Para hyrjes se Kosoves ne BE e ne organizma tjere nderkombetar, gjithesesi do kete nje lloje Bashkimi!... Per momentin, me kete politik te tanishme nga ana e Qeverise se Kosoves dhe nje pjese te Opozites - Kosova do kete Bashkim Vllazerim dhe JO BASHKIM KOMBETAR. Me vete fakti qe me shumice te Votave te DEPUTETEVE te Kosoves PA asnje hezitim mirratuan Ratifikimin e Marreveshjes Thaci-Dacic. Me vete faktin qe 90+1 DEPUTET Votuan PRO (PO) Amnistise se Strukturave Ilegale, Kriminele e Okupuese te Serbise ne Veri te vendit. Me vete faktin se ende nuk po merret Kodi telefonik nga Shteti Ame Shqiperia +355, edhe pse thuajse te gjithe Deputet jane pajtuar per nje gje te tille, por po bisedohet me Beogradin per nje Kod te ri te Kosoves. Me vete faktin qe pas perfundimit te Luftes e kendej Kosova apo Qeverite e dala nga Lufta Bisedimet/Negociatat i kane bere vetem me Beogradin per ceshtje e rregullim te brendshem ne Kosove, dhe asnje bisede apo negociate te veteme per Bashkim Kombetar nuk kane zhvilluar me Tiranen. Bile bile ka te tille si puna e Shkelzen Gashit dhe shume Shkelzenave te tjere, te cilet thone se per Bashkim me Shqiperine duhet vene kushte Shqiperise per Gjuhe e tjera kushte. Ndersa, edhe pse kemi arsye te shumta per ti vene kushte Serbise, keta thone se Serbise nuk kemi mundesi dhe fare nuk duhet vene kushte. Me vete faktin se pas perfundimit te Luftes se fundit ne Kosove e kendej, me shume konsumohen produktet serbe, se sa ato vendore apo edhe te Shqiperise, duke thene se produktet serbe jane me te mira se sa vendoret apo edhe te Shqiperise. Pra rruga e Kosoves drejte BE-se dhe Organizmave tjere Nderkombetar po shkon permes Beogradit, sepse keshtu po vepron Qeveria e Kosoves dhe nje pjese e Opozites kurse Populli po qendron neglezhent karshi kesaj rruge te Kosoves!
Krijoni Kontakt