Ja neni i rregullores per keso raste:
Neni 41
Mbarëvajtja e punimeve të Kuvendit
1. Kryetari i Kuvendit kujdeset për rregull dhe mbarëvajtje të mbledhjeve në Kuvend. Kryetari
ia tërheq vërejtjen secilit deputet ose anëtari të Qeverisë, kur:
a) diskutuesi shmanget nga çështja e shtruar për diskutim;
b) gjatë mbledhjes e kryen ndonjë veprim, që e prish rregullin e punës së Kuvendit;
c) në mbledhje sillet në mënyrë të pahijshme dhe të palejueshme;
d) ngrit një çështje që është jashtë temës së debatit ose të mocionit;
e) në formë të shkruar ose të folur përdor gjuhë joparlamentare në mbledhjet e Kuvendit ose të komisioneve;
f) nxit dhunë, përdor gjuhë të pahijshme, of enduese, shpifëse, kërcënuese ose fyese;
g) nuk e respekton autoritetin e Kryetarit të Kuvendit;
h) sulmon ose u reziston punonjësve të Kuvendit ose policisë në Kuvend, të cilët veprojnë sipas urdhrit të Kryetarit të Kuvendit.
2. Kryetari i Kuvendit mund të kërkojë nga një de putet ose një ministër, i cili sipas vlerësimit të tij ka përdorur gjuhë joparlamentare, t’i tërheqë fjalët joparlamentare, ose nëse është e nevojshme, mund të marrë masa në përput hje me paragrafin 5 të këtij neni.
3. Deputeti ose ministri është i de tyruar t
’i respektojë urdhrat e Kryetarit të Kuvendit pasi t’i tërhiqet vërejtja për sjelljen, duke i përfshirë këto masa:
a) tërheqja e fjalës ose e shprehjes joparlamentare;
b) ndërprerja e menjëhershme e fjalës;
c) largimi nga mbledhja e Kuvendit os e nga mbledhja e komisioneve të asaj dite.
4. Në rastet kur kërkohet veprim plotësues, duke e përfshirë edhe ndërhyrjen e një ose më shumë zyrtarëve të policisë, Kryetari i Kuvendit konsultohet me Kryesinë para se të urdhërojë një masë të tillë disiplinore. Në këto raste zyrtarët e policisë veprojnë sipas urdhrave të Kryetarit të Kuvendit.
5. Në rast të ndonjë parr egullsie më serioze në Kuvend, Kryetari mund ta shtyjë mbledhjen ose ta pezullojë për një kohë të caktuar.
6. Kryesia e Kuvendit nxjerr rregulla për sjelljen e publikut, të pë rfaqësuesve të shtypit dhe të personave të tjerë, që i ndje kin mbledhjet në Kuvend. Kryetari i largon nga mb
ledhja të gjithë personat që nuk i respektojnë rregullat e Kuvendit.
Zyrtarët e policisë ve projnë sipas urdhrave të Kryetarit të Kuvendit.
http://www.assembly-kosova.org/commo...2010_shqip.pdf
Krijoni Kontakt