Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 64
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Ramës pikturën e Onufrit që do i dhuronte Toni Blerit

    Emri:  gjergji.jpg

Shikime: 483

Madhësia:  6.8 KB
    TIRANE- Koleksionisti i veprave të artit, Gjergji Thimio i arrestuar në kuadër të operacionit “Ikona” ka akuzuar deputetin e PS-se, Kokedhima dhe kreun e qeverise Edi Rama per operacionin qe perfundoi me arrestimin e tij.

    Ai ka lexuar nje deshmi te gjate ne gjyq, ku ka treguar versionin e tij si kane ndodhur ngjarjet.

    “Refuzova të jepja një pikture origjinale të Onufrit. Piktura kushtonte 1 milion euro ma kërkoi deputeti Koço Kokedhima, Artan Lame dhe kryeministri Edi Rama. Pikturën donin t’ja jepnin dhuratë ish-kryeministrit të Britanisë Toni Bler. Pas refuzimit tim për t’u dhënë pikturën që e kisha trashëgimi personale, u ngritën akuzat ndaj meje”- tha ai.

    Sipas tij, gjithe akuzat qe sot rendojne mbi te jane trillim, pasi ai nuk ka bere trafik veprash arti, perkundrazi i ka mbrojtur dhe ruajtur ato.

    “Kërkoj drejtësi. Nuk jam trafikant, aktualisht jane 2300 objekte qe mungojnë nga muzeu im personal”- ka thene ai gjate deshmise se sotme ne seancen gjyqesore ne ngarkim te tij.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-05-2014 më 10:14

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Kush ja ka lene trashegimi ketij nje ikone te Onufrit,e ema apo i ati?

  3. #43

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Pse te duket e pamundur qe ajo qe thote ai te jete e vertete?

  4. #44

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Asgje nuk eshte e pamundur, por per mendimin tim me 2300 objekte dhe muze personal qe paska vlere kushedi sa e sa milione, eshte thjesht hajdut apo trafikant veprash arti.

    Ka mundesi qe as ky nuk genjen, por dhe akuzat qendrojne. Mund te jete trafikant qe u kap kur nuk dha pikturen qe i kerkuan.

  5. #45

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    qyfyre fakti qe ia ka patur 2300 objekte (nder te tjerat) nuk do te thote asgje. Une qe perpara viteve 90-te kam patur manine te mblidhja gjera antike dhe sebashku me nje mik te familjes udhetoja shpesh neper zona te thella ne veri e ne jug ku shkembeja antikitete me banoret e zones duke ju thene atyre mallra ose objekte te sjella nga jashte (para 90-es kisha akses ne shume nga keto objekte sepse familjare te mij me shume ishin jashte Shqiperise sesa brenda saj). Arrita te mbidhja nje numer te konsiderueshem (mbi 300) ku perfshiheshin ikona te vogla, arme shume te vjetra etj. Gjera qe i lashe ne kujdesin e nje personi te besuar kur u largova nga Shqiperia. Pra nuk eshte e pamundur te mbledhesh antikitete.

  6. #46

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin

    T ebesoj dhe nuk dyshoj qe ka plot njerez qe e kane pasion qe mund ti koleksionojne. Por po flasim per objekte me kushedi ca vlere. Vetem nje prej tyre paska vleren 1 milion euro dhe behet fjale per pikture origjinale të Onufrit. Ky ka mijera te tilla (kuptohet jo nga 1 milion secila).

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Pse te duket e pamundur qe ajo qe thote ai te jete e vertete?
    Historia me Ramen dhe Kokedhimen mund te jete e vertete,por nuk besoj se ka njeri qe mund te kete ne pronesi te tij si trashegimi nje ikone te Onufrit,per shkak te specifikes se ketij arti i cili nuk eshte prodhuar per tu mbajtur ne shtepi por ne kisha.Pra nje veper e tille,mund te jete ose ne pronesi te kishes ortodokse ose te shtetit shqiptar qe i konfiskoi nga kisha gjate komunizmit.

    Ky mund te dale edhe te thote qe kam trashegimi edhe ndonje ikonostas,por keto smund ti besoje kush.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 07-05-2014 më 13:15

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Ore Gjergji Thimio!

    Si nuk te vjen turp qe nxjerr keto fjale nga goja. Si ore guxon e na e ben Kryerilindasin tone te dashur hajdut ordiner ikonash dhe nje diktator qe te fut ne burg po nuk i erdhe pas qejfit!

    Jo or jo! Edi Rama nuk eshte hajdut ikonash. Ai eshte rilindasi yne i dashur!

    Na i marshin te keqen Qeverise se Rilindjes!

    Albo

  9. #49

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Te gjithe kemi mendimet tona. Por mendimet tona jane pa vlere ligjore. Ti leme kohe gjykates te japi vendimin qe ka rendesi dhe te shikojme nese eshte hajdut apo thjesht koleksionues. Jemi nje shtet demokratik ku ligji dhe gjykatat jane themeli.

  10. #50

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Historia me Ramen dhe Kokedhimen mund te jete e vertete,por nuk besoj se ka njeri qe mund te kete ne pronesi te tij si trashegimi nje ikone te Onufrit,per shkak te specifikes se ketij arti i cili nuk eshte prodhuar per tu mbajtur ne shtepi por ne kisha.Pra nje veper e tille,mund te jete ose ne pronesi te kishes ortodokse ose te shtetit shqiptar qe i konfiskoi nga kisha gjate komunizmit.

    Ky mund te dale edhe te thote qe kam trashegimi edhe ndonje ikonostas,por keto smund ti besoje kush.
    Archon, kur u mbyllen kishat shume nga objektet u shkaterruan nga turmat e instruktuara te rinise. Niveli i injorances fatkeqesisht ka qene shume i larte ne ate kohe dhe shumica e tyre as qe ja kishte idene e vlerave ikonografike. Gjyshi im psallte ne kishe dhe ishte shume fetar. Qe mos humbisnin apo shkaterroheshin, kur kisha u mbyll dhe u shemb, ai mori dhe ruajti ne shtepine e tij 6 ikona shume te vjetra midis te cilave 1 e Onufrit dhe 1 e Selenicarit. Mbas 90-es ne ja kthyem kishes ikonat (gjyshi kishte vdekur). E solla si shembull per te thene qe une personalisht i kam patur ne shtepi per mbi 25 vjet keto ikona dhe po te mos ishin familjaret e mij fetare, une dhe mund t'i mbaja. Por gjyshi im e la ne amanet dhe i beri te gjithe te betohen ne Zot qe ikonat do ktheheshin nje dite aty duhet.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •