Close
Faqja 19 prej 37 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 366
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Serbia me shkritore dhe hidrocentral të ri në veri



    Serbia synon ta ndërtojë një shkritore të re në rajonin e komunës së Zveçanit dhe një hidrocentral, i cili pos nevojave e qytetarëve të veriut të Kosovës, do t’i plotësonte edhe të gjitha nevojat e kominatit “Trepça” në veri të Kosovës.

    Drejtori i përgjithshëm i kombinatit “Trepça” në veri të Kosovës, Jovan Dimkiq, duke marrë pjesë në një manifestim për Ditën e Minatorëve të Serbisë, në Leposaviq, e ku merrnin pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal të komunave veriore, i ka njoftuar ata për të arriturat në kombinat, por edhe për problemet me të cilat përballen.

    Ai me këtë rast tha se kombinati “Trepça” në veri siguron ekzistecën e shumë familjeve, ndërsa ndër problemet ka theksuar statusin e mëtutjeshëm të kombinatit, pas bisedimeve të Brukselit.

    Kemi të arritura të mëdha, si në të hyra ashtu edhe në bashkëpunimin me partnerët për të investuar në kombinat. Jemi shumë të kënaqur që Qeveria e Republikës së Serbisë ka marrë qendrim aktiv dhe me shumë përgjegjësi, për ta zgjidhur problemin rreth statusit të mëtutjeshëm të kombinatit, sepse qeveria është e vetmja e autorizuar që lidhur me këtë çështje, gjatë bisedimeve eventuale për këtë çështje të arrijë rezultate të caktuar. Shpresoj shumë, që me përfaqësuesit e qeverisë serbe të arrijmë ta mbrojmë atë që është e jona, e që para së gjithash është pasuri dhe pronë e shtetit, nga e cila varet ekzistenca e mbi 3500 punëtorëve dhe pjesës dërmuese të popullatës serbe në veri të Kosovës”, ka thënë Dimkiq....(Nesër më gjerësisht në Zëri)
    prap te them se me keqardhje duhet te tregoi edhe nihere se kot sjell postime nga shtypi i beligradit
    se ne i kemi institucionet tona dhe atyre qe i ka zgjedh populli i Republikes te Kosoves u besoim e jo atare te beligradit qe u beson ti


    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    Zgjohuni z.Vulin, Kosova është e pavarur
    Nga Express | 07 Gusht 2013 15:38


    Ministrja e Integrimeve Vlora Citaku ka reaguar ndaj deklarateve të Aleksandar Vulin,drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, se Liqeni i Gazivodës dhe Trepça, janë pronë e Serbisë.

    Kësaj iu është përgjigjur Ministrja Çitaku në Twitter, duke thënë "mirëmengjesi z.Vulin, është koha për t'u zgjuar"

    Çitaku ka vazhduar duke i dërguar porosi zyrtarit serb, se tani është viti 2013 dhe se tani Kosova është e lirë dhe e pavarur.

    Vulin kishte deklaruar në Leposaviq se shteti i Serbisë nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e pasurisë së vet në Kosovë e Trepça është nga pjesët e pasurisë më të rëndësishme të Serbisë Kosovë.

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Diskutimi i kodit me Serbinë, gjëja më e keqe për Kosovën



    Prishtinë, 9 gusht - Telekomunikacioni është çështje e brendshme e Kosovës dhe si shtet sovran nuk është dashur në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye të lejohet diskutimi i saj me një shtet tjetër. Nëse zyrtarët tanë e bëjnë këtë, atëherë ata ose ato e pohojnë me gojën e vet se ne nuk jemi shtet i pavarur dhe sovran, pikërisht atë që tërë kohën po e pohon Serbia. Kështu ka thënë në emisionin Interaktiv të KTV-së eksperti i telekomunikacionit, Ismet Hamiti, i cili për më shumë se 20 vjet ka punuar si inxhinier i lartë i ITU-së.

    Sipas tij, diskutimi i kodit me Serbinë është gjëja më e keqe që ka mundur t’i ndodhë Kosovës.
    Asnjë shtet i huaj nuk mund të jetë adresë ku duhet të drejtohet Kosova për të zgjidhur kodin e vet shtetëror telefonik, e më së paku Serbia. Kodet shtetërore telefonike i cakton ITU-ja, e askush tjetër. Pra, për këtë punë pyetet ITU e askush tjetër, ka thënë ai. Ai ka folur edhe për mundësinë e futjes së një telefonie virtuale në treg shërbim ky që pritet ta ofrojë një operator serb. “Në tregjet normale të telekomunikacionit operatorët virtual lejohen vetëm kur janë shterë të gjitha resurset frekuencore për të licencuar operatorë të rinj. Te ne nuk është kështu. Operatorët virtual te ne janë mjet për vjedhjen e parasë publike. Këta operatorë i ka krijuar krimi i organizuar. Dëm më të madh nuk ka se si iu bëhet aseteve të Kosovës se sa vjedhja e tyre”, ka thënë Hamiti në bisedën e zhvilluar në emisionin Interaktiv në KohaVision.

    http://www.koha.net/?page=1,13,155029

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Telekomi i Serbisë merr licencë për telefoni fikse në Kosovë



    Beograd, 9 gusht – Marrëveshja për telekomunikacionin ndërmjet Beogradit e Prishtinës thuaja është arritur dhe se përfundimin po e pengon formulimi konkret i saj, shkruan “Politika” e Beogradit. Sipas kësaj gazete bëhet fjalë për përdorimin e disa termeve, për të cilat këmbëngulë Prishtina dhe që sipas delegacionit serb do të mund të implikonin sovranitetin e Kosovës.

    Sipas kësaj të përditshmeje serbe, Serbia do t’i jepte Kosovës kodin telefonik ndërkombëtar 383 ose 384, kurse vetë ajo (Serbia) do të ndalte numrin 381.

    Gazeta pohon se është arritur marrëveshja që Te;lekomi i Serbisë të marrë licencën për telefoni fikse për tërë territorin e Kosovës dhe të mbajë telefoninë mobile atje ku e ka infrastrukturën për rrjetin e vet mobil. Por po ashtu thuhet se parashihet mundësia që Telekomi i Serbisë në të ardhmen të marrë pjesë në tenderin eventual edhe për telefoni mobile për gjithë territorin e Kosovës.
    http://www.koha.net/?page=1,15,155015

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Daçiq: Nuk ka marrëveshje për telekomunikacion



    Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur për bisedimet lidhur me telekomunikacionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është në interes të dy palëve që marrëveshja të arrihet sa më parë.

    Daçiq iu ka thënë gazetarëve në Guçë se nuk ekziston afat për arritjen e marrëveshjes për telekomunikacion, por, sipas tij, pasi që ky është njëri nga kushtet i cili në muajit e ardhshëm do të jetë para Beogradit dhe Prishtinës, është mirë që të përfundohet sa më parë.

    Po punojnë për këtë, por marrëveshje ende nuk ka, sepse energjetika dhe telekomunikacioni janë të lidhura ngushtë... Ne dëshirojmë që Prishtina të lëshoj pe në çështje, kurse në do të mund ta bënim këtë në një fushë tjetër. Megjithatë, atë kërkojnë që Beogradi të bëjë lëshime në të gjitha çështjet”, ka thënë Daçiq, transmeton orainfo.

    Në pyetjen se a do të dalin serbët në zgjedhje me listë të përbashkët në zgjedhjet lokale në Kosovës, Daçiq ka thënë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë.
    http://www.zeri.info/artikulli/11730...lekomunikacion

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Beogradi në veri e do “Lidhjen e Asociacionit me Serbinë”




    Beograd, 12 gusht - Kryetar i Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se Beogradi duhet të bëjë gjithçka që zgjedhjet lokale në Kosovë në mbahen në zonat me popullsi serbe dhe që në to të dalin sa më shumë serbë.

    Ne duhet që me aktivitet të fortë diplomatik, presion mbi BE-në dhe Washingtonin, ta fashisim Prishtinën, që Prishtina të heq dorë nga mospërfillja e realitetit dhe të ecim para, e kjo do të thotë me fletëvotime ku nuk ka simbole të shtetit të vetëshpallur”, ka thënë Drecun në TV B92..

    Drecun tha qëllimi kryesor i politikës së Serbisë është formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, prandaj “duhet të shmangen kurthet që i vë Prishtina duke tentuar që ta shtyjë Beogradin të heq dorë nga zgjedhje ose të kërkojë shtyrjen e tyre”.

    Ai pret “të ndalohet që Prishtina që me dukjen e fletëvotimeve të dërgojë porosinë se bisedimet me Beogradin nuk janë neutrale ndaj statusit dhe të dekurajojë serbët që të votojnë në veri të Kosovës”.

    Sipas tij, plani i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, është që “Prishtina të inkurajojë disa parti serbe që ato të marrin sa më shumë vota të elektoratit serb, që do të mund shkaktonte vështirësi në formimin e Asociacionit apo subversionin e saj nga brenda”.

    Sa më shumë serbë në zgjedhje, aq më i sigurt është formimi i Asociacionit, ndërsa prania e Serbisë në Kosovë do të jetë më e madhe”, tha Drecun.

    Sipas tij, me formimin e një liste të përbashkët serbe, Beogradi duhet të tregojë forcën e një politike shtetërore të unifikuar për Kosovën, “lidhjen e Asociacionit me Serbinë”, si dhe “margjinalizimin e mundësisë së Prishtinës që nga disa parti të parandalojë formimin e Ascoaicionit apo ta dëmtojnë nga brenda”.
    http://www.koha.net/?page=1,15,155266

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    Thaçi kërkon përkushtim për MSA-në
    12.08.2013 | 12:15
    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, që të punojnë në përmbushjen e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave dhe Marrëveshja për Stabilizim-Asociim (MSA).
    Në takimin e parë të ekipit negociator për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Kosovën, Thaçi ka thënë, se nisja e negociatave për këtë marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian është një moment historik në kuadër të procesit integrimit të vendit në BE.

    “Kërkoj nga secili nga ju që aktivitetet dhe obligimet që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave dhe negociimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimi të trajtohen me prioritet më të lartë të mundshëm. Kjo nuk ka të bëjë me agjendat politike të asnjë partie politike. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet unike sa i përket të ardhmes evropiane, edhe sa i përket spektrit politik, vullnetit qytetar, por edhe i një uniteti të plotë gjithë qytetar, pa dallim etnie”, ka thënë Thaçi.

    Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Thaçi ka thënë se ky proces është prioritet i Qeverisë së Kosovës.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Aktvendimet e Gjykatave të Kosovës pa stemën e RKS-së!




    Prishtinë, 13 gusht - Aktvendimet e Gjykatave të Kosovës që nga fillimi i vitit 2013, nuk e kanë stemën e Republikës së Kosovës. Në këtë vendim të Gjykatës për Kundërvajtje në Prishtinë të marrë në tetorin e 2012-ës shihet qartë stema që identifikon Republikën e Kosovës. Por, tetë muaj më vonë stema nuk shihet më në aktvendime gjyqësore.

    Petrit Zogaj nga lëvizja FOL ka thënë se logot e Republikës së Kosovës po tentohet të hiqen nga çdo dokument shtetëror, transmeton KTV .Ai mori shembull edhe këmbënguljen e serbëve për fletëvotimet e tre nëntorit që të mos ketë logo dhe tha se nëse kjo është strategjia atëherë negociatat në Bruksel kanë filluar ta zbehin shtetin e Kosovës në letër dhe jo vetëm në veri, por edhe në jug të Kosovës. Por pretendimet se kjo ka ardhur si pasojë e bisedimeve me Serbinë i hedh poshtë autoriteti më i lartë i gjykatave në vend.

    I pari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, zotohet se largimi i stemës së Republikës nuk ka të bëjë asgjë me bisedimet me Serbinë. Megjithatë shoqëria civile kërkon t’i bëhet një interpretim kushtetues mospërdorimit të stemës së Kosovës në Vendimet e Kosovës.

    http://www.koha.net/?page=1,13,155439

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Deda: Degradimi i vendit me negociata, nuk po merr fund



    Prishtinë, 14 gusht - Degradimi politik i vendit tonë, në këtë proces, nuk po merr fund dhe në qoftë se vjen momenti që duhet të hiqet stema e Republikës së Kosovës dhe fjala Republikë e Kosovës nga fletëvotimet, në të gjithë territorin e vendit, kjo tregon se Kosova në këtë dialog po bën gjithçka që ta neutralizojë vetveten ndaj statusit të vet, thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Ilir Deda, drejtor ekzekutiv në Institutin KIPRED.

    REL:Zoti Deda, që nga 19 prilli, kur edhe është arritur marrëveshja Kosovë – Serbi për normalizim marrëdhëniesh, janë shënuar disa zvarritje në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ku mendoni se qëndron problemi?

    Deda: Palët, asnjëra, nuk kanë hyrë në këtë proces më qëllim që me të vërtetë t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe qëllimi i Brukselit në fillim të kësaj agjende të vitit 2011, të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë që të tregohet se ka marrëveshje. Ndërsa, zbatimin fillimisht Brukseli nuk ka dashur ta monitorojë, po pastaj me insistimin e SHBA-së dhe një pjese të institucioneve të Kosovës, është shtyrë që të bëhet pjesë e zbatimit apo të monitorimit të zbatimit.
    Po në të njëjtën kohë në çdo marrëveshje të Kosovës dhe Serbisë, si nga dialogu teknik, ashtu edhe ky politik, ka moszbatim. Këtë ne si Institut, (KIPRED) e kemi cekur në raportin e qershorit, kur e kemi monitoruar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dhe kjo tregon se palët nuk janë me të vërtetë të përkushtuara për normalizim të marrëdhënieve.
    Por, qeveritë e të dyja vendeve, apo më saktësisht, kryeministrat e të dyja vendeve e shfrytëzojnë këtë proces politik dhe diplomatik për mbijetesën e tyre politike.

    REL: Kujt po i përgjigjet kjo situatë?

    Deda: Ngecja u konvenon të dyja palëve. Natyrisht, Serbisë, e cila ka një taktikë negociuese më frytdhënëse, dhe Kosovës, e cila nuk e ka atë. Ndërsa, BE-ja dhe NATO-ja dëshirojnë që të shohin zbatim të marrëveshjeve, sepse NATO-ja dëshiron që brenda dy vjetëve të largohet krejtësisht nga Kosova.
    E, Bashkimi Evropian dëshiron që brenda kësaj kohe ta shohë një rajon – Ballkanin Perëndimor, i cili është pak a shumë i parashikueshëm dhe i lidhur me një proces të integrimit evropian. Po, në të njëjtën kohë, këto qëllime, edhe pse janë të mira, duhet të përcillen me marrëveshje afatgjatë.
    E, atë që kemi parë nga procesi i deritashëm i dialogut, është një proces me një fokus jashtëzakonisht afatshkurtër. Marrëveshjet janë afatshkurta. Për Kosovën është shumë problem, sepse ende nuk e di se çka dëshiron të nxjerrë nga ky proces gati tre vjet. Kosova nuk e di se cili është qëllimi i vendit tonë.
    Me procesin e normalizimit ne kemi pasur mundësi që ta forcojmë pozitën duke kërkuar anëtarësim në OKB. Kjo iu hoq si kusht i Kosovës në prill dhe ky proces tregohet se do të jetë më i gjatë.

    Fatkeqësisht, atë që e kërkon një pjesë e stabilishmentit të Gjermanisë, e që është një marrëveshje legale apo marrëveshje kornizë legale, e cila do t'i definonte marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë kur nuk ka njohje të ndërsjellë, kjo do të ishte diçka që do të çonte drejt normalizimit të marrëdhënieve.
    Marrëveshja e 19 prillit nuk i definon këto marrëdhënie. Marrëveshje e 19 prillit e riaranzhon brenda Kosovën dhe marrëveshja e19 prillit në zbatim, do të krijojë edhe më shumë probleme, sepse pika dy e kësaj marrëveshjeje edhe një herë thotë se bashkësia e komunave serbe do ta ketë legjitimitetin juridik të dyfishtë të Kosovës dhe Serbisë.
    Në një situatë kur Kosova dhe Serbia nuk njihen mes vete, ky legjitimitet juridik kushtetues i dyfishtë, nuk do të sjellë rezultat afatgjatë, nuk do të sjellë deri te një stabilizim. Ky, absolutisht, nuk është fokus i Qeverisë së Kosovës, normal që nuk është, sepse ata kanë prioritete të tjera, të cilat janë jashtë qeverisjes së mirë.
    Nuk është fokus shumë i madh i BE-së, ngase shtrohet çështja pse duhet BE-ja të kujdeset më shumë për Kosovën sesa vetë Kosova për veten. Kështu që, një mënyrë është krijuar një dinamikë tjetër, e cila as nuk po çon te zbutja e pesëshes së BE-së vizavi statusit të Kosovës - e as nuk po jep përgjigje kur do të anëtarësohet Kosova në OKB. Por, është një lloj taktizimi politik dhe edhe një herë po e them është mjet për mbijetimin politik të kryeministrit Hashim Thaçi në Kosovë dhe kryeministrit Ivica Daçiq në Serbi.

    REL: Zgjedhjet vendore pritet të mbahen më 3 nëntor, por edhe ky proces të paktën deri tash është shoqëruar me dallime në qëndrime ndërmjet dy palëve siç është rasti me fletëvotimet. Me çfarë rreziqesh përballet procesi zgjedhor i 3 nëntorit në këtë drejtim?

    Deda: Kosova në këtë proces, me vetëdëshirë e ka pranuar një fusnotë, e cila e mohon shtetësinë e Kosovës, e ka pranuar një qasje neutrale ndaj statusit të shtetit tonë dhe po e shihni se çka po ndodh, domethënë vendimet e gjykatave më nuk do ta kenë stemën e Republikës së Kosovës dhe nuk do të shkruajë Republika e Kosovës.
    Të njëjtën kohë është një presion tash që nga të gjitha fletëvotimet të hiqet Republika e Kosovës dhe të mos shkruajë asnjë gjë, ndërsa marrëveshja e 19 prillit thotë se zgjedhjet komunale do të mbahen sipas ligjeve të Kosovës.
    Unë mendoj se degradimi politik i vendit tonë në këtë proces nuk po merr fund dhe në qoftë se papajtueshmëria e madhe, dallimet e mëdha në terren, të cilat ekzistojnë ndërmjet serbëve në veri dhe pjesës tjetër të shtetit, po çojnë edhe në reflektim të mirëmbajtjes, apo të mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 3 nëntor, në qoftë se vjen momenti që duhet të hiqet stema e Republikës së Kosovës dhe fjala Republikë e Kosovës nga fletëvotimet në të gjithë territorin e Kosovës. Atëherë kjo tregon se Kosova me të vërtetë në këtë dialog po bën gjithçka që ta neutralizojë vetveten ndaj statusit të vet.
    Kjo është qasje joshtetërore dhe joserioze, po edhe nuk ka çka të pritet më shumë prej një udhëheqësie politike, e cila ka ardhur në pushtet nëpërmjet vjedhjes së votave; e cila e ruan pushtetin si një lloj amnistie për vetvete dhe e cila interesin primar e ka korrupsionin marramendës, apo ashtu siç thuhet, në nivelin afrikan të korrupsionit, i cili ekziston në Kosovë.

    REL: Për të arritur deri te zgjedhjet, fillimisht, duhet të shuhen strukturat paralele dhe të fuqizohet Ligji për amnisti. Çfarë prisni ju në këtë drejtim, cilat janë gjasat e përmbushjes së këtyre synimeve?

    Deda: Ligji për amnisti duhet të ndryshojë, tashmë është në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk mund ta komentojmë. Unë vetëm mund të them se atë çka pritet është që të merren parasysh gati 13 mijë nënshkrime të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë kërkuar që ky ligj të specifikohet, që të mos jetë ligj gjeneral për amnisti por ligj i cili ka të bëjë kryesisht me njerëz, me banorë të Kosovës që kanë punuar për institucionet e Republikës së Serbisë. Kjo, sepse Ligji për amnisti është produkt i marrëveshjes së Brukselit dhe duhet të vlejë vetëm për ata të cilët kanë punuar në institucionet e Serbisë në Republikën e Kosovës.
    Nuk mund të ketë një shpëtim të tillë të keqqeverisjes në Kosovë nëpërmjet këtij Ligji për amnisti dhe kjo është ajo çka presim ne nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka thënë se do ta japë vendimin e vet deri më 16 shtator.
    Shuarja e strukturave paralele nuk do të ndodhë aq shpejt siç po trumbetohet në Prishtinë. Ky proces do të zgjasë dhe edhe nëse shuhen policia dhe Gjykatat paralele, ne ende do të kemi institucione tjera jashtë autoritetit të Qeverisë së Kosovës, të cilat nuk janë sqaruar me dialogun në Bruksel dhe me marrëveshjet e Brukselit.
    Nuk dua t'i cek tash po kanë të bëjnë kryesisht me gjithë ato sfera. Bashkësia serbe në Kosovë funksionon në sferën ekonomike shoqërore të tyre dhe e cila në një mënyrë duhet të legalizohet me ligjet e Kosovës, por kjo po mbetet anash. Atë çka dua ta them është marrëveshja e Brukselit e ka legjitimuar bashkëqeverisjen e Kosovës dhe Serbisë mbi vendbanimet serbe në Kosovë dhe kjo nuk ka të bëjë aspak as me Planin e Ahtisarit, siç thonë.
    Është brengosës kontrabandimi i marrëveshjes, i zbatimit të saj me një ndryshim gjysmak të ligjeve dhe me një interpretim kreativ të ligjeve të Republikës së Kosovës, sepse, për shembull, Ligji për gjykata nuk e parasheh Dhomën e veçantë të Apelit vetëm për komunat serbe.
    Ligji për policinë nuk e parasheh rajonin e veriut, ligjet e Kosovës nuk parashohin kompetenca ekzekutive të bashkësisë së komunave serbe, kjo të gjitha i ka. Kështu që, ajo që është shumë e qartë, në Kosovë, është se askujt nuk po i bën përshtypje moszbatimi dhe shkelja e ligjeve - kjo është bërë normë në Kosovë që të shkelen të gjitha ligjet, pa marrë parasysh të gjitha kufizimet kushtetuese, të cilat ekzistojnë.

    REL: Me gjithë zvarritjet që u përmendën deri më tash, 19 prilli shënon një kthesë në raportet Kosovë - Serbi dhe në të dyja vendet kjo kthesë ka interpretime të ndryshme: disa e quajnë historike, e të tjerët e quajnë nënshkrim. Për Kosovën ju si do ta quanit?

    Deda: Marrëveshjen e 19 prillit unë do ta quaja si mundësinë e humbur të Kosovës që ta vendosë në një rrafsh më të qëndrueshëm në normalizim e marrëdhënieve të Serbisë dhe të insistojë që të ketë një dokument, i cili definon marrëdhëniet Kosovë - Serbi dhe që lejon në mënyrë eksplicite inkuadrimin e Kosovës në OKB dhe në organizatat e tjera multilaterale ndërkombëtare, që të përfundojë çështja e shtetësisë së Kosovës në botë dhe që çështja e statusit të Kosovë të jetë në nivel bilateral të marrëdhënieve Kosovë- Serbi, e jo në një nivel ku gjysma e botës na njeh e gjysma jo.
    Të njëjtën kohë dua ta bëj të qartë se nuk do të ketë kurrfarë normalizimi pa u zgjidhur çështja e personave të pagjetur. Normalizimi ndodh në atë moment kur mbyllen plagët e luftës në shoqëri dhe në atë moment kur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bëhen të parashikueshme me një marrëveshje e cila është e obligueshme ligjërisht për të dyja vendet dhe që hap rrugën e Kosovës për inkuadrim në mekanizmat ndërkombëtarë.

    http://www.koha.net/?page=1,13,155533

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi




    Zgjedhjet sipas ligjeve tona, për fletëvotimet vendos KQZ


    Nga Express | 14 Gusht 2013 21:06

    Këshilltari i Lartë i Kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Serbisë, të cilët thonë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është "status neutrale" dhe për rrjedhojë edhe zgjedhjet lokale të nëntorit në Kosovë duhet të mbahen pa simbole shtetërore të Republikës së Kosovës.

    “Deklaratat e tilla janë jorelevante për këdo që ka njohuri elementare për përmbajtjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe nën supozimin e tillë të paqëndrueshëm, marrëveshja nuk mund të konsiderohet dhe as interpretohet si status neutrale në raport me qytetarët, respektivisht shtetasit e Kosovës. Në të gjitha parimet e marrëveshjes që ndërlidhen me gjyqësinë, policinë, zgjedhjet etj, saktësohet qartë se të gjitha këto çështje do të rregullohen në përputhje me ligjet e Kosovës. Kjo është e vërteta e marrëveshjes”, tha Çollaku, në një prononcim për Gazetën Express.

    Sipas tij, ligjet e Kosovës, duhet të zbatohen në mënyre të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës në mbarë Kosovën.

    “Mirëpo në rast se Serbia është duke kërkuar pretekstin e radhës për ti penguar serbët e Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhje me qëllim të zgjatjes së periudhës së agonisë dhe vazhdimin e prezencës së strukturave ilegale të financuara nga Serbia, atëherë ajo duhet ta kërkoj këtë pretekst në ndonjë formë tjetër por jo duke u thirrur në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Çollaku.

    Sipas Çollakut, askush në BE dhe Bashkësinë Ndërkombëtare nuk është aq naiv që të manipulohet nga deklaratat dhe interpretimet e tilla të zyrtarëve te Serbisë.

    “Sa i përket pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje lokale, mendoj se institucionet e Kosovës duhet të krijojnë kushtet adekuate që të mundësohet një pjesëmarrje sa më e gjerë”, tha ai.

    Duke folur për formën dhe përmbajtjen e fletëvotimeve, Çollaku deklaroi se kompetent për të vendosur është Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, që është një mekanizëm në të cilin janë përfaqësuar të gjitha partitë politike parlamentare të Kosovës.

    “Aty duhet të merren vendime të përgjegjshme të cilat duhet të jenë në përputhje me interesat e vendit tonë. Zgjedhjet e lira janë instrumenti më i mirë i demokracisë, i cili duhet të ushtrohet pa hezitim nga të gjithë qytetarët e Kosovës", përfundoi Çollaku.

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Serbët e veriut edhe zyrtarisht u thonë JO zgjedhjeve



    Përfaqësuesit e të ashtuquajturit Kuvendi i Përkohshëm i Kosovës të cilën serbët e kanë krijuar megjithë kundërshtimin e Beogradit zyrtar, kanë vendosur që zgjedhjet lokale të Kosovës janë të pa pranueshme, sepse siç thuhet janë “në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Serbisë dhe rezolutën 1244”.

    Në vendimin që është arritur njëzëri, thuhet se "zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë emëruar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga janë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës", diçka që për ata është e papranueshme.
    http://www.zeri.info/artikulli/12338...-jo-zgjedhjeve

Faqja 19 prej 37 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •