Close
Faqja 24 prej 88 FillimFillim ... 1422232425263474 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 874
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Bujanoci po militarizohet?

    Forcat serbe të xhandarmërisë dhe ushtrisë, po grumbullohen mbi fshatin Nesalcë e Lluçan të Komunës së Bujanocit, përskaj rrugës e cila të shpie në drejtim të Dobrosinit, zonës kufitare Serbi-Kosovë. Koncetrimi i forcave serbe të sigurisë mbi vendbanimet shqiptare, përgjatë vijës kufitare me Kosovë, paraqet një nga provokimet më të rënda, që nga periudha e proceseve luftarake ne këtë rajon. Ky veprim i forcave serbe shton pasigurinë te shqiptarët e kësaj komune e cila është shndërruar në një karantinë e poligon forcash të armatosura serbe, thuhet në një reagim të Lëvizjes së Progresit Demokratik.

    LPD këto veprime të militarizimit të vazhdueshëm të Komunës së Bujanocit, i konsideron të dëmshme, imituese dhe provokuese, të cilat pikërisht vijnë në momentet e bisedimeve Thaçi-Dacic, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe manifestimeve mbarëkombëtare me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga kryetari i LPD-së, Jonuz Musliu.

    Lëvizja e Progresit Demokratik, reagon ndaj këtyre dukurive, të cilat bien në kundërshtim me marrëveshjet e arritura për çmilitarizimin e rajonit, ashtu siç ka kundërshtuar iniciativën e pushtetit multietnik në Bujanoc, për ndërtimin e një kompleksi banesor për refugjatët serbë nga Kosova, e cila ka për qëllim ndryshimin e hartës demografike, në dëm të shqiptarëve etnikë. Lëvizja e Progresit Demokratik apelon te faktorët relevantë shqiptarë dhe ndërkombëtarë të ngrenë një shqetësim të tillë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në shkallë rajoni, pikërisht në kohën e fillimit të bisedimeve politike dhe teknike mes Prishtinës dhe Beogradit, në të cilat bisedime serbët e Kosovës do të përfaqësohen me dy delegacione, kurse një gjë e tillë u mohohet shqiptarëve të këtij rajoni, deri dje të përfshirë në flakët e luftës”, thuhet ndër të tjera në kumtesë. /Telegrafi/

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gog

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Ama nuk mund te quhet proteste me 180 veta, ok. Ajo proteste me 180 veta as nuk regjistrohet ne polici
    po mos tishte e pa rendesishme per ju si gisgurisht se nuk doti an gazhojshi me qindra milic enkas per dhun pra ju e ndieni friken nga protestat se pse e dini mir se jeni duke ber marvrshje me nje shtet armiqsor siq esht serbia gjdoher pa knaqsit kan fillur me numer simbolik por ato mund te rriten ne masa popullore edhe diqka nuk esht jo e rasishtme qe hashim legeni per kshilltar e ka AZEM VLLASIN nje ish komunist dhe nje ish TITIST ...

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Kouchner pret negociata rreth autonomisë së veriut
    ...

    Një nga temat e pashmangshmet dialogut, sipas tij, pritet të jetë çështja e veriut dhe autonomisë për këtë pjesë.

    Duke folur nga perspektiva e këtij problemi që nga viti 1999 e këndej, Kouchner ka pranuar edhe fajin e bashkësisë ndërkombëtare që nuk ka shtri autoritetin e vet tej lumit Ibër.

    Mendoj se gabimi më i madh ishte ndalesa tek lumi Ibër. Territori i Kosovës ishte mbi malet dhe jo mbi lumin. Kjo, ndoshta nuk ishte zgjidhje e drejtë, por kjo është jeta”.

    Ka hapësirë që të negociohet për një autonomi substanciale për këtë pjesë siç është bërë që nga fillimi i krizës dhe ashtu siç është definuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar përmes Planit të Ahtisarit”, ka deklaruar Kouchner.

    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...ise-se-veriut/

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Hooper: Kosova në OKB, të jetë pjesë e bisedimeve

    James Hooper i Grupit për të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe Politikat thotë se tani janë pjekur kushtet për një zgjidhje përfundimtare, të mbëshetur tek sovraniteti i secilit vend, me marrëveshje territoriale të përcaktuara dhe fqinjësi të mirë. ...


    Në këndvështrimin tim duhet të ketë një paketë marrëveshjesh, sipas së cilës Veriu mbetet nën sovranitetin e Prishtinës, por të ketë një lidhje të ngushtë me Serbinë dhe ndoshta një marrëveshje të natyrës së Shengenit për kufirin, si edhe autonomi të plotë për banorët serbë të veriut”, thotë Hooper.

    ...paketa duhet të jetë më ambicioze

    "Duhet të përfshijë anëtarësim në Kombet e Bashkuara për Kosovën. Nuk do të thotë që Serbia të njohë Kosovën, sepse do të ishte e tepërt ta kërkoje këtë. Por nëse Serbia e tërheq kundërshtimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe merr përgjegjësinë të bindë Rusinë që të abstenojë dhe të mos ta bllokojë një gjë të tillë në Këshillin e Sigurimit, kjo do të ishte një alternativë e pranueshme në pamundësi të njohjes së pavarësisë dhe kjo do të ishte e kënaqshme”.

    Gjatë vizitës së saj në rajon, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se nuk pritet nga Serbia që të njohë Kosovën...


    Por Hooper thotë se meqenëse sipas tij është hera e parë që ka një gërshetim interesash mes Serbisë dhe Kosovës, ky rast duhet përdorur për një arritje madhore dhe përfundimtare, jo vetëm për marrëveshje praktike si ato për të cilat është rënë dakord në bisedimet teknike.

    "Një ide e tillë ka nevojë për imagjinatën e amerikanëve në mënyrë që ata të punojnë me evropianët për ta realizuar një gjë të tillë, sepse për momentin mesa kuptoj unë anëtarësimi në OKB nuk është pjesë e bisedimeve politike. Nëse këto bisedime politike sjellin një marrëveshje dhe anëtarësimi në OKB nuk është pjesë e tyre, atëherë druhem se Kosova nuk do të bëhet kurrë pjesë e OKB-së”.

    ...

    Vejvoda (nënpresident për programet në Fondin Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara) vlerëson se vizita e Sekretares Clinton dhe shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton në rajon, u përcolli të dyja palëve mesazhin se ato do të ndihmohen nëse ka rezultate pozitive.

    Por ai shton se gjithsesi mbetet problemi i Veriut. “Qoftë nëse bëhet fjalë për autonomi apo ndonjë zgjidhje tjetër, me siguri që do të ketë një diskutim për nivelin e autonomisë në atë zonë të Kosovës”.

    ...
    Fakti që Presidenti Obama u rizgjodh do të vazhdojë ta nënvizojë këtë interes, megjithëse nuk është përparësi. Edhe nëse do të kishte fituar zoti Romney, nuk besoj se do të kishte pasur ndryshim”.

    Hooper është i të njëjtit mendim se kushdo që t’i fitonte zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, politika ndaj Ballkanit nuk do të ndryshonte, por ai thotë se për Kosovën pas zgjedhjeve do të ketë një humbje.

    Por ajo që do të humbë tani Kosova është Sekretarja Clinton. Ajo ishte Zonjë e Parë kur Presidenti Clinton udhëhoqi luftën dhe tani është Sekratare Shteti. Ajo ka thënë se do të largohet nga administrata gjë që do të jetë një humbje për Kosovën”.
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...-e-bisedimeve/

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Dodik: Serbia e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën

    Sikur në momentin kur merrej vendimi për Kosovën dikush do të thoshte që me këtë veprim po shkohet në pavarësi të Kosovës, por veriu i saj do të mbetet në Serbi, sepse e kuptojmë që atje janë serbët në shumicë, sot një Kosovë e tillë do të ishte njohur edhe nga Serbia.


    Kështu ka deklaruar për gazetën serbe “Blic” kreu i entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik.


    Mirëpo, sipas këtij, këtu kërkohet poshtërim i mëtejshëm i Serbisë.

    Dhe në këtë aspekt mendoj që politika e përgjegjshme nacionale dhe shtetërore e Serbisë do të kontribuojë që të sigurohet satisfaksioni historik për këtë lloj storje dhe që Serbia të ndalojë të merret me Kosovën. Të mos bëhet rob siç kemi qenë robër 600 vjet me mitin e Kosovës, e tash të bëhemi robër dhe të merremi edhe 100 vjet me statusin e Kosovës. Kjo definitivisht është jo produktive për Serbinë. Sovraniteti mbi Kosovën është humbur. Ai sovranitet nuk ekziston më”, ka thënë Dodik, transmeton Koha.


    Në pyetjen se si duhet të veprojë Serbia në një situatë të tillë, Dodik u përgjigj se në këtë moment politika e përgjegjshme do të respektonte situatën reale dhe do të përpiqej të jepte përgjigje se cilat janë interesat historike të Serbisë lidhur me Kosovën.

    Në anën tjetër, nëse shqiptarët thonë – po kthehemi në sistemin politik, Serbia nuk mund ta refuzojë njohjen e konstituivitetit të këtij populli në Serbi. Konstituivitet kërkon përfshirje në sistemin zgjedhor, i cili sipas të gjitha gjasave do të përfundonte asisoj që funksionet më të rëndësishme t’i ushtrojnë pjesëtarë të atyre popujve konstituivë. Kjo do të thotë që Serbia në ndonjë moment do ta kishte presidentin apo kryeministrin nga radhët e shqiptarëve. A është Serbia e gatshme ta pranojë këtë? Mendoj që përfundimisht në Serbi duhet të sqarohen këto gjëra”, është shprehur Dodik.

    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...n-mbi-kosoven/

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    per serbet ne veri nje autonomi e heshtur per opinionin shqiptar te cilet ket dota kuptojn me von se pse nuk dota bejn publike per shkak te ndonje paknaqsie te shqiptarve ne veri shqiptaret ne veri jan te hipnotizuar dhe te margjinizuar nga nje qeveri anti kombtare

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Paralajmërimet për një autonomi të veriut

    Ndërsa kanë filluar edhe zyrtarisht bisedimet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, diplomatë të ndryshëm ndërkombëtarë paralajmërojnë institucionet e vendit, se në këto bisedime do të flitet edhe për dhënien e një statusi special për veriun e vendit.

    Vetëm një ditë pasi ish-kryeadministratori i Kosovës dhe ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner paralajmëroi mundësinë e diskutimit të një autonomie për veriun e vendit, të njëjtën gjë e ka thënë të shtunën edhe raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulirke Lunaçek. Ajo është shprehur e bindur se pala serbe në dialogun me Prishtinën do të kërkojë autonomi të gjerë, ndoshta edhe status të veçantë për veriun e Kosovë.

    Sipas analistëve, me këtë qasje Brukseli, duket se po bën me dije zgjidhjen përfundimtare akoma pa nisur procesi i negociatave.

    Ndërkaq, mundësia për të parandaluar këtë, sipas tyre, ekziston vetëm nëse e tërë klasa politike njëzëri e kundërshton këtë ide dhe ia bën me dije BE-së, që ky opsion është i papranueshëm.“Klasa jonë politike vazhdon të jetë e fragmentuar, e ndarë e përçarë rreth kësaj çështjeje, dhe sigurisht që kjo na imponon një zgjidhje të tillë”, tha analisti politik, Ardian Arifaj.

    Duke marrë shembull shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Arifaj tha se në atë kohë asnjë ndërkombëtar nuk e ka përkrahur idenë e shpalljes së pavarësisë, por bashkimi i klasës politike, duke theksuar se kjo është e vetmja zgjidhje ka bërë që të ndryshohet edhe mendja e ndërkombëtarëve, e që sipas tij, e njëjta vlen edhe sot për të parandaluar një autonomi për veriun. Ideja për autonomi për veriun, sipas tij, është një manifestim i politikës shumë shkurtpamëse të BE-së, për shkak se një gjë e tillë nuk e stabilizon situatën po përkundrazi e destabilizon. Përndryshe sipas Arifajt, BE ka një qëllim përderisa e tregon rezultatin përfundimtar akoma pa nisur negociatat.

    Ndërsa Behxhet Shala thotë se deklaratat e zyrtarëve të ndryshëm në Bruksel, janë parapërgatitje, paralajmërim sepse çështja e veriut të Kosovës sipas tij, ka përfunduar qëmoti.“Çështja veri është e zgjidhur, dhe krejt këto takime Thaçi-Daçiq, këto vizita, deklarata të ndërkombëtarëve janë vetëm përgatitje e opinionit për diçka që do të na ndodhë”, tha Shala.

    Ai fajëson ndërkombëtarët në rast se do të vijë deri tek kjo autonomi. “Ndërkombëtarët janë fajtorë sepse kanë luajtur një lojë të dyfishtë e të pamoralshme me Kosovën, duke punuar që vendin ta shndërrojnë në një Bosnjë të dytë. Ata thonë se kufijtë nuk lëvizin dhe këtë e dimë edhe ne, por brenda na ndajnë dhe na krijojnë një Bosnjë, dhe na bëjnë një shtet jofunksional”, shtoi Shala.

    Nga ana tjetër, Skëndër Hyseni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e pranon se një konsensus të gjerë, absolutisht që e forcon Kosovën dhe e ka peshën e vet. Megjithatë sipas tij, Kosova nuk duhet të frikësohet nga bisedimet, por duhet të frikësohet nga gatishmëria e një njeriut që mund të bëjë koncesione në dëm të shtetit të Kosovës.“Prandaj, unë them se Kosova duhet të sillet si shtet në këto bisedime dhe derisa sillet si shtet nuk ka rrezik”, tha Hyseni.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...omi-te-veriut/

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Populli Shqiptar nuk e deshiron humbjen e asnjë cm Toke të Shtetit të Kosovës ;le të bisedohet e të pihet në kurriz të Popullit por kujdes se në këto takime vendoset fati ynë e jo i një Individi qoftë ai Kryetar,Kryeminister ;vendosni në EMER të Populit dhe gjithmonë do të jeni të nderuar.

    KUJDES SE POPULLI NUK I FALË AS NUK I HARRON TRADHTITË PAS SHPINE

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Thaçi: Jam lodhur duke treguar se nuk ka ndarje të Kosovës
    ...
    Sipas tij, Kosova është shtet i pavarur dhe së shpejti do të jetë anëtarë i OKB-së. /RTK/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...je-te-kosoves/

    Tani lodhu duke treguar se nuk do te kete as autonomi per veriun, atehere cdo gje eshte ne rregull...

    Pasi nuk paska as ndarje, as autonomi per veriun, por ne te kunderten, anetaresim te shpejte te Kosoves ne OKB, atehere "te kendojme"... se fitorja qenka absolute...

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    qenka lodh per kosoven

Faqja 24 prej 88 FillimFillim ... 1422232425263474 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •