Eshte ceshtje e kuptimit dhe interpretimit...
Per dike e keqja eshte e mire dhe e mira e keqe.
Vete fakti qe ti mendon ndryshe e une ndryshe, dhe kjo nuk ndodh vetem ne mes meje dhe teje, por edhe ne mes teje dhe shume tjereve, duhej te ishte i mjaftueshem per te kuptuar se shume gjera ne jeten njerezore, per te mos thene te gjitha, jane mjaft te varura nga kendveshtrimi dhe botekuptimi individual.
Nje patrik serb ne jeten dhe postin e tij nuk e ka vetem nje rol strikt, qe do i pamundesonte cdo fleksibilitet te duhur ne perputhje me rrethanat, nevojen, kohen dhe vendin. Ne rolin e tij te "atit shpirteror te milione serbeve" apo te besimtarit te devotshem ortodoks ai patjeter mund te jete dashamires, me i mirekuptueshem dhe me i drejte dhe ne rast nevoje edhe mbrojtes i te drejtave te tjereve. Por posti i tij dhe vetekuptimi tradiconal i orthodoksise edhe si fe e kombit dhe shtetit, por edhe situatat dhe nevojat e ndryshme si rezultat i zhvillimeve njerzore etj. nuk i lejojne as nje patriku te tille lluksin, sidomos atij te kishes serbe jo, qe te kufizohet vetem apo kryesisht ne rolin e pastorit dhe besimtarit te devotshem. Ne kete kontekst, ne momentin kur ai ka pranuar nje post te tille, ai ka pranuar edhe role te tjera, varesisht nga rrethat, nevoja, koha dhe vendi, te cilat mund te jene me te peraferta me ate te politikanit, diplomatit, patriotit, luftetarit per te drejta te popullit te vete, perkrahseit te ambicjeve kombetare te popullit qe i takon e keshtu me radhe.
Ftesa dhe pranimi i fteses jane ceshtje me teper formale dhe politike.
Ketu nuk ka vend dhe nevoje per te diskutuar arsyjet e mundshme te fteses dhe pranimit te fteses. Megjithate, pas kesaj qe ndodhi, mund te thuhet se ftesa dhe pranimi i fteses duket se kane qene rast i mireseardhur per Irinej, per te ritheksuar propaganden fashiste serbe edhe ne Tirane.
Urrejtja ndaj nje populli e nje patriku ortodokse nuk eshte pengese e patejkalueshme per te vizituar kishen ortodokse te udhehequr nga njerez dashamires ne kryeqytetin e atij populli dhe njekohesisht per ta shfrytezuar rastin per shprehjen apo riperseritjen e kesaj urrejtje permes propagandes se mirenjohjur serbe.
Irinej e ka keqperdorur qellimin e mire te atyre qe e kane ftuar per propagande politike dhe nxitje eventuale te konflkiteve nderfetare ne Shqiperi dhe shqiptari.
Kjo s'ka logjike...Nese kish urrejtje, ai nuk e pranonte ftesen, e nuk vinte fare ne Shqiperi, pasi sic ua zura ne goje me lart, vizita e tij ne Shqiperi nuk eshte pritur mire si nga kokepalaret e kokeboshet e nacionalizmit shqiptar, ashtu sic nuk eshte pritur mire edhe nga kokepalaret e kokeboshet e nacionalizmit serb! Sic e sulmon ti si shqiptar Patrikun serb, ashtu e sulmojne edhe plot serbe ne Beograd e Serbi, se pse denjove qe shkove ne Tirane duke nderuar e njohur ne kete menyre shqiptaret e Kishen e tyre!
Kritika ime ndaj dikujt apo nje veprimi nuk ka lidhje me kritiken e dikujt ndaj te njejtit person apo veprimit te njejte.
Serbet nuk e kritikojen Irinej per ato arsyje qe e kritikova une, dhe qe jane te mbeshtura ne faktet te permendura, por ndoshta per shkak te qendrimit te tyre anti-shqiptar.
Futja ne nje thes te njerezve qe s'kane lidhje me njeri tjerin, vetem pse merren me personin apo ceshtjen e njejte, eshte vetem tentim i rendomte i delegjitimimit dhe denigrimit te kritikes se drejte.
Cfare argumenti eshte ky...?!Dhe kur je duke folur per Patrikun serb, je duke folur per nje burre te vetem te urte e te moshuar ne moshe, qe i ka dedikuar gjithe jeten e tij Krishtit e Kishes se Krishtit! Kuptohet, ne mendjet tuaja ai eshte Gogoli me 100 koke qe i ha shqiptaret sa here qe hap gojen.
Mosha nuk eshte garanci per "burreri, urtesi", sinqeritet, drejtesi, miresi... E njejta vlene edhe per qenjen besimtar apo besimtar ortodokse -I ri apo i moshuar
Perndryshe, une askund nuk e shpalla Irinej si kryeurrejtesin serb te shqipetareve, por vetem e permenda urrejtjen qe ka shprehur vazhdimisht, kur eshte prononcuar ne lidhje me Kosoven, qe nuk dallon nga ajo e nacionalizmit dhe fashizmit modern te Serbise zyrtare dhe jozyrtare.
Per ate nese patriku i serbeve duhet apo jo te deklarohet ashtu sic deklarohet ky dhe deklarohen shumica e prijesve fetar te Serbise, mund te diskutohet. Por, une ketu nuk po e vleresoj pastorin apo besimtarin ortodoks me perkatesi Serbe, por kryesisht apo ekskluzivisht deklaratat e tij politike dhe propaganden e mirenjohur ne rrethanat, vendin dhe kohen qe ka ndodhur. Nese ti nuk ben dallim, eshte ceshtje e jotja.
Shprehimisht se thote...Shqip di te lexosh? Lexoje e rilexoje fjale per fjale intervisten e Patrikut. Ne cilin moment ai thote se Kosova eshte Serbi?
Kete e kam thene edhe ne nje postim te pare ne kete teme. Nje gje te tille as nuk ka nevoje ta thote. Sepse ai nuk eshte huligan futbolli te brohoras "Kosova eshte Serbi".
Eshte plotesisht e mjaftueshme dhe mjaft e qarte kjo:
"...Kosova dhe Metohija për ne serbët janë pjesa më e shenjtë, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë. Është zhvilluar kultura dhe ana jonë shpirtërore. Numri i madh i shenjtorëve që ne nderojmë në kishën tonë është nga kjo krahinë. Rezidenca e Patriarkanës Serbe faktikisht është në Pejë dhe i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë ne nuk mund ta pranojmë dhe ta kuptojmë."
Se bashku me propaganden plotesuese, per secilin serb dhe shqiptar qe i njeh raportet serbo-shqiptare dhe zhargonin e zakonshem te shprehjes se pretendimeve dhe propagandave te ndersjellta politike ne konfliktin mbi Kosoven eshte plotesisht e kuptueshme se per cfare behet fjale. Ai prononcim se bashku me propaganden tjeter, rolin e Irinejt dhe situata konkrete ne pergjithesi nuk lejojne asnje konkluzion tjeter, pervec atij qe e kam nxjerre une dhe e kane nxjerre shumica e shqipetareve, perfshi edhe kryeministrin aktual dhe kryeministrin e meparshem.
Nuk jam une apo nuk jemi ne qe kemi keqkuptuar dicka apo qe deshirojme te akuzojme pa te drejte Irinej per dicka qe nuk ka thene apo nuk ka menduar, por je ti ai qe ne kundershtim te plote me realietin rastin deshiron ta paraqesesh ne nje menyre te favorshme per ty personalisht -arsyjet i dine vete. Me rendesi eshte kuptimi pragmatik i kontekstit te gjithe situates.
Kur X dhe Y qe e njohin shume mire njeri tjetrin flasin p.sh. per mikun e tyre te semure Z, atehere nuk eshte e nevojshme qe te thone qarte se gjendja shendetesore e Z eshte perkeqesuar, per te kuptuar se per cfare behet fjale. Mjafton nese X i thote Y se "gjendja eshte keq". Tani vjen ti dhe pohon se X askund nuk ka thene(sqaruar) se gjendja shendetesore e Z eshte perkeqesuar. Me rendesi eshte se X dhe Y e kane kuptuar drejte dhe plotesisht njeri tjetrin, jo cfare ke kuptuar apo deshiron te kuptosh ti si vezhgues neutral apo me interesa te caktuara.
"...Rezidenca e Patriarkanës Serbe faktikisht është në Pejë dhe i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë ne nuk mund ta pranojmë dhe ta kuptojmë."Ne cilin moment ai thote se Kosova nuk duhet te ekzistoje si shtet i pavarur? Ne asnje rresht nuk ke per te lexuar ate.
Kjo eshte absolutisht e mjaftueshme per t'u kuptuar drejte, ashtu sic shte thene dhe menduar.
Interpretimet tjera jane te pavlefshme ose te deshiruara.
Nuk e thote vetem kete...Ai thote qe Kosova eshte toke e shenjte per POPULLIN serb pasi Kryepeshkopata e Kishes Orthodhokse ka qene ne Kosove ne shekuj e vazhdon te jete atje. Pasi historia e Krishterimit orthodhoks te popullit serb i ka fillesat e saj ne Kosove.
Po ta kishte thene vetem kete, edhe pse as kjo nuk do ishte e nevojshme dhe e duhur per situaten, pa shtuar edhe "...i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë ne nuk mund ta pranojmë" sigurisht se edhe reagimet do te ishin me "te buta".
As tentimi per fyerje te diskutuesve nuk t'ndihmon gje...Tani ju jeni aq te trashe, sa nuk kuptoni dallimin mes perspektives fetare, me perspektiven nacionaliste.
Cfare lidhje ka ketu Izraeli me pretendimet e njohura (dhe pergjithesisht te panuara nga te gjithe) territoriale dhe politike te Serbise zyrtare, jozyrtare dhe te shumices se serbeve ndaj Kosoves...?!Eshte njesoj si ata miliarda te krishteret e botes te thone: "Izraeli eshte Toke e Shenjte per ne te krishteret!" Kjo nuk do te thote se te krishteret duan t'ua marrin izraeliteve shtetin, as se nuk duan ti debojne nga Izraeli, thjeshte deshmon nje te vertete historike, qe ka qene e vertete per mijera vjet e do te jete e vertete deri ne fund te botes.
Irineji nuk po ligjeron ne emer te krishtereve dhe as ne emer te ortodokseve per historine, por ekskluzivisht ne emer te serbeve dhe Serbise, te cilet, sidomos ne vizita te tilla, edhe i perfaqeson. Pra, kemi te bejme me ritheksim te pretendimeve konkrete dhe aktuale qe edhe ne perditshmerine politike dhe diplomatike te dy vendeve (apo shteteve dhe popujve) kane efekte konkrete (shpesh negative). Jo me permendjen e thjeshte te fakteve apo pretendimeve historike.
Ne kete rast shembull me i perputhshem do te ishte konflikti izraelito-palestinez per Jerusalemin, jo shembulli qe ke zgjedhur ti.
Ngjashem shprehen edhe Nikolici, Dacici&Co. ndonjehere, kur ju duhet te jene me diplomatik, per interesa te Serbise...E te krishteret, ashtu si serbet, ashtu sic e ze Patriku me goje me pas kur e pyesin se cila eshte zgjidhja e problemit, ai thote: "serbet duhet te lejohen te rikthehen ne Kosove ne shtepite e tyre. Varret e tradita jone fetare nuk duhet te sulmohet e dhunohet nga shumica shqiptare por duhet respektuar." Nuk thote sic ju trillon mendja juaj e semure qe Patriku nuk njeh realitetin e Kosoves se pavarur apo sulmon interesat shqiptare. Perkundrazi, ai thjeshte kerkon te drejten e popullit serb qe te hyje e dale nga Kosova e te beje ritet e veta fetare pa u ndier te kercenuar e dhunuar nga shumica shqiptare qe eshte muslimane. Ashtu si ata miljarda te krishtere ne bote, kerkojne te njejten gje: te jene ne gjendje te vizitojne Izraelin e te bejne peligrinazhe ne ate vend per festat e ritet e tyre fetare!
Edhe ata thone se "duhet te kete zgjedhje te kenaqshme per te dyja palet", "te kthehen fillimisht 200.000 apo 250.000 serbe"...e pastaj "te jetojme ne paqe dhe respekt te ndersjellte". Dhe as keta nuk harrojne te permendin edhe varret, shtepite e djegura dhe kishat serb per te justifikuar pak me lehte kerkesat dhe pretendimet. Pra, nuk ka dallim esencial.
E thashe edhe me pare se konversacioni ne mes shqipetareve dhe serbeve eshte aq zhvilluar, sa qe shpesh nuk nevojiten as fjale, por vetem gjeste, per ta kuptuar drejte njeri tjetrin. Prandaj, leri keto perpjekje te kota per t'na shitur X per U.
P.S.
Natyrisht qe skandali nuk eshte aq i madh sa mund te behet ketu apo ne media te ndryshme. Por, mgjithate, eshte skandal dhe meriton te kritikohet.
Menyra dhe intenziteti i kritikes etj. jane ceshtje tjeter, dhe varen edhe nga platforma, reagimet etj.
Sidoqofte, mua nuk me ben aq pershtypje deklarata e tille e nje serbi, politikani te Serbise apo ne patrikut ne rolin e politikanit/diplomatit te Serbise. Arsyja kryesore dhe ndoshta e vetme pse kam diskutuar ne kete teme jane deklaratat dhe interpretimet e padrejta dhe te paarsyeshme te disa anetareve te forumit.
Krijoni Kontakt