha krijoi ne trurin e shqiptareve nuk vdes kollaj!

    Une askund se kam mohuar te drejten e patrikut te serbeve qe te shprehet sic eshte shprehur ne lidhje me Kosoven...
    Une vetem kam kritikuar rrethanat apo rastin, vendin dhe kohen ne te cilat eshte shprehur per ceshtjen ne fjale. Ai, si njeri i fese, eshte dashur te mos deklarohej fare per ceshtje politike. Dicka e tille eshte absolutisht e mundshme dhe e realizueshme. Pse se ka bere, eshte ceshtje tjeter. Por gjithesesi eshte gabim i madh i tij, i cili me se shumti i kushton atyre qe e kane ftuar, kishes ortodokse shqiptare ne pergjithesi, por edhe komunitetit ortodoks shqiptar. Pra, patriku me deklaratat e tij ka demtuar ne radhe te pare "vllezerit" ortodoks ne Shqiperi, jo Kosoven dhe shqipetaret e Kosoves. Mbrojtja e Irinejt vetem sa e rrite demin.
    Shiko shiko. Nuk je ti qe me lart e quajte Patrikun "fashist" e "ultranacionalist" e me the te thashe? Nuk je ti e nje qerre me budallenj qe dolet kunder fteses e vizites se tij ne Tirane per te marre pjese ne kete eveniment historik?

    Patriku po flet per politike duke thene qe Kosova eshte toke e shenjte per popullin serb pasi ne kete krahine kemi qendren e Patriarkanes Orthodhokse Serbe dhe nga kjo krahine kane dale gjithe shenjtoret e ketij populli?

    Keto qe ai shkruan jane te verteta historike per kedo qe ka lexuar dhe e njeh historine e Kosoves. Ishin te verteta dje kur Kosova ishte Jugosllavi. Jane te verteta sot kur Kosova eshte e pavarur. Do te jene te verteta edhe neser kur Kosova te jete dicka tjeter. Njerezit sipas jush nuk paskan te drejte te nxjerrin nga goja keto te verteta, pasi "i preken ndjenjat shqiptareve". A nuk eshte kjo nje forme fashiste e mbylljes se gojes e mohimit te lirise se fjales? Si mund te dialogosh me dike kur ti nuk denjon as te takohesh e as te degjosh ate qe ai ka per te thene?

    Patriku i Serbise ka nje detyrim fetar e shpirteror, te caktuar nga vete Zoti ne qiell, qe te kujdeset per Kishen dhe gjithe besimtaret orthodhokse qe Perendia i ka dhene. Dhe kjo eshte ajo qe Patriku po ben. Po kerkon qe ata 200,000 qytetare te Kosoves te shperngulur nga Kosova, te rikthehen ne Kosove. Politiken nuk e bejne Patriket e Kishes, e bejne burrat e shtetit serb e atij te Kosoves.

    Dhe injoranca juaj eshte e tille, qe nga nje ane e kritikoni Patrikun se po "ben deklarata politike", dhe nga ana tjeter e akuzoni: "pse nuk e njeh Kosoven e pavarur" apo "perse nuk kerkon falje per krimet ne Kosove"? Tanket e Kishes apo ushtaret e Kishes i vrane e debuan shqiptaret ne Kosove?

    Kjo duhet te jete ne interesin e te gjitheve...
    Shqiptaret nuk jane problemi i Ballkanit, ne kuptimin e pretendimeve territoriale dhe politike qe kalojne dukshem pretendimet dhe te drejtat historikisht, politikisht dhe territorialisht legjitime (apo te natyrshme), qe si te tilla ne pergjithesi pranohen edhe nga shumica absolute e botes demokratike. Jane ne radhe te pare tjeret qe pjeserisht kane jo vetem pretendime te papranueshme historike, politike dhe territoriale ne dem te shqipetareve, por njekohesisht (edhe per shkak te rrethanave te komplikuara ne ne ambient multetnik, multifetar dhe multikulturor) edhe paragjykime pjeserisht raciste, te cilat mund te permbledhen si albanofobi.
    Kur Sali Berisha filloi me "albanofobine", i pari qe e zuri me shpulla dhe i shkuli veshin, isha une ne forum. Lexoi shkrimet e mia ne forum e mesoi pasi jane bere qe dy vjet me pare. Por ti ne fakt je ne nje mendje me Sali Berishen pasi edhe ti beson se fqinjet kane "albanofobi" ne zemrat e tyre. Ne te njejten dite qe tema kryesore ne mediat shqiptare ne Kosove e Shqiperi ishte deklarata e Patrikut Serb per nje televizion ne Tirane, ne te njejten dite mediat gjermane deklarojne se sipas nje studimi: Shqiperia dhe Kosova jane dy shtetet me te korruptuara ne gjithe kontinentin evropian! Por korrupsioni, droga qe mbillet e trafikohet nga shqiptaret, kriminalizimi i shoqerise shqiptare ne Kosove e Shqiperi ne ate pike ku burgjet e Evropes jane mbushur me shqiptare, keto nuk jane gjera per te cilat ne duhet te shqetesohemi, nuk jane te rendesishme. Ne e bejme nje sy qorr, nje vesh shurdh dhe i mbushim mendjen vetes se: kjo eshte "albanofobi" e atyre popujve qe nuk na duan e na percmojne.

    Dhe duke mos pranuar realitetin, mos pranuar gjithe keto probleme me te cilat ne perballemi, ato besoj se do te zgjidhen vetvetiu apo jo?

    Perse duhet te shohim realitetin ne sy kur mund te shpikim realitete te paqena ne mendjet tona, apo jo?

    Kur flitet per Irinejn nuk flitet vetem per personin fizik (apo plakun) qe qendron prapa postit, por edhe per postin dhe shumcka cfare reprezenton dhe perfaqeson ai personalisht, posti dhe roli i tij dhe i kishes qe i prine...
    Patriku perfaqeson vetem popullin orthodhoks serb qe beson e shkon ne Kishe. Nuk flet as ne emer te shtetit serb, e as ne emer te popullit serb. Ka plot serbe komuniste e ateiste qe nuk u behet vone per besimin orthodhoks e Kishen. Patriku eshte edhe qytetar i Kosoves, pasi Seline e Shenjte e ka ne Peje te Kosoves. Dhe Kosova per te nuk eshte nje realitet i larget apo nje problem fiktiv, eshte nje realitet me te cilin ai perballet perdite.

    pps;se per pak harrova,nga lufta e fundit shqiptaret dolen te fituar,kosova u shpall shtet i pavarur ashtu si deshironin shqiptaret.
    Sa miliona serbe e shqiptare u shperngulen nga Kosova?
    Sa jete njerezish serbe e shqiptare u humben ne Kosove?
    Sa mijera shtepi serbe e shqiptare u dogjen e shkaterruan?
    Sa gra serbe e shqiptare ngelen te ve nga lufta?
    Sa femije serbe e shqiptare ngelen jetime nga lufta?
    Sa qindra mijera jete njerezish u traumatizuan nga dhuna qe pane ne Kosove?
    Sa varre masive me serbe e shqiptare u krijuan ne Kosove?
    Sa njerez te humbur serbe e shqiptare prodhoi lufta?

    Sic ua thashe me lart, problemi juaj eshte se vuani per mend. Kostoja e luftes ne Kosove ishte e jashtezakonshme per ne shqiptaret. Por ne mendjet tuaja, "ne e fituam luften". Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se ne mendjet tuaja, ju jeni aq budallenj sa e ndillni konfliktin mes dy popujve. Hajde bejme nje lufte tjeter meqenese e fituam ate te paren!

    Albo

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    Natyrisht se nuk ia mohoj askujt të drejtën të ftojë kë të dojë në shtëpinë e tij, ta nderojë si të dojë, ta puth e përqaf, t’i jap çelësat e qytetit, etj. Por dua t’ua përkujtojë Shqiptarëve të Shqipërisë se në kohën e kanunit njëri vëlla barte pasojat, barte mëkatet dhe meritat e vëllait tjetër – aq larg shkonte lidhja vëllazërore. Fatkeqësisht, vëllezërit tonë sot në Shqipëri nuk ndjenjë dhimbjet tona dhe nuk kanë asnjë konsideratë për atë çfarë kemi vuajtur e kaluar.
    Nuk na mbetet që tjetër pos si qeni i lënduar të strukemi me një anë dhe lëpijmë plagët tona.
    1. Ky eshte problemi juaj qe jetoni ende me mentalitet mesjetar "Kanuni", nje morali "sy per sy e dhemb per dhemb" qe garanton nje cikel te pafund lufte e dhune qe ju shuan me rrenje e me fare!

    2. Mos i jep mend vellait te madh qe ka 100 vjet me shume se ty jete, por meso nga vellai i madh se ka eksperience me te madhe se ty. Meso nga arritjet e gabimet e tij.

    3. Vellezerit e tu ne Shqiperi te hapen dyert e shtepive te tyre e cuditen Evropen e boten duke strehuar gjysem milioni refugjate ne shtepite e tyre, edhe pse nje popull i varfer e multi-fetar. Historia i ka testuar shqiptaret e Shqiperise dhe e kane kaluar testin e dashurise e vellazerise, por nuk ju ka testuar akoma ju ne Kosove, keshtu qe boll me keto qejfmbetjet emocionale se nuk ju japin buke.

    4. Ne vend qe te strukeni e lepini plaget tuaja emocionale, nuk do te benit keq qe ti pervisheshit punes qe te mos ta lini Kosoven ne djepin e krimit, korrupsionit dhe papunesise ne mes te Evropes. Ne menyre qe ti deshmoni vetes e botes qe jeni te zote te ndertoni shtet e demokraci ne Kosove.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-06-2014 më 12:43

  3. #83
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Domethene, kur ti si musliman thua se Meka dhe Medina jane vende te shenjta per ne muslimanet, ti je duke bere nje deklarate politike?
    Po pikerisht ore....MEKKEJA dhe MEDINEJA, jo aman arabia saudike......apo nuk prish pune kur i pergjithesojme gjanat, se pune e madhe ajo...gjithecka pertej MEKKES dhe MEDINES, sdo te ishte asgje me shume se nje deklarate poltike. Ai nuk tha se Decani eshte i shenjte, ai e quajti krejt territorin e kosoves si te shenjte.....njejte sikur me te dale erdogani dhe me te thene se krejt ballkani eshte i shenjte, se aty pushojne eshtrat e baballareve te perandorise osmane, ku gjindet gjeneza e perandorise, apo folur ne fjalet e irinejt "djepi" i perandorise osmane....kuptohet, kete mund ta beje vetem vitin e ardhshem, kur do ta shpall republiken e turqise perandori te rre...

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Eshte Patriku qe po ben nje deklarate politike, apo jeni ju dhe veshet tuaj qe po perpiqeni te ktheni deklaraten e tij te sinqerte krejtesisht fetare, ne nje deklarate politike?
    Jo veshet, por mendja bazuar ne njohurite perkatese....kisha thjeshte nuk e din se cfare eshte politika. Me se paku ajo orthodokse, qe sic e permenda, nuk ka piken e pervojes ne punet e shtetit modern, ngase ka qene e ngushtuar nga sistemi osman, dhe pertej vetadministrimit brenda nje rrethi te qarte nuk ka patur hapesire veprimi. Nga kjo rrezullton edhe botekuptimi i saje, se suksesi ne vetadministrimin perpjesetimisht mund pa hezitime te transferohet edhe pertej rrethit te saje te ngushte.....kuptueshem se nje gje e tille do te funksiononte vetem nese rrethi me i gjere i pershtatet rrendit qe ajo e njeh. Pra, shkurt e shqip, kisha do te kete atehere sukses, kur gjithe sfera qe e ka ajo nen kontrolle do te jete kishe....se kjo nuk ka gjasa reale te ndodhe, eshte me se e kuptueshme, perpos per kishen !!!, ne kesisoj rrethana utopike, edhe SINQERITETI nuk dallohet me.....pra, ke te drejte, IRINEJ eshte i sinqerte ne ate qe thote....eshte me se normale se "kosova eshte serbi", irinej nuk e kupton, se si mund shqiptaret ta keqinterpretrojne kete realitet kaq te thjeshte, kaq normal, mos ta quajm edhe kaq hyjnore....si mund dicka qe e don vet ZOTI, njeriu mos ta kuptoje !!!....error.....apo nuk je i mendimit se pikerisht kjo llogjike ne pamundesi te realizimit e nxjer kompromissin e kishes NACIONALE ???...gjithe kishat nacionale jane prodhim i ketij mentaliteti mesjetare.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ishte sarkazem. Nicholas Gage nuk eshte poliagjent, eshte nje pensionist ne Amerike me origjine ne kufirin shqiptaro-grek qe ka nje histori familjare tragjike e te hidhur, te cilin e kane bere edhe film. Profesioni i tij eshte gazetar e shkrimtar, e jo poliagjent. Nga qe eshte pensionist, interesohet per komunitetin e minoritetit grek ne Shqiperi, te cilit ai vete i perket.

    Por kjo nuk i pengon shqiptaret qe edhe pensionistin nga Amerika ta kthejne ne "poliagjent" dhe dreqin me brire!

    "Armiku i Popullit" qe Enver Hoxha krijoi ne trurin e shqiptareve nuk vdes kollaj!
    Aaaah, me fal....paska qene plak dhe penzioner......e njeh ciken e Llazes ti ???....ajo qe ja then Cimes (humoristit kosovare Rasim Thaci) veturen ???...........mos haro, ne te pseudosllavise jemi me krejt ujerat te lare....pra, penzionisti fashist paska te drejte te qendroje ne mes te tiranes.....jo sepse ka qene fashisht, por sepse eshte pensioner, shih edhe fashistet qe nuk jane ne pension, te tille jane nga ora 7:30 deri ne 16:30 me 1 ore pauze.


    Tung


    PS:

    Do besh mire te miresh vetem me kishen orthodokse SHQIPTARE.....leri ato tjerat, se edhe brekte do ti marrin ne ate forme, qe ti me vetdeshire ta jav japish.....
    albanish by nature

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Nuh Musa për postimin:

    angmokio (04-06-2014)

  5. #84
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    1. Ky eshte problemi juaj qe jetoni ende me mentalitet mesjetar "Kanuni", nje morali "sy per sy e dhemb per dhemb" qe garanton nje cikel te pafund lufte e dhune qe ju shuan me rrenje e me fare!

    2. Mos i jep mend vellait te madh qe ka 100 vjet me shume se ty jete, por meso nga vellai i madh se ka eksperience me te madhe se ty. Meso nga arritjet e gabimet e tij.

    3. Vellezerit e tu ne Shqiperi te hapen dyert e shtepive te tyre e cuditen Evropen e boten duke strehuar gjysem milioni refugjate ne shtepite e tyre, edhe pse nje popull i varfer e multi-fetar. Historia i ka testuar shqiptaret e Shqiperise dhe e kane kaluar testin e dashurise e vellazerise, por nuk ju ka testuar akoma ju ne Kosove, keshtu qe boll me keto qejfmbetjet emocionale se nuk ju japin buke.

    4. Ne vend qe te strukeni e lepini plaget tuaja emocionale, nuk do te benit keq qe ti pervisheshit punes qe te mos ta lini Kosoven ne djepin e krimit, korrupsionit dhe papunesise ne mes te Evropes. Ne menyre qe ti deshmoni vetes e botes qe jeni te zote te ndertoni shtet e demokraci ne Kosove.

    Albo
    E din ti se une si tetovare nuk kam ASNJE DALLIM, ndash ne mentalitet, ndash ne kulture, ndash ne te menduarit si shqiptare, me nje, per shembull, nga Peja, Gjilani ose Gjakova ???..............po ore, jane testuar pra edhe kosovaret, se KOSOVA tradicionale shtrihej deri ne KERCOVE...pikerisht pra, ishim ne te maqedonise qe NJEJTE dhe bile edhe pakez me mire (sepse jemi me te pasur), i strehuam vellezerit tane nga kosova e kufijve te sodit.....nje pjese bukur e madhe e shqiptareve te maqedonise jane PASARDHES te muhaxhereve nga kosova e herrshme.....e KUSH i strehoj ato, sllavomaqedoni ????


    me nderime
    albanish by nature

  6. #85
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    1. Ky eshte problemi juaj qe jetoni ende me mentalitet mesjetar "Kanuni", nje morali "sy per sy e dhemb per dhemb" qe garanton nje cikel te pafund lufte e dhune qe ju shuan me rrenje e me fare!

    2. Mos i jep mend vellait te madh qe ka 100 vjet me shume se ty jete, por meso nga vellai i madh se ka eksperience me te madhe se ty. Meso nga arritjet e gabimet e tij.

    3. Vellezerit e tu ne Shqiperi te hapen dyert e shtepive te tyre e cuditen Evropen e boten duke strehuar gjysem milioni refugjate ne shtepite e tyre, edhe pse nje popull i varfer e multi-fetar. Historia i ka testuar shqiptaret e Shqiperise dhe e kane kaluar testin e dashurise e vellazerise, por nuk ju ka testuar akoma ju ne Kosove, keshtu qe boll me keto qejfmbetjet emocionale se nuk ju japin buke.

    4. Ne vend qe te strukeni e lepini plaget tuaja emocionale, nuk do te benit keq qe ti pervisheshit punes qe te mos ta lini Kosoven ne djepin e krimit, korrupsionit dhe papunesise ne mes te Evropes. Ne menyre qe ti deshmoni vetes e botes qe jeni te zote te ndertoni shtet e demokraci ne Kosove.

    Albo
    1. Përkundrazi, kanuni dikton dhe ka më shumë ndikim në Shqipëri se sa në Kosovë. Këtë e them me kompetencë të plotë, e njoh Shqipërinë shumë mirë për dallim nga ti që ndoshta kurrë nuk ke qenë në Kosovë. Thjesht, vetëm doja të ilustroja se sa e thellë duhet të jetë lidhja vëllazërore, my brother’s foe is my foe, too.

    2. Unë gjithë kohën mësoj nga vëllai i madh. Mesatarisht 5 herë në vit shkoj në Shqipëri, një herë për pushime e tjerat herë për vizita, për të parë vendet e për të parë njerëzit. Kam vizituar të gjitha kalatë, muzetë, kam parë pothuajse të gjithë lumenjtë, malet, dhe thuaj se nuk ka qytet ku nuk e kam bërë të paktën një natë. E kam thënë publikisht, edhe këtu në forum, se Kosova duhet të ndjekë dhe të afrohet shpirtërisht, ekonomikisht, politikisht dhe në të gjitha rrafshet tjera me Shqipërinë.

    3. Nuk më mbetet hatri për atë çfarë ka thënë ai serbi atje kur i njëjti ka bekuar e puthur duart e njerëzve që kanë masakruar fëmijë e dhunuar femra në Bosnje. (këtë nuk mund ta mohosh se ka video xhirime). Më ngelet qejfi në disa prej juve këtu që vazhdimisht ndjeni një afërsi me “ata”. Kjo mund të tingëllojë paska e tepruar, por të lutem më beso kur të them se “ata” kanë një urrejtje, me apo pa arsye, ndaj neve Shqiptarëve. Prapë, këtë e them nga përvoja, ngase jam rritur me “ata”, kam shkuar në shkollë me “ata”.

    4. Këtu ke plotësisht të drejtë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kiniku : 04-06-2014 më 13:52
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #86

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    E din ti se une si tetovare nuk kam ASNJE DALLIM, ndash ne mentalitet, ndash ne kulture, ndash ne te menduarit si shqiptare, me nje, per shembull, nga Peja, Gjilani ose Gjakova ???..............po ore, jane testuar pra edhe kosovaret, se KOSOVA tradicionale shtrihej deri ne KERCOVE...pikerisht pra, ishim ne te maqedonise qe NJEJTE dhe bile edhe pakez me mire (sepse jemi me te pasur), i strehuam vellezerit tane nga kosova e kufijve te sodit.....nje pjese bukur e madhe e shqiptareve te maqedonise jane PASARDHES te muhaxhereve nga kosova e herrshme.....e KUSH i strehoj ato, sllavomaqedoni ????


    me nderime
    Me sa shkruan ti, jo vetem qe po denoncon nje te pavertete por me duket e pa besueshme qe
    te vije nga goja e nje shqiptari nje pohim si ky!
    Ti thua qe nje pjese e mire pra shumica e shqiptareve te Maqedonise, ndryshe e shprehur nga ti me fjalet; " nje pjese bukur e madhe ...",
    vijne pikerisht me origjine nga Kosova dhe jane sterniper te emigrantesh kosovare...
    Heu bre! Po ti nga na dole keshtu?!
    Pra shqiptari del si nje i "ardhur" joautoktone ne token qe sot quhet Maqedoni...!
    Kete nuk e kisha degjuar me pare.
    Veshtire te jene dakort te gjithe me mendimin tend...
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  8. #87
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Sa miliona serbe e shqiptare u shperngulen nga Kosova?
    Nuk mund te shperngulesh nga nje vend qe nuk eshte joti.
    Sa jete njerezish serbe e shqiptare u humben ne Kosove?
    raporti eshte 1-100
    Sa mijera shtepi serbe e shqiptare u dogjen e shkaterruan?
    Po ashtu 1-100 per te mos thene me teper.
    Sa gra serbe e shqiptare ngelen te ve nga lufta?
    gjithnje 1 me 100 ngelet raporti
    Sa femije serbe e shqiptare ngelen jetime nga lufta?
    ketu ndryshon raporti serb-shqiptar 1 me 1000
    Sa qindra mijera jete njerezish u traumatizuan nga dhuna qe pane ne Kosove?
    si per cudi ketu nuk i permend serbet,pra je i ndergjegjshem qe ishte populli shqiptar ai qe u traumatizua ne mase.
    Sa varre masive me serbe e shqiptare u krijuan ne Kosove?
    di qe jane gjetur me shqiptare,me serbe nuk kam degjuar.
    Sa njerez te humbur serbe e shqiptare prodhoi lufta?
    Per nje serb te humbur jane 100 shqiptare.

    Sic ua thashe me lart, problemi juaj eshte se vuani per mend. Kostoja e luftes ne Kosove ishte e jashtezakonshme per ne shqiptaret. Por ne mendjet tuaja, "ne e fituam luften". Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se ne mendjet tuaja, ju jeni aq budallenj sa e ndillni konfliktin mes dy popujve. Hajde bejme nje lufte tjeter meqenese e fituam ate te paren!

    Albo
    konfliktin nuk e ndjell askush,por dhe doren nuk duhet t'ia puthim askujt.
    Kostoja e luftes ishte e madhe per popullin e Kosoves,por fatkeqesisht ishte e vetmja rruge,te tjerat nuk kishin dhene rezultat.

    Kur e ke diten qe ndan ''mend'',keshtu te mos mungojme.

    Popujt deshirojne te jetojne ne paqe,por eshte politika dhe disa qarqe te caktuara qe nuk u'a bejne te mundur kete gje.

    Ne fund duhet te kishe bere dhe pyetjen me te rendesishme
    Kush ishte shkaktari i gjithe ketyre te zezave dhe cili duhet te kerkoje falje.,pra te perpiqet te filloje nje jete te re ne paqe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 04-06-2014 më 15:06
    MOS I NDY TEMAT no name

  9. #88
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Dakord jane , dakord..... 90% e atyre qe kam pyetur me thone qe kane ardhur nga malesia e shqiperise (stergjysshrit e katragjyshrit) kurse 10% nuk e dine se nga vine
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #89

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Postuar me pare nga Freeopen;
    Popujt deshirojne te jetojne ne paqe,por eshte politika dhe disa qarqe te caktuara qe nuk u'a bejne te mundur kete gje.
    Shume te drejte!
    Nuk e luan as topi!
    Por qe popull konsiderojme edhe "armikun" e koheve te vjetra ( flas deri dje, pasi edhe "dje" eshte e shkuar...),
    por qe sot duhet te shihen me nje sy me kritik gjerat, pasi flitet per te ardhmen.
    Kush sot flet per nje te "ardhme", nuk flet vetem per veten e tij..., por behet pergjegjes edhe per ato breza qe
    jeten se kane filluar ende! Ndaj kujdes me urrejtjen pasi nuk te shpie gjekundi...
    Ndaj sinqerisht jam dakort kur thua;" popujt duan paqe", por fajin e kane disa pakica..., e nder pakicat jane pseudonacjonalistet si nga njera pale
    ashtu edhe nga tjetra.
    Pasi ata jane te paret te sjellin destabilizim. per aresye ekstremizmi..., kur flas per nje popull nenkuptoj edhe popullin tim, shqiptar.
    Fatkeqesia e Ballkanit, nje semundje e pasherueshme qe na shoqeron nga marteniteti deri ne varreza, eshte nacjonalizmi i terbuar!
    Nje fatkeqesi e pafund! Ku sjell rrenim, perçarje, prapambetje, erresire, ku ne demin tone si nje popull numerikisht i vogel dhe pa
    aleate te vertete historik, pasi nuk kemi asnje "Mik" nder popujt fqinj por edhe me tej, te pakten keto 100-vjetet e fundit...!!!
    Pra neve humbasim gjithmone, pasi historia na e ka provuar pa kushte...
    Sot erdhi dita ta zbojme kete tragjedi, nacjonalizmin ekstrem, pasi eshte momenti i duhur ku koha dikton paqe dhe perparim.
    Keto fjale do ti duken shume te thjeshta dhe pa rendesi, pasi jane teper elementare, kuptohet per mendje "normale" ku urrejtja nuk ka bere fole,
    por qe jane shume te pakuptimata dhe te pa konceptueshme per ata qe jetojne me shpirtin e urrejtjes, me keq akoma kush i fryen zjarrit, e ben nga
    interesi vetiak ku si mbeshtetes i agjenturave antishqiptare si ( sllave, por edhe turke, jo vetem por edhe pertej oqeanit...), te perfitoje ne kurriz te
    kombit dhe vellezerve te nje gjaku! Kjo eshte fytyra e vertete e atij qe vetem vjell urrejtje dhe kerkon hasmeri midis popujsh, pasi fundin e nje lufte
    e kane pare vetem te vdekurit..., pasi te gjallet vazhdojne te bejne lufte te "ngrohte ose te ftohet, me arme ose me propagande" por qe eshte mire
    per popujt tane, qe Zoti desh dhe i vendosi si fqinje, te harrojme armiqesine dhe te hapim kapitull te ri!
    Gjeneratat qe do te vijne do te gjykojne per kete, por mos u beni fajtor e ti prishni te ardhmen brezave te mepastajme...
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  11. #90
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Me sa shkruan ti, jo vetem qe po denoncon nje te pavertete por me duket e pa besueshme qe
    te vije nga goja e nje shqiptari nje pohim si ky!
    Ti thua qe nje pjese e mire pra shumica e shqiptareve te Maqedonise, ndryshe e shprehur nga ti me fjalet; " nje pjese bukur e madhe ...",
    vijne pikerisht me origjine nga Kosova dhe jane sterniper te emigrantesh kosovare...
    Heu bre! Po ti nga na dole keshtu?!
    Pra shqiptari del si nje i "ardhur" joautoktone ne token qe sot quhet Maqedoni...!
    Kete nuk e kisha degjuar me pare.
    Veshtire te jene dakort te gjithe me mendimin tend...
    Gjysma e ilirides ka qene territor i Kosoves historike me kryeqytet SHKUPIN.

    Me sa mend shkruan keto fjale me larte qe nuk perputhen askund me intencionin tim ?
    Shprehja "bukur e madhe" e perkufizon nje numer me te madh se "pak", kurse muhaxheret kane nderuar vend brenda trojeve te tyre dhe nuk kane kolonializuar toka te pushtuara, jane dembabadem.....kosova e titos ne univerzin e nuh muses eshte inekzistente.

    Pra, ose kontribo ne kontekste me temen ose thuaj drejt se e kam sakte kete qe shkruaj, nuk ka nevoje te me konfirmosh ne menyre indirekte.

    Dhe MJAFT me tentimet amatareske ta mbroni ate majmunin e serbise (ne fakt gabimin e krereve ne kishen shqiptare) dhe tregoni pakez kurajo, nuk ju çon popi i serbise ne xhenet. Dhe kishen qe e ke sot ta kane mbrojt stergjysherit e mi, se sa per popat e serbise e greqise i ke jernek orthodokset shqiptare te ilirides qe as per 100 vjet i tjetersuan e na i bene sllav.......e as qe dua ta imagjinoje sa na i kane bere grek....

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 04-06-2014 më 16:39
    albanish by nature

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •