Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 64
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Izet Duraku: Thimo paraqiste për regjistrim objekte të dyshimta

    103 tweet
    Flash, Kronike e Enjte, 10 Tetor, 2013 | 09:46 am

    Izet Duraku
    Një nga të ndaluarit nga policia në operacionin “Ikona”, koleksionisti Gjergji Thimo, nuk është i panjohur nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Veprave të Artit. Sipas punonjëseve që ndoqën dje procesin, Thimo kishte rreth 125 vepra të regjistruara, por nuk dihet ende nëse ato janë pjesë e veprave të sekuestruara. Momentalisht po bëhet identifikimi i tyre. Sipas drejtorit të Qendrës së Inventarizimit, Izet Duraku, deri dy vjet më parë Thimo ka paraqitur objekte për regjistrim pranë institucionit. “Erdhi një moment, në vitin 2011, që ne e ndërpremë këtë komunikim, pasi veprat që ai pretendonte të ishte pronar, ishin të dyshimta dhe pa dokumentacionin e duhur. Ndër to kishte vepra me dimensione shumë të mëdha, të cilat kishin një prejardhje të paqartë, ndërkohë që kuptohej që origjina e tyre ishin objektet e kultit. Ne vazhdimisht i kërkonim vërtetimet përkatëse nga subjektet nga i kishte blerë, nga Kisha Ortodokse e të tjera institucione, çka ai nuk i sillte”, thotë Duraku, teksa shton se nga ana e koleksionistit është këmbëngulur fort që ato vepra të ligjëroheshin si pronë e tij. Gjergji Thimo mësohet të ishte i pajisur me një licencë si muzeolog, qysh në kohën kur ministër Kulture ishte Teodor Laço, e parinovuar më tej, dhe me të pretendonte të ligjëronte aktivitetin e tij. Por edhe pse me licencë muzeologu, prej tij nuk u realizua kurrë ndonjë muze.

    http://www.panorama.com.al/2013/10/1...e-te-dyshimta/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #22
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Arrestohet i treti i ikonave, bllokohen edhe 70 afreske

    Arrin në 1147 numri i veprave të artit të sekuestruara gjatë operacionit “Ikona” të Policisë së Shtetit, e cila dje arrestoi personin e tretë të dyshuar. Në vazhdim të aksionit të Antitrafiqeve është vënë në pranga edhe personi i tretë që ka bashkëpunuar në vjedhjen e afreskeve, ikonave kishtare, muraleve e pikturave të bronzit që i përkasin periudhës së mesjetës e dyshohet se janë vjedhur në kisha të ndryshme. Burime nga Policia e Shtetit thanë se u krye arrestimi i 52-vjeçarit Artan Koçiu, i cili u ndalua në zonën e “Ali Demit”, ku banon dhe ushtron një aktivitet privat. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një kontrolli që Policia ushtroi në një mobilieri që ka në pronësi, gjeti dhe sekuestroi 70 objekte materiale druri, pjesë të ikonostaseve dhe objekte të tjera religjioze. Veprat dyshohet të jenë të vjedhura në kishat e rrethit të Korçës dhe në Maqedoni, ashtu si objektet e tjera të sekuestruara. Dy ditë më parë, Policia e Shtetit tha se gjatë një aksioni të koduar “Ikona” ka bërë të mundur zbulimin e një thesari me qindra vepra arti të vjedhura në Shqipëri e Maqedoni, që dyshohej se do trafikoheshin në vendet e BE.

    ARRESTIMI I KOLEKSIONISTIT
    Galerisë së Artit tashmë i janë rikthyer 1147 objekte, si afreske, ikona kishtare, murale e piktura bronzi që i përkasin periudhës së mesjetës, të cilat dyshohet se janë vjedhur në kishat në Voskopojë, Pogradec e Maqedoni. Shumica e këtyre objekteve janë gjetur nga policia në dy ambiente që i përkasin koleksionistit Gjergj Thimo, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, apartamente që ai i kishte përshtatur në formën e një ekspozite. Koleksionisti 43-vjeçar nga Korça, Gjergji Thimo, aktualisht jetonte në Tiranë, ku kishte edhe një biznes privat, lokal, në zonën e “Don Boskos”. Ai ka qenë i arrestuar edhe më parë nga policia me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Në fazën e parë të operacionit antitrafik të koduar “Ikona”, u arrestua Gjergj Thimo dhe 40-vjeçari Arben Spaho, i dënuar disa herë për vjedhje. Ndërsa mësohet edhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim, njëri prej të cilëve u arrestua dje. Kjo veprimtari hetohej prej vitesh nga oficerët e krimit të organizuar, por vjedhja e më pas trafikimi i veprave të artit u zbulua nga tentativat e Gjergj Thimos për t’i transportuar ato jashtë vendit, drejt Bashkimit Europian, me justifikimin se do t’i restauronte.

    Etleva Delia/PANORAMA
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Gjergj Frashëri: Vjedhja e ikonave, jo nga trafikantë të rëndomtë, por nga drejtues të lartë të kulturës shqiptare

    TIRANE- Eksperti i trashëgimisë rrëfen sesi kanë nisur trafiku me grabitjen spektakolare të Ikonostasit të Kishës së Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq nga drejtori i IMK-së ‘91-’92 dhe si bien në duar të koleksionistëve e trafikantëve ikonat dhe afresket e grabitura në kishat e Shqipërisë?

    “Kapitulli i zi i historisë së trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, “filloi qysh “me grabitjen spektakolare të Ikonostasit të Kishës së Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq nga vetë drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) në vitet 1991-‘92”, thotë Gjergj Frashëri duke rrëfyer shkaqet për zhveshjen e kishave nga ikonat. E intervistojmë ekspertin e trashëgimisë për të ditur më shumë se në cilat inventarë dhe lista rezultojnë 223 ikonat më të rëndësishme të vjedhura nga 1077 veprat e artit të sekuestruara gjatë operacionit për kapjen e trafikantëve dy ditë më parë në Tiranë. Si tregtohen ikonat dhe ikonostaset nga koleksionistët në Shqipëri, si filluan grabitjet dhe si ranë në duar të koleksionistëve. Ndërkohë që mësojmë se deri në pranverën e 1990 kanë qenë mbi 12.000 ikona të inventarizuara nga Instituti i Monumenteve, Gjergj Frashëri na bën një përshkrim të gjithë faktorëve që sollën dramën e shkatërrimit të Monumenteve të Kulturës dhe veprave të artit të trashëgimisë kulturore.

    Profesor Gjergji, nga ngjarjet e dy ditëve të fundit mësuam se janë sekuestruar nga Policia e Tiranës një numër i madh veprash të artit historik nga mbarë territori i vendit. Sa mund të jetë dimensioni i vjedhjeve të këtyre veprave?

    -Grabitjet, vjedhjet dhe trafikimi i veprave të artit historik, të lëvizshme si ikonat, ikonostaset, objektet e veprave të aplikuara në metale të kishave, etj. përbëjnë tashmë një kapitull të Zi të historisë së trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, i cili filloi qysh me grabitjen spektakolare të Ikonostasit të Kishës së Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq nga vetë drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) në vitet 1991-‘92. Sipas dokumenteve që ruaj, më 1989 kanë qenë të ruajtura më së miri rreth 55 ikonostase në kishat e Shqipërisë.

    Sipas gjurmimeve të mia në tre vjetët e fundit, konstatoj se rreth 40 prej këtyre ikonostaseve janë zhdukur. Përgjegjës për të gjitha këto vepra kriminale të papara në Evropë është MTKRS-ja dhe IMK-ja. Vazhdimisht kam njoftuar në shtyp e media grabitjen e veprave të historisë së artit nga segmente të ndryshme të këtij vendi. Në një media tjetër pata kërkuar ndërgjegjësimin e drejtorit të IMK-së A. Baçe dhe mbrojtësit të tij qeveritar Z. N. Ceka, për paaftësinë e IMK-së dhe të Reformës së tyre për mbrojtjen e kishave dhe të ikonave të Shqipërisë. I pata sjellë si shembull rastin e vjedhjeve të 27 ikonave në kishën e fshatit Bularat të Gjirokastrës, që të merrja përgjigje, se çfarë përgjegjësie dhe garancie ka IMK-ja për mbrojtjen e ikonave në të ardhmen.

    Por mjerisht dëgjuam përgjigjen e përçudnuar të drejtorit të IMK-së zotit A. Baçe, se ai kishte kërkuar, që jo vetëm ikonat t’i marrë Kisha Orthodokse, por edhe vetë kishat e Shqipërisë me pikturën e tyre. Atëherë iu drejtova MTKRS-së duke denoncuar papërgjegjshmërinë e drejtorit të IMK-së ndaj pasurisë kishtare. Nuk morëm kurrë përgjigje për fatin e 27 ikonave të vjedhura të Kishës në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

    I kujtova atëherë MTKRS-së, se deri në pranverën e 1990 kanë qenë mbi 12.000 ikona të inventarizuara nga IMK, dhe se, ruajtja e tyre është një detyrim ligjor i këtyre institucioneve, përveçse moral e patriotik. Kisha duhet të kujdeset për ato, në rolin e kujdestarit, por jo të bëhet pronar i ikonave. Për rrjedhim i tërhoqa vëmendjen MTKRS-së të bënte inventarizimin e ri të ikonave në të gjithë Republikën, për të parë çfarë mungon dhe çfarë nuk mungon. Kjo nuk është bërë deri sot. Mendoj se kjo çështje dikasteriale duhet të administrohet nga një Komision Shpëtimi të Ikonave dhe të jetë një hap në drejtim të Reformës që kemi propozuar.

    Ka një treg të zi të shitblerjes së veprave të trashëgimisë, mund të na thoni diçka rreth tij?

    -Ka dy tregje të zeza. I pari treg i zi buron nga shkelja direkt e zbatimit të ligjës dhe rregulloreve brenda Republikës, pra është tregu i brendshëm. Në qoftë se një kishë nuk ruhet nga institucioni përgjegjës shtetëror, qytetari e vëren këtë dhe e ka të mundshme të vjedhë një ikonë nga ajo kishë. Po ashtu, në se nëntoka arkeologjike do të gërmohet gjatë natës p.sh. në Durrës, për të hapur gropën 8 m thellë të themeleve dhe gjithë substanca arkeologjike do të hidhet në fushat e Shkozetit, me siguri që pa gdhirë do të jenë disa qytetarë me kazma e mistri duke mbledhur objekte arkeologjike të paçmueshme nga këto të ashtuquajturat Plehra Arkeologjike.

    Këto objekte të grabitura në këtë mënyrë apo në një tjetër, shiten brenda vendit, në persona që ushtrojnë ilegalisht këtë lloj biznesi. Në këtë mes të gjitha palët e kanë të vështirë të tregojnë origjinën e këtyre veprave, pra të marrin guximin që t’i regjistrojnë ato në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të pasurisë Kombëtare, sepse aty kur mbushet kartela (pasaporta) e objektit, kërkohet të deklarohet origjina, nga vjen objekti.

    Kati i dytë i tregut të zi është trafikimi, pra transportimi dhe shitja e tyre në një destinacion dhe nga duar që nuk kanë lidhje me origjinën ku është vjedhur apo grabitur vepra. Vendi më i përshtatshëm dhe më i sigurt për të fshehur gjurmët, është trafikimi jashtë kufijve të vendit, pra tregu i jashtëm. Me këtë punë nuk merret një individ i vetmuar (i izoluar), por merren përfaqësues me kompetencë shtetërore për t’i nxjerrë jashtë kufijve. Një individ mund të marrë një monedhë, apo një objekt të vogël në valixhen e tij apo në makinën e tij për ta shitur, por jo më tepër. Sepse ai rrezikon nëpër doganat e huaja. Trafikimi realist bëhet nga segmentet shtetërore.

    Cili individ mund të transportojë (trafikojë) thasë të tërë me drogë matanë kufirit. Asnjë individ! Kjo është punë e segmenteve shtetërore. Nga vendi ynë kanë dalë pareshtur objekte të çmueshme të tilla dhe janë shitur për një çmim shumë –shumë të ulët jashtë vendit nëpër Evropë e më tej, si objekte pa origjinë autentike-dokumentare. P.sh. Gjithnjë sipas të dhënave të mia, vetëm në filialet e mbledhjes së monedhave në Gjermani janë shitur nga Shqipëria në dekadën e fundit mbi 2 milion monedha.

    Si ekspert i trashëgimisë, jeni me siguri në dijeni të deklaratës së Kryeministrit mbi mbrojtjen e qyteteve muze të Gjirokastrës dhe të Beratit, etj...

    -Natyrisht jam në dijeni,dhe më erdhi mirë që kryeministri i vendit shpalosi shqetësimin e tij për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, për të ndaluar procesin e dëmtimit, të shkatërrimit dhe të zhdukjes së saj në dy dekadat e fundit. Thirrja e tij filloi me dy qytetet muze, Berati dhe Gjirokastra dhe Kalanë e Krujës. Qytetet muze shpallen të tilla bashkë me Rregulloren për Ruajtjen e përjetshme të tyre, Mirëmbajtjen e vazhdueshme dhe Mbrojtjen e vlerave të saj. Por mjerisht, në tre vitet e fundit pjesa muzeore e Beratit dhe e Gjirokastrës janë bërë objekte të kritikës së ashpër të UNESCO-s ndaj qeverisë shqiptare për qeverisjen (menaxhimin) e keq të tyre në drejtim të dëmeve që po i shkaktojnë atyre ndërtimet pa leje dhe mungesa e kontrollit të ndërhyrjeve arkeologjike në rastet e zbatimit të restaurimeve të mëdha...

    Po vendimi më i fundit i KKT që shpall në mbrojtje 3 qytetet dhe ku kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do lejohet asnjë ndërtim individual në Krujë, Gjirokastër dhe Berat a do të frenojë shkatërrimin?

    -Kryeministri ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë lloj ndërtimi të ri, pra Ai, pas 22 vjetëve të fundit, është kryeministri që po sinjalizon se do të zbatojë ligjin dhe Rregulloret ekzistuese për mbrojtjen e tyre. Me siguri ai do të forcojë masën e ndëshkimit me vendim të ri. Nuk është lënë pa përmendur nga kryeministri mbrojtja e trashëgimisë historike të Vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë dhe e hapësirës arkeologjike të Kalasë së Lezhës dhe e rrethinës arkeologjike të saj, të cilat janë dëmtuar në mënyrë mizore nga ndërtimet e reja, që e kanë goditur në mënyrë antikulturore atmosferën turistike të vlerave historike të Lezhës të mirënjohura në sytë e interesit ndërkombëtar.

    Është e njëjta vepër penale për nga karakteri i shkeljeve juridike, por në përmasa edhe më të stërmëdha, agresioni i pashembullt i ndërtimeve të reja mbi pasurinë arkeologjike “24 karatçe” të Durrësit, duke zgavruar gropa të mëdha ndërtimi për hedhjen e themeleve të pallate mbi Zonën A dhe zonën B, pa kryer asnjë lloj gërmimi dhe dokumentimi arkeologjik. Është koha për të gjykuar, shkaktarët e kësaj vepre penale të përmasave kombëtare me në krye MTKRS-në dhe dy fëmijët e saj, IMK-në dhe Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë (KKA).

    Profesor Gjergji, ju kini ngritur vazhdimisht zërin për mbrojtjen e nëntokës arkeologjike të Durrësit, ku edhe aty objektet bëhen pre e trafikut, e shihni si shans këtë situatë për mbrojtjen e këtij qyteti që është mbushur me ndërtime të reja?

    -Ndërtimet në Durrës në zonën A dhe B duhet të ndalohen menjëherë, në mënyrë absolute. Nëntoka e këtyre dy zonave përmban një pasuri të nivelit të qytetit antik të Pompeit para Kr. dhe më tej të Romës në shek. 1 p.Kr. deri në shek. 2 e.s. Me sa kam pasur fuqi i kam denoncuar në tre vjetët e fundit, hapjen e gropave masive e të thella të ndërtimit në këto dy zona, për ndërtimin e pallateve pa kuptim. Durrësi ka vend dhe hapësirë sa të duash për ndërtime të reja, pa qenë nevoja për të zbrazur nëntokën arkeologjike të mbushur me tempuj ilirë, helenë e romakë, forume romake, bazilika gjigante bizantine me mozaikë përrallorë, etj, dhe për t’i hedhur të gjitha këto xhevahire të kombit në plehrat Arkeologjike të Fushave të Shkozetit. Po kush të dëgjon? Popullsia është e histerizuar dhe qeveria e mëparshme e droguar për të zaptuar kudo prona, që nuk i takojnë. Ka lindur shpresa, se furia e kësaj turme të uritur, do të ndalet edhe përpara dëmeve të trashëgimisë.

    Cilat janë për mendimin tuaj dëmet dhe rreziqet më të mëdha që po i kanosen trashëgimisë kulturore në vendin tonë aktualisht, p.sh. tani që flasim?

    -Të gjitha sferat e trashëgimisë kulturore janë në rrezik të madh. Por më akutja nga të gjitha, vlerësoj se është dëmi që po i shkaktohet pasurisë kombëtare të nëntokës arkeologjike, nga ndërtimet e reja, nga gërmimet arkeologjike pa sens të ekspeditave të huaja arkeologjike në mbarë vendin me në krye Institutin Arkeologjik në Tiranë, që merr përsipër të kryejë gërmime pa pasur asnjë lloj mundësie financiare dhe logjistike për të ruajtur dhe konservuar substancën arkeologjike që del nga gërmimi, të cilat duhet të ndalohen pa kushte. Nuk ka gjë më urgjente për shpëtimin e trashëgimisë arkeologjike në Shqipëri, se sa ngritja e strukturave reformuese për kontrollin qeveritar dhe shtetëror në ndalimin e gërmimeve klandestine të përditshme dhe në trafikimin e veprave të artit dhe të objekteve arkeologjike brenda dhe jashtë vendit.

    A ka mungesa ligji mbi Trashëgiminë kulturore, që t’i hapë rrugë vjedhjes së veprave të tilla?

    -Ligji nuk ka asnjë mungesë për të dënuar një hajdut, që hyn në një kishë dhe vjedh një ikonë. Ligji nuk ka asnjë mungesë për të dënuar një qytetar kushdo qoftë vendas apo i huaj që të marrë një objekt nga nëntoka e këtij vendi dhe ta largojë jashtë kufijve pa një vendim të parashikuar nga ligji, e shumë raste të tjera. Në Shqipëri duket se mungon ligji, që kur një kishe me inventar në mbrojtje shtetërore i vidhet një ikonë, apo i prishet një afresk si në Kishën e Valshit, ministrit dhe drejtorit të IMK, përgjegjësve direkt për ruajtjen e këtyre veprave, nuk i hyn asgjë në këmbë, bile gradohen nga në pozicione më të larta, në vend që të shkarkohen për moskryerje detyre. Duhet të presësh zgjedhjet një herë në katër vjet, që të lindë një shpresë e re për ruajtjen e trashëgimisë së identitetit tonë kombëtar.

    http://www.shqiptarja.com/kulture/27....yECNM4e9.dpuf

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    sipas lajmeve doli bllof aksioni i tahirit..

    kokodhimi... krahu i mengjer i edvinit kish dashur ti blej ketij koleksionistit nje ikone..
    ki nuku kish pranuar..
    ahere kokodhimi.. qe sot ka pushtet me shum se ramizi dje kish vajtur me vrap te edvin tahiri e kishin bere kte lojen sikur po zbulojn trafik ikonash..
    dhe ja muarren atij ikonat e me kte rast edvini vret disa zogj..
    1- ja shikoni sa te fort e kemi bere policine me kurveleshas te rucit.. i kapim hajdutet..
    2- e mo ju bota..ne se kini degjuar se un edvinua jam hajdut ikonash.. mo i besoni llafeve se ja ku vertetonet se une jo vetem nuk vjedh ikona por dhe kap villajduta ikonash..
    3- o kokodhim.. nashi i kemi ne ne dore keto ikonat e na rroft bithen koleksionisti qe do e mbajm ne biruce e keshtu u a gjejme un e ti vendin atyre..e di ti..
    4-e mo milet e shikoni si un piktori mbroj pasurine kulturore te popllit.. jo si maloku qe nuku cante menderen..

    bravo edvin e tahir kokdhim..

    jini mjeshtra..

  5. #25
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    dhe me e forta..hyne ne galleri 1177 e na dollen nga galleria vetem 477..e polllicia na tha qe ishte nje llapsus..

    hajde popull hajde..ke ke vene ne krye qe te te qeverise..qe te genjen diten per diell...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    'Bazilikat', mister numri i ikonave, Policia: 1077 objekte. Kumbaro: Janë 477

    NGA: FATMIRA NIKOLLI-KLODIANA LALA

    TIRANE-Veprat e trashëgimisë kulturore shqiptare, të sekuestruara në aksionin e policisë para pak ditëve, janë 477, jo 1077". Kjo ka qenë deklarata-surprizë e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, dje në Galerinë Kombëtare të Arteve, në ekspozitën e veprave në fjalë. "Kemi sot në mjediset e Galerisë, 477 objekte, sipas informacionit më të fundit të Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive kulturore", - deklaroi ajo.

    E pyetur pse numri i dhënë prej saj, ndryshon nga numri i dhënë nga policia, Kumbaro nënvizoi se informacioni i përfolur është i gabuar. Sikundër kuptohet, Ministria e Kulturës flet zyrtarisht për 600 objekte më pak se numri i dhënë po në një deklaratë zyrtare, por të Ministrisë së Brendshme, një ditë pas sekuestrimit të tyre dhe arrestimit të dy të dyshuarve për trafik. Pyetja që shtrohet në këtë rast është: Si u zhdukën nga Galeria e Arteve plot 600 objekte; a është e mundur që forcat e Rendit të kenë numëruar aq keq sa të llogarisin 600 objekte më shumë, apo gabimin po e bëjnë specialistët e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit; si është e mundur që në dy ditë të "firojnë" kaq shumë vepra të cilësuara thesar e pasuri kombëtare?! Deklarata e shkurtër e zonjës Kumbaro, ngre shumë dyshime dhe sigurisht lë shumë vend për spekulime. Kemi dy deklarata zyrtare të institucioneve shtetërore, që bien në kundërshtim e përgënjeshtrojnë njëra-tjetrën, e që ngrenë shumë hije dyshimi mbi sigurinë e veprave të sekuestruara për t'i shpëtuar nga trafikimi. Ditën e djeshme, Kumbaro tha se është marrë leje për ekspozimin e tyre (meqë cilësohen ende provë materiale), ndërsa po punohet për verifikimin e autorëve që i kanë realizuar, e nga ana tjetër, mund të ndërhyhet për restaurimin e tyre. Të dielën ato ekspozohen për publikun e gjerë.

    Ministria e Brendshme
    Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme thuhet shprehimisht: Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 223 ikona të kishave të përmasave të ndryshme; 6 ikona, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Shqipëri dhe Maqedoni; 4 piktura murale të konservuara; 522 piktura bronzi; 322 objekte të ndryshme mesjetare.

    Trafiku i ikonave, shoqërohen 2 të tjerë, gjithsej 5 në pranga
    Shkon në pesë, numri i personave të ndaluar deri tani nga forcat e policisë për trafikun e veprave të artit. Policia e kryeqytetit deri tani ka arrestuar dy persona dhe ka shoqëruar tre të tjerë, në kuadër të operacionit të vjedhjes dhe veprave të dyshuara të artit. Blutë e kryeqytetit, disa ditë më parë, vunë në pranga koleksionistin Gjergji Thimo dhe 40-vjeçarin Arben Spaho, i dyshuar për pjesëmarrje në këtë trafik, si një nga hajdutët kryesorë të rrjetit. Gjatë momentit të arrestimit, në banesën e Thimos policia sekuestroi mbi 1 mijë vepra arti, të cilat dyshohen se janë vjedhur në kishat e Korçës për t'u trafikuar drejt vendeve të BE-së. Policia e Tiranës arriti të sekuestrojë mbrë-mjen e së martës 1077 vepra arti, të cilat ishin fshehur në një banesë në zonën e "Don Boskos". Më konkretisht, uniformat blu sekuestruan 223 ikona të kishave të përmasave të ndryshme (disa prej të cilave dyshohet se janë të vjedhura në Maqedoni); 6 ikona, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Shqipëri dhe Maqedoni me synim trafikimin e tyre me destinacion vendet e BE-së; 4 piktura murale të konservuara, të dyshuara si të vjedhura në Kishën e Voskopojës dhe qytetin e Korçës; 522 piktura bronzi, të cilat i përkasin periudhës së Mesjetës, dhe 322 objekte të ndryshme, të cilat i përkasin periudhës mesjetare. Ndërkohë, dy ditë më parë, në sajë të operacionit të koduar "IKONA", strukturat kundër Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës kanë shoqëruar 52-vjeçarin Artan Koçiu, një tjetër person të dyshuar si i përfshirë në trafikun e veprave të artit. Policia sekuestroi në pronën e tij ikona dhe objekte të tjera, të dyshuara si të vjedhura.

    Thimo: Ikonat i ruajta, s'i trafikova
    Gjergji Thimo, i cili prej vitesh, publik isht ishte shfaqur si koleksionist veprash arti, do të qëndrojë në qelitë e burgut, pas dyshimeve të forta për trafikimin e tyre. Gjykata e Tiranës, caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj 51-vjeçarit Thimo dhe të dyshuarit tjetër, Arben Spaho, për akuzën e vjedhjes dhe trafikut të veprave të artit. Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, para gjykatësit Arben Mullai, i dyshuari Gjergji Thimo ka mohuar kategorikisht të jetë i përfshirë në veprimtari kriminale, e aq më pak trafik veprash arti, që sikurse thekson ai, tërë jetën ia ka kushtuar koleksionimit të tyre. Thimo i tha gjykatës se i ka ruajtur këto pasuri të rralla dhe asnjëherë nuk ka tentuar t'i trafikojë, sikurse pretendon prokuroria. Madje, pretendon se për pjesën më të madhe të këtyre disponon certifikatën e regjistrimit. Pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjergji Thimo nuk ka mundur ta bindë gjykatën që ta linte të lirë. Gjykatësi Arben Mullai, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Thimos dhe caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj tij. Jashtë dyerve të gjykatës reagoi dhe avokati i Thimos, Qazim Gjonaj, i cili e cilësoi të padrejtë arrestimin e 51-vjeçarit. "Ne e quajmë arrestimin e tij të padrejtë, për faktin se këto vepra arti, i ka pasur në shtëpi, kanë qenë të legalizuara dhe të ditura, edhe nga eksponentët e policisë, edhe nga drejtuesit e kulturës dhe të artit në Shqipëri. Në këto rrethana, nuk ka çështje flagrance, sepse nuk është kapur ai duke i shitur dikujt ndonjë vepër të tillë, ose duke trafikuar ndonjë vepër të tillë. Po të ishte kapur në kufi, mund të trajtohej problemi i flagrancës; ai ishte në shtëpinë e tij dhe kujdesej për ato vepra, i vendosur për t'i ekspozuar kur i është krijuar mundësia dhe rasti", - theksoi mbrojtësi ligjor.
    Mandej, ai hodhi dyshime se arrestimi i Gjergji Thimos ka prapavijë politike. Sipas avokatit, Thimo ndodhet në këtë situatë, pra prapa hekurave, për shkak se nuk pranoi t'i jepte një funksionari të lartë, me pushtet, disa vepra që i kishte kërkuar. Avokati Gjoni nuk bëri të ditur emrin e pushtetarit, duke theksuar se nuk është i autorizuar nga Gjergji Thimo për ta bërë një gjë të tillë. Por, ndërsa Gjergji Thimo pritet të transferohet në qelitë e Paraburgimit, prokuroria do të verifikojë nëse realisht veprat e artit janë me certifikatë, ashtu sikurse pretendon koleksionisti. Gjergj Thimo u arrestua tri ditë më parë, pasi në shtëpinë e tij u gjetën dhe sekuestruan qindra vepra arti, që sipas policisë, dyshohet se janë të vjedhura dhe me shumë gjasë do të trafikoheshin jashtë vendit.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    "Bazilikat", flet e shoqja: Gjergji u arrestua sepse refuzoi t’i shiste ‘Onufrin’ deputetit të PS

    Nga: AURORA KOROMANI

    TIRANE-Bashkëshorti im njihet nga të gjithë si koleksionist dhe jo si trafikant. Nëse do ishte trafikant, nuk do ishim në këtë gjendje”. Kështu është shprehur Esmeralda Thimo, bashkëshortja e Gjergjit, koleksionistit që u arrestua para tri ditësh nga policia. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, ajo tregon të gjithë historinë e koleksionit të bashkëshortit të saj që prej vitit 1996 deri sot. Veç të tjerash, Esmeralda rrëfen edhe njohjet e bashkëshortit të saj me ish-ministrat e Kulturës dhe me kryeministrin aktual, Edi Ramën.

    Si qëndron e vërteta e ikonave të koleksionuara nga bashkëshorti juaj?

    Koleksioni i ikonave dhe veprave të artit ka qenë dhe është një nga pasionet e Gjergjit. Ai ka nisur të koleksionojë ikona që prej vitit 1996, vit në të cilin ka marrë edhe licencën për Muze Privat të Kulturës shqiptare, nga ministri i asaj kohe, Teodor Laço. Gjergji i ka passion ikonat dhe është koleksionues. Bashkëshorti im është një figurë e njohur për botën e artit dhe ka hapur shumë herë ekspozita me të gjitha afresket, ikonat dhe veprat e mbledhura mund të numërojmë rreth 6 ekspozita që ai ka hapur dhe ku kanë qenë pjesëtarë të
    gjithë këta persona që e shajnë sot.

    Ku i ka gjetur ikonat që grumbullonte Gjergji?

    Një pjesë të mirë të veprave, Gjergji i ka grumbulluar vetë, një pjesë tjetër e ka të trashëguar nga babai i tij, sepse kanë qenë familje ortodokse.
    Një pjesë të atyre ikonave i kam trashëguar edhe unë nga familja ime, që pas prishjes së kishave në Korçë. Gjergji i ka ruajtur vetë të gjitha dhe i ka mirëmbajtur me shpenzimet e veta. Madje, ai here pas herë ka bërë kërkesë për hapjen e një muzeu, por gjithmonë i është thënë që mund ta hapte një muze, por asnjëherë nuk i dhanë fondet dhe as vendin se ku do e hapte këtë muze. Të gjithë ministrat që kanë qenë në krye të Ministrisë së Kulturës kanë qenë në dijeni të këtij koleksioni. Madje, ne kemi qenë edhe në zyrën e Edi Ramës, kur ishte ministër i Kulturës dhe ai ka pasur dijeni për koleksionin, por nuk na ka dhënë asnjë shpresë për muzeun në atë kohë.

    Ku i ruanit ikonat?

    Gjergji i ka ruajtur ato me shumë fanatizëm dhe kishte një përkujdesje maksimale, duke u angazhuar totalisht. Meqë prej shumë vitesh ai kishte
    grumbulluar ikona, ato ishin bërë shumë dhe pjesën më të madhe i kishim ruajtur në shtëpi. Por edhe atje nuk i merrte dhe një pjesë të tyre i futëm
    në një dhomë të vogël, këtu tek lokali.

    (intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)

    (m.s/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  8. #28
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Esmeralda Thimio: Burri im nuk eshte trafikant ikonash por koleksionist i njohur

    Thuhet nga gruaja qe Thimo ka marre licence ne vitin 1996 per te kriuar muze privat.
    Licenca te lejon qe te hapesh nje muze tendin privat,kaq.Por kjo nuk perben prove
    qe Thimo eshte koleksionist i ndershem dhe jo hajdut.
    Thimo si koleksionist arti qe e quan veten duhet tregoje me dokumenta se si I ka marre ikonat.
    Cilat nga ikonat i ka blere ,nga kush i ka blere,kuri ka blere,sa ka paguar dhe ku eshte dokumenti
    i blerjes qe verteton qe shitja eshte e rregullt e ligjshme?
    Nga kush jane blere ikonat?
    1.Nqs ikonat jane blere nga greke,shqiptare kriminele hajdute,dmth eshte blere nga persona te
    pa autorizuar te shesin vepra arti, atehere blerja eshte e paligjshme dhe Thimi eshte fajtor pasi ka blere mall nga nje hajdut
    dhe eshte bashkepunetor ne krim.
    2.Nqs ikonat jane blere nga koleksioniste te tjere arti dhe muzeume dhe shitjet kane te gjitha dokumnetin e shitjes me pagesen atehere ne rregull.
    Pra nqs ikonat qe ai ka ne inventar jane te blera ngapersona teautorizuar me licence qe shesin vepra arti
    dhe ekziston dokumenti i shitjes per secilen,atehere ai eshte ne rregull s'ka faj.
    3.Sa ikona jane dhurata donacione?Nqs ka dhurata nga qytetare atehere duhet
    te kete dokument se cili ka dhuruar,cfare ikone ka dhuruar dhe kur?
    4.A ka Thimi ikona qei ka marre direkt nga kisha?A eka lejuar kryekishtariqe Thimi te merrte ikonat,
    apo jane marre vjedhurazi pa njerez rrotull?A ka ligjqe e lejon koleksionistin ne Shqiperi te fuse duart
    ne kishe dhe marre cfare ikonash te doje?Si justifikohet kjo marrje,ne cfare te drejte ligjore mbeshtetet?.
    Nqs ska ligj qe ta lejoje atehere marrja e ikonave nga kisha eshte vjedhje,eshte pervetsim.
    te vendi ku ai kka koleksionet duhet te shkoje ndonje grupinspektoresh nga Ministria e Kultures dhe
    tebeje nje audit total per te gjitha veprat e artit dhe verifikoje ku eshte dokumentacioni qe I jep Thimit te drejten e pronesise?
    Nqs Thimio ska dokumenta qe verteton blerjet e ligjshme,dhuratat e ligjshme atehere nje pjese e ikonave pa dokument jane vjedhje
    dhe ai eshte fajtor.Ministria e Artit duhet te monitorizoje kishat, veprat e artit dhe beje audit periodik koleksionisteve per te parandaluar vjedhjet.
    Materialet ikona te vjedhura jane te pa dokumentuara,ato mund te shiten nga koleksionisti dhe sasia e lekeve nga shitja nuk futet ne tabelat eksel
    dhe koleksionisti nuk i paguan shtetit takse per shitje ikonash te vjedhura.Leku shkon ne xhepin e koleksionistit dhe nuk I paguhet takse shtetit per shitjen.
    Eshte akt kriminal,eshte shmangje e pagimit te taksave ,eshte evazion fiskal.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Esmeralda Thimio: Burri im nuk eshte trafikant ikonash por koleksionist i njohur

    Rrëfenjëza e Berishës: Rama “çmendet” jo pas pikturave, por pas ikonave


    TIRANË Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha preferoi të postonte dje në faqen e tij në Facebook jo një status, që tashmë është bërë e zakonshme nga ana e tij për zhvillimet politike në vend, por një rrëfenjëz për atë që ai e quan “trafik të ikonave nga Edi Rama”. “Para më shumë se tri javësh, Edi Rama pothuaj në një kohë me Policinë e Shtetit njoftoi gjetjen e një thesari prej 1070 ikonash, 522 bronzesh të vjedhura, si dhe arrestimin e dy ‘Arsen Lupenëve’ të ikonave të Ballkanit. Mirëpo fill pas arrestimit të tyre u mësua nga mediat se Lupenët tanë ishin koleksionistë të licencuar shumë vite më parë madje dhe për hapje të një muzeu privat… Që Rama (dikur) jetonte në Paris duke shitur ikona, këtë e kishin mërmëritur dhe disa nga miqtë e tij, madje thuhej se trafikun e bënte një zonjë me emër shpendi që bënte lëmsh emigrantët e rinj në Francë dhe jo vetëm aty. Asokohe flitej rëndomë se prapa bunkerit në brigjet e Senës, në të cilin Rama jetonte si barbon (njerëz që jetojnë të braktisur dhe si të pangrënë e të palarë dhe që ndodh që mbartin dhe insekte), fshihet një tregti e majme ikonash, të cilat ishin nga fondi i thesareve të kishave të rrënuara nga regjimi hoxhist në 1967…”, – shkruan Berisha, i cili pikënisjen e rrëfenjës së tij e kishte marrë nga një mesazh që kishte marrë në celular. “Tek rilexoja mesazhin e E.R., në mendjen time po vegimthi më kishte ardhur një rast tjetër i lidhjes së Ramës me ikonat. Kështu, një komision hetimor parlamentar në vitin 2003, ndër të tjera hetoi zhdukjen e 150 ikonave të përzgjedhura me shumë kujdes nga Rama dora vetë nga fondi i artit bizantin mesjetar, për t’u ekspozuar në një ekspozitë botërore në Gjermani. Komisioni hetimor konstatoi se ato ikona u zhdukën dhe nuk u kthyen ndonjëherë në Shqipëri. Pyetjes së kryetarit të komisionit, deputetit Sokol Olldashi, se çfarë dinte Rama – ish Ministër Kulture për fatin e ikonave që kishte dërguar në Gjermani, zoti Rama do t’i përgjigjej shkurt: ‘ikonat pas përfundimit të ekspozimit në Gjermani i nisa për në Paris’…”, – shkruan Berisha dhe jo vetëm kaq: “Më së fundi, dhe ne shqiptarët nuk themi kot e treta e vërteta! Ikonat nga Rama apo Rama nga ikonat nuk ndahen dot kurrë! Aq sa flitet se vet Koçua ka zgjatur flokët dhe mjekrën që ti duket Ramës si ikonë…”

    MAPO

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Esmeralda Thimio: Burri im nuk eshte trafikant ikonash por koleksionist i njohur

    Gjergji Thimo, koleksionisti i dyshuar për trafikimin të veprave të artit, është “spiunuar” në organet shtetërore nga Arben Spaho, i prangosuri tjetër nga operacioni policor “Ikona”.

    Ky i fundit i ka rrëfyer “mëkatet” e Thimos gjatë një kallëzimi që ka bërë kundër tij në qershor të vitit 2013, në lidhje me një borxh të pashlyer. Gazeta “Panorama” zbardh vendimin e Gjykatës së Apelit, që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të akuzuarit Thimo. Në vendimin e arsyetuar pasqyrohen deklarimet e Spahos, sipas të cilit, Gjergji Thimo tregtonte vepra arti të vjedhura në kisha të Korçës, Përmetit, Gjirokastrës dhe në Maqedoni. Nga ana e tij, Thimo ka pretenduar para gjykatës se ishte i licencuar në veprimtarinë e tij dhe se në asnjë rast nuk ka shitur jashtë shtetit vepra arti. Në vijim botohen deklarimet e dhëna pas arrestimit nga të dyshuarit Thimo dhe Spaho, referuar vendimit të Gjykatës së Apelit.
    “SPIUNIMI”
    Ka filluar procedim penal mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Arben Spaho, datë 12.06.2013, sipas të cilit, para nëntë muajve i kishte dhënë shtetasit Gjergji Thimo një shumë prej 2 milionë lekësh për blerjen e disa pikturave të shtrenjta. Kjo sepse, sipas kallëzuesit, Gjergji ishte person që shiste vepra arti, të cilat i mbante në një ambient të mbyllur brenda lokalit të tij, si edhe në banesë. Po sipas kallëzuesit, Gjergji tregtonte vepra arti të vjedhura nga kishat e rretheve në Korçë, Përmet, Gjirokastër dhe se kishte dijeni se disa prej tyre ishin vjedhur në Maqedoni. Sipas kallëzuesit, paratë që i kishte dhënë Gjergji Thimos ishin për disa piktura (ikona) dhe se kallëzuesi do t’i gjente klientë për t’i shitur. Nga bashkëpunimi me Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është administruar informacioni, sipas të cilit shtetasi Arben Spaho dhe Gjergji Thimo janë implikuar në një trafik të disa ikonave të vjedhura në Maqedoni, për të cilat pritet konfirmim. Më datë 07.10.2013 është ushtruar kontroll në banesën e shtetasi Arben Spaho, gjatë të cilit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sërë objektesh antike si ato të kishave (ikona, objekte fetare, ikonostase etj.).

    “MEKATET” E THIMOS
    Pas arrestimit të shtetasit Arben Spaho më datë 08.10.2013, ai është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Nga procesverbali i pyetjes rezulton se ky shtetas ka shpjeguar se sendet e gjetura dhe të sekuestruara në banesë ishin të tijat dhe se prej 23 vitesh ai punonte si restaurator i mobilieve të vjetra, megjithëse nuk ishte i licencuar për ushtrimin e këtij aktiviteti. Lidhur me disa mozaikë druri të sekuestruar, në të cilët janë gdhendur kafshë mitologjike, i arrestuari shpjegon se ato ia ka blerë shtetasit Gjergji Thimo për shumën 600 mijë lekë të vjetër dhe se pasi t’i restauronte, do t’ua shiste në tregun e Krujës personave të interesuar. Po kështu, ai shpjegon se ikonën e madhe, që i është sekuestruar me përmasa 133×85 cm, ia ka blerë shtetasit O. M. nga Pogradeci që para 10 vitesh. Në vijim të shpjegimeve të tij, i arrestuari deklaron se shiritat e ikonostaseve që i janë sekuestruar, një pjesë i ka blerë në Korçë, kurse pjesën tjetër e ka marrë në kishën e Shpikës, që ndodhet në Voskopojë, por se për këtë fakt ai është dënuar më parë së bashku me një tjetër shtetas. Lidhur me vlerën e objekteve të sekuestruara, i dyshuari Arben Spaho deklaron se nuk kishte dijeni se ato kishin vlera historike dhe se i ka pasur për qëllim shitjen e tyre në Krujë dyqaneve që shesin antikuarë, ose relikte të vjetra. Këtë gjë, shitjen e sendeve, ai pranon ta ketë bërë duke treguar edhe personin që ia ka blerë në Krujë. Po kështu, ai tregon edhe personat me të cilët ka bashkëpunuar për blerjen dhe shitjen e këtyre sendeve. I dyshuari pranon së fundi se pjesa më e madhe e sendeve që i janë gjetur e kishin origjinën e tyre nga jashtë Shqipërisë. Në vijim të hetimeve, më datë 08.10.2013 është ushtruar kontroll në lokalin dhe banesën e shtetasi Gjergji Thimo, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe sendesh, si piktura, ikona, pllaka druri te gdhendura etj. Në kushtet e mësipërme, më datë 08.10.2013, ora 20:30, është arrestuar në flagrancë Gjergji Thimo, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes së veprave të artit dhe kulturës” dhe “trafikimit të veprave të artit dhe kulturës”.
    KOLEKSIONISTI
    I dyshuari Gjergji Thimo është kapur me një sasi të madhe të sendeve, vepra arti, kryesisht objekte kishtare, që dyshohet të jenë të vjedhura. Ai ka pretenduar se është person i licencuar për ushtrimin e aktivitetit në fushën e grumbullimit, restaurimit, ruajtjes dhe ekspozimit të veprave të artit. Në këtë kuadër ai ka organizuar disa ekspozita me ndihmën edhe të Ministrisë së Kulturës. I dyshuari deklaron se të gjitha objektet e gjetura dhe të sekuestruara janë të ligjshme dhe se disa prej tyre kanë qenë të regjistruara në Qendrën Zyrtare të Regjistrimit të Objekteve të Kulturës, kurse të tjera kanë qenë në proces verifikimi për regjistrim. I dyshuari parashtron se në asnjë rast ai nuk ka shitur apo eksportuar jashtë shtetit sende apo objekte me vlerë kulturore.

    Panorama

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •