Close
Faqja 10 prej 37 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 366
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Zëvendësimi i pavarësisë

    Albin Kurti


    Politikanë e diplomatë të ndryshëm të vendeve anëtare të BE-së vijnë shumë shpesh në Kosovë. 22 shtete të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për çdo javë kemi nga një apo më shumë vizita të zyrtarëve të lartë të këtyre shteteve. Janë bërë pesë vjet që shteti i tyre e ka njohur pavarësinë e Kosovës. E, megjithatë, sa herë që vijnë në Kosovë në këto tri vitet e fundit, pavarësisht postit që kanë ata zyrtarë, porsa zbresin në Aeroportin e Prishtinës bëhen ndërkombëtarë nga Brukseli.

    Ministra të ndryshëm nisen nga vendi i tyre për në Kosovë me siglën e shtetit kombëtar që përfaqësojnë dhe me të arritur në Kosovë bëhen evropianë. Para se të arrijnë në Kosovë, së pari janë gjermanë, francezë, italianë etj., e më pas edhe evropianë. Mirëpo, mbërritja në Kosovë e ndryshon renditjen e identifikimit të tyre: në Prishtinë ata bëhen së pari evropianë e më pas (eventualisht) gjermanë, francezë, italianë etj.

    Nuk ishte ndryshe as me Ministrin e Jashtëm të Suedisë, Carl Bildt. Përkundrazi, qysh në fillim të bisedës kur ai bëri prezentimin e pikëpamjeve të tij, dukej qartë se ai nuk e shihte Kosovën si Kosovë, nuk e shihte Kosovën në vetvete e për-vete. Kosova në sytë e Carl Bildt është Kosova e regjionit të Ballkanit perëndimor ende të painkuadruar në BE, ose, Kosova e dialogut politik Kosovë-Serbi i cili po zhvillohet në Bruksel. Në fakt, më shumë të dyja këto të marra së bashku, por Kosovë si Kosovë nuk ka në vështrimin e Bildt. Kosova është Kosova në Ballkanin perëndimor dhe Kosova në dialogun me Serbinë. Kosova nuk është një shtet. Kosova është një vend jashtë BE-së e në Ballkan dhe një territor në negociata me Serbinë.

    Madje, është ky cilësimi i dytë që po ia mund të parit. Njerëzit edhe mund të mos e dinë se ku bash në Ballkanin perëndimor i bie Kosova dhe cila është pozita e gjendja e saj aktuale, mirëpo ata e dinë që kjo është Kosova për të cilën po negociohet vazhdimisht me Serbinë.

    Kjo pikëpamje imponon në agjendën shtetërore e institucionale të Kosovës temat e MSA-së dhe të liberalizimit të vizave gjithnjë në kuadër të kritereve shtesë për Kosovën që i shtyjnë realizimet për ardhmëri më të largëta dhe gjithnjë e më të largëta. Në anën tjetër, në ligjërimin publik dominon tema e imazhit të Kosovës që sugjeron që duhet të dukemi sa më mirë Tjetrit përkundër stagnimit ekonomik e mjerimit social të shoqërisë sonë, përkundër mungesës së sovranitetit e integritetit territorial të shtetit tonë.

    Vështirë të gjendet ndonjë rast i ngjashëm ku një qëllim që s’do të përmbushet në 10 a 15 vitet e ardhshme si puna e anëtarësimit të Kosovës në BE fiton një këso prioriteti të përditshëm. Ka diçka thellësisht të gabueshme këtu, mbase një keqkuptim fundamental: teksa shtetet normale përmirësojnë sundimin e ligjit, cilësinë e jetës së qytetarit dhe demokracisë së institucioneve, në Kosovë kemi besimin që kur të arrijmë në BE do t’i kemi të gjitha këto. Në të vërtetë, kjo lajthitje na lë jo vetëm pa integrimin evropian por edhe pa vendin tonë, andaj liberalizimi i vizave përgjithësisht nuk shihet si mundësi për jetë më të mirë në Kosovë por mundësi për të ikur nga gjendja e pashpresë e Kosovës.

    Marrëdhëniet Kosovë-Suedi, njësoj sikurse edhe marrëdhëniet me shtetet e tjera të BE-së, i kanë lënë vendin marrëdhënies së Kosovës me Brukselin e cila, për më tepër, na del e ndërmjetësuar me Serbinë dhe dialogun Thaçi-Daçiq. Kësisoj, jo vetëm që Kosova nuk trajtohet në mëvetësinë e saj si shtet, por edhe rruga e Kosovës në perspektivën e integrimeve evropiane nuk konsiderohet ndaras dhe pavarësisht Serbisë.

    Nëpërmjet kësaj qasjeje ne nuk bëhemi (më) të pavarur ashtu siç jemi shpallur, por shtetndërtimi dhe zhvillimi i Kosovës zëvendësohen me procesin e integrimeve evropiane i cili konkretizohet shumë më tepër si premtim për të ardhmen sesa si përmbarim në të tashmen. Ndërkohë, është Serbia ajo që bën hapa të vërtetë të integrimit drejt BE-së.

    Para tri vjetëve në Kosovë bëhej debat nëse Bashkimi Evropian mund të jetë zëvendësim për bashkimin kombëtar me ç’rast kishte argumente e arsyetime për dhe kundër. Qeveria e kryeministri i Kosovës kanë rënë shumë më poshtë se kaq – edhe vetë pavarësinë e Kosovës e kanë zëvendësuar me procesin e integrimeve evropiane. Nga parulla e padrejtë dhe e rrejshme që s’na duhet bashkimi kombëtar sepse bashkohemi në BE, po kalojmë në parullën njësoj të padrejtë dhe po aq të rrejshme: nuk na duhet pavarësia e zhvillimi sepse i realizojmë këto në BE.
    http://www.zeri.info/artikulli/9037/...i-i-pavaresise

  2. #92

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    a ke diqka tenden ti apo vetem i sjell artikujt e gazetave? nese na intereson, ne i lexojme vet.
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Beogradi me lojë të dyfishtë në veri të Kosovës



    Beogradi zyrtar ka kritikuar të ashtuquajturin Kuvend i përkohshëm i Kosovës, të cilin përfaqësuesit e serbëve të veriut e kanë themeluar ditën e enjte në Zveçan.

    Por, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, kanë shprehur dyshimet dhe vlerësimet se Beogradi po bën lojë të dyfishtë dhe se themelimi i këtij kuvendi nuk ka mundur të ndodhë pa dijen dhe pëlqimin e Beogradit.

    Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Serbia dhe serbët duhet të nxjerrin mësime nga historia e tyre dhe nuk duhet të punojnë në dëm të vetvetes. Ai ka theksuar se themelimi i të ashtuquajturit kuvend në veri të Kosovës nuk do ta ndihmojë popullin serb atje. Sipas tij, mjetet dhe mënyrat me të cilat populli serb sot lufton për interesat e veta janë të tjera nga ato që janë përdorur deri më tash.

    Neve nuk na ka informuar askush lidhur për këtë që ka ndodhur dhe kjo nuk është bërë në përputhje me ligjet aktuale, Kushtetutën etj. Krejt çka mund të them në këtë moment është se kjo nuk shkon në favor as të Serbisë e as të popullit serb në Kosovë”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk do të ketë reagim në raport me diçka që nuk ekziston.

    Por, politologu Behlul Beqaj vlerëson se është e sigurt që negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk kanë shkuar në formën e duhur, për faktin se ata që do të duhej të jenë zbatues të marrëveshjes, kanë dalë kundër saj.

    Nuk e përjashtoj mundësinë që edhe kjo të jetë pjesë e lojës së dyfishtë që është nisur nga Beogradi... Dihet mirëfilli se ata i kanë bazat e veta të informacionit dhe njerëzit që punojnë me vite të tëra”, ka thënë Beqaj për REL.

    Analisti i çështjeve politike, Ardian Arifaj, ka theksuar se ajo që ka ndodhur ne veri ka ngritur shumë pikëpyetje. Sipas tij, veprimi i përfaqësuesve serbë të veriut të Kosovës mund të jetë në kundërshtim me interesat e Beogradit dhe, siç thotë ai, është normale të ketë fërkime ndërmjet Beogradit dhe liderëve politikë të serbëve të veriut të Kosovë. Por, sipas tij, ekziston edhe bazë e fortë për dyshime se kjo është një lojë e dyfishtë e Beogradit zyrtarë.

    Shohim se kryetari i kësaj organizate më të re që e shpallën serbët në veri të Kosovës, është nga partitë të cilat sot janë në pushtet në Serbi. Pra, është i afërt me pushtetin politik që është në Serbi", u shpreh Arifaj. "Janë me të drejta edhe dyshimet se prapa kësaj ekziston edhe një lojë tjetër e Beogradit, për të vazhduar për ta cenuar shtetin e Kosovës, por edhe për më tepër, për të vazhduar ta ruajë prezencën në pjesën veriore të Kosovës, e pse jo edhe në tërë Kosovën”.

    Arifaj thekson se Serbia po përpiqet të gjejë arsye për ta zvarritur zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. E gjithë kjo situatë, sipas tij, tregon se me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit, Serbia nuk ka dëshiruar që t’i normalizoj marrëdhëniet me Kosovën dhe nuk shihen shenja që Serbia dëshiron ta ndryshojë në thelb qasjen e saj ndaj Kosovës.

    Politologu Beqaj ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit nuk do të jetë përfundimtare, dhe se koha do të dëshmoj se ajo është vetëm një zgjidhje e përkohshme. /Telegrafi/

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Lajme nga "kolonia" amerikane

    Reeker kritikon ashpër Vetëvendosjen
    ...


    Prishtinë, 5 korrik -Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker...


    Reeker tha se kush u kundërvihet këtyre proceseve, siç është edhe Marrëveshja, i kundërvihet edhe politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    http://www.koha.net/?page=1,13,151328

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi


  6. #96

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Lajme nga "kolonia" amerikane

    Reeker kritikon ashpër Vetëvendosjen
    ...


    Prishtinë, 5 korrik -Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker...


    Reeker tha se kush u kundërvihet këtyre proceseve, siç është edhe Marrëveshja, i kundërvihet edhe politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    http://www.koha.net/?page=1,13,151328
    DMTH njerezit e cmendur!
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    Reeker kritikon ashpër Vetëvendosjen
    ...

    Prishtinë, 5 korrik -Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker...


    Reeker tha se kush u kundërvihet këtyre proceseve, siç është edhe Marrëveshja, i kundërvihet edhe politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    http://www.koha.net/?page=1,13,151328
    Fjalet e ketij amerikani jane vetem shprehje e mllefit per mosmiratimin me kohe te ligjit per amnestine dhe per pengimin e zbatimit ne qetesi te duhur te planeve antishqipetare te bashkesise nderkombetare, perfshi edhe qarqe te caktuara ne SHBA...

    Nje zyrtar i larte i nje shteti demokratik, aq me teper i nje shteti "mike", nuk shprehet ne menyre te tille kunder veprimeve absolutisht demokratike te opozites politike.
    Kjo sjellje nder tjerash eshte tipike e imperialisteve dhe kolonialisteve klasik te paskurpullt. Por edhe e njerzeve qe (ndoshta vetem individualisht) i nencmojne ose i urrejne tjeret si njerez, si shoqeri, si popull, si kulture...
    Dhe ky tipi amerikan, bazuar ne sjelljet dhe shprehjet e tij, nuk e ka piken e respektit ndaj shqipetareve. Prandaj edhe shprehet ne kete menyre skandaloze -edhe pse vetem ne pranine e nje kukulle servile te katunit.

    Reagime te ngjashme kishte edhe nga Dacic, i cili gjithashtu ishte nervozuar dhe befasuar per mosmiratimin e ligjit per amnestimin e bashkekrimineleve te ti dhe te Thacit.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Kurti: Reeker ka folur me gjuhë të padenjë

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të Philippe Reekerit, i cili i ka cilësuar aktivistët e VV-së si palaço.

    U bënë më shumë se tetë vjet që ne ekzistojmë dhe zyrtarë të ndryshëm na kanë quajtur me shumë emra. Por, gjuha e Reekerit është një gjuhë e padenjë për një funksionar të tillë. Unë nuk mund të nënshtrohem kundrejt kurrfarë zyrtari amerikan. Sot është zhvilluar një trysni e jashtëzakonshme në Kosovë për Ligjin e amnistisë që fal të gjitha krimet serbe në Kosovë dhe kjo gjuhë është jo demokratike”, ka thënë Kurti në emisionin Tonight të Ilva Tares, në Ora News.

    Ne themi të vërtetën tonë. Kosovën e kanë shndërruar në cirk dhe nëse është dikush që është palaço, këta nuk janë Vetëvendosje. Ne nuk jemi kundër SHBA-ve. Ne vetëm themi të vërtetën. Ne nuk mund të nënshtrohemi që t’i pëlqejmë dikujt edhe pse flitet me një gjuhë që s’është e denjë për një funksionar të tillë. Amerika ka bërë shumë për ne, sidomos presidenti Bush, por mos të harrojmë se gjërat kryesore i kemi me arritjet tona. Ka patur 2500 të vdekur nga UÇK. Unë nuk jam kundër SHBA-ve, por jo me mungesë të vetërespektit. Nëse e bëjmë këtë atëherë nuk do të mund të kemi as respektin e as dashurinë e Amerikës”. /Telegrafi/




    VV, letër Kerryt: Palaço janë të tjerët, jo ne

    Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker, duke komentuar veprimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se palaçot duhet të din se ato veprime nuk janë të mira për vendin.

    Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, duke komentuar këtë deklaratë, ka thënë se ky epitet u takon subjekteve tjera.

    Jo të gjithë anëtarëve të atyre subjekteve, por atyre që ndërrojnë qëndrimin brenda dite”, ka thënë Molliqaj për Klan Kosova.

    Sipas tij, javën tjetër VV do t’i dërgojë një letër Sekretarit John Kerry.

    Është kjo një gjuhë jodemokratike. Nuk ndërtohet autoriteti amerikan mbi ofendimin e një subjekti politik”, ka thënë Molliqaj. /Telegrafi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-07-2013 më 21:29

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Nga "shteti" i Thacit

    Gjuriq: Ligji për amnesti, nuk mund të ndryshohet

    Ligji për amnisti, nuk mund të ndryshohet, sepse Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord tashmë për te”, ka thënë shefi i ekipit për zbatimin e marrëveshjet me Kosovën, Marko Gjuriq, për të përditshmen beogradase, “Novosit”.

    "Kjo nuk është e mundur dhe nuk mund të ndryshohet pasi që dy palët ranë dakord mbi përmbajtjen e saj, dhe kjo nuk mund të ndryshohet nën presionin e ngjarjeve të brendshme që mund të jenë në një masë të caktuar dhe të drejtuara në mënyrë që të rishikojë rezultatet e marrëveshjes,plani i zbatimit është i miratuar nga të dyja palët si dhe plani i zbatimit, i miratuar nga të dyja palët, është një parakusht për integrimin e serbëve të veriut, me miratimin e Ligjit për amnisti”, tha Gjuriq.

    Gjuriq theksoi se pasi dy palët ranë dakord mbi kushtet e këtij ligji, për Prishtinën është detyrim i qartë për të zbatuar duke shtuar se pa të nuk mund të ketë progres në çështjen e integrimit apo në fushën e drejtësisë, edhe në fushën e policisë.
    /Zëri/


  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Qeveria fsheh nga populli thellësinë e dialogut në Bruksel

    Prishtinë, 6 korrik - Qeveria e Kosovës nuk është duke u treguar e drejtë me popullin e saj dhe po e mban të fshehtë thellësinë e dialogut në Bruksel, ka theksuar drejtori i KIPRED-it, Ilir Deda, gjatë prezantimit të analizës politike për marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Deda ka numëruar ngecjet dhe ecjet e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Normalizimi i marrëdhënieve midis dy shteteve nuk mund të ndodhë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, pasi që normalizimi duhet të prekë edhe popullatën, ka thënë ai.

    Sipas Dedajt, rreziku më i madh mund të vijë nga bashkësia e komunave nëse nuk ndryshohet dhe nuk sqarohet përfshirja e këtij asociacioni me Kushtetutë.

    Për Dedajn, kjo bashkësi mund të shfrytëzojë dhe të keqshfrytëzojë secilën kushtetutë, ashtu siç i konvenon asaj, duke krijuar pushtet të tretë në këtë pjesë të Kosovës.
    http://www.koha.net/?page=1,13,151389

Faqja 10 prej 37 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •