Ashton merr sinjale inkurajuese nga Prishtina e Beogradi
Bruksel, 17 prill - Takimi i radhës në kuadër të dialogut politik në mes të Kosovës dhe Serbisë është organizuar pasi që ndërmjetësja e këtij procesi baronesha Catherine Ashton ka marrë sinjale inkurajuese nga Beogradi, si dhe Prishtina se mund të ketë lëvizje drejt arritjes së marrëveshjes, transmeton nga Brukseli RTK. Kështu pohojnë zyrtarët evropian të informuar në procesin e dialogut.
...
“Ne jemi të sigurt se ky dialog në nivelin e kryeministrave do të rezultojë me marrëveshje të qartë”, u tha Fyle gazetarëve në Strasburg.
Pritjet e mëdha në Bruksel për arritje të mundshme të marrëveshjes gjatë ditës së nesërme bazohen në faktin se ndërmjetësja Ashton ka treguar gatishmëri që siç thuhet, të rregullojë dhe përshtatë ndryshimet në disa pika të marrëveshjes në përpjekje të gjetjes së kompromisit në mes të dy kryeministrave.
http://www.koha.net/?page=1,13,142844
Krijoni Kontakt