Close
Faqja 20 prej 37 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 366
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Serbia themelon organe të përkohshme nëpër qytete të Kosovës



    Beograd, 16 gusht – Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për themelimin e organeve të përkohshme në Qytetin e Prishtinës dhe në komunat Novobërdë e Pejë, në territorin Kosovës, njofton Tanjug.

    Këto organe do të kryejnë punë dhe kompetenca në këto njësi lokale të administrimit.

    http://www.koha.net/?page=1,15,155691


    Pjese e "marreveshjes"!?

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    Fatmire Musliu: Akuzat, përpjekje për denigrim të emrit tim

    Publikuar: E premte 16 Gusht 2013, 16:31

    Duke parë fushatën e egër dhe denigruese që ka filluar t’i bëhet Diplomacisë së Kosovës në përgjithësi dhe linçimin e emrit tim në veçanti, pa asnjë fakt dhe argument, mendoj që përmes jush, për hir të së vërtetës, t’i jap disa sqarime për opinionin. Duke besuar që do ta kem mirëkuptimin tuaj, më poshtë do të jap disa sqarime shkurtimisht, por gjithsesi do të jem në shërbimin tuaj për çdo informatë shtesë në lidhje me të ashtuquajturat "incidente", që kanë të bëjnë me emrin tim.
    Të gjitha akuzat e ngritura kundër meje nuk janë̈ gjë tjetër përveç përpjekje për denigrim të emrit tim. Raportimet e deritashme në mediat e Republikës së Kosovës kanë qenë të njëanshme, tendencioze dhe të kundërligjshme, sepse gazetarët në fjalë lërë që nuk e kanë parë të arsyeshme të më kontaktojnë̈ mua personalisht, por ata as që kanë bërë mundin më të vogël për hulumtimin e mirëfilltë të rasteve. Ata pa hezitim kanë filluar një fushatë politike dhe tendencioze kundër meje dhe kundër motrës sime, e cila aspak nuk ka të bëjë më këtë çështje. Puna ime në këtë mision daton më shumë se një vit, para se motra ime të kandidohej për deputete, kurse unë kam qëndrim njëzetvjeçar në Gjermani, ku kam filluar dhe mbaruar studimet dhe mbaj titullin Magjistër në Shkenca Politike, Sociologji dhe Gjuhë Gjermane për të Huaj (DaF). Ata gazetarë, të cilët i shfryejnë mllefet e tyre personale, duke u thirrur në lirinë e mediave dhe të shprehjes së lirë, janë duke abuzuar me këtë vlerë themelore demokratike, të cilën personalisht e çmoj shumë. Abuzimi i tillë afatgjatë do të dëmtoi të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë. Shprehja e lirë e mendimit nuk nënkupton sharje dhe linçim publik pa asnjë fakt të vetëm. Gazetarët duhet të jenë rojat e demokracisë, duke e marrë seriozisht rolin udhëheqës në kontrollin e pushteteve në vend dhe mbi të gjitha duhet të jenë përgjegjës për rolin e tyre jashtëzakonisht të rëndësishëm, e jo të nxisin urrejtje personale dhe regjionale.

    Në vijim do të jap një sqarim, kuptohet në pika të shkurta, për akuzat të cilat janë drejtuar kundër meje:

    1. Ankesa e palës gjermane lidhur me tejkalimin e limitit për duhan

    Është për të ardhur shumë keq që një informatë e tillë, krejtësisht e pavertetë t’i servohet institucioneve më të larta të vendit, dhe ky servim të bëhet nga personi i cili do duhej të ishte personi më i besuar për këto instanca. Për ish-ambasadorin Mirdita, por edhe për MPJ-në, qysh në start, ka qenë e qartë se statusi im në Berlin nuk më lejon blerjen e mallrave pa tatim. Në bazë të Konventave të Vjenës, Neni 38.1, diplomatët të cilët në shtetin pranues jetojnë më gjatë se dhjetë vjet me qëndrim të rregulluar apo permanent, posedojnë imunitet të kufizuar dhe janë obligativë ndaj fiskusit të shtetit pranues. Ky rregull është rregull ndërkombëtar dhe i njohur për të gjitha palët. Gazetarët të cilët janë marrë më këtë shkresë kanë mundur shumë thjeshtë të verifikojnë̈ këtë fakt, sepse besoj që kanë pasur çasje në internet. Pra, deri më sot unë nuk kam porositur as edhe një cigare të vetme, e lëre më të kem tejkaluar çfardoqoftë limiti. Akuza për gjoja ankesë të palës gjermane është gënjeshtër e qëllimshme nga ana e ish-ambasadorit në adresë të presidentes, kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Më këtë gjest ai është munduar të arsyetojë veprimet e tija të turpshme.

    2. Përpilimi i shkresës reaguese ndaj televizionit të dytë publik në Gjermani, ZDF

    Kjo shkresë është bërë më kërkesë të MPJ-së (ish-drejtorit politik dhe Kabinetit të ministrit) dhe vetë ish-ambasadorit Mirdita. I gjithë komunikimi është bërë në koordinim të plotë me të lartpërmendurit. Fakti që unë kam përpiluar këtë shkresë është thjeshtë, sepse unë jam urdhëruar nga ish-ambasadori ta bëjë një gjë të tillë. Procedimi i mëtejmë nuk ka qenë më në kompetencën time. Këtë e argumentojnë̈ e-mailat, të cilat i kemi shkëmbyer me këshilltarin e ministrit për media, Artan Behramin, dhe ish-drejtorin politik, Mjekun. Korrespodenca në fjalë dhe përmbajtja e shkresës janë në dispozicion të MPJ-së dhe vërtetojnë̈ se veprimet e mija kanë qenë konform rregulloreve të MPJ-së dhe në asnjë̈ moment nuk kanë shpërfillur hierarkinë̈ institucionale.

    3. Sulmet fizike

    Me përgjegjësinë më të plotë deklaroj se brenda Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Kosovës në Berlin deri sot nuk ka ndodhur asnjë sulm fizik, as nga unë dhe as nga zyrtarët e tjerë të këtij Misioni. Debatet verbale janë instrument i punës sonë. Akuzat se në Berlin kanë ndodhur sulme fizike janë të pabaza dhe të dëmshme për imazhin e gjithë stafit diplomatik dhe konsullor, jo vetëm në Berlin, por në përgjithësi.
    Sa i përket shkresës reaguese, pamarrë parasysh që kjo shkresë nuk është dërguar asnjëherë (me vendim të MPJ-së) unë megjithatë qëndroj pas asaj që është detyrë dhe obligim i imi dhe i çdo diplomati tjetër të mbrojë interesat e vendit dhe të bëjë përpjekje maksimale në parandalimin apo në minimizimin e ngjarjeve që kanë pasoja të rënda për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, aq më tepër kur bëhët fjalë për një çështje kaq të ndjeshme, siç është çështja e trafikimit me organe nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
    Po ashtu, është obligim i çdo diplomati të mbrojë reputacionin e kryeministrit të vendit, kushdo qoftë ai, i cili ushtron këtë detyrë. Kjo për mendimin tim nuk ka të bëjë me militantizëm̈m partiak, por me përmbushjën e obligimeve tona dhe më kryerjen me dinjitet të detyrës për të cilën jemi angazhuar.
    Nga dita e parë e deri më sot i jam përmbajtur strikt ligjit për Shërbim të Jashtëm dhe Rregulloreve të MPJ-së, si dhe kam respektuar hierarkinë,̈ siç shihet me Ligjin dhe Rregulloret në fuqi. Për këtë arsye edhe kam heshtur pas raportimit më datë 5 gusht në KTV. Mirëpo, duke marrë parasysh se denigrimi i emrit tim në raportimet e mediave është i motivuar politikisht dhe duke qenë e sigurt që fushata e cila po vazhdon kundër meje është e motivuar politikisht dhe karakterizohet me motive të ulëta përsonale, të cilat kanë të bëjnë edhe me gradimin dhe transferin tim, e ndjej për obligim që zyrtarisht të deklaroj se unë, Fatmire Sahit Musliu, asnjëherë në jetën time, qoftë si person privat qoftë si pjesë e diplomacisë̈ kosovare, nuk kam dëmtuar imazhin e vendit tim dhe as në të ardhmën nuk do i lejoj vetes një veprim që do të dëmtonte qoftë drejtëpërsedrejti qoftë tërthorazi këtë imazh. E ceka edhe më lart që heshtja ime pas raportimit të parë në KTV nuk kishte të bëjë me frikën, por me respektin për institucionin për të cilin punoj. Duke e pasur parasysh që ky institucion ishte i informuar në bazë të rregulloreve dhe kishte trajtuar rastin në fjalë, unë jam mbështetur në reagimin dhe mbrojtjen e këtij institucioni, konform rregullave. Mirëpo, me shqetësim po vërëj që individë̈ të caktuar kanë filluar një fushatë të ndytë, e cila duke u fshehur prapa „shprehjes së mendimit të lirë“ vazhdon me linçimin publik dhe me tendencë të më denigrojë personalisht dhe profesionalisht, prandaj deklaroj publikisht që për të gjitha veprimet e mia nga fillimi i detyrës si diplomate e deri më sot jam në gjendje të përballëm me çfarëdo komisioni para të cilit më kërkohet të paraqitem, edhe pse asgjë nga këto shpifje nuk është aktuale dhe e faktuar. Moralisht ndjehem e fortë, sepse e vërteta është në anën time dhe për të gjitha ato që kam cekur në këtë shkresë ekzistojnë̈ faktet.
    Në fund si, bashkëshorte, nënë, motër, vajzë dhe mike, falënderoj nga zemra familjen dhe miqtë për përkrahje të parezervë gjatë gjithë kohës, kurse apeloj te mediat që të jenë më objektive dhe më të kujdesshme në trajtimin e informatave, të cilat i pranojnë nga individë të pacipë, të cilët karrierën e tyre duan ta ndërtojnë mbi intrigat dhe skandalet e prodhuara artificialisht nga vetë ata. Kosova është një vend i vogël dhe verifikimi i informatave nuk është i pamundur, prandaj për hir të peshës së madhe të shprehjes së mendimit të lirë dhe lirisë̈ së mediave ju bëje thirrje që mos të abuzohet me këtë vlerë dhe mos lejoni që vëmendja juaj qëllimisht të hiqet nga ndodhitë̈ e vërteta dhe të drejtohet drejt një qorrsokaku.

    http://www.kosova-sot.info/opinione/...m-te-emrit-tim

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin


    Fatmire Musliu: Akuzat, përpjekje për denigrim të emrit tim

    ...


    Cfare lidhje ko kjo me temen qe po diskutohet ketu!?

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin


    Cfare lidhje ko kjo me temen qe po diskutohet ketu!?
    e ti qe i prish qdo tem me komente te shtypit serb qfar i thua veti!

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    e ti qe i prish qdo tem me komente te shtypit serb qfar i thua veti!
    Cdo postim imi ketu ka lidhje te ngushte me temen e "marreveshjes."

    Se cfare lidhje ka "Fatmire Musliu: Akuzat, përpjekje për denigrim të emrit tim" me "marreveshjen" dhe dialogun me Serbine, kete mund t'na shpjegosh vetem ti...?

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Cdo postim imi ketu ka lidhje te ngushte me temen e "marreveshjes."

    Se cfare lidhje ka "Fatmire Musliu: Akuzat, përpjekje për denigrim të emrit tim" me "marreveshjen" dhe dialogun me Serbine, kete mund t'na shpjegosh vetem ti...?
    se paku une kam siell ket shkrim nga nji gazet shqiptare e jo si ti qe i sjell vetem te shtypit serb

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    se paku une kam siell ket shkrim nga nji gazet shqiptare e jo si ti qe i sjell vetem te shtypit serb
    Koha Ditore, Zeri etj. nuk jane te "shtypit serb."

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Koha Ditore, Zeri etj. nuk jane te "shtypit serb."
    mos kofshin te serbis serbet i financoin mos e harro edhe gazeten tane te dashur bota sot

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Serbia themelon organe të përkohshme nëpër qytete të Kosovës



    Beograd, 16 gusht – Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për themelimin e organeve të përkohshme në Qytetin e Prishtinës dhe në komunat Novobërdë e Pejë, në territorin Kosovës, njofton Tanjug.

    Këto organe do të kryejnë punë dhe kompetenca në këto njësi lokale të administrimit.

    http://www.koha.net/?page=1,15,155691


    Pjese e "marreveshjes"!?


    Kuçi: Ndaj vendimeve të Beogradit të reagojë Brukseli

    Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Beogradi të shpallur të premten, për themelimin e disa organeve në komunat kosovare.

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se gjithçka që ndërmerr Beogradi do të trajtohet si ilegale.

    "Çdo veprim jashtë marrëveshjes së 19 prillit dhe jashtë Kushtetutës së Kosovës, është dhe do të trajtohet si ilegal. Ne presim që një trajtim dhe reagim I tille do të behet edhe nga BE dhe bota demokratike" ka thënë Kuçi.

    Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për themelimin e organeve të përkohshme në Qytetin e Prishtinës dhe në komunat Novobërdë e Pejë, në territorin Kosovës.

    Këto organe sipas mediave serbe do të kryejnë punë dhe kompetenca në këto njësi lokale të administrimit.
    http://www.botasot.info/kosova/23705...goje-brukseli/


  10. #200
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Nikolici, Nedeljkovicit: Dilni në zgjedhje, se bota e ka njohur Kosovën shtet



    “Përfaqësuesit serbë nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë, sepse kjo do të thotë se shteti i Serbisë do të tërhiqet plotësisht nga krahina jugore serbe”, ka thënë sot kryetari i së ashtuquajturës Qarku i Mitrovicës, Radenko Nedeljkovic.
    Delegatëve të të ashtuquajturit Kuvendi i Përkohshëm i Kosovës dhe Metohisë ai u tha se presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, i ka thënë në takim të mërkurën se zgjedhjet do të mbahen me ose pa serbë, sepse qëllimi kryesor i daljes është formimi i Asociacionit të komunave serbe, ndërsa Beogradi nuk ka shumë aleatë kur është në pyetje Kosova.

    Nikolic, sipas tij, deklaroi se tek serbët e veriut të Kosovës bie përgjegjësia “nëse dalin apo jo në zgjedhje”, se “bota e ka njohur Kosovën shtet dhe se është çështje dite kur pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë të njëjtën”.

    Nedelkovic shtoi se kryeministri Ivica Dacic në tërësi mbështeti ekspozimin e Nikolicit, por ka porositur se autoritetet e Beogradit nuk do të ftojnë serbët të votojnë nëse fletët e votimit janë me emblema të Republikës së Kosovës.

    "Drejtori i Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin, na tha se nëse nuk dalim në zgjedhje, pushtetin do ta marrin ata të afërmit me Prishtinën, se bojkoti nuk do të ketë sukses dhe se nga Zubin Potoku deri tash janë paraqitur tri lista serbe”, ka thënë Nedelkovic.

    Sipas tij, ingerencat e Asociacionit të parapara me Marrëveshjen e Brukselit janë “të parëndësishme" dhe se me daljen në zgjedhje “Serbia tërësisht do të tërhiqet nga Kosova”.

    Ai shtoi se qytetarët serbë në të ashtuquajturin referendum të vitit 2012 “janë deklaruar kundër pranimit të institucioneve të Kosovës”, se “zgjedhjet nuk janë neutrale ndaj statusit” dhe se “paraqesin shkelje të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së”. /Telegrafi/
    Vv - Palaço+LISBA :D

Faqja 20 prej 37 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •