E keqja me ju eshte se vuani per mend. Sic ke ti te drejte te dalesh e te thuash qe Kosova eshte e shenjte per ne shqiptaret, ashtu ka edhe Patriku serb, apo cdo qytetar serb, te thote te njejten gje. Dhe ajo qe ju nuk kuptoni eshte se zgjidhja nuk eshte "armiqesia e perjetshme", pasi nga te gjitha luftrat qe jane bere ne Evrope e ne Ballkan shqiptaret gjithmone kane dale te humbur e gjithmone do te dalin te humbur. Prandaj nguliteni mire ne koken tuaj: konflikti, urrejtja nderetnike, nuk jane ne interesin kombetar te Shqiperise e shqiptareve. Ne interesin e shqiptareve si popull eshte konsolidimi i paqes me mirekuptimit mes dy popujve, pavaresisht nga historia e dekadave te fundit. Dhe zgjidhja nuk eshte "Kosova e shqiptareve" apo "Kosova e serbeve", zgjidhja eshte "Kosova edhe e shqiptareve edhe e serbeve!" Si shtetasit muslimane shqiptare, si shtetasit orthodhokse te etnise serbe, duhet te bashkejetojne ne Kosove ne paqe e mirekuptim, te perforcuar nga forca e shtetit e ligjit demokratik te Kosoves. Nese nuk arrihet kjo gje, Kosova nuk ka te ardhme dhe nuk do te ekzistoje, pasi ose do te ndahet ose do te digjet nga flaket e luftes se rradhes.Perndryshe, une askund nuk e shpalla Irinej si kryeurrejtesin serb te shqipetareve, por vetem e permenda urrejtjen qe ka shprehur vazhdimisht, kur eshte prononcuar ne lidhje me Kosoven, qe nuk dallon nga ajo e nacionalizmit dhe fashizmit modern te Serbise zyrtare dhe jozyrtare.
Dhe lexoje e degjoje edhe njehere mesazhin e Patrikut. Ai ben fjale per bashkejetese shekullore mes shqiptareve e serbeve ne Kosove, e ai ben thirrje qe te gjithe te respektojme fene e njeri-tjetrit pasi i lutemi dhe degjojme te njejtin Zot. Kuptohet, ju vetem degjoni ajo qe ju pelqen te degjoni nga intervista e tij.
Dhe aspekti tjeter qesharak per cdo te huaj qe njihet me "reagimet e shqiptareve" eshte "Armiku i Popullit" te shqiptareve eshte plaku 80+ vjecar ne krye te Patriarkanes Serbe! Ose pensionisti Nicholas Gage qe eshte "poliagjent" dhe nuk pushon se punuari per te aneksuar Himaren e Shqiperine!
Jetojme ne shekullin e XXI me mentalitetin e gjysherve tane te lindur ne fillimet e shekullit te XX!
Albo
Krijoni Kontakt