Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 142
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Patriarku serb, Irenej: Kosova është e shenjtë për Serbinë. Kosova kundër vizitës: Turp për shtetin shqiptar!

    Nga Redaktor {02/06/2014}

    53181800_54158000

    “…Nëse ne kemi jetuar me shekuj bashkë, pse të mos vazhdojmë të jetojmë përsëri bashkë?”

    I ftuar në Tiranë për shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, së bashku me drejtuesit e tjerë më të lartë të fesë ortodokse, patriarku i Serbisë, Irenej, në një intervistë për ‘Top Channel’ komenton reagimet lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Duke iu referuar rolit të Kishës serbe në marrëdhëniet e shtetit për çështjen e Kosovës, ai thekson se krahina e Kosovës është pjesa më e shenjtë për popullin serb. “Në këto vise jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh, por kjo nuk është vetëm tani. Ne me shqiptarët kemi jetuar në shekuj. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme midis dy popujve tanë. Ato që po ndodh në këto kohëra midis nesh, pra shkëputja e Kosovës dhe krijimi i një shteti të pavarur nga Serbia, ne na rëndon shumë. Kosova dhe Metohia për ne serbët është pjesa më e shenjtë, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë. Është zhvilluar kultura dhe ana jonë shpirtërore. Numri i madh i shenjtorëve që ne ndërtojmë në Kishën tonë janë nga kjo krahinë. Rezidenca e Patriarkanës Serbe faktikisht është në Pejë dhe i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë, ne nuk mund ta pranojmë dhe ta kuptojmë. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë një zgjidhje të drejtë, që të dyja palët të jenë të kënaqura. Nëse ne kemi jetuar me shekuj bashkë, pse të mos vazhdojmë të jetojmë përsëri bashkë? Një tjetër problem është se, rreth 200 -250 mijë serbëve u është dashur që të lënë shtëpitë e tyre dhe të largohen nga Kosova dhe Metohia, dhe nuk e kuptojmë pse ky popull nuk mund të kthehet në shtëpitë e veta, atje ku me qindra vjet kanë jetuar dhe të ketë një jetë normale midis dy popujve tanë”, – u shpreh Irenej. Pa e përmendur në asnjë moment gjurmën më të fundit të dhunës serbe në Kosovë, varrezën masive të Rashkës, por duke cituar vetëm dëmtimet që u janë bërë sipas tij varreve serbe, patriarku Irenej i mëshon idesë së kthimit të të larguarve si një zgjidhje të mundshme të situatës. “E para do ishte që t’u krijohet mundësia të gjithë atyre të larguarve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të gjendet mënyra që të jetohet përsëri qetë në Kosovë. Ata kanë jetuar momente të vështira, shtëpitë e tyre janë djegur, pronat janë përvetësuar nga banorët shqiptarë dhe nuk iu lejohet atyre që të kthehen në shtëpitë e tyre. Tani kemi marrë vesh që edhe shumë nga varret tona po humbasin apo po dëmtohen. Me përjashtim të disa vendeve që u ruajtën nga KFOR-i, pjesa tjetër janë të shkatërruara dhe të djegura. Serbët asnjëherë nuk kanë qenë armiqësorë në raport me shqiptarët. Më 1912-ën, kur Kosova u çlirua nga Turqia, asnjë shqiptar nuk është përzënë nga Kosova dhe Metohia”, – shtoi Irenej. Edhe në këtë rast, patriarku Irinej shmang komentet e drejtpërdrejta mbi genocidin serb në Kosovë, kur historia e pas-pavarësisë dëshmon krejtësisht të kundërtën në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve dhe ku sërish ka qenë Kisha që ka pasur një rol kyç në prodhimin dhe ekzekutimin e politikave antishqiptare.

    rama meta basha

    Kosova kundër vizitës: Turp për shtetin shqiptar!

    Shqipëria ka zhgënjyer edhe një herë Kosovën. Pas zemërimit për pjesëmarrjen në një televizion privat në Tiranë të këngëtarit serb Zdravko Coliç, dje kosovarët janë ndjerë sërish të fyer nga pjesëmarrja në një ceremoni kishtare në prani edhe të zyrtarëve më të lartë shqiptarë të patriarkut serb, Irenej. Mediat dhe rrjetet sociale në Kosovë nuk kanë nguruar ta konsiderojnë pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, si një provokim që Shteti Amë, siç e konsiderojnë ata Shqipërinë, i bën Kosovës. Më kritikja nga mediat ka qenë gazeta kosovare “Express”, e cila në një qëndrim redaksional të sajin shkruante dje se “Flamuri serb ka valuar në mes të Tiranës, ndërkohë që nga kryeqyteti i shqiptarëve, kryepeshkopi serb, Irenej ka thënë se “Kosova është dhe do të jetë serbe”. Më tej kjo gazetë shkruan se “gjithçka ka ndodhur sot (dje) gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Katedrales Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’, e ku, tok me kryepeshkopin serb ka marrë pjesë gjithë lidershipi institucional e politik i Tiranës”. Sipas kësaj gazete, ky akt “lirisht mund të quhet si provokimi i radhës që vjen nga shteti amë, apo thënë më mirë, pakujdesia e radhës e Tiranës ndaj ndjenjave të kosovarëve; diçka që ndodh vazhdimisht, diçka që përsëritet kohë pas kohe – herë nga ndonjë televizion, herë nga një parti politike, nga ndonjë kryetar bashkie…”. Më tej “Express” kujton disa nga provokimet e tjera që shtetarët apo mediat shqiptare u kanë bërë ndjenjave dhe sakrificës së kosovarëve me veprimet e tyre. Kështu ajo rendit se vite më parë, Goran Bregoviç mori ‘Çelësin e Tiranës’, ndërsa përmend si kumbar të bashkimit të PS-së dhe LSI-së ish-presidentin serb, Boris Tadiç, duke u nisur nga pjesëmarrja e tij në takimin e pajtimit të LSI-së dhe PS-së në Shkodër. Gjithashtu, kjo gazetë përmend edhe incidentin e pak javëve më parë, ku sipas saj “shqiptarët në Tiranë u harbuan me Zdravko Coliçin”. Por kulmi sipas gazete ishte ceremonia e djeshme e shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Ndaj nisur nga kjo, gazeta shtron pyetjen: pse duhet ftuar në një ceremoni kaq të rëndësishme për komunitetin ortodoks shqiptar (siç e quan ajo) “një fashist serb siç është Kryepeshkopi serb, Irenej?”. “Si mundet, – shkruan më tej kjo gazetë, – që i gjithë lidershipi shqiptar; nga Presidenti Nishani, Kryeministri Rama, Kryeparlamentari Meta dhe lideri i opozitës, Basha, të marrin pjesë në këtë ceremoni dhe t’ia puthin dorën Irenejt? Kush ua lejoi atyre të rinjve të valojnë flamurin serb dhe të hedhin parulla kundër shqiptarëve?”, – pyet më pas kjo gazetë duke iu referuar pikërisht tubimit të disa të rinjve me flamujt serbë para hyrjes së Katedrales në Tiranë, ndërkohë që brenda saj ndodheshin veç drejtuesve më të lartë të kishës ortodokse në botë dhe krerët e shtetit shqiptar. “Ky po që është një provokim. Ky po që është një turp i Shtetit Shqiptar”, – mbyll editorialin e saj gazeta “Express”. Ndërkohë që kjo ngjarje nuk ka mbetur pa u pasqyruar edhe nga mediat e tjera si “Tribuna”, “Zëri” etj, ku binte në sy lajmi mbi tubimin e të rinjve me flamuj serbë. Të ashpra kanë qenë dhe reagimet e qytetarëve kosovarë në rrjetet sociale lidhur me këtë zhvillim të ndodhur dje në Tiranë. Në shumicën dërmuese të tyre, prania e Irenejt dhe deklaratat e tij shihen si një tradhti që Shqipëria dhe klasa e saj politike i kanë bërë Kosovës. Madje nuk mungojnë dhe përcaktimet e tilla se ‘Shqipëria është njësoi si Greqia dhe Serbia, ndërsa Kosova është më vete’. “Erdhi mu në zemër të tokës së shqiptarëve dhe volli helm mbi tokën tonë. Nuk është fajtor ai, faji është i yni, edhe për këtë arsye jemi ku jemi”, – shkruante një qytetar kosovar me emrin Xhavit Myrtaj në Facebook. “Hiqq ndeti mos me ju shku se veq na ja u majna gjall turizmin e kta vllezerit po bohen vllezer me shkije tash”, shkruante Ylber Sadiku, një tjetër qytetar kosovar.

    http://mapo.al/2014/06/patriarku-ser...etin-shqiptar/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    ane, nese mu drejtove mua me ate shkrim te konices...,
    une te them ty, qe bushtrat e kane vendin tek gjoli dhe jo te hapen bythesh si llahinkat rrugicave ne erresire...
    Ndaj merr e bej detyrat e tua..., se po te iken mosha!
    Kujdes me ofendime here tjeter, se njeri ty nuk ta ka per borxh...
    Njerezit e mencur ia vlen te citohen

    Ti duhet te dish me mire ne vlen per ty ajo thenie e Konices apo jo ,citimin e bera vetem per ata qe ka permend i madhi Konica !
    Paramendoje nje ngjarje e tille te ndodhte ne Beograd ,sa jane gjasat qe ortodoksit e Serbise te ftonin kreun e ortodokseve shqiptare(nese do ishte shqiptar e jo grek) dhe ky i fundit me flamur shqiptar ti bekonte serbet dhe tu thoshte ne surrat qe Kosova eshte shqiptare dhe shqiptare do mbetet ?
    Shansat jane ZERO !
    Tani sa jane shansat qe pas deklaratave e gjesteve te supozuara te kreut te ortodoksve shqiptare te perkrahen nga ortodoksit serb ?
    Me pak se ZERO !
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Kastriot Myftaraj: Katedralja ortodokse në Tiranë qendër e terrorizmit

    GAZETAEXPRESS E hënë, 02 Qershor 2014 07:33 ​Ftesa për Patriarkun Irineu të Kishës Ortodokse të Serbisë në ceremoninë e shenjtërit të Katedrales Ortodokse të Tiranës, u bë me arsyetimin se feja dhe politika duhet të jenë të ndara, se feja duhet t’ i paqësojë njerëzit etj.
    Por nëse ishte kështu përse në këtë ceremoni nuk u ftuan drejtuesit e Kishave Ortodokse të Ukrainës dhe të Maqedonisë? Nga njoftimi zyrtar i Kishës Ortodokse Autqefale të Shqipërisë, mbi atë se kush ishte ftuar në ceremoni, u mësua se nuk i ishte bërë ftesë as Patriarkut të Kievit, Filaret, as Kryepeshkopit Stefani të Ohrit dhe Maqedonisë. Arsyeja për të cilën nuk u ftuan Kisha Ortodokse e Ukrainës dhe ajo e Maqedonisë në ceremoninë e ditës së sotme në Tiranë, është se Kryepeshkopi grek Anastasios (Janullatos), i cili drejton Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i kishte bërë ftesat jo si drejtues fetar ortodoks shqiptar, por si drejtues fetar grek, në pajtim me interesat gjeopolitike të Greqisë, Rusisë dhe Serbisë.

    Në Ukrainë ekziston Kisha Ortodokse Autoqefale e Ukrainës e drejtuar nga Metropoliti Mefodiy si dhe Patriarkana Ortodokse e Kievit e drejtuar nga Patriarku Filaret. Të dyja këto nuk njihen nga Kisha Ortodokse e Rusisë, e cila pretendon se juridiksioni i Patriarkatit të Moskës përfshin edhe Ukrainën. Në rastin e Maqedonisë, ftesa për drejtuesin e Kishës Ortodokse të Maqedonisë mungoi se kjo gjë është në mospajtim me interesat e Serbisë dhe Greqisë. Kisha Ortodokse e Serbisë nuk e njeh Kishën Ortodokse të Maqedonisë, pasiqë Kisha Serbe pretendon juridiksionin mbi Patriarkatin e Ohrit që është qendra e Kishës Maqedone. Kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë mban titullin Kryepeshkopi i Maqedonisë. Por Janullatos nuk e ftoi homologun maqedon edhe sepse Greqia nuk e njeh Maqedoninë, dhe Janullatos si grek nuk mund t’ i drejtohej Stefanit të Ohrit me titullin Kryepeshkop i Ohrit dhe Maqedonisë. Është e qartë se ftesat për në ceremoninë e sotme në Katedralen Ortodokse të Tiranës u bënë mbi bazën e kriterit gjeopolitik, të gjeopolitikës ruso-greko-serbe, dhe jo mbi kriterin religjioz. Nga Polonia ishte ftuar Metropoliti ortodoks Sava Hrycuniak, i cili gjithë-gjithë nuk i ka më shumë se rreth 500 mijë bjellorusë e grekë të Polonisë në grigjën e tij.

    Fjala “skandal” është shpërdoruar shumë në Shqipëri, por ngjarja e sotme është me të vërtetë një skandal i madh i Kryepeshkopit grek që ka uzurpuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Të gjithë krerët e institucioneve të larta të shtetit dhe të politikës që morën pjesë në këtë ceremoni bënë një akt të tradhtisë së lartë. Nga njëra anë këta njerëz betohen për përkushtim ndaj NATO-s, bëjnë deklarata në mbështetje të Ukrainës, dhe në anën tjetër marrin pjesë në këtë shfaqje gjeopolitiko-religjioze rusofile që u dha sot në Tiranë. Dhe kjo pikërisht në kulmin e përpjekjeve të Rusisë për nënshtrimin dhe coptimin e Ukrainës, pikërisht sot kur Ukraina gjendet përballë një agresioni rus, ku merr pjesë edhe Kisha Ruse.

    Policia e Shtetit e Shqipërisë sot e kishte rrethuar Katedralen Ortodokse dhe zonën përreth, siç nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, madje as me rastin e vizitës së Presidentit amerikan në 2007. Pjesa më e madhe e forcave speciale policore të Shqipërisë sot kanë qenë në zonën përreth Katedrales Ortodokse. E gjithë kjo në mbrojtje të një veprimtarie qartësisht antikushtetuese që u krye në Katedralen Ortodokse. Sot forcat që duhet të mbrojnë Kushtetutën dhe ligjet e tjera, qenë në mbrojtje të palës që ishte duke kryer veprimtari antikushtetuese. Prandaj sot, shqiptarët kishin të drejtë që, në emër të Kushtetutës të interesit kombëtar, ta shkatërronin me dinamit të ashtuquajturën Katedrale, që sot ishte bërë një qendër e terrorizmit. Sot mund të ishin vrarë edhe qindra pjestarë të Policisë së Shtetit, të cilët sot u implikuan në një veprimtari antikushtetuese. Por sot nuk ndodhi asgjë. Megjithatë dinamika e këtyre ngjarjeve do të bëjë që një ditë të ndodhë pikërisht kështu. Se një nga qëllimet e atyre që organizojnë ngjarje të tilla është që të provokojnë shqiptarët. Ajo që ndodhi sot vetëm me fenë nuk kishte lidhje.
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    FDSH: Konsideron tradhti kombetare ftesten e Kryepeshkopit te Serbise



    Fronti Demokristian Shqiptar duke përfaqësuar vlerat me te mira, tipike e tradicionale te krishterimit shqiptar si Kryepeshkop te fundit shqiptar te Kishës Ortodokse Shqiptare njeh, At Noli dhe ne vlerat e Katolike njeh vlera si At Gjergj Fishta, At Zef Pllumbi e mjaft te tjerë qe kane dhëne edhe jetën për kombin mbi te gjitha.

    Fronti Demokristian Shqiptar nuk e njeh Janullatusit si përfaqësues te Kishës Ortodokse Shqiptare dhe kërkon zëvendësimit e tij me një Kryepeshkop shqiptar.

    Ne e konsiderojmë thirrjen dhe pjesëmarrjen e Kryepeshkopit Ortodoks Serbe ne Ceremoninë e Katedrales ne Tirane tradhti kombëtare. Kryeministri i Shqipërisë me ketë ftese ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë, sigurinë kombëtare dhe ka cenuar sovranitetin e Shqipërisë.

    Kisha ortodokse serbe ka mbrojtur gjithmonë tezat nacionaliste te Serbisë se Madhe dhe gjithmonë ka bere një politike kundër shqiptareve dhe Kosovës. Madje, Kisha Ortodokse Serbe vazhdon me parullat se Kosova është Serbi.

    FDSH, i vetmi Fronti Demokristian Shqiptar e konsideron Katedralen e Tiranes, një qendër te politikave antishqiptare e pro greke e Serbe. Ajo Katedrale nuk është e nuk ka për te qene kurrë e shqiptareve për sa kohe ne krye te saj është një grek i cili mbështet hapur politikat antishqiptare e pro Vorio e Epiriote. Te gjithë Kujtojmë ngjarjet e freskëta te Përmetit ne te cilët erdhën edhe politikane greke e deputet greke si dhe presionet e drejtpërdrejta te Athinës kundër vendimmarrjes te sistemit te drejtesise shqiptare.

    http://botasot.info/shqiperia/303241...it-te-serbise/
    Frroku: E gëzofshi "Katedralen" vëllezër ortodoksë

    TIRANË - Krerët e ortodoksisë botërore u mblodhën sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” Bashkë me krerët e ortodoksisë botërore, ceremonia ka mbledhur edhe krerë të shtetit dhe feve të tjera ne vend. Këtë ngjarje të shenjtë e ka përshëndetur edhe kryetari i partisë Kristian Demokrate Mark Frroku. Në një mesazh publik Frroku shpreh se kjo është një ditë e shenjtë për ortodoksët shqiptarë. Sipas Frrokut kjo vepër e ngre Shqipërinë, në vendet më të rëndësishme të besimit ortodoks. Lidhur me Prania e kryepeshkopit serb, e cila ka ngjallur reagime të forta në rrjete sociale, Frroku thekson se nuk është momenti për ti dhënë ngjyra politike kësaj ceremonie. " Ngjarja e shenjtërimit të kishës përbën një bekim të veçantë, jo vetëm për ortodoksët e Shqipërisë, por për të gjithë vendin, dhe është një dëshmi shumë e rëndësishme e ortodoksisë në mbarë botën. Më vjen keq, që shumë njerëz e interpretojnë këtë ceremoni madhështore si një fatkeqësi për Shqipërinë, duke i dhenë ngjarjes ngjyra politike e aspak fetare, duke fyer kështu ketë ditë të shenjtë për sivellëzerit tonë shqiptarë ortodoks. Besimi në Zot është besim individual dhe askush nuk duhet përçmuar, përgojuar apo penguar të besoje atë qe dëshiron te besojë! Kjo kishë është simboli më i mirë, se ortodoksizmi në Shqipëri ka rilindur. E gëzofshi Katedralen vëllezër ortodokse", shprehu Frroku. - See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=61721&....y4Y3QAcR.dpuf

  5. #25
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Ju disa nuk e kuptoni se kjo nuk ka te beje me fene. Kjo ka prapavi politike dhe okupuese. Kjo eshte be me plan dhe ka filluar dekada me pare. Ardhja e Janullatosit ne Tirane ka qene sia jo e KALIT TE TROJES.

    Ju disa qe mbroni kete menyre te veprimit nuk keni ndjenja kombetare. Jeni baraz me islamistet.
    Dominat ishin greket dhe sllavet ne kete ceremoni, pra ata qe coptuan tokat shqiptare.Si mund te ndodhe kjo ne mes te Tiranes? Ndosh jeni nga ata te Himares qe ndihen grek, atehere nuk kam s ecfare te ju them. Po e perseris qe feja ka qene, eshte dhe do te jete armiku i shqiptarit.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Te shihet holle e holle ,ska pas faj Enveri qe ndaloi fene ,shqiptari besimtar =shqiptar budalla ,ky ekuacion ndodh vetem tek shqiptaret ,fatkeqesisht !
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  7. 3 antarët më poshtë falenderuan ane për mendimin e shprehur në këtë postim:

    goldian (02-06-2014),iliria e para (02-06-2014),mardo (02-06-2014)

  8. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Kjo tregon se kjo fe eshte fe e shpifur nga njerzit ,eshte me shum politik se sa fe, po ta kishin be nje gje te till muslimanet tani do ishin qindra komente e mijra fyrje . Por ne muslimanet e posaqerisht ne shqiptaret e Kosoves nuk bim kaq posht, ne nuk i duam dhe as nuk bashkpunojm ma ata qe i deshirojn te vdekur vllezerit tan shqiptar pa marr parasysh fen , ne e qmojm kombin me shum se sa jeten dhe nuk e shesim por e mbrojm me jet

  9. #28
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Citim Postuar më parë nga Shtimjanii Lexo Postimin
    Kjo tregon se kjo fe eshte fe e shpifur nga njerzit ,eshte me shum politik se sa fe, po ta kishin be nje gje te till muslimanet tani do ishin qindra komente e mijra fyrje . Por ne muslimanet e posaqerisht ne shqiptaret e Kosoves nuk bim kaq posht, ne nuk i duam dhe as nuk bashkpunojm ma ata qe i deshirojn te vdekur vllezerit tan shqiptar pa marr parasysh fen , ne e qmojm kombin me shum se sa jeten dhe nuk e shesim por e mbrojm me jet
    Ri ore se ske goje te flasesh,perse nuk reagove pak jave me pare kur u ngriten gjithe ata hoxhallare per te pritur Erdoganin dhe vendosen flamuj turk ne keshtjellat e Shqiperise,dhe pastaj ngelen me gisht ne goje se e morri populli i tij me gurre dhe arriti deri aty sa te godase protestuesit.


  10. #29
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Rama bojkoton darkën me patriarkun serb Irinej: Abuzove me mikpritjen tonë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në kryeministri me patriarkët botërorë, ku të pranishëm ishin serbi Irinej, Janullatos, Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, ka shprehur irritim lidhur me deklaratat e patriarkut serb gjatë qëndrimit në Tiranë.

    Burime të besueshme bëjnë të ditur për televizionin “A1 REPORT” se, Rama ka shprehur qëndrim të ashpër ndaj deklaratave të patriarkut serb për Kosovën, duke deklaruar se Tij Irinej shfrytëzoi një rast fetar për ta kthyer në një çështje politike. Burimet saktësojnë gjithashtu se Rama e ka vlerësuar si shpërfillje të besimit tonë fetar.

    Kolegu juaj”, është shprehur Rama duke treguar me gisht patriarkun serb, “ka abuzuar me mikpritjen tonë, duke e transformuar një festë fetare dhe provën e bashkëjetesë tonë fetare në një çështje politike. “Ne jemi revoltuar dhe na ka fyer”.

    Askush që vjen në Shqipëri si përfaqësues i një feje, nuk duhet të harrojë se ky është vendi, ku bashkëjetojnë në harmoni komunitete të ndryshme fetare dhe ky vend multifetar duhet respektuar nga çdo vizitor, siç respekton çdo vizitor”.

    Shqipëria është vendi më i gabuar për deklarata, si ato të patriarkut serb. Pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, ky debat thjesht nuk ekziston më dhe deklaratat në fjalë thjesht nuk respektuan as vendin, as komunitetin ortodoks shqiptar e, padyshim, as komunitetet e tjera, duke e cenuar fatkeqësisht gëzimin për ngjarjen madhështore”, mësohet të ketë thënë Rama.

    Patriarku serb deklaroi gjatë vizitës në Tiranë se, “Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë”. Për shkak të kësaj deklarate, Rama bojkotoi dhe darkën zyrtare të ortodoksëve mbajtur të dielën në mbrëmje, menjëherë pas ceremonisë së shenjtërimit të Katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

    http://koha.net/?id=27&l=12481

  11. #30

    Për: Aspak vëllazërore. Irinej bekon Shqipërinë me flamurin serb

    Fetaret ( e te dyja kraheve apo e cdo krahu) kane nje tendence qesharake per te justifikuar cdo gje vetem per hir te besimit qe kane. Dhe kaq te perkushtuar jane ta bejne kete gje sa harrojne qe te tjeret qe i rrethojne nuk jane barinj dhe as bageti po njerez me tru ne koke, te afte per te gjykuar e menduar jashte kornizave fetare. Vjen serbi e te ben hapur propagande ne mes te vendit tend, te nderthur me kopillek fe e politike dhe ta plas ne surrat perpara gjithe botes, ndersa shqiptaret, si gjithmone kokeulur, pa karakter e pa dinjitet, jane gati ti puthin doren e justifikojne se figura te tilla te shenjta nuk jane politike, skane asnje qellim te keq po jane engjej te veshur me rrase te zeze qe nderojne token tone me pjesmarrjen e tyre.

    Shko e thuaji 1 milion shqiptareve te Kosoves qe u shperngulen me dhune ne 1999-en se djepi i kujt eshte Kosova. Shko e fol me mijera familje qe ju tha loti ne sy e ngriu e qeshura neper buze nga krimet e ketyre bebeve serbe qe na paskan djepin ne Kosove. Dhe pastaj mbase gjeni force te vini ne forum e justifikoni deklarata te tilla te ndyra.

  12. 4 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ane (02-06-2014),Enkeleu (02-06-2014),iliria e para (02-06-2014),mardo (02-06-2014)

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •