Close
Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 142
  1. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Perndryshe, une askund nuk e shpalla Irinej si kryeurrejtesin serb te shqipetareve, por vetem e permenda urrejtjen qe ka shprehur vazhdimisht, kur eshte prononcuar ne lidhje me Kosoven, qe nuk dallon nga ajo e nacionalizmit dhe fashizmit modern te Serbise zyrtare dhe jozyrtare.
    E keqja me ju eshte se vuani per mend. Sic ke ti te drejte te dalesh e te thuash qe Kosova eshte e shenjte per ne shqiptaret, ashtu ka edhe Patriku serb, apo cdo qytetar serb, te thote te njejten gje. Dhe ajo qe ju nuk kuptoni eshte se zgjidhja nuk eshte "armiqesia e perjetshme", pasi nga te gjitha luftrat qe jane bere ne Evrope e ne Ballkan shqiptaret gjithmone kane dale te humbur e gjithmone do te dalin te humbur. Prandaj nguliteni mire ne koken tuaj: konflikti, urrejtja nderetnike, nuk jane ne interesin kombetar te Shqiperise e shqiptareve. Ne interesin e shqiptareve si popull eshte konsolidimi i paqes me mirekuptimit mes dy popujve, pavaresisht nga historia e dekadave te fundit. Dhe zgjidhja nuk eshte "Kosova e shqiptareve" apo "Kosova e serbeve", zgjidhja eshte "Kosova edhe e shqiptareve edhe e serbeve!" Si shtetasit muslimane shqiptare, si shtetasit orthodhokse te etnise serbe, duhet te bashkejetojne ne Kosove ne paqe e mirekuptim, te perforcuar nga forca e shtetit e ligjit demokratik te Kosoves. Nese nuk arrihet kjo gje, Kosova nuk ka te ardhme dhe nuk do te ekzistoje, pasi ose do te ndahet ose do te digjet nga flaket e luftes se rradhes.

    Dhe lexoje e degjoje edhe njehere mesazhin e Patrikut. Ai ben fjale per bashkejetese shekullore mes shqiptareve e serbeve ne Kosove, e ai ben thirrje qe te gjithe te respektojme fene e njeri-tjetrit pasi i lutemi dhe degjojme te njejtin Zot. Kuptohet, ju vetem degjoni ajo qe ju pelqen te degjoni nga intervista e tij.

    Dhe aspekti tjeter qesharak per cdo te huaj qe njihet me "reagimet e shqiptareve" eshte "Armiku i Popullit" te shqiptareve eshte plaku 80+ vjecar ne krye te Patriarkanes Serbe! Ose pensionisti Nicholas Gage qe eshte "poliagjent" dhe nuk pushon se punuari per te aneksuar Himaren e Shqiperine!

    Jetojme ne shekullin e XXI me mentalitetin e gjysherve tane te lindur ne fillimet e shekullit te XX!

    Albo

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    arbereshi_niko (03-06-2014),Korcar-L1 (08-06-2014)

  3. #72
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #73
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E keqja me ju eshte se vuani per mend. Sic ke ti te drejte te dalesh e te thuash qe Kosova eshte e shenjte per ne shqiptaret, ashtu ka edhe Patriku serb, apo cdo qytetar serb, te thote te njejten gje. Dhe ajo qe ju nuk kuptoni eshte se zgjidhja nuk eshte "armiqesia e perjetshme", pasi nga te gjitha luftrat qe jane bere ne Evrope e ne Ballkan shqiptaret gjithmone kane dale te humbur e gjithmone do te dalin te humbur. Prandaj nguliteni mire ne koken tuaj: konflikti, urrejtja nderetnike, nuk jane ne interesin kombetar te Shqiperise e shqiptareve. Ne interesin e shqiptareve si popull eshte konsolidimi i paqes me mirekuptimit mes dy popujve, pavaresisht nga historia e dekadave te fundit. Dhe zgjidhja nuk eshte "Kosova e shqiptareve" apo "Kosova e serbeve", zgjidhja eshte "Kosova edhe e shqiptareve edhe e serbeve!" Si shtetasit muslimane shqiptare, si shtetasit orthodhokse te etnise serbe, duhet te bashkejetojne ne Kosove ne paqe e mirekuptim, te perforcuar nga forca e shtetit e ligjit demokratik te Kosoves. Nese nuk arrihet kjo gje, Kosova nuk ka te ardhme dhe nuk do te ekzistoje, pasi ose do te ndahet ose do te digjet nga flaket e luftes se rradhes.

    Dhe lexoje e degjoje edhe njehere mesazhin e Patrikut. Ai ben fjale per bashkejetese shekullore mes shqiptareve e serbeve ne Kosove, e ai ben thirrje qe te gjithe te respektojme fene e njeri-tjetrit pasi i lutemi dhe degjojme te njejtin Zot. Kuptohet, ju vetem degjoni ajo qe ju pelqen te degjoni nga intervista e tij.

    Dhe aspekti tjeter qesharak per cdo te huaj qe njihet me "reagimet e shqiptareve" eshte "Armiku i Popullit" te shqiptareve eshte plaku 80+ vjecar ne krye te Patriarkanes Serbe!

    Jetojme ne shekullin e XXI me mentalitetin e gjysherve tane te lindur ne fillimet e shekullit te XX!

    Albo
    Albo, ti shume bukur ke fole.....patriarku serb aman osht dash te fole keshtu....jo TI.....ai dha nje statement politik !!!, nese eshte burre i fese, le te mbetet burre i fese, dhe le te miret me pune te fese, dhe pikerisht ketu na shfaqet dilema e madhe e kishes orthodokse gjetiu, jo vetem e asaj serbe !!!, TI mundohesh me lidhe nje shpagat mes realitetit dhe deshires, por kot e ke, ngase TI nuk je ai qe ne kete kontekst i hahet fjala.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ose pensionisti Nicholas Gage qe eshte "poliagjent" dhe nuk pushon se punuari per te aneksuar Himaren e Shqiperine!
    Pra, nen umbrellen e kishes mundet qe edhe agjentet qe punojne haptas per interesse antishqiptare te qendrojne ne mes te tiranes ???

    tung
    albanish by nature

  5. #74

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    O niko per mua ai serbi mund te vije sa here te deshiroje ne Shqiperi,por kur vjen si nje autoritet fetar me mire le te merret me punet e fese dhe te lere menjane raportet e mira te jeteses se perbashket midis kosovareve dhe serbeve,keto raporte te mira i ka pare vetem ai dhe serbet se kosovaret nuk besoj se i kane pare sidomos nen thundren e titos.
    Nuk eshte ky fajtor per vrasjet ne kohen e spastrimit etnik por nuk eshte as ai qe duhet te merret me keto pune,i takon qeverive te te dy paleve te gjejne gjuhen e perbashket per te ''shperngulurit serbe'' sic i quan ai si dhe per shume probleme te tjera..
    Me sa ke shtruar ti, une jam shume dakort!
    Por nuk eshte faji i nje peshkopi, kur gazetare te pa pergatitur ose me keq akoma ne menyre tendencjoze, i perveshin pyetje qe tjeter s'jane veçse provokim!
    Ndaj o duhet te sillet si nje guak e tutkun nje peshkop ( ne kete rast serb ), ose do te flase si i takon, duke ditur fort mire qe ne vendin ku eshte mysafir do ta keqinterpretojne,
    me e dhimbshmja eshte qe ne vendin e tij, do ta keqtrajtojne, pasi mos harroni se harbutet nacjonaliste serb nuk po i thurin lavde ketij patriku te moshuar..., por po ja qendisin
    pa meshire me keq se vete shqipet...,
    pra une them qe ai ra nga shiu ne bresher..., me intervisten e nje gazetari shume "kurajoz" dhe jo fort delikat per nga profesjonaliteti.
    Quhet ndryshe nje "gracke" me ambicje gazetareske, duke kerkuar ekskluzivitet lajmesh, Top-channel beri gafe, duke mos intervistuar ne gjuhen e duhur ( politike korrekte )!
    Kaq, pasi çdo njeri ka mendjen e tij, ndaj sido ta kthejme kete vezen ne tigan, gjithmone e skuqur mbetet!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  6. #75
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Kam pershtypjen se ju ose nuk e kuptoni ose nuk doni ta kuptoni qe ata mijra besimtare aty nuk erdhen per patriarkun serb,por per te pare dhe per tu lutur ne ate katedrale madheshtore qe zbukuron Tiranen dhe gjithe Shqiperine.Nuk mund te perdoret prania e patriarkut serb per te zbehur madheshtine e asaj dite.
    Askush nuk ka folur deri tashti kunder nje evenimenti te tille sic eshte dhe Shenjterimi i Katedrales.Pse kerkon ta fusesh ne tjeter drejtim temen.ketu po kundershtojne fjalet e nje prifi dhe kaq,ndersa disa te tjere shpejt te dalin ne mbrojtje te tij duke u munduar ta justifikojne me paqe,bashkejetese etj,etj. besoj se cdo fetar beson ne zot dhe jo ne prifterinj apo hoxhallare.

    albo
    Prandaj nguliteni mire ne koken tuaj: konflikti, urrejtja nderetnike, nuk jane ne interesin kombetar te Shqiperise e shqiptareve. Ne interesin e shqiptareve si popull eshte konsolidimi i paqes me mirekuptimit mes dy popujve, pavaresisht nga historia e dekadave te fundit. Dhe zgjidhja nuk eshte "Kosova e shqiptareve" apo "Kosova e serbeve", zgjidhja eshte "Kosova edhe e shqiptareve edhe e serbeve!" Si shtetasit muslimane shqiptare, si shtetasit orthodhokse te etnise serbe, duhet te bashkejetojne ne Kosove ne paqe e mirekuptim, te perforcuar nga forca e shtetit e ligjit demokratik te Kosoves. Nese nuk arrihet kjo gje, Kosova nuk ka te ardhme dhe nuk do te ekzistoje, pasi ose do te ndahet ose do te digjet nga flaket e luftes se rradhes.
    Kalove ne delir o Albo.Kosova eshte e shqiptareve.Ti thua pavaresisht se keta nuk na shohin dot me sy apo me mire dua te na shohin sa me keq,ne duhet te tregohemi zoterinj dhe te sillemi si njerez te kulturuar dhe paqedashes.
    Te tille kemi qene gjithnje dhe nuk kemi pare asgje te mire deri me tani.
    nje gje eshte mese e sigurt,Kosova tashme eshte nje shtet me vete (pavaresisht se greku apo serbi nuk e njeh),kush do te jetoje atje duhet ta beje sipas ligjeve te atij shteti dhe jo sipas deshires se tij.

    ps;boll me etiketime te tipit;shtetasit muslimane shqiptare dhe shtetasit orthodhokse te etnise serbe,njerezit jane te njejte kudo,pavaresisht perkatesise fetare apo ateizmit te tyre.
    pps;se per pak harrova,nga lufta e fundit shqiptaret dolen te fituar,kosova u shpall shtet i pavarur ashtu si deshironin shqiptaret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 03-06-2014 më 13:12
    MOS I NDY TEMAT no name

  7. #76
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Per kete arsyeje shqiptaret ortodoks jane me te rezzikeshme se ata kalotlik per mireqenien e shtetit shqiptar.


    GV_USA
    Tu bafte shendet Mullah Gostivari me lehtesove pak.......
    Nuk e di sikur te isha bashkeqytetar/fshatari yt, por edhe pse me lidh me ty vetem nje fjali shqip plot gabime me vjen turp prej vedit.

    Do te thote ndokush "pyll pa derra s'ka as ne Gostivar" jam dakort me ju por pse duhet ta ofendoni derrin e shkrete kur ai vetem mire
    i ban njerezimit.
    Cfare te miret i ban Mullah Gostivari me keto fjali unitetit te shqiptareve, une mendoj se as Irinej s'kishte dit me fol ma bukur.

    Kshtuqe te dashtun shoke armiku i brendshem ashte edhe ma i rrezikshem se ai i jashtem ka thane xhaxhi Enver edhe Mullah Gostivari ma nelt.
    Kini kujdes prej shqiptareve ortodoks kryesisht por edhe prej atyne katotlik (siç e shkrun ky bolja)

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar palushi për postimin:

    jarigas (04-06-2014)

  9. #77
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E keqja me ju eshte se vuani per mend.
    Kete thuaja idolit tuaj Sali Berishes, jo mua...
    Apo nuk e ke lexuar deklaraten e tij?!


    Sic ke ti te drejte te dalesh e te thuash qe Kosova eshte e shenjte per ne shqiptaret, ashtu ka edhe Patriku serb, apo cdo qytetar serb, te thote te njejten gje.
    Une askund se kam mohuar te drejten e patrikut te serbeve qe te shprehet sic eshte shprehur ne lidhje me Kosoven...
    Une vetem kam kritikuar rrethanat apo rastin, vendin dhe kohen ne te cilat eshte shprehur per ceshtjen ne fjale. Ai, si njeri i fese, eshte dashur te mos deklarohej fare per ceshtje politike. Dicka e tille eshte absolutisht e mundshme dhe e realizueshme. Pse se ka bere, eshte ceshtje tjeter. Por gjithesesi eshte gabim i madh i tij, i cili me se shumti i kushton atyre qe e kane ftuar, kishes ortodokse shqiptare ne pergjithesi, por edhe komunitetit ortodoks shqiptar. Pra, patriku me deklaratat e tij ka demtuar ne radhe te pare "vllezerit" ortodoks ne Shqiperi, jo Kosoven dhe shqipetaret e Kosoves. Mbrojtja e Irinejt vetem sa e rrite demin.

    Dhe ajo qe ju nuk kuptoni eshte se zgjidhja nuk eshte "armiqesia e perjetshme", pasi nga te gjitha luftrat qe jane bere ne Evrope e ne Ballkan shqiptaret gjithmone kane dale te humbur e gjithmone do te dalin te humbur.
    Kjo eshte ceshtje e komplikuar...
    Cila eshte njesia matese per humbjet apo ngadhnjimet e perhershem te popujve te vegjel apo relativisht te vegjel ne nje ambient multietnik dhe deri para pak dekadash pa kufij nderetnik dhe ndershteteror, te cilet edhe sot jane te ndikuar nga fuqite dhe superfuqite?!
    Zhvillimi apo perparimi socio-ekonomik, politik dhe shoqeror gjithashtu eshte ceshtje e komplikuar, qe nuk mund te matet me ndonje njesi matese te thjeshte.
    Askush nuk eshte per "armiqesite perjetshme".
    Shqipetaret jane me se paku pergjegjes per armiqesite qe ende ekzistojne ne Ballkan.
    Sidoqofte, kjo eshte ceshtje teper e komplikuar per ta diskutuar ne kuader te temes mbi skandalin konkret te patrikut te Serbise ne Tirane.

    Prandaj nguliteni mire ne koken tuaj: konflikti, urrejtja nderetnike, nuk jane ne interesin kombetar te Shqiperise e shqiptareve.
    Edhe kete thuaja idolit tuaj Sali Berisha...
    Apo se ke degjuar duke folur per albanofobine, madje edhe neper konferenca serioze nderkombetare?!
    Perndryshe, cdo konflikt, urrejtje nderetnike dhe te ngjashme kerkojne se paku dy aktere. Ndarja e pergjegjesise pastaj eshte perseri ceshtje tjeter, ndonjehere mjaft e komplikuar edhe per ty.


    Ne interesin e shqiptareve si popull eshte konsolidimi i paqes me mirekuptimit mes dy popujve, pavaresisht nga historia e dekadave te fundit.
    Kjo duhet te jete ne interesin e te gjitheve...
    Shqiptaret nuk jane problemi i Ballkanit, ne kuptimin e pretendimeve territoriale dhe politike qe kalojne dukshem pretendimet dhe te drejtat historikisht, politikisht dhe territorialisht legjitime (apo te natyrshme), qe si te tilla ne pergjithesi pranohen edhe nga shumica absolute e botes demokratike. Jane ne radhe te pare tjeret qe pjeserisht kane jo vetem pretendime te papranueshme historike, politike dhe territoriale ne dem te shqipetareve, por njekohesisht (edhe per shkak te rrethanave te komplikuara ne ne ambient multetnik, multifetar dhe multikulturor) edhe paragjykime pjeserisht raciste, te cilat mund te permbledhen si albanofobi.


    Dhe zgjidhja nuk eshte "Kosova e shqiptareve" apo "Kosova e serbeve", zgjidhja eshte "Kosova edhe e shqiptareve edhe e serbeve!"
    Si shtetasit muslimane shqiptare, si shtetasit orthodhokse te etnise serbe, duhet te bashkejetojne ne Kosove ne paqe e mirekuptim, te perforcuar nga forca e shtetit e ligjit demokratik te Kosoves. Nese nuk arrihet kjo gje, Kosova nuk ka te ardhme dhe nuk do te ekzistoje, pasi ose do te ndahet ose do te digjet nga flaket e luftes se rradhes.
    Por jo ne kuptimin qe Kosova duhet te jete pjese e Serbise, sic e ka thene dhe e thote cdo here patriku Irinej...
    Kosova duhet te jete dhe do te jete ne radhe te pare e qytetareve te Kosoves. Pra, qytetaret e Kosoves duhet te vendosin per fatin e Kosoves. Natyrisht duke respektuar ne menyre dinjitoze interesat e pakicave, e vecanerisht te kishes serbe. Mirepo keto interesa nuk mund te nenkuptojne mbetjen e Kosoves brenda kufijve te shtetit te Serbise. Prandaj, kisha serbe dhe serbet ne pergjithesi, nese jane te interesuar per nje te ardhme sa me paqesore, sa me te mire dhe eventualisht sa me miqesore, atehere ne vend qe te kerkojne zgjidhjen e problemeve dhe te drejtat e tyre gati ekskluzivisht ne Beograd, permes Beogradit dhe duke mohuar dhe injoruar ne mase te madhe realitetin dhe institucionet e pavarura kosovare, do te duhej ta ndryshonin qasjen. Gje qe per mua eshte veshtire te besohet.

    Dhe lexoje e degjoje edhe njehere mesazhin e Patrikut. Ai ben fjale per bashkejetese shekullore mes shqiptareve e serbeve ne Kosove, e ai ben thirrje qe te gjithe te respektojme fene e njeri-tjetrit pasi i lutemi dhe degjojme te njejtin Zot. Kuptohet, ju vetem degjoni ajo qe ju pelqen te degjoni nga intervista e tij.
    Kjo qe permend ti eshte mantra e Irinejt...
    Ai cdo here, pasi te kete bere te qarte se nuk e pranon shtetesine e Kosoves apo mbetjen ne cfaredo forme te Kosoves jashte sovranitetit te shtetit te serbeve, flet per bashkejetesen shekullore , paqen etj. qe ndonjehere i zbukuron edhe me genjeshtra historike dhe propagande te paqendrueshme pro-serbe.
    Eshte e drejte e tij te thote ate qe e mendon. Por eshte edhe e drejte e imja apo e ynja si shqipetar ta vleresojme ashtu sic mendojme se e meriton, duke u bazuar ne qendrimet, veprimit, deklaratat e tij qe kane te bejne me Kosoven, shqipetaret, ngjarjet e atjeshme, politiken dhe historine e atij vendi, atij populli dhe konfliktit shqiptaro-serb ne pergjithesi.

    Nese ende nuk je i bindur se me ate qe ka thene ne Tirane nuk ka ritheksuar apo riperseritur qendrimin e tij te qarte kunder shtetesise se Kosoves, atehere mund ta postoj edhe fjalimin e tij gjate meshes inauguruese ne Peje, ku ka thene fjale mjaft te ngjashme, duke kundershtuar fillimisht ashper idene e pavaresise se Kosoves. Por jo vetem kaq. Aty ai, edhe pse riperserite refrenin e tij per bashkjetesen shekullore, gjetjen e nje zgjidhje te kenaqshme per te gjithe etj., ishte kujtuar t'i ftonte te gjitha institucionet politike, ushtarake etj. qe veprojne ne Kosove, pervec atyre te shqipetareve. Pra, fjalet jane nje gje, veprat nje gje tjeter.
    Natyrisht se nje veprim i tille per mua eshte i pritshem dhe deri diku i kuptueshem. Por jo nese mantren e Irinejt do ta pranoja si dicka te vertete dhe te sinqerte, sic e trajton ti. Ajo nuk eshte me shume se nje deklarate diplomatike qe njekohesisht i sherben edhe legjitimimit te anti-shqiptarizmit apo propagandes tradicionale anti-shqiptare qe e shpreh para dhe pas mantres diplomatike...

    Dhe aspekti tjeter qesharak per cdo te huaj qe njihet me "reagimet e shqiptareve" eshte "Armiku i Popullit" te shqiptareve eshte plaku 80+ vjecar ne krye te Patriarkanes Serbe! ...
    Kur flitet per Irinejn nuk flitet vetem per personin fizik (apo plakun) qe qendron prapa postit, por edhe per postin dhe shumcka cfare reprezenton dhe perfaqeson ai personalisht, posti dhe roli i tij dhe i kishes qe i prine...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 03-06-2014 më 17:31

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    jarigas (04-06-2014)

  11. #78
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Sa gjate shkruan ti Antiproanti.....
    Po mundim i kote...
    djalin e kemi zedhenes te agimit te arte...
    Keshtu qe mos ja ver re..
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  12. #79
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Natyrisht se nuk ia mohoj askujt të drejtën të ftojë kë të dojë në shtëpinë e tij, ta nderojë si të dojë, ta puth e përqaf, t’i jap çelësat e qytetit, etj. Por dua t’ua përkujtojë Shqiptarëve të Shqipërisë se në kohën e kanunit njëri vëlla barte pasojat, barte mëkatet dhe meritat e vëllait tjetër – aq larg shkonte lidhja vëllazërore. Fatkeqësisht, vëllezërit tonë sot në Shqipëri nuk ndjenjë dhimbjet tona dhe nuk kanë asnjë konsideratë për atë çfarë kemi vuajtur e kaluar.
    Nuk na mbetet që tjetër pos si qeni i lënduar të strukemi me një anë dhe lëpijmë plagët tona.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  13. #80
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Per kete arsyeje shqiptaret ortodoks jane me te rezzikeshme se ata kalotlik per mireqenien e shtetit shqiptar.
    Kisha ortodokse cdo here ka qene e kontrolluar nga ana e kishes Greke dhe asaj Serbe, dhe ky raport nuk ka per te ndryshuar kurre. Ishte e njejta kishe qe vrau Theodor Haxhi Filipin, eshte e njejta kisha qe sot sjell ne zemer te shtetit tone, krye armikun me te madhe te kombit tone, te ashtu quajturin Cetnik Irinej.
    Urrejtja serbe ndaj shqiptareve freymezohet prej klerikeve te tille, ndersa ne i pranojme , u hapim kufijte etj etj. Kjo i vjen njesoj sikur psh Osama Bin Laden kur ishte i gjalle te shkonte ne mes te New Yorkut dhe te bekonte qendern islamike atje. Ua merr mendaj qe amerikanet do te kishin hapur kufijte per te ose qendrat e krematoriuimit per te ?!!

    GV_USA

    Une them te beni nje shtet me vete dhe ne orthodhokset mblidhemi ne jug. Hyrja sigurisht do behet me vize. Pastaj therrisni e pellisni per komb e per cfare te doni.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Korcar-L1 për postimin:

    xfiles (04-06-2014)

Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •