Ivica Daçiq: Thaçi të jetë i kujdesshëm në deklaratat e tij
Hashim Thaçi duhet të jetë i kujdesshëm në deklaratat e tij, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq për gazetën serbe“Blic”, duke ju referuar deklaratave të kryeministrit të Kosovës se Serbia me synimet për ndarjen e Kosovës po luan me zjarr. Daçiqi ka thënë se i kupton deklaratat e Thaçit, sepse është i pa kënaqur me atë që ka bërë për popullin e tij.
“Retorika e tillë e Thaçit është e menduar për konsum të brendshëm në Kosovë, sepse nuk do të vendosë Prishtina dhe është larg asaj për të vendosur se çfarë do të jetë Serbia. Në vend të deklaratave të tilla, më mirë është të merret me dialogun që na pret, marrëveshjet në lidhje me përmirësimin e jetës së bashkësisë serbe, trashëgimisë kulturore, energjisë dhe shumë gjëra të tjera me rëndësi jetike që duhet përmirësuar dhe zgjidhur. Unë i kuptoj deklarata e Thaçit. Ai është i pakënaqur me atë që ka bërë për popullin e tij. Shqiptaret në Kosovë nuk duan të jetojnë me serbët. Sot serbët nuk duan të jetojnë me ta”, ka thënë Daçiq.
...
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Serbia me pretendimet për ndarjen e Kosovës është duke rrezikuar të ardhmen evropiane dhe është duke luajtur me zjarrin.
http://www.botasot.info/lajme/196336...laratat-e-tij/
Krijoni Kontakt