Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 64
  1. #51
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    hajdut ikonash.keni dhe kryeminister te tille.turp

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Archon, kur u mbyllen kishat shume nga objektet u shkaterruan nga turmat e instruktuara te rinise. Niveli i injorances fatkeqesisht ka qene shume i larte ne ate kohe dhe shumica e tyre as qe ja kishte idene e vlerave ikonografike. Gjyshi im psallte ne kishe dhe ishte shume fetar. Qe mos humbisnin apo shkaterroheshin, kur kisha u mbyll dhe u shemb, ai mori dhe ruajti ne shtepine e tij 6 ikona shume te vjetra midis te cilave 1 e Onufrit dhe 1 e Selenicarit. Mbas 90-es ne ja kthyem kishes ikonat (gjyshi kishte vdekur). E solla si shembull per te thene qe une personalisht i kam patur ne shtepi per mbi 25 vjet keto ikona dhe po te mos ishin familjaret e mij fetare, une dhe mund t'i mbaja. Por gjyshi im e la ne amanet dhe i beri te gjithe te betohen ne Zot qe ikonat do ktheheshin nje dite aty duhet.
    Jam shume dakord me keto qe ke shkruar Darius,personat qe i ruajten keto ikona gjate komunizmit meritojne nderim,por fakti qe ky zoteria kishte ne shtepi ikona qe u faktuan se ishin te vjedhura,pjese te ikonostaseve,edhe sikur ta kishte bere kete gje me qellim te mire,ligji nuk te fal,sepse ne menyre te terthorte ka nxitur vjedhjen e kishave per sa kohe qe ka persona qe mund ti blejne.

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Jam shume dakord me keto qe ke shkruar Darius,personat qe i ruajten keto ikona gjate komunizmit meritojne nderim,por fakti qe ky zoteria kishte ne shtepi ikona qe u faktuan se ishin te vjedhura,pjese te ikonostaseve,edhe sikur ta kishte bere kete gje me qellim te mire,ligji nuk te fal,sepse ne menyre te terthorte ka nxitur vjedhjen e kishave per sa kohe qe ka persona qe mund ti blejne.
    Problemi qe ti ngre eshte me vend, por problemi akoma me i madh, qe duhet te te futi tmerrin ty dhe cdo qytetari te atij vendi, eshte qe sot kemi nje Kryeminister qe "te fut ne burg" e te leshon zagaret e tij police, sic bente dikur Enver Hoxha, nese ti nuk i jep atij ate qe ai te kerkon.

    Ky eshte thelbi i problemit.

    Hajduti me i madh i ikonave orthodhokse eshte vete shteti shqiptar qe ende mban nen pronesi jo vetem qindra ikona, por edhe kisha e manastire shekullore qe i ka kthyer ne muzeume, edhe pse keto i perkasin Kishen orthodhokse dhe besimtareve orthodhokse shqiptare.

    Kemi nje kryeminister hajdut ikonash qe shiste ikonat orthodhokse shqiptare ne France ne vitet 90, ne krye te nje shteti hajdut sic eshte ai shqiptar.

    Albo

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    2043 (19-05-2014)

  5. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Gjergji Thimo: Janullatosi ndikoi tek Rama për të më arrestuar, ja e vërteta

    NGA: AURORA KOROMANI

    TIRANE-Koleksionisti i arrestuar, Gjergji Thimo, rrëfen për herë të parë nga burgu të vërtetën e akuzave që rëndojnë ndaj tij. Në një intervistë të gjatë për "Gazeta Shqiptare", ai tregon marrëdhëniet e tij me ish-ministrat e Kulturës, Teodor Laçon dhe Bujar Leskajn. Thimo flet edhe për miqësinë e ngushtë me deputetin socialist, Koço Kokëdhima, si u prish kjo miqësi për ikonën që do i dhurohej Toni Blerit dhe cilat ishin marrëdhëniet me kryeministrin Rama deri në momentin e arrestimit. Por, babai i dy fëmijëve pohon se gjatë qëndrimit në burg ka pasur edhe kërcënime, të cilat ia faturon ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilin e akuzon edhe për faktin se policia e tij, i ka vjedhur ikonat.

    Z.Thimo, si qëndron e vërteta e ikonave?

    Operacioni "Ikonat", i ideuar personalisht nga kryeministri Rama, biznesmeni dhe deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima dhe i zbatuar nga ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit, rezultoi se ishte një njollë turpi në gjoksin e policisë. Ai nuk ishte një operacion për të luftuar trafikun e veprave të artit në Shqipëri, por ishte një operacion famëkeq, i ideuar në zyrat më të errëta të shtetit shqiptar, me bekimin e ushtarakut dhe dhespotit famëkeq të Vorio-Epirit, Anastas Janullatosit, për të zhdukur përfundimisht një muze të licencuar privat në Shqipëri dhe ndër të rrallët në Europën Juglindore, që ka si qëllim mbrojtjen e kulturës shqiptare, me ekspozita të sponsorizuara nga vetë shteti, me mbi 2500 objekte, që nga Antikiteti dhe deri tek Mesjeta.

    Ai ishte një operacion që u krye nga Tahiri, me rreth 60 policë, pa mandat kontrolli dhe që vodhën dhe masakruan muzeun "Thimo", duke i lënë vetëm 154 objekte. Në këtë operacion, në çdo kundërshtim me ligjin, Rama dhe Tahiri i dërguan objektet në Galerinë e Arteve, kur dihet se ato ishin objekte për hetime të mëtejshme. Ata e bënë këtë vetëm për të vjedhur objektet, siç ndodhi në të vërtetë. Rama dhe Tahiri mbajnë përgjegjësi për mosdyllosjen e këtyre veprave, kur ligji e thotë: "Sendet e sekuestruara ruhen në sekretari...", pika 1 e nenit 114 të Kodit të Procedurës Penale.

    Për 6 muaj, mua nuk m'u dha procesverbali i sekuestrimit, kur në Kodin Penal, në nenin 213 thuhet se "në çdo rast, personi ose zyra pranë të cilit është bërë sekuestrimi ka të drejtë të ketë një kopje të procesverbalit". Menjëherë pas këtij operacioni, policia doli në një deklaratë, ku u shpreh se ka sekuestruar 1077 vepra arti, si ikona, piktura, 525 enë bronz antike. Ditën tjetër, Ministria e Kulturës u shpreh se nga aksioni i policisë janë vetëm 476 objekte në GKA dhe 8 enë bronzi. Brenda natës u vodhën mbi 600 ikona dhe objekte kishtare, si dhe mbi 517 enë bronzi antike. Unë personalisht nuk kam firmosur procesverbalin e datës 08.10.2013 gjatë sekuestrimit të objekteve të muzeut tim, në lokalin tim, si dhe në shtëpinë time.

    Në rastin e parë, në lokal unë nuk kam qenë prezent, dhe në rastin e dytë, në shtëpi, unë gruaja dhe fëmijët për tri orë kemi qëndruar në një dhomë, ku na ruante policia dhe nuk e shihnim se çfarë po bënin me veprat. Policia ka vjedhur pa futur në procesverbal mbi 2350 objekte, pra nuk i ka shënuar si të sekuestruara në procesverbal. Policia ka vjedhur këto objekte: Rreth 1500-2000 copë koleksion pullash të vjetra shqiptare të Zogut, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës; mbi 350 kartëmonedha antike, Greqi shek V-IV (breshka toke dhe uji të stampuara); mbi 300 monedha bronzi origjinale antike greke me fytyrën e Aleksandrit; një medaljon i madh argjendi me fytyrën e Pirros së Epirit (origjinale); 59 monedha argjendi e të arta, Kostandinaraka (origjinale); mbi 100 monedha antike origjinale argjendi të Durrësit dhe Apolonisë; mbi 18 monedha bronzi, shumë të rralla ilire; një medaljon bronzi i madh shek V-IV. p.e.r, unikal, rreth medaljonit kishte mbishkrime greke; një paftë bronzi gjoksore, ilire, unikale, ku paraqitet një luftëtar ilir duke vrarë Kadmin; qindra dorëshkrime të vjetra osmane, si dhe 1800 të Korçës, Kolonjës, Voskopojës etj.

    Tre Kuranë të vegjël argjendi, 300-400 vjeçarë; 5 Kuranë të mëdhenj të shkruar me dorë, 500-600 vjeçarë, me kapakë të zografisur në ar; 4 kodikë të vjetër ortodoksë, 500-vjeçarë, njëri me kapakë argjendi; një ditar gjerman me mbi 800 fletë, me vulat e Gestapos, mbajtur nga një oficer gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore; 8 foto të këtij oficeri, një pasaportë e tij e Gestapos, 7 dekorata naziste, 3 argjend dhe katër bronz, një orë dore dhe një unazë e tij, në argjend; shumë korrespodenca dhe letra të ish-kampionit botëror të mundjes së lirë nga Korça në SHBA, Petro Strugis, gjatë Luftës së Dytë Botërore; 11 flamurë shqiptarë origjinalë; një buzuk të vjetër grek, punuar në ar; filmime të vjetra origjinale për disa qytete, Korçën, Vlorën, Beratin etj.; 3 pistoleta amerikane para viteve 1900, punuar në argjend; 2 shpata turke, 300-400 vjeçare, me këllëf argjendi; 5 kama argjendi; 9 kuti argjendi, 150- vjeçare; 8 pafta argjendi për veshje kombëtare; 4 kostume kombëtare të vjetra 200-300 vjeçare; Emblema e Mbretit Zog në ar dhe argjend; një ikonë bronzi me kapak shek XI; dy piktura origjinale të Luço Fontanës, me vlerë mbi 800 mijë euro; një pikturë të piktorit italian, Rodolfo Morganit; një qostek floriri me 34 monedha turke; një orë Bulova origjinale para lufte, e punuar me diamante; një medaljon i madh ari me kokë indiane, dhuratë për gjyshin tim Koli Rënxa; pasaporta amerikane e gjyshit dhe nënës sime; dhjetëra korrespodenca të shoqërive patriotike shqiptare në SHBA; mbi 2 mijë foto të panjohura nga shqiptarët me veprimtari të shoqërive patriotike shqiptare; ditari i punës sime gati 23-vjeçare, ku jepeshin me detaje pjesë të punës sime ndër vite.

    Madje, me anë të një shkrese me numër 122 numër protokolli, Galeria Kombëtare e Arteve u është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Tiranës, Prokurorisë, ku i thoshte se: "Galeria Kombëtare nuk ka marrë në dorëzim dhe nuk mund të marrë në dorëzim veprat e trashëgimisë kulturore të sekuestruara nga Policia e Shtetit, pasi ato janë prova materiale.... Në këto kushte, GKA nuk ka kompetencë dhe detyrim ligjor për ruajtjen e veprave të sipërcituara dhe nuk ka personel të specializuar për ruajtjen e provave materiale". Vetvetiu del pyetja: Kush i ruante veprat gjatë natës, kur galeria mbyllej?
    Kur e keni nisur koleksionin e ikonave?
    Koleksionin e ikonave unë dhe familja ime e kemi nisur që në kohën e diktaturës, madje në këtë periudhë babai im rrezikoi që të dënohej edhe me burg. Ishte koha kur në atë periudhë në Korçë ishte edhe një person tjetër që mblidhte ikona. Atë e kapën dhe e dënuan me 14 vjet burg, ndërsa babanë tim jo, sepse ai kishte qenë partizan. Sa herë që në shtëpinë tonë vinin miqtë e babait, i thoshin që t'i zhdukte ato vjetërsira, pasi ky ka qenë urdhri personal i Enver Hoxhës. Babai i fshehu ikonat dhe pas dy vjetësh, në shtëpinë tonë, vjen Rita Marko, i cili kishte shumë miqësi me babain, dhe i thotë: "Jovan, unë e di që nuk heq dorë nga ikonat", dhe i nxori nga xhepi dhe i dha një ikonë të Shën Mërisë, të vitit 1875. Pra, ka qenë traditë në shtëpinë tonë që të merreshim me koleksionin e ikonave.
    A keni pasur leje për të bërë një punë të tillë?
    Po, unë kam pasur leje dhe licencë për një gjë të tillë. Nga veprimet hetimore 6-mujore të prokurorisë ka rezultuar si më poshtë:
    "Shtetasi Gjergji Thimo, prej kohësh ushtron aktivitetet tregtare në fushën e blerjes dhe shitjes së sendeve të vjetra në fushën e artit. Për këtë aktivitet ai është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor. Ky shtetas është i regjistruar në Gjykatën e Korçës si biznes i vogël dhe ka kodin 2601213. Gjergji disponon certifikatën e regjistrimit në QKR, me numër serial SN 031718-07-08. Duke qenë se ka qenë i licencuar, ka mbledhur dhe shumë sende të vjetra të Mesjetës, si ikona etj. Një pjesë e mirë e sendeve të vjetra, kryesisht ikona, kanë qenë trashëgimi. Ai i ka regjistruar në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit dhe ka marrë certifikatë pronësie. (Intervisten e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print)

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  6. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    "Ikonat", prokuroria jep pretencen: 16 vjet burg për 2 të pandehurit. Acarohet Thimio

    TIRANË- Prokuroria ka dhënë sot pretencën për Gjergji Thimion dhe Arben Spahon, të cilët akuzohen për vjedhje të veprave të artit në bashkëpunim.

    Prokuroria ka kërkuar 9 vjet burg për koleksionistin korçar Gjergji Thimio dhe 7 vjet për Arben Spahon, i cili nuk ka qenë i pranishëm në seancë.

    Ndërkaq Thimio e Spaho fitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

    Prokuroria u shpreh që ikonat dhe veprat e artit të sekuestruara t’i kalojnë shtetit.

    Ndërsa akuza jepte pretencën, Thimio është irrituar dhe ka kundërshtuar pas hekurave.
    Seanca e radhës do të mbahet më 4 Qershor ku do të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes.

    Në një letër që i ka dërguar më herët ambasadorit Arvizu, Thimio shkruan se arrestimi i tij, u bë menjëherë pasi refuzoi t’i dhuronte një ikonë të Onufrit, deputetit dhe biznesmenit të PS-së, Kokëdhima, të cilin e konsideron edhe mik të familjes, ku sikurse thekson, për një periudhë katërvjeçare kanë pasur marrëdhënie të ngushta familjare.

    “U burgosa se nuk i fala biznesmenit dhe deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima, një ikonë të Onufrit, pronë e imja, ikonë e cila do t’i bëhej dhuratë ish-kryeministrit britanik Tony Blair, këshilltar i Ramës”, shkruan Thimio. Mandej ai shprehet se një tjetër shkak i arrestimit, është se nuk ka pranuar t’i shesë Kokëdhimës, licencën e muzeut të tij, për një shumë sipas Thimios prej 200 mijë eurosh, së bashku me pesë piktura.

    Duke u ndalur tek operacioni “Ikona”, i organizuar në tetor 2013, në kuadër të të cilit u arrestua, koleksionisti Thimio deklaron se ky operacion është ideuar nga vetë kryeministri Rama dhe, sipas tij, jo për të luftuar trafikun e veprave të artit, por një operacion famëkeq, për të zhdukur përfundimisht një muze privat, të cilin për ta ngritur i janë dashur plot 18 vite.

    (m.a/d.b/BalkanWeb)

  7. #56

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Nje gje me habit mua me shqiptaret. Sec kane marre nje zakon qe per cdo gje i drejtohen ambasadave te huaja, simodos asaj amerikane. Ti dergosh ankese ambasadorit amerikan sepse ste pelqen gjykimi nga sistemi i drejtesise se vendit tend mua me duket budallalliku me i madh. Dhe jo vetem kaq po eshte komplet mungese dinjiteti e krenarie. Njerezit aty jane katandisur lecke nga ana morale. Nuk po gjykoj sesa i drejte apo i gabuar eshte arrestimi i Thimios, as nese eshte ose jo fajtor se sjam gjykates apo prokuror qe ta vendos. Thjesht me ben pershtypje kjo servilosja e shqiptareve ndaj te huajve.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    ane (22-05-2014)

  9. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Keta gazetare qe botojne keto lajme, a e pyeten Thimion se ku e gjeti ikonin e Onufrit qe ja paska kerkuar Kocoja? A e pyeten ky i gjeti PARATE per te "blere" gjithe keto piktura te vleresuara me dhjetra qindra mijera euro?

    Ikonat e kishave e muzeve qe vidhen naten i shet ky trimi diten!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  10. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Keta gazetare qe botojne keto lajme, a e pyeten Thimion se ku e gjeti ikonin e Onufrit qe ja paska kerkuar Kocoja? A e pyeten ky i gjeti PARATE per te "blere" gjithe keto piktura te vleresuara me dhjetra qindra mijera euro?

    Ikonat e kishave e muzeve qe vidhen naten i shet ky trimi diten!
    O shoku Xinxo,

    Po Kocoja mo, ka goje te flasi, cfare thote Kocoja per akuzat e mikut te tij familjar qe ka rene ne burg dhe e akuzon ne kete menyre?

    Amani ore se e kemi fshatarin e anesdetit edhe deputet dhe publicist. Ka edhe nje gazete, le te dali e te shkruaje dy rreshta e te pergenjeshtroje mikun e tij.

    Jo per gje, po na i nxin faqen Qeverise se Rilindjes, qe mezi e kemi!

    Albo

  11. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Po lere Kocon ti se ska kohe te merret me gojet e liga ai. merru me Thimion se te ka share dhe Janullatosin
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  12. #60
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Gjergji Thimio: Arrestimi im, se nuk i dhashë Edi Ramës pikturën e Onufrit

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Nje gje me habit mua me shqiptaret. Sec kane marre nje zakon qe per cdo gje i drejtohen ambasadave te huaja, simodos asaj amerikane. Ti dergosh ankese ambasadorit amerikan sepse ste pelqen gjykimi nga sistemi i drejtesise se vendit tend mua me duket budallalliku me i madh. Dhe jo vetem kaq po eshte komplet mungese dinjiteti e krenarie. Njerezit aty jane katandisur lecke nga ana morale. Nuk po gjykoj sesa i drejte apo i gabuar eshte arrestimi i Thimios, as nese eshte ose jo fajtor se sjam gjykates apo prokuror qe ta vendos. Thjesht me ben pershtypje kjo servilosja e shqiptareve ndaj te huajve.
    Koleksionisti Gjergji Thimio eshte i pajisur me pashaporte amerikane per kete arsye i ka derguar leter ambasadorit.

    Xinxerfilli & co se dine qe Koco Kokedhima u ka punonjesve te vet me qindra mijera euro borxh, duke mos u paguar rrogat.

    Gjynaf e paskan marre ne qafe te shkretin, nuk jane as 9 ore dhe as 9 dite, por 9 vite burg, dhe per cfare? Se nuk i ka dhene Kocos dhe Edvinit nje ikone per te cilen mund te kete paguar qimet e kokes per ta blere nga trafikantet.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •