Poshte pazari i ashtuquajtur "marreveshje" ne mes kriminel Thaqit ne njeren ane, e çetnik Daçiçit ne anen tjeter!
Poshte pazari i ashtuquajtur "marreveshje" ne mes kriminel Thaqit ne njeren ane, e çetnik Daçiçit ne anen tjeter!
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
parulla i pershtatet pazarxhive ruso-sllav.. shih qysh festojne vllaznit ner veti
![]()
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Demolli: Nuk pashë fërkim fizik të VV me Jacobson
Deputeti i LDK-së, Haki Demolli ka rrëfyer në Interaktiv incidentin me ambasadoren amerikane, Tracey Ann Jacobson. Ai ka thënë se nuk ka parë fërkim fizik ndërmjet protestuesve të Vetëvendosjes dhe ambasadores, dhe se për kalimin e tij dhe të tjerëve sigurt, ka ndihmuar Policia e Kosovës.
Në vazhdim, transkripti i intervistës ku Demolli flet për këtë temë.
"Pjesëtarët e policisë me një shtyrje të lehtë, përveç një vajze që ka qenë e kapur për një shtylle të hekurt aty, por edhe atë e kanë shty, dhe fillimisht ka hy ambasadorja Jacobson, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, pastaj ka hy kolegu nga PDK-ja dhe më pas kemi hy edhe unë edhe kolegia Vjollca Krasniqi, po e kam pa që në atë futje në kuvend ka hy edhe kolegu Shaip Muja edhe Fatmir Xhelili nga radhët e PDK-së
- Si dëshmitar rasti, zoti Demolli, a keni parë ju çfarë i ka ndodhur zonjës Jacobson, sepse thotë se është lënduar nga pjesëtarë të “Vetëvendosjes”?
"Unë nuk kam pa aty në atë vend aty, sepse ajo ka pas edhe një tentim paraprak, kur ka dalë nga vetura, por unë nuk kam parë në atë vend, ndonjë fërkim që ka pasur me pjesëtarët protestuesit, apo me simpatizantët dhe ithtarët e Vetëvendosjes. E kam parë fotografinë e saj, por unë nuk kam parë ndonjë fërkim, edhe pse disa kanë pështy, edhe pallton time. Nuk është korrekte kjo. Por, as unë nuk kam pasur ndonjë kontakt fizik, falë Policisë së Kosovës.”
http://www.koha.net/?page=1,1,150887
Une ne shume postime ketu i kam permend dhe pershkruar alternativat...
Tani as nuk dua te perseritem.
Por, sa i perket alternatives dua vetem te rikujtoj se edhe gjendja ne te cilet ndodhet sot Kosova nuk eshte arritur duke hedhur poshte cdo alternative te politikes paqesore te Rugoves - lere me duke biseduar me Serbine per rregullimin e brendshem dhe te jashtem te Kosoves! Dhe edhe ne ate kohe fillimisht pothuajse te gjithe "miqte" e sotem cdo alternative tjeter, sidomos luften e armatosur, e kane kundershtuar, bile duke i quajtur ata qe sot pjeserisht jane ne pushtet dhe bashkepunetoret me te ngushte te tyre edhe si grupe ekstremiste dhe terroriste. Prandaj, jo vetem ne rastin Kosoves, por ne pergjithesi eshte e papritshme qe profiteret e gjendjes aktuale te mbeshtesin cfaredo alternative, e cila per arsye te ndryshme do t'ua rrezikonte jo vetem karrierat.
Perndryshe, pothuajse cdo alternative, ndoshta edhe lufta, do te ishte me e mire per shumicen absolute te qytetareve te Kosoves dhe pasardhesve te tyre, se "zgjidhja" aktuale.
Kjo qe po ndodh tash nuk eshte asgje me pak se tentim per cimentimin afatgjate, se paku per dekada nese jo per shekuj, i nje status quo politikisht dhe ekonomikisht te pafavorshme dhe te demshme per Kosoven dhe qytetaret e saj, duke lene njekohesisht te pazgjidhura jo vetem statusin e Kosoves, por edhe relacionet e saj me Serbine.
Marreveshjet dhe kontrata ad interim ne mes te perfaqesuesve te shtetit te Serbise (nderkombetraisht i njohur dhe i pakontestueshem) dhe perfaqesuesve te nje lloji de facto-regjimi , te cilet edhe nga bashkesia nderkombetare (perfshi OKB-ne, BE-ne, NATO etj.) ne pergjithesi formalisht trajtohen si Institucione Veteqeverisese te Kosoves sipas Rez. 1244 te OKB-se, nuk jane kurrfare zgjidhje e vertete e konfliktit serbo-shqipetar rreth Kosoves, por vetem tentim per te mundesuar intergrimin e Serbise si shtet dhe te Kosoves pas status te zgjidhur ne te gjitha strukturat europiane dhe nderkombetare. Fakti qe Serbia njekohesisht si demshperblim per "kompromisin" me minimal te mundshem, respektimin e duhur te Rez. 1244 dhe te drejtes nderkombetare, ka kerkuar edhe autonomi per nje pjese te territorit te Kosoves dhe e ka realizuar, jo vetem qe e rrite edhe me teper demin ndaj Kosoves, por eshte edhe sinjal i qarte se Serbia "zgjidhjen" aktuale e sheh vetem si zgjidhje te perkoheshme. Zgjidhja perfundimtare, e cila do te ndodh ose si proces i vazhdueshem i bisedimeve te kohepaskoheshme gjate viteve ne vijim ose si rezultat i eskalimit te orkestruar, vetem eshte shtyre, por nuk eshte lene menjane. Nderkohe do te vazhdohet me shfrytezimin maksimal ekonomik te Kosoves dhe qytetareve te saj, perfshi edhe diasporen e forte si dhe me grabitjen e shume resurseve kosovare, ne vecanti ne veri te Kosoves.
Opozita skeptike për zbatimin e marrëveshjes
(E plotësuar - 16:25) - Diplomati suedez Carl Bildt ka takuar edhe liderët e opozitës kosovare, Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj, me të cilët ka biseduar rreth marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe zbatimit të saj në teren. Liderët opozitarë thanë pas takimit se i shprehen skepticizmin e tyre rreth zbatimit të marrëveshjes dhe që sa më shpejt Kosova të integrohet në BE dhe të bëhet liberalizimi i vizave që qytetarët e saj të mos mbesin në geto.
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha pas takimit se Bildt u interesuar për proceset që po zhvillohen në Kosovë me dominimin e marrëveshjes së arritur me Serbinë dhe implementimi i saj në teren, por edhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me integrimet evropiane, marrëveshjen për Stabilizim Asocim dhe çështje tjera.
“Ne i shprehem qëndrimet tona, natyrisht ato që janë të ditura, po ashtu ne shprehem skepticizmin tonë për implementimin e marrëveshjes, duke u nisur në proceset e deritanishme, kërkesën tonë që të shkohet më shpejt sa i përket Stabilizim Asocimit të Kosovës dhe regjimin e vizave dhe hapjen e mundësive që Kosova të integrohet në BE”, tha Mustafa, transmeton Kosovapress.
Mustafa tha se diplomati suedez nuk dha ndonjë premtim të veçantë, por një mirëkuptim të situatës.
Mirëpo, mospajtime me Ministrin e Jashtëm suedez në këtë takim ka pasur kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili tha se ai para diplomatit Bildt ka kundërshtuar asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse sipas tij, ai zgjerohet me vetë dëshirë dhe shpërbehet me vetë dëshirë. Kurti tha se ky asociacion ka mbikëqyrje të plotë sa i përket zhvillimit ekonomik, zhvillimit rural e urban, shëndetësisë, arsimit, ka policinë, fondin e vet zhvillimor, që sipas Kurtit, po bëhet një Bosnje tjetër, me ç’rast një pseudo shtet si Serbia po e shndërron edhe Kosovën në një pseudoshtet.
“Kemi edhe një gjë tjetër për të cilat nuk u pajtova me Bild, pasi atij më shumë i intereson marrëdhëniet mes shteteve se sa vet shteteve në vetvete. Unë mendoj që as Serbia e as Kosova nuk janë shtete normale. Kosova për shkak se nuk ka integritet dhe sovranitet territorial e as zhvillim ekonomik, ndërsa Serbia për shkak se nuk është ballafaquar me të kaluarën dhe nuk po e njeh Kosovën. Prandaj normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve jo normale, e shton abnormalitetin”, deklaroi Kurti.
Gjithashtu, Kurti tha se në takim ka theksuar asimetrinë e dyfishtë, sepse sipas tij, nuk po mund të flasin për çështjet e brendshme të Serbisë siç i quan ajo, por vetëm për ato të Kosovës, derisa asimetria tjetër sipas Kurtit, është se BE-ja edhe po ndërmjetëson edhe po sundon mbi Kosovën.
Kurti tha se Bildt nuk kërkoj që ata ta mbështesin qeverinë, pasi ata janë opozitë dhe është absurde që të kërkoj dikush një gjë të tillë, sepse opozita e ka rolin që ta rrëzoj qeverinë dhe ta ndryshoj qeverisjen.
Ndërsa, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha pas takimit se e kanë falënderuar diplomatin suedez për përkrahjen që shteti i tij i ka dhënë Kosovës deri me tash, si dhe e kanë lutur që ata të qëndrojnë edhe më tej në përkrahje të Kosovës edhe me tutje.
“E mirëpritëm ardhjen e ministrit të Jashtëm të Suedisë Carl Bildt në Kosovë, e falënderova për angazhimin e Suedisë rreth Kosovës, i kërkova që të mbesë me Kosovën, e lutëm edhe si parti opozitare të vazhdoj me tutje në avancimin e pozicionit të Kosovës në regjion, në Evropë dhe me gjerë. I shpjeguam se edhe në si shtet kemi sfida si vend, por po shkojmë drejt zgjedhjeve këtë vit atyre komunale atyre nacionale, por besojmë që do të përmirësojmë kualitetin e qeverisjen në vend”, tha Haradinaj.
Bildt në vizitën e tij në Kosovë ka takuar edhe udhëheqësit e institucioneve të vendit, derisa ai do të vizitoj edhe veriun e Mitrovicës dhe do të takoj shefin e EULEX-it në Kosovë.
/Telegrafi /
Ku eshte publikuar zyrtarisht (?)
"Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë"
Ne Gazeten Zyrtare te Republikes se Kosoves, ku publikohen te gjitha marrevshjet nderkombetare etj. nuk eshte publikuar nje mareveshje e tille.
Marreveshja e fundit e publikuar eshte "MARRËVESHJE NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ESTONISË MBI RIPRANIMIN E PERSONAVE QË QËNDROJNË PA AUTORIZIM (publikuar më 21.06.2013)"
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 02-07-2013 më 11:28
Ymeri irritohet nga prezenca amerikane në Kryesi
Lumturie Blakaj Publikuar: 02.07.2013 - 07:49
Prania e përfaqësuesit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, teksa i jepej “viza” Projektligjit për Amnistinë i ka penguar të hënën përfaqësuesit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, ku është reaguar ashpër për prezencën e zyrtarit amerikan.
Ka qenë pikërisht shefi i Grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”, Visar Ymerit, ai i cili ka qenë i irrituar me praninë e njërit prej këshilltarëve të Ambasadës Amerikanë në Prishtinë, i cili ka kundërshtuar prezencën e tij, gjatë kohës kur mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës teksa shqyrtohej Projektligji për Amnistinë.
“Vërtet ky ishte skandali nga ana e Vetëvendosjes në raport me Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Ishte ai Visar Ymeri që në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila gjatë ditës së hënë u mblodh dy herë, kundërshtoi pranin e njërit prej këshilltarëve të Ambasadës Amerikane. Ai i tha përfaqësuesit të ambasadës amerikane se çka ke lyp këtu dhe prania e juaj është e panevojshme”, ka thënë një burim për gazetën “Zëri”, në kushte anonimiteti, teksa deklaron se ishte ndjerë keq dhe në siklet të madh me sjelljet e përfaqësuesit të kësaj partie, e sidomos me zyrtarët e një shteti mik, siç është Amerika.
Ky burim, ka rikujtuar se mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit janë të hapura dhe përcillen si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, prandaj e ka quajtur veprim paradoksal dhe sjellje të pamtura sjelljet e Ymerit me përfaqësuesin e Ambasadës amerikane.
Në këtë “hallakamë” Kryesia e Kuvendit, në një mbledhje urgjente, ka vendosur që të enjten të jetë për shqyrtim Projektligji për Amnistinë.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se pasi që Komisioni për Legjislacion e ka proceduar Projektligjin për Amnistinë janë pjekur kushtet që të enjten ai të jetë për shqyrtim para Kuvendit të Kosovës. E në anën tjetër, Visar Ymeri ka shfaqur mendimin se projektligji do të miratohet të enjten, duke marrë parasysh siç ka deklaruar ai, çfarë deputetësh ka Kuvendi i Kosovës.
Ai ka adresuar kritika te partia më e madhe opozitare që, sipas tij, po i ndërron qëndrimet jo brenda një jave apo dy, por tash brenda orësh, derisa ka theksuar se Projektligji për Amnistinë është kushtëzimi i parë i Serbisë që ia ka vënë Kosovës.
Në anën tjetër me replika të ashpra e vërejtje të shumta, Komisioni për Legjislacion i ka dhënë dritën e gjelbër procedimit të Ligjit për Amnistinë. Kanë qenë pikërisht partitë opozitare të cilat kanë paraqitur vërejtje të shumta rreth Projektligjit për Amnistinë, ku edhe janë shfaqur dyshime se me këtë ligj do të amnistohen kriminelët, përfshirë edhe ata që kanë bërë vrasje, e krime ekonomike.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haki Demolli, shfaqi habinë të ketë diku në botë ndonjë ligj të ngjashëm që ofron amnisti për një numër kaq të madh të veprave penale.
“Në bazë të asaj çka kam hulumtuar, ky projektligj, do t’i falë kryesit e rreth 100 veprave penale, që asnjë ligj në botë nuk ofron amnisti për një numër kaq të madh të veprave penale”, ka thënë ai. Sipas tij, nga ky ligj do të përfitojnë edhe ata që janë pasuruar duke e dëmtuar ekonominë e Kosovës.
“Si mund të amnistohen kryesit e 100 veprave penale, të cilët me veprimet e tyre kanë dëmtuar pasuritë e shtetit, kanë cenuar rendin dhe sigurinë e vendit, kanë nxitur urrejtjen dhe përçarjen nacionale qytetare dhe etnike, por edhe kanë rrezikuar e cenuar ekonominë e vendit”, ka thënë Demolli.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka vlerësuar se ligji më tepër është politik se sa që është humanitar, për një pjesë të popullatës që jeton në veri, e cila për 14 vite ka refuzuar ta respektojë rendin kushtetues të shtetit të Kosovës.
E nga ana e tij, nënkryetari i komisionit, Behar Selimi, ka sqaruar se procedimi i shpejtë i këtij projektligji ka ardhur si rrjedhë e një vullneti paraprak të liderëve të tri partive politike (Thaçi- Mustafa dhe Haradinaj).
“Është vullnet i tre liderëve politikë të tri subjekteve më të mëdha politike që ky projektligj të futet në seancën e radhës”, ka specifikuar deputeti Selimi. Pavarësisht replikave dhe vërejtjeve që dhanë anëtarët e Komisionit në fund, me 4 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime u vendos që Projektligji për Amnistinë t’i procedohet Kuvendit të Kosovës në seancën e radhës.
Të nëmurit
Flaka Surroi
Futja e sigurimit në seancë solli prapa një kujtim shumë të shëmtuar nga viti 1989, kur autonomia e Kosovës po suspendohej në prezencën e policisë serbe: kësaj radhe po instalohej autonomia për veriun në prezencën e policisë së Kosovës, e cila kishte rrethuar Kryesinë e Kuvendit dhe kabinetin qeveritar gjatë votimit
Ka kohë që nuk kam përjetuar javë më të keqe se kjo e fundit. Të paktë janë atë që nuk e kanë parë se si kulmoi: me ngjarjet e neveritshme përreth dhe brenda Kuvendit kur u miratua ligji me tri-katër nene për ratifikimin e marrëveshjes, që nuk ka as emër, e as emra e tituj nënshkruesish.
Ishte javë që për mua nisi me debatet nga më absurdet: cili prej kandidatëve në Shqipëri do të duhej t’i fitonte zgjedhjet dhe përse ishte kjo me rëndësi për Kosovën. Dhe, që ishte për t’u çuditur, i gjithë debati u zhvillua me fyerje e ofendime të ndërsjella e të pabesueshme si për kandidatët ashtu edhe përkrahësit e tyre. Ende nuk e kam të qartë psenë e preokupimit me “kush do të fitonte” në Shqipëri – kur cilido prej tyre po zgjidhet për shtet të vetin, e jo për ne. Nga ana tjetër, e kisha të qartë preokupimin nëse do të dalin një palë shqiptarë diku, që do të ishin në gjendje të organizonin zgjedhje, pak a shumë normale, ku dyshimet për vjedhje e keqpërdorime do të ishin minimale... sikurse edhe vrasjet për vota.
Dhe puna e dëshmoi se shqiptarët qenkan në gjendje të organizojnë zgjedhje pa vjedhur; ose të organizojnë zgjedhje ku përmasat e vjedhjes janë të tilla që mund të ndikojnë kur duhet siguruar ndonjë votë shumice në këtë apo në atë qark. Numërimi relativisht i shpejtë i votave (krahasuar me muajt e herës së shkuar) u pasua me dy fjalime pabesueshëm të matura të liderëve të koalicioneve ku uronin njeri-tjetrin për punën e kaluar dhe të ardhshme... pavarësisht se mund të tingëllonin demagogjike, megjithatë fjalimet e tilla paqësuese patën një domethënie të veçantë në shtetin e katandisur nga korrupsioni dhe lufta e paskrupullt për pushtetin që e sjell pasurinë. Neve, nga kjo anë e kufirit, do të na mbetet të shohim nëse ne kosovarët do të nxjerrim ndonjë mësim nga kjo përvojë ashtu që edhe ne të organizojmë zgjedhje ku nuk do të ketë vjedhje... së paku jo aq ashiqare.
* * *
Java vazhdoi me dy lajme të ndërlidhura, dhe po aq neveritëse e dëshpëruese. E para ishte se tashmë kishte vdekur viktima e pestë e pickuar nga rriqrat (viktima e gjashtë, një foshnje njëmujore vdiq pardje). Merreni me mend, viktima vdiq e pickuar nga një insekt, për të cilin dihet prej kohësh se gjatë muajve të verës çmendet krejt dhe përhapet nëpër fshatrat e Malishevës e të Klinës kryesisht. Është një insekt për të cilin dihet që me vite të tëra ka vrarë njerëz dhe eliminimi i të cilëve është relativisht i lehtë – me spërkatje. Ama me spërkatje si preventivë, e jo si një diçka që ndodh pasi të kenë vdekur njerëzit. Dhe është një insekt i cili nuk ka vit që nuk ia del ta befasojë krejt Kosovën.
E vonuar ishte vizita e ministrit Agani në Malishevë, dhe mjaft dëshpëruese deklarata se “Qeveria do të përpiqet të bëjë çmos që ta ndihmojë Komunën e Malishevës”, në kohën kur epidemitë e ndryshme që shpërthejnë në Kosovë nuk mund të jenë epidemi komunale, por e prekin krejt shtetin. Është për çdo kritikë që të mos jenë bërë përgatitjet e duhura që të parandalohet shfaqja dhe shumimi i këtyre insekteve; është për çdo kritikë që të mos jetë siguruar sasia e duhur e “Ribavirinës”, barit me të cilin luftohen ethet hemorragjike; është për çdo kritikë që të flitet për viktimat e rriqrave si për numra, pa ndier një grimë siklet apo turp.
Turpin të cilin do të duhej të ndienin anëtarët e Qeverisë të preokupuar me blerjen e veturave të terrenit apo të limuzinave, që vazhdojnë të derdhin para në Ministrinë e Infrastrukturës për rrugë që ja po dinë të prishen as pa kaluar viti..., apo edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të preokupuar me përqindjen e pagës që do të shërbejë si pensioni parakohshëm i tyre kur t’i humbin mandatet, pajtohen që buxhetit t’i bëhet rishikimi asisoj që aparate fotokopjuese të ndahen deri në 200 mijë euro e që për “luftimin” e rriqrave të ndahen 20 mijë, dhe kjo me disa muaj vonesë. Nuk e di si janë protokollet e tashme, por e di që para 25 vjetësh, kur shfaqeshin katër raste që lëngonin nga një sëmundje e njëjtë, e që ndërlidheshin për të njëjtin terren dhe nxitës sëmundjeje, shpallej epidemia – dhe kjo nënkuptonte se shteti duhej të kujdesej që sëmundja të mos përhapej... E tash, duhet t’i lutemi natyrës që të mos na kaplojë farë sëmundjeje, se këtij shteti i vyen nja pesë muaj ta pranojë se, pos shumë sendeve të tjera, e ka një problem serioz shëndetësor...
Është shumë dëshpëruese që në këtë shtet prioritet të jenë makinat fotokopjuese më parë, sesa njerëzit e thjeshtë që detyrohen të jetojnë aty ku i trajtojnë statistikë.
* * *
Pas kësaj pasoi ngjarja e javës (me këtë rast qëllimisht po e shmang vendimin për MSA-në, sepse nuk kam informata të mjaftueshme për të), që ishte ratifikimi i një marrëveshjeje dhe dështimi për ta ndaluar mu këtë proces..., por jo pa ndodhur edhe emërimi i komandantit rajonal të policisë për veriun, për të cilin Serbia tha se kishte qenë përzgjedhje e saj. Dhe me gjithë mohimin se kjo ishte e vërtetë, duke insistuar se zgjedhjen e kanë bërë autoritetet kosovare, pas pak orësh doli zëvendëskryeministri për të na treguar se komandant i policisë për veriun ishte zgjedhur njeriu, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i kryemafiozit në veri dhe, mbi të gjitha, njeri i cili është suspenduar disa herë për insubordinim. Me procedim të shpejtë dhe në kundërshtim me ligjin, ministri e bëri emërimin, ani se kjo është kompetencë e drejtorit të policisë, duke u thirrur në marrëveshjen që s’është marrëveshje, e që s’është e nënshkruar por e parafuar, në kushtet kur ajo nuk ishte ratifikuar nga Kuvendi.
Dhe ky fakt, se marrëveshja është zbatuar pa u marrë Kuvendi fare me të, ka mundur të mjaftonte..., se edhe ashtu kjo Qeveri bën atë çfarë ia merr mendja, apo më mirë thënë, atë që i thonë të bëjë (pasi t’ia kenë siguruar përkrahjen e pavullnetshme politike të partive të tjera), pra nuk ka pasur fare nevojë të dilej në Kuvend e të votohej ligji për ratifikimin e marrëveshjes, dhe kështu do ta shmangnim edhe një nga ditët e pikëlluara që i kemi përjetuar në disa vjetët e fundit.
Protagonistët sërish ishin të njëjtit: “Vetëvendosje! kundër Qeverisë së Hashim Thaçit”, në përpjekje për ta ndalur degradimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës (siç e thotë VV) apo në përpjekje për ta rrënuar shtetin e Kosovës (siç e thotë Qeveria). Sido që të jetë, prej kohësh e paralajmëruar, protesta do të kishte për qëllim që të mos lejoheshin deputetët e Kuvendit të Kosovës që të hynin në objekt, dhe të merrnin pjesë në mbledhjen plenare ku tashmë ishin siguruar votat për ta kaluar ligjin. Ishte një përpjekje e VV-së që pardje përfundoi me një zinxhir gabimesh substanciale.
Për një lëvizje politike që proklamohet se lufton për të drejtat e qytetarëve dhe për një subjekt politik që ankohet për shkeljen e lirisë së lëvizjes në veri, për shembull, është gabim substancial t’ia mohojë kujtdo shkuarjen në vend të punës apo edhe hyrjen në një objekt, duke qarkulluar lirshëm. Ndalimi arbitrar i qarkullimit të lirshëm të njerëzve (në atë kategori hyjnë edhe deputetët e edhe të huajt, sa për sqarim) është shkelje e një të drejte elementare, ndaj së cilës duhet reaguar në afekt, e shpesh edhe me dhunë. Gabimi i dytë substancial me këtë veprim është zbulimi i faktit se “VV”-ja nuk ka fuqi të mjaftueshme intelektuale dhe argumentuese për t’i bindur as partitë e tjera politike e as përfaqësuesit e këtyre partive në Kuvend se nuk do të duhej votuar ligjin për ratifikimin. Përkundrazi, me përpjekjen për t’i bllokuar hyrjet kanë përcjellë porosinë se “ne do t’ju ndalim vetëm me dhunë”, se kjo është e vetmja armë e jona. Gabimi i tretë substancial është “armatimi” me gurë që shiheshin qartë në xhirimet e KTV-së gjatë gjithë ditës: nëse protestojmë paqësisht, nuk hedhim copa betoni, por brohorasim dhe kërkojmë që të na dëgjohet zëri. Nëse kjo ka qenë ideja e realizimit të një revolucioni, duhet konstatuar se ka qenë një debakël i paparë, i cili është reflektuar si me numrin e vogël të protestuesve ashtu edhe me qëllimin e huqur fare.
Mbledhja u shty për shkak të mungesës së kuorumit, por deputetët megjithatë ia dolën të futeshin brenda Kuvendit nëpër disa nga portat që e rrethojnë objektin dhe nën mbrojtjen e afërt të pjesëtarëve të policisë, me çka edhe nisi mbledhja. Diskutimet e deputetëve të “VV”-së pritej të ishin të zjarrta, dhe në përmbajtje ofruan shumë detaje e pikanteri. Por, ofruan edhe fakte se pse kjo marrëveshje me Serbinë nuk ishte e mirë për Kosovën, ashtu siç e përsërisin Qeveria dhe kryeministri i saj. Natyrisht, siç edhe ka qenë e pritur, në momentin kur duhej nisur votimi u shpalosën “harta e Hashimit” dhe emrat e dy viktimave të fundit shqiptare që kanë humbur jetën në Mitrovicë. Dhe, një gjest krejt i papritur: rrëmbimi i mikrofonit dhe një fjali, më së buti thënë, pa lidhje e Albin Kurtit (Jo, nuk ka votim), që nxiti reagimin e paparë të Jakup Krasniqit, i cili nuk e lëshonte aparatin, në stilin “kta o temt”...
Dhe përderisa brenda sallës së Kuvendit, e besoj se deputetët e kanë të drejtën të ndërmarrin edhe këso veprimesh, megjithatë kam bindjen se edhe ky veprim i VV-së kësaj radhe ka qenë një gabim trashanik... sepse me fuqinë politike që e kanë brenda Parlamentit, nuk kanë mundur ta parandalonin votimin, në asnjërin variant. Shumë, shumë më mençur do të kishte qenë po të kishin dalë demonstrativisht gjatë votimit, po t’u kishin bashkuar protestuesve jashtë, dhe po të kishin mbajtur një konferencë për shtyp, për ta shprehur edhe një herë indinjatën me proceset që po ndodhin në Kosovë. Nëse kanë menduar se me këtë do të ngjallnin më shumë simpati, dhe nëse kanë menduar se do të provokojnë një skandal edhe më të madh, edhe këtu kanë dështuar... sepse skandali u bënë ata.
Kësaj radhe edhe Bacës Kup i kërciti filmi. E thirri brenda sigurimin e Kuvendit, apo së paku kështu iu paraqitën opinionit, dhe këta njëzet, për të cilët thuhet se janë pjesëtarë të njësisë për mbrojtjen e afërt të VIP-ave, nisën t’i qitnin përjashta deputetët e “VV”-së, ashtu që të mund të votohej. Ky veprim solli prapa një kujtim shumë të shëmtuar nga viti 1989, kur autonomia e Kosovës po suspendohej në prezencën e policisë serbe: kësaj radhe po instalohej autonomia për veriun në prezencën e policisë së Kosovës, e cila kishte rrethuar Kryesinë e Kuvendit dhe kabinetin qeveritar gjatë votimit. Kësaj radhe skandali, dhe mbi të gjitha dëshpërimin e shkaktoi Jakup Krasniqi me këtë gjest të pamatur, sepse 12 deputetët e “VV”-së kurrë nuk do të kishin pasur mundësi fizike për t’i ndalur ata 88 të tjerë në sallë për të votuar... dhe votimi është dashur të procedohej po të duhej edhe duke bërtitur pa mikrofona. Kështu, me policinë brenda në sallë, paj le të jenë ata “djemtë më të mirë”, siç i përshkroi një mik imi, treguam se “demokracisë” në Kosovë i vjen erë shtet policor dhe autoritar.
Dhe ajo që ndodhi pardje ishte mbytje e demokracisë nga të dyja anët – “VV”-ja përjashta, shumica parlamentare brenda. Dhe kjo ndodh për shkak se nuk po kemi vesh për të dëgjuar njëri-tjetrin; për shkak se Qeveria nuk i dëgjon argumentet e askujt edhe atëherë kur janë aq evidente sa edhe i verbri i sheh dhe për shkak se “VV”-ja ende funksionon me logjikën e gueriljes urbane. Por edhe për shkak se kemi një LDK që kritikon si dreqi e mandej tërhiqet si urithi nën dhé; edhe për shkak se e kemi një AAK që të vetmen gjë që e pret është të zgjohet nesër me Ramushin kryeministër, pavarësisht çmimit, dhe për shkak se ky popull e ka humbur shpresën se gjërat do të ndryshojnë për të mirë – për shkak se nuk ka kush ta udhëheqë. Për shkak se politikanët e tij dëgjojnë krejt çka kanë për t’iu thënë të huajt, pa marrë parasysh a mirë, a keq, dhe pa marrë parasysh faktin se ata nesër shkojnë në shtëpitë e tyre, kurse pasojat e këshillave të tyre do t’i hamë ne.
Zor se ka pasur javë kaq dëshpëruese sesa kjo në aq shumë aspekte..., dhe sa më shumë që po kalon koha, aq më dëshpëruese po na bëhet jeta... Thuajse na ka nëmur dikush.
http://www.koha.net/?page=1,9,151034
dhe sa me shume qe Flaka behet hi dhe Vetoni me s'veton, humbin shpresat per lozhen e soroseve per te ardhe ne pushtet! Atyre askush nuk u duket i mire, vetem vetja.
Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.
Krijoni Kontakt