Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 142
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ore mendjendritur, nese Patriku Irene do te ishte "ultranacionalist", "fashist", apo "antishqiptar", sic e quan ti, ai nuk do te ishte as besimtar i thjeshte orthodhoks, e jo me ati shpirteror i miliona besimtareve orthodhokse serbe ne Serbi e ne bote. Po te ishte i tille, ai nuk do te ishte as i ftuar ne Shqiperi, e as nuk do te pranohej si peshkop kanonik i Kishes. Nacionalizmi dhe fashizmi apo urrejtja e cdo forme, eshte helm per shpirtin e nje besimtari orthodhoks. Por ti nuk i di keto gjera, e as nuk do ti mesosh. Le te merremi me ato gjera qe i kupton radakja jote:

    Perse duhet te pranonte ftesen e te vinte ne Shqiperi Patriku serb, te vizitonte ate popull qe sipas teje dhe nje qerre me budallenj mes shqiptareve, ai i "urreka" kaq shume shqiptaret si popull?!
    Eshte ceshtje e kuptimit dhe interpretimit...
    Per dike e keqja eshte e mire dhe e mira e keqe.
    Vete fakti qe ti mendon ndryshe e une ndryshe, dhe kjo nuk ndodh vetem ne mes meje dhe teje, por edhe ne mes teje dhe shume tjereve, duhej te ishte i mjaftueshem per te kuptuar se shume gjera ne jeten njerezore, per te mos thene te gjitha, jane mjaft te varura nga kendveshtrimi dhe botekuptimi individual.
    Nje patrik serb ne jeten dhe postin e tij nuk e ka vetem nje rol strikt, qe do i pamundesonte cdo fleksibilitet te duhur ne perputhje me rrethanat, nevojen, kohen dhe vendin. Ne rolin e tij te "atit shpirteror te milione serbeve" apo te besimtarit te devotshem ortodoks ai patjeter mund te jete dashamires, me i mirekuptueshem dhe me i drejte dhe ne rast nevoje edhe mbrojtes i te drejtave te tjereve. Por posti i tij dhe vetekuptimi tradiconal i orthodoksise edhe si fe e kombit dhe shtetit, por edhe situatat dhe nevojat e ndryshme si rezultat i zhvillimeve njerzore etj. nuk i lejojne as nje patriku te tille lluksin, sidomos atij te kishes serbe jo, qe te kufizohet vetem apo kryesisht ne rolin e pastorit dhe besimtarit te devotshem. Ne kete kontekst, ne momentin kur ai ka pranuar nje post te tille, ai ka pranuar edhe role te tjera, varesisht nga rrethat, nevoja, koha dhe vendi, te cilat mund te jene me te peraferta me ate te politikanit, diplomatit, patriotit, luftetarit per te drejta te popullit te vete, perkrahseit te ambicjeve kombetare te popullit qe i takon e keshtu me radhe.
    Ftesa dhe pranimi i fteses jane ceshtje me teper formale dhe politike.
    Ketu nuk ka vend dhe nevoje per te diskutuar arsyjet e mundshme te fteses dhe pranimit te fteses. Megjithate, pas kesaj qe ndodhi, mund te thuhet se ftesa dhe pranimi i fteses duket se kane qene rast i mireseardhur per Irinej, per te ritheksuar propaganden fashiste serbe edhe ne Tirane.
    Urrejtja ndaj nje populli e nje patriku ortodokse nuk eshte pengese e patejkalueshme per te vizituar kishen ortodokse te udhehequr nga njerez dashamires ne kryeqytetin e atij populli dhe njekohesisht per ta shfrytezuar rastin per shprehjen apo riperseritjen e kesaj urrejtje permes propagandes se mirenjohjur serbe.
    Irinej e ka keqperdorur qellimin e mire te atyre qe e kane ftuar per propagande politike dhe nxitje eventuale te konflkiteve nderfetare ne Shqiperi dhe shqiptari.

    Nese kish urrejtje, ai nuk e pranonte ftesen, e nuk vinte fare ne Shqiperi, pasi sic ua zura ne goje me lart, vizita e tij ne Shqiperi nuk eshte pritur mire si nga kokepalaret e kokeboshet e nacionalizmit shqiptar, ashtu sic nuk eshte pritur mire edhe nga kokepalaret e kokeboshet e nacionalizmit serb! Sic e sulmon ti si shqiptar Patrikun serb, ashtu e sulmojne edhe plot serbe ne Beograd e Serbi, se pse denjove qe shkove ne Tirane duke nderuar e njohur ne kete menyre shqiptaret e Kishen e tyre!
    Kjo s'ka logjike...
    Kritika ime ndaj dikujt apo nje veprimi nuk ka lidhje me kritiken e dikujt ndaj te njejtit person apo veprimit te njejte.
    Serbet nuk e kritikojen Irinej per ato arsyje qe e kritikova une, dhe qe jane te mbeshtura ne faktet te permendura, por ndoshta per shkak te qendrimit te tyre anti-shqiptar.
    Futja ne nje thes te njerezve qe s'kane lidhje me njeri tjerin, vetem pse merren me personin apo ceshtjen e njejte, eshte vetem tentim i rendomte i delegjitimimit dhe denigrimit te kritikes se drejte.

    Dhe kur je duke folur per Patrikun serb, je duke folur per nje burre te vetem te urte e te moshuar ne moshe, qe i ka dedikuar gjithe jeten e tij Krishtit e Kishes se Krishtit! Kuptohet, ne mendjet tuaja ai eshte Gogoli me 100 koke qe i ha shqiptaret sa here qe hap gojen.
    Cfare argumenti eshte ky...?!
    Mosha nuk eshte garanci per "burreri, urtesi", sinqeritet, drejtesi, miresi... E njejta vlene edhe per qenjen besimtar apo besimtar ortodokse -I ri apo i moshuar

    Perndryshe, une askund nuk e shpalla Irinej si kryeurrejtesin serb te shqipetareve, por vetem e permenda urrejtjen qe ka shprehur vazhdimisht, kur eshte prononcuar ne lidhje me Kosoven, qe nuk dallon nga ajo e nacionalizmit dhe fashizmit modern te Serbise zyrtare dhe jozyrtare.
    Per ate nese patriku i serbeve duhet apo jo te deklarohet ashtu sic deklarohet ky dhe deklarohen shumica e prijesve fetar te Serbise, mund te diskutohet. Por, une ketu nuk po e vleresoj pastorin apo besimtarin ortodoks me perkatesi Serbe, por kryesisht apo ekskluzivisht deklaratat e tij politike dhe propaganden e mirenjohur ne rrethanat, vendin dhe kohen qe ka ndodhur. Nese ti nuk ben dallim, eshte ceshtje e jotja.

    Shqip di te lexosh? Lexoje e rilexoje fjale per fjale intervisten e Patrikut. Ne cilin moment ai thote se Kosova eshte Serbi?
    Shprehimisht se thote...
    Kete e kam thene edhe ne nje postim te pare ne kete teme. Nje gje te tille as nuk ka nevoje ta thote. Sepse ai nuk eshte huligan futbolli te brohoras "Kosova eshte Serbi".
    Eshte plotesisht e mjaftueshme dhe mjaft e qarte kjo:
    "...Kosova dhe Metohija për ne serbët janë pjesa më e shenjtë, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë. Është zhvilluar kultura dhe ana jonë shpirtërore. Numri i madh i shenjtorëve që ne nderojmë në kishën tonë është nga kjo krahinë. Rezidenca e Patriarkanës Serbe faktikisht është në Pejë dhe i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë ne nuk mund ta pranojmë dhe ta kuptojmë."
    Se bashku me propaganden plotesuese, per secilin serb dhe shqiptar qe i njeh raportet serbo-shqiptare dhe zhargonin e zakonshem te shprehjes se pretendimeve dhe propagandave te ndersjellta politike ne konfliktin mbi Kosoven eshte plotesisht e kuptueshme se per cfare behet fjale. Ai prononcim se bashku me propaganden tjeter, rolin e Irinejt dhe situata konkrete ne pergjithesi nuk lejojne asnje konkluzion tjeter, pervec atij qe e kam nxjerre une dhe e kane nxjerre shumica e shqipetareve, perfshi edhe kryeministrin aktual dhe kryeministrin e meparshem.
    Nuk jam une apo nuk jemi ne qe kemi keqkuptuar dicka apo qe deshirojme te akuzojme pa te drejte Irinej per dicka qe nuk ka thene apo nuk ka menduar, por je ti ai qe ne kundershtim te plote me realietin rastin deshiron ta paraqesesh ne nje menyre te favorshme per ty personalisht -arsyjet i dine vete. Me rendesi eshte kuptimi pragmatik i kontekstit te gjithe situates.
    Kur X dhe Y qe e njohin shume mire njeri tjetrin flasin p.sh. per mikun e tyre te semure Z, atehere nuk eshte e nevojshme qe te thone qarte se gjendja shendetesore e Z eshte perkeqesuar, per te kuptuar se per cfare behet fjale. Mjafton nese X i thote Y se "gjendja eshte keq". Tani vjen ti dhe pohon se X askund nuk ka thene(sqaruar) se gjendja shendetesore e Z eshte perkeqesuar. Me rendesi eshte se X dhe Y e kane kuptuar drejte dhe plotesisht njeri tjetrin, jo cfare ke kuptuar apo deshiron te kuptosh ti si vezhgues neutral apo me interesa te caktuara.


    Ne cilin moment ai thote se Kosova nuk duhet te ekzistoje si shtet i pavarur? Ne asnje rresht nuk ke per te lexuar ate.
    "...Rezidenca e Patriarkanës Serbe faktikisht është në Pejë dhe i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë ne nuk mund ta pranojmë dhe ta kuptojmë."
    Kjo eshte absolutisht e mjaftueshme per t'u kuptuar drejte, ashtu sic shte thene dhe menduar.
    Interpretimet tjera jane te pavlefshme ose te deshiruara.

    Ai thote qe Kosova eshte toke e shenjte per POPULLIN serb pasi Kryepeshkopata e Kishes Orthodhokse ka qene ne Kosove ne shekuj e vazhdon te jete atje. Pasi historia e Krishterimit orthodhoks te popullit serb i ka fillesat e saj ne Kosove.
    Nuk e thote vetem kete...
    Po ta kishte thene vetem kete, edhe pse as kjo nuk do ishte e nevojshme dhe e duhur per situaten, pa shtuar edhe "...i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë ne nuk mund ta pranojmë" sigurisht se edhe reagimet do te ishin me "te buta".


    Tani ju jeni aq te trashe, sa nuk kuptoni dallimin mes perspektives fetare, me perspektiven nacionaliste.
    As tentimi per fyerje te diskutuesve nuk t'ndihmon gje...

    Eshte njesoj si ata miliarda te krishteret e botes te thone: "Izraeli eshte Toke e Shenjte per ne te krishteret!" Kjo nuk do te thote se te krishteret duan t'ua marrin izraeliteve shtetin, as se nuk duan ti debojne nga Izraeli, thjeshte deshmon nje te vertete historike, qe ka qene e vertete per mijera vjet e do te jete e vertete deri ne fund te botes.
    Cfare lidhje ka ketu Izraeli me pretendimet e njohura (dhe pergjithesisht te panuara nga te gjithe) territoriale dhe politike te Serbise zyrtare, jozyrtare dhe te shumices se serbeve ndaj Kosoves...?!
    Irineji nuk po ligjeron ne emer te krishtereve dhe as ne emer te ortodokseve per historine, por ekskluzivisht ne emer te serbeve dhe Serbise, te cilet, sidomos ne vizita te tilla, edhe i perfaqeson. Pra, kemi te bejme me ritheksim te pretendimeve konkrete dhe aktuale qe edhe ne perditshmerine politike dhe diplomatike te dy vendeve (apo shteteve dhe popujve) kane efekte konkrete (shpesh negative). Jo me permendjen e thjeshte te fakteve apo pretendimeve historike.
    Ne kete rast shembull me i perputhshem do te ishte konflikti izraelito-palestinez per Jerusalemin, jo shembulli qe ke zgjedhur ti.

    E te krishteret, ashtu si serbet, ashtu sic e ze Patriku me goje me pas kur e pyesin se cila eshte zgjidhja e problemit, ai thote: "serbet duhet te lejohen te rikthehen ne Kosove ne shtepite e tyre. Varret e tradita jone fetare nuk duhet te sulmohet e dhunohet nga shumica shqiptare por duhet respektuar." Nuk thote sic ju trillon mendja juaj e semure qe Patriku nuk njeh realitetin e Kosoves se pavarur apo sulmon interesat shqiptare. Perkundrazi, ai thjeshte kerkon te drejten e popullit serb qe te hyje e dale nga Kosova e te beje ritet e veta fetare pa u ndier te kercenuar e dhunuar nga shumica shqiptare qe eshte muslimane. Ashtu si ata miljarda te krishtere ne bote, kerkojne te njejten gje: te jene ne gjendje te vizitojne Izraelin e te bejne peligrinazhe ne ate vend per festat e ritet e tyre fetare!
    Ngjashem shprehen edhe Nikolici, Dacici&Co. ndonjehere, kur ju duhet te jene me diplomatik, per interesa te Serbise...
    Edhe ata thone se "duhet te kete zgjedhje te kenaqshme per te dyja palet", "te kthehen fillimisht 200.000 apo 250.000 serbe"...e pastaj "te jetojme ne paqe dhe respekt te ndersjellte". Dhe as keta nuk harrojne te permendin edhe varret, shtepite e djegura dhe kishat serb per te justifikuar pak me lehte kerkesat dhe pretendimet. Pra, nuk ka dallim esencial.

    E thashe edhe me pare se konversacioni ne mes shqipetareve dhe serbeve eshte aq zhvilluar, sa qe shpesh nuk nevojiten as fjale, por vetem gjeste, per ta kuptuar drejte njeri tjetrin. Prandaj, leri keto perpjekje te kota per t'na shitur X per U.



    P.S.
    Natyrisht qe skandali nuk eshte aq i madh sa mund te behet ketu apo ne media te ndryshme. Por, mgjithate, eshte skandal dhe meriton te kritikohet.
    Menyra dhe intenziteti i kritikes etj. jane ceshtje tjeter, dhe varen edhe nga platforma, reagimet etj.
    Sidoqofte, mua nuk me ben aq pershtypje deklarata e tille e nje serbi, politikani te Serbise apo ne patrikut ne rolin e politikanit/diplomatit te Serbise. Arsyja kryesore dhe ndoshta e vetme pse kam diskutuar ne kete teme jane deklaratat dhe interpretimet e padrejta dhe te paarsyeshme te disa anetareve te forumit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 02-06-2014 më 20:08

  2. #62
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Per kete arsyeje shqiptaret ortodoks jane me te rezzikeshme se ata kalotlik per mireqenien e shtetit shqiptar.
    Kisha ortodokse cdo here ka qene e kontrolluar nga ana e kishes Greke dhe asaj Serbe, dhe ky raport nuk ka per te ndryshuar kurre. Ishte e njejta kishe qe vrau Theodor Haxhi Filipin, eshte e njejta kisha qe sot sjell ne zemer te shtetit tone, krye armikun me te madhe te kombit tone, te ashtu quajturin Cetnik Irinej.
    Urrejtja serbe ndaj shqiptareve freymezohet prej klerikeve te tille, ndersa ne i pranojme , u hapim kufijte etj etj. Kjo i vjen njesoj sikur psh Osama Bin Laden kur ishte i gjalle te shkonte ne mes te New Yorkut dhe te bekonte qendern islamike atje. Ua merr mendaj qe amerikanet do te kishin hapur kufijte per te ose qendrat e krematoriuimit per te ?!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  3. #63
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Fluturoj, fluturoj, fluturoj.....magariiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii !!!

    Nepermjet te FESE percillet gjithecka......mos harroni !, nuk do te ndryshojne kesisoj ceremoniale rrenqethese, shpirteprekese, lotesjellese, realitetin e hidhur per neve, se BABA i politikes serbe ndaj shqiptareve eshte kisha orthodokse. Shtete orthodokse nuk DIJN te bejne politik jashta kontekstit FETARE.....thjeshte, nuk kane tradit te tille (tash 100 vjet jane te LIRE nga sundimi osman)....kush mendon se irani eshte shtet teokrat, nuk e njeh thjeshte serbine ose greqine....dallimin e ben vetem dinakeria ne diplomaci....

    Kryeja e kishes serbe eshte njekohesisht edhe kryeja e politikes serbe. Me sa llogjike republika jona e pranon pa asnje rrezerve kryepopin serb ne territorin e vet ???, kushtezonja, oooooo qenefa te semes, kushtezonja nese ardhja e tije qenka e domosdoshme per shqiptaret tone orthodoks....DON ME ARDHE zoteri irinej ???....atehere eja, kryeje obligimin fetare, dhe mbaja....PA DEKLARATA POLITIKE.....kisha orthodokse shqiptare ka nevoje, dhe kete URGJENTE, per autonomi ne vehte, dhe NDIHMA e vetme e sinqerte nuk ka me i ardhe nga serbia e greqia, por EKSKLUZIVIKISHT dhe VETEM nga vet shqiptaret.....po perseritem, CENTRALIZIMI i fuqise eshte vdekje e cdo sistemi, me centralizim ne kete kontekst per kishen orthodokse shqiptare nenkuptohet synymi nga beogradi e athina.........pra, kujdes, jo beogradi ose athina, por TIRANA, dhe vetem tirana.....

    tung
    albanish by nature

  4. #64
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Per kete arsyeje shqiptaret ortodoks jane me te rezzikeshme se ata kalotlik per mireqenien e shtetit shqiptar.
    Kisha ortodokse cdo here ka qene e kontrolluar nga ana e kishes Greke dhe asaj Serbe, dhe ky raport nuk ka per te ndryshuar kurre. Ishte e njejta kishe qe vrau Theodor Haxhi Filipin, eshte e njejta kisha qe sot sjell ne zemer te shtetit tone, krye armikun me te madhe te kombit tone, te ashtu quajturin Cetnik Irinej.
    Urrejtja serbe ndaj shqiptareve freymezohet prej klerikeve te tille, ndersa ne i pranojme , u hapim kufijte etj etj. Kjo i vjen njesoj sikur psh Osama Bin Laden kur ishte i gjalle te shkonte ne mes te New Yorkut dhe te bekonte qendern islamike atje. Ua merr mendaj qe amerikanet do te kishin hapur kufijte per te ose qendrat e krematoriuimit per te ?!!

    GV_USA

    Jo shqiptaret, POR KISHA.....sidomos kur ne krye te saje ke grek ne njeren ane, e serb ne anen tjeter qe vijne ti bekojne kishat e rreja......pikerisht pra KONTROLLI....dhe jo cdo here, por me shembjen e sistemin politik para 100 vjet kisha orthodokse vetem se i hapi prap tentaklat e saja politike qe brenda sistemit osman i ka patur thjeshte te mbledhura dhe te futura ne prapanicen e vet......nese shqiptareve tane orthodoks nuk ju teket ta marrin kontrollin ne duart e veta, por i lane serbe e greke te jav drejtojne punet, duhet me e dijte se ka gjasa ato tentakla jo te jav futim prap ne prapanice, por edhe te jav shkurtojme, qe te mbijne tentakla taze, te rreja, por kesaj rradhe shqiptare.....

    Nuk duhet harruar, se ekzistenca e kishes serbe, greke, rrusse, rumune, bugare etj.....nuk eshte prodhim i nje programmi hyjnore nga vet dora e Krishtit, por thjeshte pjelle e drejtperdrejte e fuqise faktive te kishave rajonale......ku ka dhjetra te tilla, ku eshte arsyeja pse mungojka e jona ???, po tek forca politike......nuk kemi ne cojones, e duhet me i mare ne "rent" te serbeve ose grekerve ???....pos fukarallek, cka ti thuash kesaje ???.....eshte pra nje pjelle e drejtperdrejte e fukarallekut tone, ndash material, ndash mental....turp !
    albanish by nature

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Irinej ngjan me choncita ,njeri me lekur e shpirt djalli


  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Tirana dhe Prishtina në këmbë kundër kryepeshkopit serb, Berisha e shpall armik, Rama e sulmon ashpër, tension !



    Deklarata e kryepeshkopit serb në Tiranë, Tij Irinej, se Kosova është e shenjtë për Serbinë, ka ndezur në debate, polemika, akuza dhe kundërakuza, Tiranën dhe Prishtinën.
    Menjëherë pas deklaratës provokuese dhe të rëndë të kryepeshkopit serb kanë ardhur reagime të ashpra nga krerët e politikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me përfaqësuesit e kishës, mes të cilëve edhe Patriarku serb Irinej, Kryeministri Edi Rama, ka shprehur pakënaqësinë lidhur me deklaratat e Patriarkut serb, duke deklaruar se futja e opinioneve politike të tij, në mesin e një feste fetare për shqiptarët, ka qenë krejt e padëshiruar. Kreu i qeverisë pohoi se komunitetin ortodoks, si çdo komunitet tjetër fetar, nuk e bashkon etnia, por besimi në Zotin pa kufij, ndaj dhe nuk duhet as ta ndajnë kufijtë etnikë e as, aq më pak, ta përfshijnë në debate të së shkuarës për kufijtë etnikë, vetë njerëzit e fesë. Për më tepër, ka thënë kryeministri, askush që vjen në Shqipëri si përfaqësues i një feje, nuk duhet të harrojë se ky është vendi ku bashkëjetojnë në harmoni komunitete të ndryshme fetare dhe ky vend multifetar duhet respektuar nga çdo vizitor, siç respekton çdo vizitor. Fakti që autoritetet më të larta të shtetit ishin mbledhur dje, për të respektuar komunitetin ortodoks dhe kremtuar bashkë me të Katedralen e re, ishte shprehja tradicionale e respektit që ka në këtë vend për çdo fe, e çdo komunitet fetar, mësohet të ketë thënë Rama. “Shqipëria është vendi më i gabuar për deklarata, si ato të Patriarkut serb. Pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, ky debat thjesht nuk ekziston më dhe deklaratat në fjalë”, ka deklaruar Rama.

    Berisha e shpall armik

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetit social Facebook, pas shenjtërimit të Katedrales "Ngjallja e Krishtit". Në reagimin e tij, Berisha e ka cilësuar patriarkun serb Irinej si armik të egër të shqiptarëve. Sipas Berishës, Irinej është një ultranacionalist që i ka duart të lyera me gjak antishqiptarësh, prandaj nuk duhet të ishte ftuar në këtë ceremoni. “Të dashur miq, duke vlerësuar si historike në jetën shpirtërore të kombit tonë shenjtërimin e katedrales "Ngjallja e Krishtit", natyrisht dënoj si deklaratën e Irinej, këtij armiku të egër të shqiptarëve që nuk duhej të ftohej kurrsesi në Tiranë, ashtu dhe aktet provokuese të ulëta të suitës së huliganëve serbë që e shoqëronin atë. Por këto akte nuk duhet të zbehin apo të përbaltin rëndësinë historike që ka për kishën tonë ortodokse autoqefale shenjtërimi i katedrales "Ngjallja e Krishtit". Ultranacionalisti Irinej, që ka duar dhe shpirt të lyer me gjak shqiptaresh, i cili kurrsesi nuk duhej ftuar, me deklaratat e tij, dhe huliganët që e shoqëronin me aktet e tyre, dëshmuan se kanë ardhur me qëllim pikërisht ta shndërrojnë këtë akt të madhërueshëm hyjnor në një akt sherri të turpshëm”, shprehet Berisha. Ish-kryeministri ka dënuar me ashpërsi deklaratën e kryepeshkopit serb. “Duke dënuar me ashpërsi deklaratën e kryepeshkopit Irinej, ftesën e tij në këtë ngjarje të shenjtë për shqiptarët si dhe rrugaçërinë e suitës së tij, shpreh dhe një herë urimin tim më të përzemërt për të gjithë besimtarët ortodoks shqiptarë për këtë ngjarje të madhe në historinë shpirtërore të kombit tonë. Mesa duket Edi Rama ka zgjedhur kryepeshkopin Irinej si nun të vizitës së tij në Beograd, 5 herë të shtyrë deri tani nga pala serbe. Unë ftoj miqtë e mi të mos konfondojnë aktet primitive të Kryepeshkopit Irinej dhe huliganëve që e shoqëronin me aktin e madhërishëm e hyjnor të shenjtërimit të katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, një akt historik për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan ai.

  7. #67

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Per kete arsyeje shqiptaret ortodoks jane me te rezzikeshme se ata kalotlik per mireqenien e shtetit shqiptar.
    Kisha ortodokse cdo here ka qene e kontrolluar nga ana e kishes Greke dhe asaj Serbe, dhe ky raport nuk ka per te ndryshuar kurre. Ishte e njejta kishe qe vrau Theodor Haxhi Filipin, eshte e njejta kisha qe sot sjell ne zemer te shtetit tone, krye armikun me te madhe te kombit tone, te ashtu quajturin Cetnik Irinej.
    Urrejtja serbe ndaj shqiptareve freymezohet prej klerikeve te tille, ndersa ne i pranojme , u hapim kufijte etj etj. Kjo i vjen njesoj sikur psh Osama Bin Laden kur ishte i gjalle te shkonte ne mes te New Yorkut dhe te bekonte qendern islamike atje. Ua merr mendaj qe amerikanet do te kishin hapur kufijte per te ose qendrat e krematoriuimit per te ?!!

    GV_USA
    Shqiptaret ortodoks jane nga me patriotet dhe i kane dhene ketij vendi e kesaj toke aq sa sera jote dhe e myslove te tu nuk ka per t'i dhene kurre. Mos i fut te gjithe ne nje thes pse lexon 2-3 veta qe ju jane errur syte nga fanatizmi fetar. Nje gje me ben pershtypje me ju myslimanet e jashte Shqiperise sidomos ju te FYROM-it. Keni zakon te gjykoni shume ate qe ndodh ne Shqiperi dhe ne pjesen me te madhe me fene qe nuk i perkisni. Dhe mbani ne dore "flamurin" e shqiptarise megjithese as shqipen nuk e flisni ne menyre te rregullt e gjysma e fjaleve jane ose sllavisht ose turqisht. Jane me qindra mijera ortodoks anembane Shqiperise. Dhe jane keta ortodokse qe mundesuan shkeputjen e Shqiperise nga Turqia dhe fale punes se tyre patriotike u hapen shkollat e para ne gjuhen shqipe e u rizgjua kujtesa kombetare per te kaluaren tone. Te ishte per turkoshat e tu ne historia do na kishte filluar kur erdhi Sulltan Murati ne keto toka. Lerja ortodokseve shqiptare ta zgjidhin lemshin. E kane treguar ne histori qe jane nga pjesa me patriotike e ketij populli.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    xfiles (04-06-2014)

  9. #68
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    pasi ftojme "miqte" per sebep, kuptojme qe I "ashtequajturi" eshte serb
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. #69
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Kam pershtypjen se ju ose nuk e kuptoni ose nuk doni ta kuptoni qe ata mijra besimtare aty nuk erdhen per patriarkun serb,por per te pare dhe per tu lutur ne ate katedrale madheshtore qe zbukuron Tiranen dhe gjithe Shqiperine.Nuk mund te perdoret prania e patriarkut serb per te zbehur madheshtine e asaj dite.

  11. #70
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Kam pershtypjen se ju ose nuk e kuptoni ose nuk doni ta kuptoni qe ata mijra besimtare aty nuk erdhen per patriarkun serb,por per te pare dhe per tu lutur ne ate katedrale madheshtore qe zbukuron Tiranen dhe gjithe Shqiperine.Nuk mund te perdoret prania e patriarkut serb per te zbehur madheshtine e asaj dite.

    03 Qershor 2014 - 15:34 | LAJME

    TRANSLATE

    Nikolas Gejxh në shenjtërimin e Katedrales në Tiranë. Nuk rezulton në sistemin TIMS


    TIRANË- Në shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë ka qenë i pranishëm edhe një prej përfaqësuesve të mbrojtjes së etnisë greke, Nikolas Gejxh, i cili nuk ka kursyer edhe qëndrimet antishqiptare. Në fotot e publikuara sot në media duket qartë se ultranacionalisti Gejxh ndodhet në krah të Vasil Bollanos, ish-kryebashkiaku i Himarës.

    Por, zyrtarisht nuk rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në vitin 2014. News 24 ka siguruar të dhënat e sistemit TIMS, që verifikojnë hyrje-daljet e shtetasve në Shqipëri. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se Nikolas Gejxh, ka hyrë për herë të fundit në Shqipëri në janar të vitit 2005.

    Shtetasi amerikan Nikolas Gejxh është regjistruar në sistemin TIMS në datën 19 janar në ora 17:22 dhe ka dalë të nesërmen 20 janar, në orën 13:44, duke qëndruar në Shqipëri më pak se 24 orë.
    Nuk dihet pse hyrja e tij e fundit nuk është regjisruar në sistemin TIMS, ndërkohë që fotot e bëra publike e vërtetojnë më së miri praninë e tij në Shqipëri, së paku në datën 1 qershor 2014, ditën e shënjtërimit të Katedrales së re Ortodokse.

    Reagon MB
    Ministria e Brendshme (MB) reagoi duke sqaruar se Nikolas Gejxh është regjistruar në sistemin TIMS.

    “Nga verifikimet e kryera rezulton se NICHOLAES GAGE, (emri ne anglisht) me nënshtetësi amerikane ka hyrë në Shqipëri në datë 31.05.2014, i ardhur nga Greqia dhe është larguar në datë 02.06.2014. Ai u është nënshtruar të gjitha rregullave standarte të kontrollit dhe regjistrimit të shtetasve, përfshirë edhe regjistrimin në sistemin TIMS”, citon zyra e shtypit të ministrisë së Brendshme.

    Ministria e Punëve të Brendshme siguron më tej opinionin publik se sistemi i kontrollit dhe regjistrimit të personave në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar të vendit është i sigurt dhe procedurat standarde të ndjekura nga strukturat përkatëse të policisë janë të verifikueshme në çdo rast.

    Emri i publikuar nga MB nuk figuron serish ne TIMS
    Pas reagimit te Ministrise se Brendshme, BalkanWeb ka kryer një kërkim në sistemin TIMS me emrin që MB ka cituar dhe sërish nuk rezulton që personi me emrin NICHOLAES GAGE të jetë regjistruar me këtë emër. Madje vihet re se në regjistrimin e fundit në anglisht ne dokumentet qe publikon BalkanWeb, emri shkruhet NICHOLAS dhe jo NICHOLAES sic pohon së fundmi ministria e Brendshme.


    Dokumentet e TIMS
    Aleanca Kuq e Zi deklaron se “terroristi grek shoqërohej në këtë ceremoni nga kreu i Omonias, Vasil Bollano”. Aleanca Kuq e Zi bën përgjegjëse qeverinë që sipas saj, lejon të vijnë në Shqipëri persona të skeduar si terroristë.

    “Gejxh kërkon çlirimin me armë të Himarës. Qeveria lejoi terroristët të vijnë në Shqipëri. Në fotot që disponojmë, ka edhe eksponentë antishqiptarë”, thuhet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi.

    I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i PDIU-së, e cila e konsideron ftesën e këtyre personave një fyerje të rëndë kombit.

    “Kushdo nga organizatorët që mendon se Gejxh dhe Bollano përfaqësojnë ortodoksët shqiptar tregon se nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët që janë më shumë se 90% e ortodoksëve në vend. Ata duhet të përgjigjen se me çfarë cilësie është ftuar Gejxh, i cili nuk njihet si figurë fetare, veçse si figurë antishqiptare. Kjo është një fyerje e rëndë që i bëhet kombit tonë dhe në veçanti ortodoksëve shqiptarë”.

    PDIU më tej dënon, gjithashtu, me ashpërsi deklaratat e Patriarkut serb Irinej. “Edhe njëherë e tregoi veten si pararoja e nacionalizmit shovinist serb, shumë larg të qenit një njeri i Perëndisë. Kur flitet për figura fetare nganjëherë është e vështirë të përcaktohet se çfarë është më e rëndë: provokimi apo mashtrimi. Deklaratat e Patriarkut Serb Irinej nuk janë thjesht një provokim në zemër të Tiranës, por mbi të gjitha janë mashtrime. Ai, i dehur nga një historiografi nacionaliste, që paraardhësit e tij e qepën me kujdes, deklaroi nga Shqipëria se objektet e kultit në Kosovë janë pjesë e identietit serb. Bëhet fjalë për ato objekte kulti, të fesë ortodokse, që në masë janë të ndërtuara nga shqiptarët ortodoksë para dhe gjatë mesjetës. Ato mbeten një dëshmi e patjetërsueshme e shqiptarësisë së Kosovës, po aq sa çdo element tjetër i kësaj krahine.

    Ne jemi krenar që kombi shqiptar i ka vërtetuar fqinjëve se feja mund të përdoret si element bashkimi dhe frymëzimi dhe jo si element përçarjeje. Ndonëse dje, fatkeqësisht, nuk u dëgjua në asnjë moment të flitej për kombin dhe ortodoksë shqiptarë, por vetëm për Ortodoksët në Shqipëri, ne i bëjmë të ditur Irineut, Gejxhit dhe kujtdo që mendon si ata, se shqiptarët, pa dallim feje, si ortodoksë, si katolikë, si mysliman, si bektashinj, kanë dhënë jetën e tyre për të mbrojtur Atdheun. Ashtu sikurse në luftën e Kosovës, krahas të gjithë bashkëkombësve u rreshtuan edhe ortodoksë si legjendari Komandant Teli, Lefter Koxhaj, që dha jetën për të çliruar atë pjesë të Shqipërisë. Prandaj, ajo që Irineu, Gejxh dhe asnjë tjetër nuk dëgjuan dje, do të duhet të përsëritet sot nga çdo shqiptar: Shqiptarët Ortodoksë, që përbëjnë tërësinë e Ortodoksëve në Shqipëri, janë të bashkuar me të gjithë pjesën tjetër të kombit, për t’i thënë një herë e mirë mjaft tentativave të atyre fqinjëve që nuk e fshehin shovinizmin në çdo deklaratë”, thuhet në deklaratë.

    Dokumentet e TIMS
    KUSH ESHTE NIKOLAS GEJXH
    Kujtojmë se Nikolas Gejxh përfaqëson një nga lobuesit më të fuqishëm në SHBA, deklaratat e të cilit gjithmonë janë shoqëruar me kundërshti dhe tensionim të situatës politike mbarëshqiptare. Në vitin 1994 Gejxh u shpall person “non grata” nga qeveria e Berishës së asaj kohe, ndërkohë që marrëdhëniet u përmirësuan vetëm pas disa vitesh.
    gejxh
    (m.a/BalkanWeb)


    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ms-193074.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •