Close
Faqja 25 prej 88 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 874
  1. #241
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Ky polari gjithmone i lodhet ka qene, s'ka takat as nje debat me Albinin me pranu. Jo vetem Albini por edhe nje qytetar i thjeshte pa asnje pergaditje, nese nuk eshte i shitur dhe ka vullnet ta shoh vendin e vet mire, do te mjaftonte per ta shtrire per toke. Forca e tij eshte serbia, nikoliqi, daciqi.. qe e kane zgjedhur t'i mbroje interesat e tyre ne Kosove, evropa dhe bota e kane pranu diktatin e serbise. Shitja e territorit ne veri, shpronesimi i pasurive te Kosoves, shteti mafijoz, shendetsia drejtesia arsimi ne gjendje tmerruese...... jane plane te akademive serbe.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Reformat e brendshme, e jo dialogu, e çojnë Kosovën në BE


    Prishtinë, 11 nëntor - Derisa normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit theksohet si një nga parakushtet për avancimin e agjendës evropiane të dy vendeve, Bashkimi Evropian po vazhdon të këmbëngulë në realizimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve në fushën e sundimit të ligjit për të gjitha vendet të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e këtij mekanizmi.

    Paralelisht me çështjet e pazgjidhura me shtetin serb, Kosova, e cila ka mbetur e fundit në rajon me hapërimin drejt BE-së, vazhdon të marrë kritika sa i përket luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit, pavarësisë së sistemit gjyqësor, funksionimit të administratës publike e të tjera.

    Brukseli po shpenzon miliona euro për t’i ndihmuar institucionet vendore dhe misionin e tij EULEX, për mënjanimin e problemeve ekzistuese të vendit, por rezultatet e deritashme vlerësohet të jenë jo të kënaqshme.

    Ndonëse kishin theksuar rëndësinë për përmirësimin e raporteve Prishtinë-Beograd, diplomatët evropianë të angazhuar në Kosovë kishin thënë se për Kosovën nuk do të ketë BE derisa ajo të mos realizojë reformat e kërkuara.

    Në vend që kjo çështje të trajtohet si prioritet qeveritar, sipas ekspertit për integrime, Avni Mazreku, janë bisedimet me palën serbe ato që janë bërë “super-prioritet”.

    Fatkeqësisht, Kosova ka neglizhuar veten. Fatkeqësisht Kosova ka mbetur shumë prapa në funksion të reformës së saj publike dhe rrjedhimisht kjo çon deri te një mungesë kapacitetesh për t’u përballur me procesin e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës, që janë tri: kriteri politik, ekonomik dhe juridik”, u shpreh Mazreku për Radion Evropa e Lirë.

    Në strategjinë e zgjerimit të BE-së për vitin 2012-2013, për Serbinë theksohet, ndër të tjera, nevoja që “të ketë një përmirësim të dukshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që të dyja të jenë të gjendje të vazhdojnë rrugën e tyre drejt BE-së duke mos e penguar njëra-tjetrën në këto përpjekje”.

    Përveç përmirësimeve në fushën e sundimit të ligjit, Kosova dhe zbatimi i marrëveshjeve (me theks te ajo për përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit) mbesin parakushte kryesore që Serbia të marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

    Për Kosovën, ndërkaq, ishin caktuar disa prioritete afatshkurtra dhe afatgjata në mënyrë që ajo në të ardhmen të jetë në gjendje të nisë negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (MSA).

    Në këtë kuadër, bisedimet aktuale për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin serb mund të mos i kryejnë shumë punë Kosovës, në rast se vendi nuk i përmbush këto prioritete.

    Eksperti Shenoll Muharremi tha për REL se pa i përmbushur reformat e kërkuara Kosova as pas 500 vjetëve s’do të mund të jetë pjesë e BE-së.

    Ka një keqkuptim te lidershipi i Kosovës, e ky është që dialogu do ta shpie Kosovën në BE dhe këtë kryeministri Thaçi e ka përmendur personalisht. Dialogu është shumë i rëndësishëm në integrimin e vendeve në BE, por nëse nuk plotësohen kushtet dhe reformat, Kosova edhe 500 vjet nuk do të anëtarësohet në BE”, vlerësoi ai.

    Muharremi theksoi se Kosova duhet të ndalet së shërbyeri integrimit evropian të Serbisë dhe, në vend të kësaj, “t’i kryejë detyrat e veta të shtëpisë”.

    Është për keqardhje që kjo qeveri sot nuk e ka një koncept zhvillimor të Kosovës dhe shumicën e aktiviteteve të saj i ka të bazuara në dialogim, për shkak se ky dialog është ai që dinë ta bëjnë më së miri. Është shumë me rëndësi që të investohet në sektorë që çojnë në zhvillim të Kosovës. Këto kanë të bëjnë kryesisht me zhvillimin e sektorit privat dhe arsimit kualitativ”.

    Nëse e shikoni projekt-buxhetin e vitit 2013, e shihni që minimalisht është investuar në këto elemente në krahasim me, për shembull, sa po investohet në politikat e transportit. Andaj, është shumë me rëndësi që ta kemi një koncept zhvillimor, të kemi koordinim më të mirë, në mënyrë që Kosova të zhvillohet, përbrenda të jetë më e fortë. Në të kundërtën, ky dialog nuk mund të na shpie në BE”, tha Muharremi.
    http://www.koha.net/?page=1,13,122773

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Qeveria e PDK-së është kundër popullit

    Në historinë e njerëzimit botëror, nuk njihet ndonjë Qeveri e cila, me kalimin e kohës, është kthyer kundër popullit të vet, kundër shtetit të vet, kundër vendit të vet. Jo sikurse Qeveria e Kosovës, Qeveria e pushtetit të Partisë Demokratike të Kosovës, PDK. Në këtë situatë, vetëm mungon që edhe populli të kthehet kundër kësaj Qeverie, të fillojë të veprojë aktivisht fizikisht kundër kësaj Qeverie, në mënyrë që, pse jo, të arrihet baraspesha.

    Ky popull, populli i Kosovës, tash për tash, e ka të vështirë të veprojë fizikisht kundër Qeverisë së PDK-së në pushtet në Kosovë. Sepse ka vuajtur shumë dhe shumë kohë, në mënyrë të vazhdueshme, përgjatë rrugëtimit të jetës së vet. Ishte kthyer kundër Qeverisë turke, serbe (disa herë radhazi), kundër Qeverisë italiane, gjermane, e kundër kujt jo. Derisa, erdhi viti 1999, saktësisht, 12 qershori i vitit 1999. Ky vit, ose kjo datë, shënoi mundësinë që në këtë territor, në këtë Kosovë, të fillojë një lindje e re e shoqërisë, e shtetit të ri pa sundim të jashtëm. Megjithëkëtë, kjo nuk ndodhi asnjëherë.
    Ajo çfarë edhe sot e kësaj dite njihet si kultura e shoqërisë së Kosovës, nuk arriti të ndryshojë asnjëherë. Kultura e Kosovës, e njohur ose e shquar kryesisht përmes botimit të librave, pra romaneve, novelave, poezive e të tilla, nuk shkoi më tej për t’u kristalizuar, për t’u praktikuar, për t’u përkthyer edhe në rrugë, kanalizime, shkolla, ndërtesa banimi kolektive e të njësuara, në arsim, në sport, në veshmbathje, në media të lira e të pavarura dhe të tjera. Kultura e shoqërisë së Kosovës mbeti aty ku ishte më parë - e stagnuar nga kriminalizimi i PDK-së, SHIK-ut, në pushtet.

    Ndërkohë, ajo që shquhej si kulturë e shoqërisë së Kosovës, e cila ishte kthyer në traditë, vazhdoi. Martesat me qitje armësh, kujdesi vetëm për vetveten dhe të afërmit e familjes së ngushtë, mikpritja për shkak të interesit familjar e personal, edhe sot e në këtë vit, 2012, mbetëm aty ku ishim. Këso lloj aktivitetesh, të shquara si kulturë dhe të cilat ishin kthyer në traditë, aspak nuk e paraqesin kulturën e njerëzimit dhe të vet shoqërisë së Kosovës. Sikurse atëherë, edhe sot, urrejtja masive për njëri-tjetrin vazhdon.

    Dhe kështu kaluan dhe u bënë shumë vjet. Sot, në vitin 2012, asgjë nuk ka ndryshuar. Kemi një pushtues në Kosovë që flet shqip, por sillet dhe vepron më zi sesa secili pushtues tjetër i njohur serb, malazias, turk e tjetër sllav. Dallimi ekziston vetëm në gjuhë, ndërsa në sjellje e në veprime, pushteti i PDK-së në Kosovë është edhe më i egër.

    Pushteti i PDK-së kujton që e pronëson Kosovën, se i takon asaj dhe vetëm asaj. Nga kjo, shoqëria e Kosovës është në huti të përgjithshme dhe totale. Ende nuk ka vendosur si ta trajtojë pushtetin e Hashim Thaçit: sikurse të turkut, të bullgarit, të malaziasit, të Sllobodan Millosheviqit, ose si të kujt?

    Në një masë të caktuar të efektit dhe ndikimit psikologjik, për shkak të trysnisë, presionit dhe të propagandës mediale të pushtetit, sidomos nga Radio dhe Televizioni i Kosovës (RTK), shoqëria e Kosovës kujton që kjo, çfarë po ndodhë me pushtetin e PDK-së, nuk është duke ndodhur ose që po ndodhë diku në ndonjë vend tjetër ose në ndonjë botë tjetër. Për shkak që, po e përsërisë, ende po refuzon të fillojë që me veprime konkrete fizike, ta trajtojë këtë pushtet, pushtetin e PDK-së, si pushtet anti-shtetëror dhe anti- shoqërisë së Kosovës. Si pushtet i cili, përmes krimit të organizuar institucional qeveritar, po e gërryen Kosovën dhe shoqërinë e saj financiarisht, po e thyen moralisht dhe po e dërmon fizikisht. Varfëria, papunësia, mungesa e zhvillimit të kulturës njerëzore dhe civilizuese, mungesa e vendosjes së pushtetit dhe rendit demokratik, janë rezultat i Qeverisë së PDK-së në pushtet, SHIK-ut në Kosovë.
    Hasim Thaçi është prijës i kësaj Qeverie, pas tij vijnë Xhavit Haliti, Kadri Veseli dhe përplot të tjerë.
    http://www.botasot.info/opinione/196...nder-popullit/

  4. #244
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Ky polari gjithmone i lodhet ka qene, s'ka takat as nje debat me Albinin me pranu. Jo vetem Albini por edhe nje qytetar i thjeshte pa asnje pergaditje, nese nuk eshte i shitur dhe ka vullnet ta shoh vendin e vet mire, do te mjaftonte per ta shtrire per toke. Forca e tij eshte serbia, nikoliqi, daciqi.. qe e kane zgjedhur t'i mbroje interesat e tyre ne Kosove, evropa dhe bota e kane pranu diktatin e serbise. Shitja e territorit ne veri, shpronesimi i pasurive te Kosoves, shteti mafijoz, shendetsia drejtesia arsimi ne gjendje tmerruese...... jane plane te akademive serbe.
    - po ku krahasohet Kryeminstri Thaqi me albin gerdhajen , Kryeministri as qe e ul veten aq posht mu taku me kryesorin e Rrugaqve , Kryeministri boll mir i tha nje dit '' mosi Babes tond i ke dal doresh une skam qka mu mirr me ty'' qaq mo , aj osht njeri qe ndaj prindit vet ska rrespekt qka prit prej tij.
    - tani nje logjik e shnosh vetem llogaritne Serbia ne vitet 90' ka leshtu flet arrest per Hashim Thaqin , kurse Albinin e kan pas ne dur te veta ne burg edhe serish e kan lan te lir ,ketu duhet me dit kejt populli se sa i domshum eshte albini per Serbin e sa i dobishem per Kosoven.- qe mu pas kan albini naj far patrioti ose atdhetari se kishin lshu shkinia leht , se paku pa me pas lan me pasoja se kishin lishu, po hiqnju ketij berllogi sepse veq se eshte e zeza e vendit dhe e kombit shqiptar.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  5. #245
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Lajmi i Dites
    Policia nuk ndikohet nga politika
    Publikuar, 12. XI. 2012
    Ndonëse kanë kaluar tri javë nga protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, e mbajtur në Prishtinë kundër takimit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daciq, në opinion ende përmendet sjellja e protestuesve dhe reagimi i Policisë.

    Gjatë protestës kishte dhunë, sprej arrestime e lëndime. Komisioni për Punë të Brendshme në Kuvendin e Kosovës, menjëherë kishte kërkuar raport nga ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi dhe Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni. Ky i fundit e ka kryer një obligim të tillë dhe për Indeksonline tregon se si është sjellë policia ditën e protestës.

    “Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar një raport sa i përket rastit që ju e përmendët dhe i njëjti është përcjell Komisionit në afatin e paraparë në bazë të kërkesës së parashtruar”, ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.


    Duke folur për protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i policisë kosovare thotë se, Policia e Kosovës pas secilit operacion policor e bënë analizën dhe vlerësimet post operacionale në terren.

    “Natyrisht, në rast të konstatimit të tejkalimit të përdorimit të forcës për raste individuale , rastet si të tilla i referohen për trajtim mekanizmave përkatës, prandaj ju bëjmë me dije se është vepruar konform Ligjit dhe rregulloreve në fuqi”, ka deklaruar për Indeksonline Maxhuni.

    Policia e Kosovës, sipas tij, veprimet e saja i ka ndërmarr konform autorizimeve ligjore qe ka dhe në asnjë mënyrë nuk ka përdorur dhunë, por si rrjedhoj e veprimeve të dhunshme nga ana e protestuesve është detyruar të përdorin forcën e nevojshme dhe pajisjet policore për shpërndarje të turmës së dhunshme, pajisje këto të autorizuara me ligj.

    Ai tha se atë ditë protestuesit kanë pas në duar të tyre kubëza të gurit dhe njëkohësisht disa prej protestuesve kanë qenë të dhunshëm ndaj policëve. Si rezultat i veprimeve të tilla, në bazë të raporteve që posedojmë, një numër i zyrtarëve policor kanë qenë të lënduar si pasojë e gjuajtjes me gurë nga protestuesit. E kemi edhe një rast kur zyrtarit të Policisë së Kosovës i’u është thyer edhe dora nga dhuna e ushtruar nga protestuesit.

    Vetëvendosja e akuzon Policinë e Kosovës së është e politizuar dhe merr urdhra nga njerëz të politikës.

    Mirëpo Shpend Maxhuni nuk mendon ashtu. Ai thotë se, Kushtetuta e vendit si dhe Ligji i Policisë së Kosovës i qartësojnë raportet lidhur me përgjegjësitë dhe obligimet që ka secili institucion.

    “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, i cili zbaton politikat e sigurisë të hartuara nga Qeveria e vendit dhe në këtë drejtim, Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në përmbushjen e misionit dhe vizionit të saj dhe objektivat e përcaktuara”, thotë Drejtori i Policisë së Kosovës, Maxhuni.

    Punën e Policisë së Kosovës, sipas Maxhunit, e mbikëqyrin mekanizmat përgjegjës të pavarur ligjorë siç janë: Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Komisioni Parlamentar për Siguri, dhe këto praktika janë shembulli më i mirë i një mbikëqyrje demokratike dhe institucionale, ashtu siç funksionojnë praktika të ngjashme edhe në shtetet me traditë dhe përvojë të gjatë në demokraci.

    Raport para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës, për protestën e Vetëvendosjes, përveç Maxhunit është obliguar të japë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Ky i fundit, e ka kryer obligimin, mirëpo komisioni ka kërkuar një raport me të detajuar.Lajmi i Dites

    http://www.facebook.com/photo.php?fb...9429565&type=1
    Vv - Palaço+LISBA :D

  6. #246
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    Policia ndikohet nga politika..

    Shpend Maxhuni(Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës) nuk mendon ashtu.
    Po çka ka me mendu i biri i udbashit Enver Maxhuni qe e njeh krejt Kosova..

    Enver Maxhuni, ne vitin 1981 prej arsimtari ne shkolle fillore emerohet punetor i Sigurimit shteteror jugosllav. Se bashku me te ka vepruar edhe Zeqir Sadriu e Dragan Miliq. Veprimtaria e tyre ne zbulimin e nacionalistëve e irredentisteve ishte fokusuar ne komunat: Vushtri, Skenderaj, Mitrovice(Kadri Veseli, Hashim Thaqi, Bajram Rexhepi vine prej ketyre aneve, njihen mire nga e kaluara e perbashket e baballareve). "Velë Shkau" e kane thirre, tregojne shqiptaret qe kalonin neper duart e tij dhe shokeve te tij udbash. Edhe per Enverin ka patur vend ne institucionet tona, edhe ai ka bart uniformen e Policise se Kosoves, sherbente ne stacionin numer 4.

    I biri i polarit eshte lidhe "si mishi me kocke" me bijte e udbasheve tjere, per momentin po ju shkon kanga e sllobes, por kjo do te paguhet heret a vone. Gadafi ka shpetu mire ne krahasim me ate qe do t'ju ngjaje ketyre klysheve te serbise
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Lajmi i Dites
    Policia nuk ndikohet nga politika
    Publikuar, 12. XI. 2012
    Ndonëse kanë kaluar tri javë nga protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, e mbajtur në Prishtinë kundër takimit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daciq, në opinion ende përmendet sjellja e protestuesve dhe reagimi i Policisë.

    Gjatë protestës kishte dhunë, sprej arrestime e lëndime. Komisioni për Punë të Brendshme në ...
    Kuvendin e Kosovës, menjëherë kishte kërkuar raport nga ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi dhe Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni. Ky i fundit e ka kryer një obligim të tillë dhe për Indeksonline tregon se si është sjellë policia ditën e protestës.

    “Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar një raport sa i përket rastit që ju e përmendët dhe i njëjti është përcjell Komisionit në afatin e paraparë në bazë të kërkesës së parashtruar”, ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

    Duke folur për protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i policisë kosovare thotë se, Policia e Kosovës pas secilit operacion policor e bënë analizën dhe vlerësimet post operacionale në terren.

    “Natyrisht, në rast të konstatimit të tejkalimit të përdorimit të forcës për raste individuale , rastet si të tilla i referohen për trajtim mekanizmave përkatës, prandaj ju bëjmë me dije se është vepruar konform Ligjit dhe rregulloreve në fuqi”, ka deklaruar për Indeksonline Maxhuni.

    Policia e Kosovës, sipas tij, veprimet e saja i ka ndërmarr konform autorizimeve ligjore qe ka dhe në asnjë mënyrë nuk ka përdorur dhunë, por si rrjedhoj e veprimeve të dhunshme nga ana e protestuesve është detyruar të përdorin forcën e nevojshme dhe pajisjet policore për shpërndarje të turmës së dhunshme, pajisje këto të autorizuara me ligj.

    Ai tha se atë ditë protestuesit kanë pas në duar të tyre kubëza të gurit dhe njëkohësisht disa prej protestuesve kanë qenë të dhunshëm ndaj policëve. Si rezultat i veprimeve të tilla, në bazë të raporteve që posedojmë, një numër i zyrtarëve policor kanë qenë të lënduar si pasojë e gjuajtjes me gurë nga protestuesit. E kemi edhe një rast kur zyrtarit të Policisë së Kosovës i’u është thyer edhe dora nga dhuna e ushtruar nga protestuesit.

    Vetëvendosja e akuzon Policinë e Kosovës së është e politizuar dhe merr urdhra nga njerëz të politikës.

    Mirëpo Shpend Maxhuni nuk mendon ashtu. Ai thotë se, Kushtetuta e vendit si dhe Ligji i Policisë së Kosovës i qartësojnë raportet lidhur me përgjegjësitë dhe obligimet që ka secili institucion.

    “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, i cili zbaton politikat e sigurisë të hartuara nga Qeveria e vendit dhe në këtë drejtim, Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në përmbushjen e misionit dhe vizionit të saj dhe objektivat e përcaktuara”, thotë Drejtori i Policisë së Kosovës, Maxhuni.

    Punën e Policisë së Kosovës, sipas Maxhunit, e mbikëqyrin mekanizmat përgjegjës të pavarur ligjorë siç janë: Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Komisioni Parlamentar për Siguri, dhe këto praktika janë shembulli më i mirë i një mbikëqyrje demokratike dhe institucionale, ashtu siç funksionojnë praktika të ngjashme edhe në shtetet me traditë dhe përvojë të gjatë në demokraci.

    Raport para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës, për protestën e Vetëvendosjes, përveç Maxhunit është obliguar të japë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Ky i fundit, e ka kryer obligimin, mirëpo komisioni ka kërkuar një raport me të detajuar.Lajmi i Dites
    See More
    Hetem Alija, Kujta Kujtim, Amir Gerguri and 2 others like this..
    ...
    JA JUSH E KISHTE BER LIKE NE FACEBOK KTA QE DITE RRAHIN SHQIPTAR E NATEN BEJN BIZNES ME SHKIJE TE VERIUT

  8. #248
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Lajmi i Dites
    Kosova, "kryekushti" i BE-së pë Serbinë
    Publikuar, 13. XI. 2012
    Bashkimi Evropian ka përcaktuar tri kushte për Serbinë, në rrugën e saj drejt marrjes së datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

    E para ka të bëjë me bisedimet me Prishtinën, ndërkaq dy të tjerat kanë të bëjnë me çështjet e brendshme të Serbisë, ai ajo për buxhetin dhe lirinë e mediave dhe të institucioneve të pavarura. Këto bëhen të ditura në një shkrim të gazetës serbe, Danas.

    Gazeta duke cituar burimet e veta, thotë se çështja e Kosovës është prioritet për BE-në.

    Në këtë kuadër thuhet se thuhet se takimi i parë i kryeminstrit serb, Ivica Daçiq me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë “shumë i qëlluar” dhe tash priten rezultatet e para.

    Në rezultate, siç shkruan gazeta, nënkuptohet, zbatimi i marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit(IBM) dhe shpërbërja e stukturave paralele serbe në veriun e Kosovës, në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë.

    Në muajin dhejtor është paraparë një takim tjetër në mes të dy kryeministrave nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

    Deri më tash, Thaçi dhe Daçiq janë takuar dy herë. Takimi i javës së kaluar është vlerësuar të ketë qenë konstruktiv.Lajmi i Dites

    http://www.edwardscicluna.com/wp-con.../EU-flag-2.png
    Vv - Palaço+LISBA :D

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    SHBA pret mbetjen e disa institucioneve paralele në veri

    Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby ka deklaruar...

    Sipas ambasadorit amerikan, kjo ndërkaq “do të thotë që në fund të këtij dialogu do të dëshironim mbetjen e disa institucioneve paralele, të cilat ekzistojnë në atë territor, të jenë rezultat i marrëveshjes së dy palëve në dialog”.

    Por ai nuk ka dashur të thotë se cilat janë ato institucione. ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...alele-ne-veri/


  10. #250
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Daçiq: Kosova po rrëshqet drejt pavarësisë
    ...
    Po ashtu Daçiq ka theksuar se Serbia mund të përjetojë fatin e Krajinës Serbe nëse tani nuk shfrytëzohet “moment i volitshëm” për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

    Ata Thaci tani në Kosovë janë të vetëdijshëm se atje janë në pozicionin ku ka qenë Millosheviqi, e kjo do të thotë - nuk jep asgjë, po do të japësh. Atë që ke kërkuar në Rambuje nga Serbia, ne tani e kërkojmë prej teje, jo ne por serbët në Kosovë”, ka thënë Daçiq dhe ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...jt-pavaresise/



    Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), kryeministri Daçiq ka thënë se ky shans nuk mund të lëshohet dhe se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet gjatë mandatit të kësaj qeverie.

    Ne e kemi kthyer Serbinë në lojë, e cila është lojtare në këtë ndeshje, nuk është shikuese në tribuna. Na lini të vendosim ne për Kosovën...”, është shprehur Daëiq në intervistën për RTS-së.
    Kemi zhvilluar një politikë e cila na ka larguar nga ajo që ta ruajmë interesin tonë kombëtar në Kosovë dhe tash, nëse e shikoni gjendjen, në kushtetutë shkruan se Kosova është Serbi, por ku është ajo në jetë. Jeta është ndryshe... Më thonë: ‘S’duhet të shkohet në ndarje’ kurse ajo ekziston tash dhjetë vjet në Merdar...

    Prandaj, ka thënë se edhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit në bisedime i ka rekomanduar se tash gjendet në situatën në të cilën dikur ka qenë Sllobodan Milosheviqi, e kjo do të thotë - ”Nuk jep asgjë? E pra do të japësh. Atë që ke kërkuar në Rambuje nga Serbia, tash serbët e Kosovës këtë po e kërkojmë ne nga ti”, ka deklaruar ai.

    http://www.koha.net/?page=1,15,122953
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 13-11-2012 më 08:04

Faqja 25 prej 88 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •