Close
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 142
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Nje thenie popullore thot; "...mire qe ra kjo Mortja, e u pame...". "Mortje" (Skandale) te tilla, qe kane te bejne me qeshtjen Shqiptaro-serbosllavo-greke, duhet te ndodhin ndoshta me shpesh, ne mynyre qe vetedija e jone, e sidomos e nje pjese te konsideruar te popullit ne Shqiperi, te vetedijesohet me teper....

    Qemoti kam pershtypjen se, jemi populli me i keq e me injorant fetar....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sami Hyseni : 02-06-2014 më 14:12

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Berisha: Irinej, armiku i egër i shqiptarëve



    Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka dënuar deklaratën e Patriarkut Irineu të Kishës Ortodokse të Serbisë.

    Berisha ka thënë se Irinej nuk duhej të ftohej kurrsesi në Tiranë ashtu dhe aktet provokuese të ulta të suitës se huliganeve serb qe e shoqëronin atë.
    Më tej Berisha ka thënë se mesa duket Edi Rama ka zgjedhur kryepeshkopin Irinej si nun të vizitës së tij ne Beograd, 5 herë të shtyre deri tani nga pala serbe.

    Te dashur miq, duke vlerësuar si historike ne jetën shpirtërore te kombit tone shenjtërimin e katedrales "Ngjallja e Krishtit", natyrisht dënoj si deklaratën e Irinej, këtij armiku te egër te shqiptareve qe nuk duhej te ftohej kurrsesi ne Tirane, ashtu dhe aktet provokuese te ulta te suitës se huliganeve serb qe e shoqëronin atë. Por këto akte nuk duhet te zbehin apo te përbaltin rendësin historik qe ka për kishën tone ortodokse autoqefale shenjtërimi i katedrales "Ngjallja e Krishtit".


    Ultranacionalisti Irinej, qe ka duar dhe shpirt te lyer me gjak shqiptaresh, i cili kurresesi nuk duhej ftuar, me deklaratat e tij, dhe huliganet qe e shoqëronin me aktet e tyre, deshmuan se kane ardhur me qellim pikërisht ta shndërrojnë ketë akt te madherueshem hyjnor ne një akt sherri te turpshëm.

    Duke dënuar me ashpërsi deklaratën e kryepeshkopit Irinei, ftesën e tij ne këtë ngjarje te shenjte për shqiptaret si dhe rrugaçërinë e suitës se tij, shpreh dhe një here urimin tim me te përzemërt për te gjithë besimtaret ortodoks shqiptare për këtë ngjarje te madhe ne historinë shpirtërore te kombit tone. Mesa duket Edi Rama ka zgjedhur kryepeshkopin Irinej si nun te vizitës se tij ne Beograd, 5 here te shtyre deri tani nga pala serbe.

    Une ftoj miqte e mi te mos konfondojne aktet primitive te Kryepeshkopit Irinej dhe huliganeve qe e shoqëronin me aktin e madhërishëm e hyjnor te shenjtërimit te katedrales "Ngjallja e Krishtit" ne Tirane, nje akt historik për Shqipërinë dhe shqiptaret
    ”, ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

    http://botasot.info/shqiperia/303449...i-shqiptareve/
    ...dhe ti, (saliovic-it i drejtohem, jo ty antiproanti) do na tregosh tani per krimet ndaj shqiptareve te Kosoves nga kriminelet serrb, qe kan duart e lyera me gjak....hipokrit i poshter!!!!!

  3. #43

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    per tu cuditur eshte fakti qe ky ''zoterija'' i ngateron pak gjerat sipas deshires se tij.Politika eshte politike dhe feja fe.Nuk kane lidhje me njera- tjetren.
    Ti nuk cuditesh qe ky thote qe ne kemi jetuar shume mire me popullin kosovar,qe interesohet per ca jevgj serb qe paskan ikur nga tokat shqiptare mbas pavaresise se Kosoves,ndersa per mijera shqiptare,midis tyre gra e femije te vrare nga qelbesirat serbe ky nuk mer mundimin te kerkoje te pakten falje, si fetar qe eshte.
    Mos ngaterroni besimin me perkatesine.
    Po ia kaloni dhe atyre qe i quani ''islamiste''.
    Patriku serb nuk pritej te pergjunjej e te kerkonte falje per veprimet antishqiptare pergjate luftes..., ai nuk eshte shkaktar per kete, jo vetem por nuk ka ardhur te
    beje politike e pazarlleqe, tha vetem qe "Kosova eshte nje vend i shenjte per kishen serbe"! - Ketu nuk ka fyerje per as'kend.
    Ne fakt eshte i pari eksponent i lart serb, qe vjen zyrtarisht ne Tirane, eshte nje hap i pare qe paraprin nje paqe midis dy popujve tane!!! - Kjo po qe eshte e rendesishme,
    por dikujt nuk i vjen mire per kete, pasi deshirojne qe gjendja te mbetetet e ndere, ku gjendja luftes vetem sa acaron me shume situaten, por qe Kosova nuk eshte Palestine!
    Ndaj mos u infektoni me postime pseudopatriotike, pasi kane vetem nje qellim, armiqesine e perjeteshme ne rajonin tone!
    Kujdes o njerez e mos e lodhni koken me polemike pa fryte...
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  4. #44

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Sa per deklaratat e ishkryeministrit Berisha..., eshte thjesht propagande kunder kryeministrit aktual...!
    As me pak e as me shume.
    Tani i jepet mundesia te sulmoje kundershtarin e tij politik, pasi duke u bashkuar me korin euforik, fiton konsensus elektoral.
    Shikoni se si ka shkrojtur ne lidhje me vizitat ne prag te Shenjterimit te Katedrales ne Tirane, e pra mos mendoni valle qe
    ky ishkryeminister nuk e dinte kush ishte nder te ftuarit e rastit???
    Pse pra tani shkruan keshtu;
    ... mesa duket Edi Rama ka zgjedhur kryepeshkopin Irinej si nun të vizitës së tij ne Beograd, 5 herë të shtyre deri tani nga pala serbe.
    Por te pakten Berisha eshte dipllomat dhe posht shton;
    Une ftoj miqte e mi te mos konfondojne aktet primitive te Kryepeshkopit Irinej dhe huliganeve qe e shoqëronin me aktin e madhërishëm e hyjnor te shenjtërimit te katedrales "Ngjallja e Krishtit" ne Tirane, nje akt historik për Shqipërinë dhe shqiptaret”
    Pra kush e perdor Berishen si Prove, ju lutem kujtoni te gjitha shkrimet e tij.
    Pasi si do te jete, vlen shume si nje politikan i mirenjohur nderkombetar...
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Ore njerez bageti qe as shqip nuk lexoni e fluturoni me keq se gomari...

    Lexojeni edhe njehere deklaraten e Patrikut serb. Ai nuk flet per "shtetin serb" ai flet per "popullin serb". Ai nuk flet qe Kosova te mos jete e pavarur, ai flet qe Kosova te vazhdoje te jete e pavarur por te jete nje shtet qe lejon bashkejetesen nderetnike dhe nderfetare si te serbeve edhe te shqiptareve. Dhe keto mesazhe, jane jo vetem mesazhe te mira per ne shqiptaret, por jane mesazhe te fuqishme edhe per popullin serb. Vete prezenca e Patrikut serb ne Tirane, eshte nje mesazh i fuqishem paqeje e mirekuptimi mes dy popujve. Vete prezenca e tij ne Tirane, deshmon se ai i leshon nje mesazh te qarte popullit te tij qe shqiptaret nuk jane ujku me brire, por jane njerez si ne dhe duhet te gjejme nje rruge per te jetuar se bashku ne paqe e mirekuptim.

    Por njerezit bageti do te gjelojne ne injorancen e tyre dhe do t'i bien te mires me shkelm si gjithmone. Vazhdoni ne rrugen e nisur, mbajini flaket e luftes e urrejtjes nder-etnike ndezur, se nuk do te jete e larget dita kur do ta gjeni prape veten duke u djegur nga flaket e luftes. Ne vend qe te shfrytezoni kete kohe paqeje dhe keto evenimente historike, per te konsoliduar paqen e gjetur gjuhen e mirekuptimit mes popujve.

    Dhe sic pellasin qerrja e gomereve shqiptare duke sulmuar Patrikun serb, ashtu pellasin edhe qerja e nacionalisteve serbe, qe do te kishin dashur qe Patriku i tyre te mos kish marre pjese fare ne kete dite historike ne Tirane.

    Dhe bravo u qofte idioteve te kalibrit te Berishes, Rames e gazetareve ne Prishtine e Tirane, qe kultivojne histerine dhe injorancen kolektive mes shqiptareve!

    Albo

  6. #46
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    ...plehra, pir*h se lirohesh, neperka, bushter, hapje byt.hesh, bageti...keto jane fjalet qe i thoni njeri tjetrit e qe te ngelen ne mendje ne kete teme.

    Ekstermizmi fetar, qe duket shume qarte ne kete forum, duket se ja ka arritur qellimit qe te prishe ate harmoni fetare per te cilen shqiptaret jane shquar historikisht.

    Degjoni Nolin o njerez dhe heshtni...

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ore njerez bageti qe as shqip nuk lexoni e fluturoni me keq se gomari...

    Lexojeni edhe njehere deklaraten e Patrikut serb. Ai nuk flet per "shtetin serb" ai flet per "popullin serb". Ai nuk flet qe Kosova te mos jete e pavarur, ai flet qe Kosova te vazhdoje te jete e pavarur por te jete nje shtet qe lejon bashkejetesen nderetnike dhe nderfetare si te serbeve edhe te shqiptareve. Dhe keto mesazhe, jane jo vetem mesazhe te mira per ne shqiptaret, por jane mesazhe te fuqishme edhe per popullin serb. Vete prezenca e Patrikut serb ne Tirane, eshte nje mesazh i fuqishem paqeje e mirekuptimi mes dy popujve. Vete prezenca e tij ne Tirane, deshmon se ai i leshon nje mesazh te qarte popullit te tij qe shqiptaret nuk jane ujku me brire, por jane njerez si ne dhe duhet te gjejme nje rruge per te jetuar se bashku ne paqe e mirekuptim.

    Por njerezit bageti do te gjelojne ne injorancen e tyre dhe do t'i bien te mires me shkelm si gjithmone. Vazhdoni ne rrugen e nisur, mbajini flaket e luftes e urrejtjes nder-etnike ndezur, se nuk do te jete e larget dita kur do ta gjeni prape veten duke u djegur nga flaket e luftes. Ne vend qe te shfrytezoni kete kohe paqeje dhe keto evenimente historike, per te konsoliduar paqen e gjetur gjuhen e mirekuptimit mes popujve.

    Dhe sic pellasin qerrja e gomereve shqiptare duke sulmuar Patrikun serb, ashtu pellasin edhe qerja e nacionalisteve serbe, qe do te kishin dashur qe Patriku i tyre te mos kish marre pjese fare ne kete dite historike ne Tirane.

    Dhe bravo u qofte idioteve te kalibrit te Berishes, Rames e gazetareve ne Prishtine e Tirane, qe kultivojne histerine dhe injorancen kolektive mes shqiptareve!

    Albo
    Te gjithe shqipetaret, i madh e i vogel, pozite e opozite, demokrate e socialiste, Tirane e Prishitine, Rame e Berishe... nuk e paskan kuptuar dhe interpretuar drejte ate cfare ka thene dhe menduar ultranacionalisti, fashisti dhe antishqiptari i deshmuar Irinej, pervec teje...?!

    Vetebesimi kaq i madh qe paraqet ketu, ne fakt arrogance e turpshme dhe pjeseisht humoristike e nderthurur edhe me urrejtje dhe klishe te ndryshme, eshte ne mase te madhe i paarsyetueshem.

    Ketu nuk po diskutohet per viziten si te tille dhe per eventin fetar, por kryesisht apo eksluzivisht per aktin teresisht politik te Irinejt, i cili e ka keqperdorur rastin per te peseritur propaganden ultrafashiste te Serbise kunder shqipetareve dhe kunder Kosoves. Deklarata e Irinejt prej fillimt deri ne fund eshte perseritje e pretendimeve politike dhe territoriale te serbeve dhe te Serbise ndaj Kosoves dhe historise se re dhe te vjeter qe nderlidhet me Kosoven dhe konfliktin shqiptaro-serb.

    Irinej qartazi e ka thene se per te dhe serbet eshte e papranueshme dhe e pakuptueshme qe Kosova te jete shtet i pavarur apo jashte Serbise, duke e nderlidhur ate me mbetjen e patriarkanes se Pejes jashte sovranitetit te shtetit te Serbise. Eshte e natyrshme qe nje prijes i fese nuk mund te flas ne emer te shtetit dhe per te shprehur pretendimet e njejta me prioritet flet ne emer te popullit.
    Megjithate, deklarata e tij, sido qe ta perkthesh dhe interpretosh -pavaresisht fakti se nga nje njeri i tille ne rolin qe ka realisht nuk eshte e pritshme qe ne cfaredo forme, as ne menyre implicite, te shprehet ashtu qe nga dikush ne Serbi apo edhe ne Shqiperi dhe Kosove do te mund te interpretohej si pranim i realitetit apo shtetesise se Kosoves- eshte identike me deklaratat dhe propagandat e njohura ultranacionaliste te Serbise zyrtare dhe jozyrtare. Irinej apo cdonjeri ne poziten e tij eshte dashur te mos deklarohej fare lidhur me qendrimet e tij, kishes serbe , te serbeve dhe te serbise ndaj Kosoves dhe shqipetareve te atjeshem. Sepse keto qendrime jane te njohura dhe te pandryshuara, dhe automatikisht e shkaterrojne cdo ide dhe mision ne thelb qellimmire per fqinjesi sa me te mire dhe permiresim te marredhenjeve nderetnike, nderfetare dhe ndernjerezore ne mes te serbeve dhe shqipetareve, Serbise dhe Kosoves apo Shqiperise.
    Prandaj, ose kemi te bejme me nje marrezi te Irinejt qe ka veprura ashtu sic beri, ose me arrogance, nencmim dhe tentim te qellimshem te nxitjes se ndonje konflikti eventual nderfetar ne mes te shqipetareve. Gje qe pjeserisht edhe e ka arritur, nese lexojme deklaratat tua dhe te disave qe mendojne si ti, apo edhe te anes se kundert (te islamikeve), te cilet mezi presin raste te tilla per te sulmuar harmonine ende relativisht unike dhe funksionale ne Shqiperi dhe shqiptari.
    Keqperdorimi i vizites se pare apo fteses dhe ngjarjes eshte ajo qe i ka indinjur shume shqiptar, jo fakti qe Irinej apo personi ne rolin e tij deklarohet kunder shtetesise se Kosoves dhe e riperserite propaganden ultranacionaliste serbe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 02-06-2014 më 15:59

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    arbereshi_niko; Patriku serb nuk pritej te pergjunjej e te kerkonte falje per veprimet antishqiptare pergjate luftes..., ai nuk eshte shkaktar per kete, jo vetem por nuk ka ardhur te
    beje politike e pazarlleqe, tha vetem qe "Kosova eshte nje vend i shenjte per kishen serbe"! - Ketu nuk ka fyerje per as'kend.
    Nuk tha vetem ate qe te pelqen ty o niko arbereshi
    Ne fakt eshte i pari eksponent i lart serb, qe vjen zyrtarisht ne Tirane, eshte nje hap i pare qe paraprin nje paqe midis dy popujve tane!!! - Kjo po qe eshte e rendesishme,
    por dikujt nuk i vjen mire per kete, pasi deshirojne qe gjendja te mbetetet e ndere, ku gjendja luftes vetem sa acaron me shume situaten, por qe Kosova nuk eshte Palestine!
    Ndaj mos u infektoni me postime pseudopatriotike, pasi kane vetem nje qellim, armiqesine e perjeteshme ne rajonin tone!
    Kujdes o njerez e mos e lodhni koken me polemike pa fryte...
    O niko per mua ai serbi mund te vije sa here te deshiroje ne Shqiperi,por kur vjen si nje autoritet fetar me mire le te merret me punet e fese dhe te lere menjane raportet e mira te jeteses se perbashket midis kosovareve dhe serbeve,keto raporte te mira i ka pare vetem ai dhe serbet se kosovaret nuk besoj se i kane pare sidomos nen thundren e titos.
    Nuk eshte ky fajtor per vrasjet ne kohen e spastrimit etnik por nuk eshte as ai qe duhet te merret me keto pune,i takon qeverive te te dy paleve te gjejne gjuhen e perbashket per te ''shperngulurit serbe'' sic i quan ai si dhe per shume probleme te tjera.Nje nga hapat e pare eshte kerkimi i faljes morale nga ana e serbise,aq me mire nese nismetar behet nje eksponent madhor i kishes.

    “E para do ishte që t’i krijohet mundësia që të gjithë atyre të larguarve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të gjendet mënyra që të jetohet përsëri qetë në Kosovë. Ata kanë jetuar momente të vështira, shtëpitë e tyre janë djegur, pronat janë përvetësuar nga banorët shqiptarë dhe nuk i lejohet atyre që të kthehen në shtëpitë e tyre. Tani kemi marr vesh që edhe shumë nga varret tona po humbasin apo po dëmtohen. Me përjashtim të disa vendeve që u ruajtën nga KFOR-i, pjesa tjetër janë të shkatërruara dhe të djegura.
    Kjo fraza te sjell ndermend te njejtin skenar qe ka ndodhur ne greqi apo jo.
    MOS I NDY TEMAT no name

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    po keto me Flamur serb shqipe ishin?
    Keta te rinj me flamurin e Serbise,te gjithe ishin Malazez nga Podgorica.

    Irinej shkoi,por mbeti Janutallosi...!

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Te gjithe shqipetaret, i madh e i vogel, pozite e opozite, demokrate e socialiste, Tirane e Prishitine, Rame e Berishe... nuk e paskan kuptuar dhe interpretuar drejte ate cfare ka thene dhe menduar ultranacionalisti, fashisti dhe antishqiptari i deshmuar Irinej, pervec teje...?!
    Ore mendjendritur, nese Patriku Irene do te ishte "ultranacionalist", "fashist", apo "antishqiptar", sic e quan ti, ai nuk do te ishte as besimtar i thjeshte orthodhoks, e jo me ati shpirteror i miliona besimtareve orthodhokse serbe ne Serbi e ne bote. Po te ishte i tille, ai nuk do te ishte as i ftuar ne Shqiperi, e as nuk do te pranohej si peshkop kanonik i Kishes. Nacionalizmi dhe fashizmi apo urrejtja e cdo forme, eshte helm per shpirtin e nje besimtari orthodhoks. Por ti nuk i di keto gjera, e as nuk do ti mesosh. Le te merremi me ato gjera qe i kupton radakja jote:

    Perse duhet te pranonte ftesen e te vinte ne Shqiperi Patriku serb, te vizitonte ate popull qe sipas teje dhe nje qerre me budallenj mes shqiptareve, ai i "urreka" kaq shume shqiptaret si popull?!

    Nese kish urrejtje, ai nuk e pranonte ftesen, e nuk vinte fare ne Shqiperi, pasi sic ua zura ne goje me lart, vizita e tij ne Shqiperi nuk eshte pritur mire si nga kokepalaret e kokeboshet e nacionalizmit shqiptar, ashtu sic nuk eshte pritur mire edhe nga kokepalaret e kokeboshet e nacionalizmit serb! Sic e sulmon ti si shqiptar Patrikun serb, ashtu e sulmojne edhe plot serbe ne Beograd e Serbi, se pse denjove qe shkove ne Tirane duke nderuar e njohur ne kete menyre shqiptaret e Kishen e tyre!

    Dhe kur je duke folur per Patrikun serb, je duke folur per nje burre te vetem te urte e te moshuar ne moshe, qe i ka dedikuar gjithe jeten e tij Krishtit e Kishes se Krishtit! Kuptohet, ne mendjet tuaja ai eshte Gogoli me 100 koke qe i ha shqiptaret sa here qe hap gojen.

    Ketu nuk po diskutohet per viziten si te tille dhe per eventin fetar, por kryesisht apo eksluzivisht per aktin teresisht politik te Irinejt, i cili e ka keqperdorur rastin per te peseritur propaganden ultrafashiste te Serbise kunder shqipetareve dhe kunder Kosoves. Deklarata e Irinejt prej fillimt deri ne fund eshte perseritje e pretendimeve politike dhe territoriale te serbeve dhe te Serbise ndaj Kosoves dhe historise se re dhe te vjeter qe nderlidhet me Kosoven dhe konfliktin shqiptaro-serb.
    Shqip di te lexosh? Lexoje e rilexoje fjale per fjale intervisten e Patrikut. Ne cilin moment ai thote se Kosova eshte Serbi? Ne cilin moment ai thote se Kosova nuk duhet te ekzistoje si shtet i pavarur? Ne asnje rresht nuk ke per te lexuar ate. Ai thote qe Kosova eshte toke e shenjte per POPULLIN serb pasi Kryepeshkopata e Kishes Orthodhokse ka qene ne Kosove ne shekuj e vazhdon te jete atje. Pasi historia e Krishterimit orthodhoks te popullit serb i ka fillesat e saj ne Kosove.

    Tani ju jeni aq te trashe, sa nuk kuptoni dallimin mes perspektives fetare, me perspektiven nacionaliste. Eshte njesoj si ata miliarda te krishteret e botes te thone: "Izraeli eshte Toke e Shenjte per ne te krishteret!" Kjo nuk do te thote se te krishteret duan t'ua marrin izraeliteve shtetin, as se nuk duan ti debojne nga Izraeli, thjeshte deshmon nje te vertete historike, qe ka qene e vertete per mijera vjet e do te jete e vertete deri ne fund te botes. E te krishteret, ashtu si serbet, ashtu sic e ze Patriku me goje me pas kur e pyesin se cila eshte zgjidhja e problemit, ai thote: "serbet duhet te lejohen te rikthehen ne Kosove ne shtepite e tyre. Varret e tradita jone fetare nuk duhet te sulmohet e dhunohet nga shumica shqiptare por duhet respektuar." Nuk thote sic ju trillon mendja juaj e semure qe Patriku nuk njeh realitetin e Kosoves se pavarur apo sulmon interesat shqiptare. Perkundrazi, ai thjeshte kerkon te drejten e popullit serb qe te hyje e dale nga Kosova e te beje ritet e veta fetare pa u ndier te kercenuar e dhunuar nga shumica shqiptare qe eshte muslimane. Ashtu si ata miljarda te krishtere ne bote, kerkojne te njejten gje: te jene ne gjendje te vizitojne Izraelin e te bejne peligrinazhe ne ate vend per festat e ritet e tyre fetare!

    Prandaj, ose kemi te bejme me nje marrezi te Irinejt qe ka veprura ashtu sic beri, ose me arrogance, nencmim dhe tentim te qellimshem te nxitjes se ndonje konflikti eventual nderfetar ne mes te shqipetareve. Gje qe pjeserisht edhe e ka arritur, nese lexojme deklaratat tua dhe te disave qe mendojne si ti, apo edhe te anes se kundert (te islamikeve), te cilet mezi presin raste te tilla per te sulmuar harmonine ende relativisht unike dhe funksionale ne Shqiperi dhe shqiptari.
    Keqperdorimi i vizites se pare apo fteses dhe ngjarjes eshte ajo qe i ka indinjur shume shqiptar, jo fakti qe Irinej apo personi ne rolin e tij deklarohet kunder shtetesise se Kosoves dhe e riperserite propaganden ultranacionaliste serbe.
    Ik e lexo gazetat e opinionin publik serb se cfare mendon per viziten e Patrikut te tyre ne Tirane, dhe do mesosh qe ti dhe ai ultranacionalisti serb ne Beograd, jeni ne nje mendje. Dy kokat e te njejtes monedhe. Vizita e Patrikut serb ne Tirane ishte nje ogur i mire per paqen e bashkejetesen mes dy popujve, atij serb dhe atij shqiptar. Dhe armiqte e vertete te kesaj paqeje dhe bashkejetese, nuk jane Patriket e Kishes Orthodhokse qe japin shembullin e tyre te paqes e bashkejeteses, por jane kokepalaret e nacionalizmit shqiptar e serb. Dhe gjithe ata politikane e gjithe ato media, qe ne vend te perballen me kete injorance te trasheguar, e ushqejne e perdorin ate per qellimet e tyre politike.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-06-2014 më 17:07

Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •