Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 142
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Emri:  flamuri.jpg

Shikime: 2120

Madhësia:  120.6 KB

    Flamuri serb ka valuar në mes të Tiranës, ndërkohë që nga kryeqyteti i shqiptarëve, Kryepeshkopi serb, Irinej, ka thënë se “Kosova është dhe do të jetë serbe”.


    Gjithçka ka ndodhur sot gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, e ku, tok me Krepeshkopin serb, kanë marrë pjesë gjithë lidershipi institucionalë e politikë i Tiranës.

    Ky lirisht mund të quhet si provokimi i radhës që vjen nga shteti amë, apo thënë më mirë pakujdesia e radhës e Tiranës ndaj ndjenjave të kosovarëve; diçka që ndodh vazhdimisht, diçka që përsëritet kohë pas kohe - herë nga ndonjë televizion, herë nga një parti politike, nga ndonjë kryetar bashkie...

    Të kujtojmë se vite më parë, Goran Bregovic mori Çelësin e Tiranës, Kumbar i bashkimit të PS’së dhe LSI’së ishte Ish-Presidenti serb, Boris Tadic, pak javë më parë shqiptarët në Tiranë u harbuan me Zdravko Colicin.

    Por kulmi ishte ceremonia e sotshme shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

    Pse duhet ftuar në një ceremoni kaq të rëndësishme për komuniteti ortodoks shqiptar një fashist serb sic është Kryepeshkopi serb, Irinej?

    Si mundet që i gjithë lidershipi shqiptar; nga Presidenti Nishani, Kryeministri Rama, Kryeparlamentari Meta dhe lideri i opozitës, Basha, të marrin pjesë në këtë ceremoni dhe t’ia puthin dorën Irinejt?

    Kush ua lejoi atyre të rinjve të valojnë flamurin serb dhe të hedhin parulla kundër shqiptarëve?

    Ky po që është një provokim.

    Ky po që është një turp i Shtetit Shqiptar.

    http://www.gazetaexpress.com/lajme/a...in-serb-18137/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Kta jan politikan jo prifterinj
    Turp per ata shqiptar qe i shkojne nga pas ketyre plehrave

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Ish kryeministri Sali Berisha thotë se shenjtërimi i katedrales sot në Tiranë, është ngjarje e madhe për të gjithë besimtarët që besojnë në Zot.

    Emri:  hqdefault.jpg

Shikime: 766

Madhësia:  18.0 KB

    “Te dashur miq, sot Patriarku ekumenikal i Patriarkanes se Konstandinopojes ( Stambollit ) Bartholomeu i Pare, ne prani te mijera besimtareve ortodokse shqiptare, udheheqesve me te larte te besimit ortodoks te Shqiperise dhe te shume vendeve te botes, shenjteroi ne Tirane katedralen "Ngjallja e Krishtit". Kjo eshte nje ngjarje e madhe per besimtaret tane ortodokse por dhe per te gjithe shqiptaret besimtare te Zotit, arritje historike ne konsolidimin e autoqefalise se kishes tone ortodokse si keshtjelle e perjetshme e besimit ortodoks shqiptar.

    Me kete rast te dashur miq le te shprehim ne urimin me te perzemert per vellezerit tane te besimit ortodoks dhe mirenjohjen tone te thelle per udheheqesit e ketij besimi dhe te gjithe ata qe ndihmuan ne ngritjen e ketij tempulli qe aq shume misheron vete jeten e Jezusit, Krishtit mbret. Gezuar!! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

    http://www.gazetaexpress.com/lajme/b...-ne-zot-18174/
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 01-06-2014 më 16:47
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Marku:Shenjtërimi i Kishës Shqiptare s'mund të bëhet nga një serb

    Emri:  thumbnail.php?file=marku_504998691.jpg

Shikime: 695

Madhësia:  2.1 KB

    Flet At Nikolla Marku. Ai për KosovaPress sqaron pse nuk mori pjesë në ceremoninë e Shenjtërimit të Katedrales Ortodokse. Thotë se shenjtërimi i Kishës Shqiptare nuk mund të bëhet nga një serb dhe një grek.

    Në një bisedë telefonike për KosovaPress, At Nikolla Marku sqaron lajmet e publikuara në emër të tij se është dëbuar nga ceremonia e Shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, që u mbajt sot në Tiranë.

    Ai thotë se nuk është penguar nga askush por ka qenë dëshira e tij, për të mos marrë pjesë në këtë ceremoni, pasi nuk pajtohet me këtë akt shenjtërimi të Kishës Shqiptare për faktin se është organizuar nga klerikë antishqiptarë.

    “Unë nuk jam penguar për të marrë pjesë në ceremoninë e Shenjtërimit të Katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’, as nuk kam marrë ftesë sepse ata e dinë që unë nuk u shkoj, sepse i kam thënë dhe më herët qëndrimet e mia kundër. Nesër në një konferencë për shtyp në orën 9:00 në Kishën e ‘Shën Mërisë’ në Elbasan unë do të shpjegoj edhe qëndrimin tim ndaj aktit të Shenjtërimit të Katedrales Ortodokse“ Ng jallja e Krishtit’ në Tiranë. Shenjtërim do të thotë përjetësim, si akt. Por kjo ceremoni duhet të ishte bërë jo nga individë antishqiptarë që e drejtojnë sot Kishën. Ky akt shenjtërimi nuk është i drejtë sepse u bë nga një njeri që nuk është shqiptar, kryepeshkopi Janullatos, i cili për më tepër thirri klerikë nga Greqia e Serbia. Për cfarë i thirri? Për të treguar se sa i fortë është, sa pushtete ka? Kryepeshkopi Irinej njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë, ndaj si mund të shenjtërojë një njeri i tillë Kishën Shqiptare, kur ai është armiku i shqiptarëve dhe nuk e njeh fare dhe nuk e do kombin shqiptar,” tha pasditen e sotme At Nikolla Marku, gjatë një bisede telefonike për KosovaPress.

    Qëndrimet e At Nikolla Marku kundër Kryepeshkopit Janullatos janë bërë publike edhe më herët, ku prifti shqiptar At Nikolla Marku është shprehur se Janullatos ndodhet në Shqipëri për interesat greke.

    http://lajmpress.com/top_lajme/33324.html
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    p...te shfryeni i thoni nje llafi

    i shkruani temat si u do qefi. Ku e pe irinej me flamurin serb? dhe keta qe kane dale atje, nuk kane bere ndonje gje te keqe. shko dhe ti ne beograd dhe dil me flamurin shqiptar

    Irinej: Kosova, e shenjtë për Serbinë ...nuk eshte e vertete? ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Korcar-L1 : 01-06-2014 më 18:33
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    p...te shfryeni i thoni nje llafi

    i shkruani temat si u do qefi. Ku e pe irinej me flamurin serb? dhe keta qe kane dale atje, nuk kane bere ndonje gje te keqe. shko dhe ti ne beograd dhe dil me flamurin shqiptar

    Irinej: Kosova, e shenjtë për Serbinë ...nuk eshte e vertete? ?
    Si nuk eshte e vertete...?!

    Irinej: Kosova, e shenjtë për Serbinë





    I ftuar në Tiranë për shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, së bashku me drejtuesit e tjerë më të lartë të fesë ortodokse, Patriarku i Serbisë, Irinej, në një intervistë ekskluzive për Top Channel komenton reagimet lidhur me vizitën e tij në Shqipëri.

    Duke iu referuar rolit të kishës serbe në marrëdhëniet e shtetit për çështjen e Kosovës, ai thekson se krahina e Kosovës është pjesa më e shenjtë për popullin serb.

    Në këto vise jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh, por kjo nuk është vetëm tani. Ne me shqiptarët kemi jetuar në shekuj. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme midis dy popujve tanë. Ato që po ndodhin në këto kohëra midis nesh, pra shkëputja e Kosovës dhe krijimi i një shteti të pavarur nga Serbia, ne na rëndon shumë. Kosova dhe Metohija për ne serbët janë pjesa më e shenjtë, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë. Është zhvilluar kultura dhe ana jonë shpirtërore. Numri i madh i shenjtorëve që ne nderojmë në kishën tonë është nga kjo krahinë. Rezidenca e Patriarkanës Serbe faktikisht është në Pejë dhe i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë ne nuk mund ta pranojmë dhe ta kuptojmë”, tha ai.

    Ne jemi të gatshëm që të gjejmë një zgjidhje të drejtë që të dyja palët të jenë të kënaqura. Nëse ne kemi jetuar me shekuj bashkë, pse të mos vazhdojmë të jetojmë përsëri bashkë. Një tjetër problem është se rreth 200-250 mijë serbë u është dashur që të lënë shtëpitë e tyre dhe të largohen nga Kosova dhe Metohija dhe nuk e kuptojmë pse ky popull nuk mund të kthehet në shtëpitë e veta, atje ku me qindra vjet kanë jetuar dhe të ketë një jetë normale midis dy popujve tanë”, tha patriaaku serb

    I pyetur se cila mund të jetë zgjidhja për këtë situatë, Patriarku Irinej ka theksuar se “E, para do ishte që t’i krijohet mundësia që të gjithë atyre të larguarve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të gjendet mënyra që të jetohet përsëri qetë në Kosovë. Ata kanë jetuar momente të vështira, shtëpitë e tyre janë djegur, pronat janë përvetësuar nga banorët shqiptarë dhe nuk i lejohet atyre që të kthehen në shtëpitë e tyre. Tani kemi marrë vesh që edhe shumë nga varret tona po humbasin apo po dëmtohen. Me përjashtim të disa vendeve që u ruajtën nga KFOR-i, pjesa tjetër janë të shkatërruara dhe të djegura. Serbët asnjëherë nuk kanë qenë armiqësor në raport me shqiptarët. Në 1912, kur Kosova u çlirua nga Turqia, asnjë shqiptar nuk u përzu nga Kosova dhe Metohia

    E në fund, në një mesazh për të gjithë popullin shqiptar, ai predikon për më shumë paqe dhe largimin e urrejtjes.

    Do t’i uroja të gjithë besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë që të jetonin një jetë prej besimtari, t’i nderojnë njerëzit e feve të tjera ashtu siç edhe fetë e tjera të nderojnë besimin tonë. Nëse jemi të krishterë dhe myslimanë të vërtetë, duhet të kuptojmë që mbi ne është i njëjti Perëndi dhe ne jemi fëmijët dhe populli i Perëndisë. Të largohet çdo urrejtje dhe jo tolerancë”, tha ai. /tch/
    http://www.telegrafi.com/lajme/irine...e-2-45657.html

    Perndryshe, ti tregoje dikush ketij serbi ulrafashist se Stambolli eshte gjithashtu rezidence e kishes ortodokse greke, gje qe nuk ka penguar as ekzistimin e Turqise, as te Greqise dhe njohjen e ndersjellte si shtete.
    Ceshtje tjeter eshte qe serbi parimisht nuk e ben hesap Kosoven dhe rrjedhimisht edhe nuk eshte i gatshem te pranoje dhe respektoje as pavaresine dhe shtetesine e saj.

  7. #7
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    e cfare ka ketu per tu cuditur?!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    FDSH: Konsideron tradhti kombetare ftesten e Kryepeshkopit te Serbise



    Fronti Demokristian Shqiptar duke përfaqësuar vlerat me te mira, tipike e tradicionale te krishterimit shqiptar si Kryepeshkop te fundit shqiptar te Kishës Ortodokse Shqiptare njeh, At Noli dhe ne vlerat e Katolike njeh vlera si At Gjergj Fishta, At Zef Pllumbi e mjaft te tjerë qe kane dhëne edhe jetën për kombin mbi te gjitha.

    Fronti Demokristian Shqiptar nuk e njeh Janullatusit si përfaqësues te Kishës Ortodokse Shqiptare dhe kërkon zëvendësimit e tij me një Kryepeshkop shqiptar.

    Ne e konsiderojmë thirrjen dhe pjesëmarrjen e Kryepeshkopit Ortodoks Serbe ne Ceremoninë e Katedrales ne Tirane tradhti kombëtare. Kryeministri i Shqipërisë me ketë ftese ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë, sigurinë kombëtare dhe ka cenuar sovranitetin e Shqipërisë.

    Kisha ortodokse serbe ka mbrojtur gjithmonë tezat nacionaliste te Serbisë se Madhe dhe gjithmonë ka bere një politike kundër shqiptareve dhe Kosovës. Madje, Kisha Ortodokse Serbe vazhdon me parullat se Kosova është Serbi.

    FDSH, i vetmi Fronti Demokristian Shqiptar e konsideron Katedralen e Tiranes, një qendër te politikave antishqiptare e pro greke e Serbe. Ajo Katedrale nuk është e nuk ka për te qene kurrë e shqiptareve për sa kohe ne krye te saj është një grek i cili mbështet hapur politikat antishqiptare e pro Vorio e Epiriote. Te gjithë Kujtojmë ngjarjet e freskëta te Përmetit ne te cilët erdhën edhe politikane greke e deputet greke si dhe presionet e drejtpërdrejta te Athinës kundër vendimmarrjes te sistemit te drejtesise shqiptare.

    http://botasot.info/shqiperia/303241...it-te-serbise/

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    nuk ka ngelur neperke pa hedhur helm sot.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    e cfare ka ketu per tu cuditur?!
    Asgje...
    Postimi kishte lidhje me mohimin nga ti te deklarates se Irinejt, jo me ndonje befasi.

    Ai ne menyren me te qarte e ka formuluar dhe theksuar qendrimin e tij dhe pretendimet e zakonshme te Serbise ndaj Kosoves:

    "...Kosova dhe Metohija për ne serbët janë pjesa më e shenjtë, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë. Është zhvilluar kultura dhe ana jonë shpirtërore. Numri i madh i shenjtorëve që ne nderojmë në kishën tonë është nga kjo krahinë. Rezidenca e Patriarkanës Serbe faktikisht është në Pejë dhe i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë ne nuk mund ta pranojmë dhe ta kuptojmë”, tha ai.

    Me qarte nuk mund te thuhet nga nje person ne poziten e tij gjate nje qendrim ne kryeqytetin e shqipetareve.
    Ai nuk mund te brohoras "Kosovo je Srbija!"

    Si do ta perktheje ti deklaraten e Irinejt, nese jo si ritheksim i pretendimeve te njohura nacionaliste serbe per qenjen e Kosoves si vend i shenjte per serbet dhe per kete arsyje edhe i pashkeputshem nga Serbia apo pjese e pandashme e Serbise?!
    Se bashku me propaganden absolutisht te paqendrueshme per kinse perndjekjen e 250.000 serbeve nga Kosova dhe pervetesimin e pronave te tyre nga shqipetaret, nuk ndryshon asnje milimeter nga pretendimet e zakonshme te ultranacionalisteve dhe fashisteve tjere serbe. Eshte vetem nje perseritije ne mes te Tiranes.

    Ceshtje tjeter eshte fakti se asnje realist, as une, nuk do te prisje qendrime dhe deklarata shume me te ndryshme nga ky person apo nga pothuajse cdo serb i qarqeve klerikal-fashiste te Serbise, te cilat kane qene edhe promotore kryesore te luftrave te fundit ballkanike, duke filluar ne Kroaci e Bosnja dhe perfunduar ne Kosove.

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •