Close
Faqja 21 prej 88 FillimFillim ... 1119202122233171 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 874
  1. #201
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - mir ja kan bo , une mu kan dur e kom ja kisha thy.!!!
    Kurr skan me dal mo ne protesta keta rrugaqet. Edhe ne fushate zgjedhore kane me u frikesu me dal.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Palët (Thaci dhe Dacic ) pajtohen për nisjen e autostradës Prishtinë – Nish

    Kosova e Serbia do të lidhen me autostradë. Lajmi i papritur ka dalur pas darkës së punës ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit serb Daçiq me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme e siguri të BE-së, Catherine Ashton.

    ...............

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    7.11.2012

    Biseduan edhe për veriun
    ...

    Kryeministri Thaçi ka thënë se është diskutuar edhe për gjendjen në veri dhe mundësitë e gjetjes së një konsensusi për atë pjesë të vendit.
    ...
    http://www.telegrafi.com/lajme/bised...n-2-26264.html


    Diskutohet edhe për veriun

    Para pak çastesh ka përfunduar takimi mes kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq.
    ...
    Në takim është diskutuar edhe për gjendjen në veri dhe mundësitë e gjetjes së një konsensusi për atë pjesë të vendit.
    http://www.botasot.info/kosova/19529...he-per-veriun/

    E enjte 15 Mars 2012

    Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se sa i përket zërave për dialog rreth çështjes së veriut, ka ripërseritur qëndrimin se nuk do të ketë asnjëherë dialog për këtë çështje me Serbinë...

    Këto deklarime u bënë të enjten gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.
    http://www.kosova-sot.info/politike/...ine-per-veriun



    Sinqeriteti i deklaratave te Kryekuislingut te Kosoves!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 08-11-2012 më 02:33

  4. #204
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Kurr skan me dal mo ne protesta keta rrugaqet. Edhe ne fushate zgjedhore kane me u frikesu me dal.
    - per keta rrugaqet e vetfundosjes ska nevoj medikamente me ju ble , po veq stupc hunve keta bojn ma mir qetsohen urtesohen vejdisohen.
    .p.s. ketyre dy her ndite duhet me ju dhan dajak , mengjes - n'mbromje.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  5. #205
    Nje pyetje per militante/argat (BOY XL, GOGI, etj) te Hashim Thacit ne kete Forum Shqiptar (dhe Jo Kosovar e Vllazerim Bashkim me Serbine).

    Pse ju te militante/argat nuk mirreni e nuk hargjoni energjine e juaj ndaj strukturat ilegale, kriminele e okupuese te Shtetit te Serbise, te cilat jane te vendosur dhunshem jo vetem ne Veri te Kosoves, por edhe ne pjese tjera te Kosoves, ne Ana Morave, ne Prizren (Objeketet Fetare Ortodokse) e gjithe andej Kosoves?


    Natyrisht se jo militante/argat te Thacit, fare nuk merreni me keto struktura te shtetit serb, sepse shefi i juaj me mish e shpirt eshte duke punuar qe Kosova perseri te kthehet nen sovranitetin e Serbise!

    Per kete arsye shefi juaj (Hashim Thaci) ju ka angazhuar si juve ne kete forum, si RTK-ne, si Analiste neper Gazetta, si Intelektualet qe jane bere bisht i kesaj konjukture pushtetare, qe betejen dhe luften ta bejne kunder Levizjes VeTeVendosje me ane te propagandave, me ane te shpifjeve/njyllosjeve te shumta, ndersa ne anen tjeter shefi i juaj te kete shume me lehte te beje bisedime/negociata me Millosheviqin e Vogel (Ivica Dacicin) per tja kthyer Kosoven nen Serbi, si dhe per tja mundesuar Serbise rrugen sa ma te lehte, e sa ma te shpejte drejte BE-se!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #206
    Biseduan edhe për veriun

    Besiana Xharra | 07-11-2012 21:57 CET

    Veriu i Kosovës ka qenë njëra ndër temat që është biseduar në Bruksel, në takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, në një darkë pune të organizuar nga baronesha Catherin Ashton.

    Para takimit të përbashkët me të dy kryeministrat, shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Ashton kishte takuar ndaras ata. Megjithatë, pas këtyre takimeve të dy kryeministrat kanë qenë shumë të shkurtër në deklaratat për media, pa dhënë shumë detaje për atë se çfarë është biseduar.

    Shefi i ekzekutivit kosovar, Hashim Thaçi në një deklaratë dhënë RTK-së, ka thënë se është biseduar për implementimin e marrëveshjeve të arritura më herët. “Kemi rënë në një pajtueshmëri që shpejt të nis zbatimi i marrëveshjeve të kaluara, në veçanti për IBM-në, për të cilën jemi dakorduar që të nis së zbatuari nga Serbia në muajin dhjetor, marrëveshje kjo e cila është jetike për Kosovën”, tha Thaçi.

    Në takim sipas kryeministrit kosovar, është diskutuar edhe për gjendjen në veri dhe mundësitë e gjetjes së një konsensusi për atë pjesë të vendit. Mirëpo, sipas tij, së pari duhet të nis zbatimi i marrëveshjeve të kaluara, në mënyrë që të vazhdohet me temat e reja, ku bën pjesë edhe veriu.

    “Gjithashtu është biseduar edhe për bërjen transparente të gjitha mjeteve materiale që Serbia jep për serbët e Kosovës, si dhe për shuarjen e strukturave paralele”, ka thënë Thaçi në këtë prononcim për RTK-në.

    Edhe kryeministri serb Ivica Daçiq, ka thënë se në këto takime është biseduar për mënyrën e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur deri tani, pasi që siç ka thënë ai ato ndihmojnë popullin e Kosovës, por pa gjykuar çështjen e statusit.

    Pas takimit një deklaratë për medie e ka lëshuar edhe Zyra e baroneshës Catherin Ashton, ku sqarohet se për cilat tema palët kanë diskutuar.

    “Sot, takova dy kryeministrat, Thaçin dhe Daçiqin. Së bashku vazhduam diskutimet që i nisëm më 19 tetor. Biseduam për tema të ndryshme që qojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve dhe të dy kryeministrat u pajtuan që të vazhdojnë me takimet të tjera”, thuhet në komunikatën e baroneshës Ashton.

    Ka pas pajtim për vazhdimin e implementimit të IBM-së dhe të gjitha marrëveshjeve tjera të kaluara, thuhet në komunikatë.

    “Ne po ashtu kemi diskutuar për transparencën e fondeve që Serbia i dërgon tek komuniteti serb në Kosovë. Po ashtu kemi diskutuar për mbrojtjen monumenteve kulturore e fetare në Kosovë”, thuhet ndër tjerash.

    Dhe si përfundim, sipas kësaj komunikate, të dyja palët kanë arritur një marrëveshje që formojnë një grup teknik punues të përbashkët për të përgatitur studimin e fizibilitetit për autostradën Prishtinë – Nish.

    Dhe krejt në fund, konunikata e lëshuar për medie nga zyra e baroneshës Ashton, thotë se takimi i radhës do të ndodh shumë shpejt, por pa treguar ndonjë datë të saktë.

    Ndryshe, ky ishte takimi i dytë Thaçi-Daçiq në Bruksel, pas atij që u mbajt më 19 tetor, qëllimi i së cilit është vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.


    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...he-per-veriun/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    VV: Ushqimi kryesor në darkat Thaçi-Daçiq, Kosova

    Duke iu referuar takimit të mbrëmshëm të kryeministrit Hashim Thaçi me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, Konjufca tha se në atë darkë është servuar vetëm një ushqim, e ai ushqim është Kosova.

    ...
    http://www.forumishqiptar.com/newrep...te=1&p=3530025

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Hashim Thaçi është një lloj Azem Vllasi i kohës sonë


    T’ja besosh këtij njeriu mbrojtjen e interesit të Kosovës, është sikur të ja besosh ujkut se do t’i ruaj delet. Kësi opozite do të kishin ëndërruar liderë qeveritarë autoritarë si tipi i Llukashenkos; një opozitë që e përkrah Qeverinë bllanko dhe gratis; opozitë e cila nuk e sfidon Qeverinë, por i nënshtrohet asaj. Zonja dhe zotërinj, kryeministri Thaçi është një lloj Azem Vllasi i kohës tonë. Ju e mbani mend Azem Vllasin. Kur ishte koha të mbronte autonominë, ai nuk e mbrojti as republikën. Në këtë mënyrë, Thaçi nuk po e mbron planin e Ahtisaarit, e lëre Republikën e Kosovës”, ka theksuar Konjufca. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/hashi...e-2-26273.html

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Dacic: Nuk do të bisedojmë për shuarjen e institucioneve serbe në veri!


    ...

    Mirëpo, Dacic ka thënë se “jemi të gatshëm të bisedojmë mbi të gjitha çështjet, por jo edhe mbi heqjen e institucioneve të Serbisë në Kosovë”, dhe ka shtuar se mund të bisedohet mbi problemet të “paralelizmit të institucioneve” në mënyrë që të gjendet zgjidhje që është pranueshme për të dy palët.

    Dacic ka thënë se gjithashtu është arritur marrëveshja mbi projektin për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë.


    Ai gjithashtu ka thënë se është folur edhe mbioficerët për lidhje të cilët do të bashkërendojnë zbatimin e marrëveshjeve, por nuk do të ketë zyra me karakteristika të përfaqësive diplomatike.

    Ata do të jenë persona kontakti me detyrë pune për të realizuar atë që është e diskutueshme ose që mund të jetë e diskutueshme”, ka sqaruar kryeministri serb.

    ...

    Dacic ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë edhe mbi zgjidhjen përfundimtare të Kosovës por kjo s’ka qenë temë e bisedimeve të tashme, duke cekur se njohja e “shpalljes së njëanshme” të pavarësisë së Kosovës nuk vjen në shprehje.

    Ne nuk kemi ardhur këtu për ta tradhtuar shtetin tonë, por të luftojmë për atë dhe interesat e serbëve të cilët jetojnë në Kosovë e Metohi”, ka theksuar Daçi. /Telegrafi/

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Serbia s’ka qeveri në Kosovë, por as Kosova në veri

    Beograd, 8 nëntor - Qeveria e Serbisë është duke bërë përpjekje që të sigurojë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian sa më parë që të jetë e mundur, ka thënë zëvendëskryeministrja serbe, Suzana Grubjeshiq.
    ...

    Grubjeshiq ka thënë se është e vërtetë që shteti i Serbisë nuk ka qeveri faktike në Kosovë që nga viti 1999, por, sipas saj, “as Prishtina nuk ka autoritet në veri të Kosovës”.

    Në këtë fakt ka hapësirë për marrëveshje dhe për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për Kosovën”, ka thënë Grubjeshiq.

    Komentet e saj pasojnë takimin e së mërkurës në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, nën praninë e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

    http://www.koha.net/?page=1,15,122367

Faqja 21 prej 88 FillimFillim ... 1119202122233171 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •