Close
Faqja 19 prej 88 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 874
  1. #181
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - Gogi ti pasi je nga Pr , a mos i pa naj kund msheft me naj qosh te Pr keto dy grat e mdhaja te Botes a u takun edhe me Albinin a veq me Hashen edhe Atifeten ?

    p.s - se bon vaki e kan taku edhe albinin edhe nuk dojn me tregu gazetart...!!!!!
    Albin Kurti u taku me nje shufer polici ne koke .

    Perendimore nuk takohen me huligane dhe bandite, qe naten flejt me gure ner jastak. Ato grate e medha takohen me intelektual-Politikan, dhe jo me marksiste leniniste. Me vetevendosjen edhe pak as qytetaret skan me u tako
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  2. #182
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Albin Kurti u taku me nje shufer polici ne koke .

    Perendimore nuk takohen me huligane dhe bandite, qe naten flejt me gure ner jastak. Ato grate e medha takohen me intelektual-Politikan, dhe jo me marksiste leniniste. Me vetevendosjen edhe pak as qytetaret skan me u taku
    - sa keq .
    - po pra zojat nuk e ulin veten aq posht mu taku me nje lider qe i perfaqeson rrugaqt.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  3. #183
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Captured state

    Dush Gashi

    Kur situata duket se përfundimisht ka marrë udhë pa krye, një mahi e mirë s'ka si të bëjë dëm më të madh. Hasa e Husa, pra ata dy tipat e njohur nga barsoletat. Hasa e sheh mikun e tij me fytyrë të përgjakur. "Kush të bëri në këtë ditë?" - e pyet. Ai ia tregon një tip tjetër pak më tej. Hasa i drejtohet tipit: "Ti ma ke rrahur shokun a? Preke edhe njëherë, në guxofsh!" Ai tipi as një as dy, por e qëllon përsëri me grusht Husën dhe e shtrin për tokë. Derisa Husa ngrihet me mundim, Hasa prapë i thotë: "Preke edhe njëherë!" Ai godet përsëri dhe duket i paluhatshëm në gatishmërinë të godasë po aq herë sa t’i kërkohet, derisa Husa, me përgjërim e lut mikun: “Hasë, të lutem ndalu, mjaft më mbrojte!


    Kështu disi ngjan të ketë qenë mbrojtja a ndihma e EULEX-it për të krijuar rend e ligj në Kosovë, së paku sipas analizës së Gjykatës Evropiane të Auditorëve, në raportin e së cilës përshkruhet pak a shumë gjendja e njohur për ne, vetëm se tash, e thënë troç nga një institucion kaq relevant, nuk na e lë mundësinë e kënaqësisë së iluzionit se tërë kjo ndoshta s’është gjë tjetër pos një ëndërr e keqe.

    Shkaqet kryesore po ashtu i kemi të njohura: në rend të parë mungesën e vullnetit politik për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe prokurorët e gjykatësit, pos që në numër janë larg të pamjaftueshëm, veprojnë edhe nën ndërhyrje politike, kërcënime e frikësime. Pasojnë dy vlerësime të frikshme, se (cituar sipas Kohës Ditore)“situata lidhur me krimin e organizuar nuk ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga ardhja e bashkësisë ndërkombëtare në vitin 1999” dhe se, sipas vlerësimit të pranuar të organizatës Sigma, “Kosova ka rrezik të shndërrohet, apo tashmë është shndërruar në ‘shtet të kapur’” (taken state)!

    Taken state a captured state, shtet i kapur a shtet i rrëmbyer, përkufizimi i të cilit gjendet lehtë me një kërkim në Google, quhet një shtet, në të cilin një numër i vogël firmash (a subjektesh tjera) janë në gjendje të krijojnë rregullat e lojës në favor të tyre, duke u dhënë përfitime të paligjshme dhe jotransparente private zyrtarëve dhe politikanëve. Shembuj të sjelljes së tillë përfshijnë aftësinë për të kontrolluar votat në zgjedhje, për të siguruar vendime të favorshme të ekzekutivit dhe të institucioneve gjyqësore...”

    Rasti e deshi që ky raport të shfaqet në shtypin e Kosovës, mu ditën e arritjes së sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, dhe të përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, vizitë kjo që i dha mundësinë kryeministrin Thaçi të japë vlerësimin se “SHBA dhe BE janë thellësisht të përfshira” në dialogun, që tashmë është hapur me Serbinë. Na mbetet të shpresojmë se në dialog do të jenë vërtet të përfshira “thellësisht”, derisa raporti i cituar na e bën të ditur se në punët e Kosovës janë përfshirë krejt sipërfaqësisht dhe se Kosova nuk ka krijuar një pushtet mjaft kredibil për të bërë negociata serioze me askënd e për asgjë.

    Por, perdja mbi bisedimet tashmë është ngritur. S’na mbetet tjetër pos të presim e të shohim se kryeministri Thaçi, mbi të cilin megjithatë bie barra kryesore e kësaj përgjegjësie historike, të jetë i kujdesshëm, tepër i kujdesshëm. Natyrisht që është fat që në dialog janë të përfshira edhe SHBA e BE, por të mos harrojmë se edhe ato raportet mes Serbisë e Kosovës, tash i shohin nga një lartësi pak më e madhe dhe u mjafton që të thonë se integriteti territorial i Kosovës mbetet i pacenuar. Vetëm ne e dimë mirë se sa të zorshëm, dredhues e dinakë janë serbët në bisedime. Prandaj, fare lehtë mund të ndodhë që, në vend të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, t’i gërshetojmë e ndërlikojmë si mos më keq edhe për dhjetëra vite të tjera.
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...aptured-state/

  5. #185
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #186
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Serbët e veriut në ekipet dialoguese të Serbisë

    Prishtinë, 4 nëntor – Serbët e Kosovës do të jenë pjesë e dy delegacioneve përballëse në procesin e dialogut politik të nisur muajin e shkuar në Bruksel. Ata të veriut do të jenë në ekipet e Serbisë, kurse serbët e pjesëve të tjera do të jenë në përbërje të ekipeve të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

    Lajmi është konfirmuar nga të dyja anët e serbëve, të ndarë në qëndrime politike pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të 2008-s.

    Nenad Rashiq dhe Oliver Ivanoviq kanë treguar se këta serbë do të jenë të ndarë - ata të veriut do të shkojnë në ekipet e Beogradit zyrtar, kurse serbët e jugut në ekipet e Kosovës. Një dialog i veçantë ndërmjet serbëve të Kosovës është vlerësuar të jetë i domosdoshëm.


    (Gjerësisht rreth përfshirjes së serbëve të Kosovës në dialogun për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë lexoni sot në Koha Ditore)

    http://www.koha.net/?page=1,13,121721

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Boy_XL

    [QUOTE=Boy_XL;3517793]
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    merrne dhe falmurin me shum ngjyra se ju ka hije , ju shkon se jeni burra gra.

    ja kete .



    - P.s. me siguri ti do ta mbajsh kete flamur ne dor i prin kesaj pune , i permbush kushtet.
    ja ket flamur te both qirve i kesh pas propozu hashim legeni per per qeverin e kosoves po kupa i kis pas than po legen ky essht flamur i bederaceve po edhe ky safrabezi me ylla te minoriteteve esht i njejt

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    beni33

    ky person esht rrah nga kta milic arsye pse kishte ofendu shtetin serb ja kta jan njesi speciale e krimit te orgsnizuar
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Qeveria E Kosoves Nuk Dote Organizoj As Gje Per 100 Vjetorin E Pavarsis Se Shqiperis Arsyetimi Esht Se Pakica Serbe Ka Kerkuar Qe Dote Ishte Provokim

Faqja 19 prej 88 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •