
Postuar më parë nga
POKO
Njeriu që gjeti trupin: Dyshimi im për vrasjen e Qemal Stafës Nga: FATOS VELIU Jeta dhe veprimtaria e Qemal Stafës vazhdojnë edhe sot të mbeten të rrethuara nga mistere, të cilat hedhin shumë dyshime për këtë figurë. Edhe pse vdiq në moshën 21-vjeçare, ai ka lënë gjurmë të thella në mendjen e njerëzve, për aktivitetin e tij. Qemal Stafa u vra më 5 Maj të vitit 1942, në qytetin e Tiranës. Ai ishte një nga drejtuesit e Partisë Komuniste dhe kishte marrë pjesë edhe në mbledhjen e themelimit të saj. Gjatë viteve të fundit të jetës, ai u bë promotor i gjithë lëvizjeve të forcave shqiptare kundër pushtuesve, duke qenë figurë qendrore në rininë e asaj kohe. Duke pasur një kredibilitet të tillë, atij iu desh të ishte i survejuar përditë e më shumë nga forcat fashiste, por dhe nga bashkëpunëtorët e tyre. Në datën 4 maj 1942, atij iu caktua një detyrë nga udhëheqësi i PKSH-së, Enver Hoxha, për të shkuar në qytetin e Vlorës. Qemali, duke qenë në ilegalitet të plotë strehohej në një shtëpi tiranase, e cila nuk bënte pjesë te shtëpitë e dyshuara për strehim komunistësh. Vendndodhjen e tij në atë shtëpi e dinin shumë pak vetë, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjëherë nuk ka dalë me siguri, nëse ishte një kurth prezenca e Qemal Stafës në atë shtëpi apo ishte thjesht një rastësi. Megjithatë, gjatë periudhës së komunizmit nuk është folur shumë mbi këtë temë, pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjatë asaj kohe për vrasjen e Qemal Stafës, ka bërë që pas viteve '90 të diskutohet që vrasja e tij të ketë ardhur si pasojë e ndonjë drejtuesi të lartë të Partisë Komuniste të asaj kohe, që ishte në dijeni të vendndodhjes së tij. Por të gjitha këto dyshime nuk janë zbardhur ende, megjithëse shpeshherë të njohurit apo personat që kanë qenë dëshmitarë të asaj kohe, kanë hedhur idenë, duke e argumentuar me dokumente, se Qemal Stafa mund të jetë spiunuar. Fakt është, që djali 21-vjeçar nuk arriti dot të realizonte dëshirat dhe synimet që kishte. Edhe pse kanë kaluar 70 vjet nga vrasja e tij, ai moment ka vazhduar të jetë në qendër të diskutimeve të njerëzve, veteranëve, të afërmve, si dhe të politikaneve, gati çdo 5 Maj. Qemal Stafa ishte vetëm 21 vjeç, kur i rrethuar nga pushtuesit italianë ra heroikisht, duke lënë pas një mister të madh rreth vrasjes së tij. Një mister që është shoqëruar këto 20 vitet e fundit me debate në çdo përvjetor të lindjes apo të vdekjes së tij. (Vijon nga numri i kaluar) Zoti Jegeni, nga intervista e numrit të kaluar u njohëm me faktin e çuditshëm, që mëngjesin e 5 Majit të vitit 1942, kur sa po zbardhte drita, ju keni qenë pikërisht personi që keni gjetur rastësisht trupin e pajetë të Qemal Stafës. Për të bërë dhe paksa rikujtesë nga sa thamë në numrin e kaluar, do të doja t'ju pyesja se si ka ndodhur konkretisht që ju jeni ndeshur befasisht me trupin e pajetë të njeriut që do të bëhej simbol i heroizmit të luftës së popullit shqiptar për çlirim, - pra të Qemal Stafës? Ju kuptova. Për t'ju bërë një rikujtesë të shpejtë nga sa tregova në numrin e kaluar, po ju flas pikërisht për momentin kur unë me shokët e mi të fëmijërisë, atë mëngjes gjetëm trupin e Qemalit. Ka qenë shumë herët, madje kam parasysh se sa kishte zbardhur dita, se nga sa mund të merret me mend, nuk kishte shkuar akoma ora për në shkollë, ku ne vazhdonim klasën e parë a të dytë, nuk e kam mirë parasysh. Atë mëngjes ne shkuam te ajo shtëpia e rrethuar me atë gardhin karakteristik me ferra hedhur mbi të. Shkuam te ajo, si çdo mëngjes para mësimit dhe çdo drekë pas mësimit, se vidhnim kajsi në bahçen e saj të tejmbushur me pemë. Si përherë, hymë në atë shtegun e krijuar mes kaçubës dhe në pak çaste u gjendëm brenda kopshtit. Më tej ishte kajsia, por që të shkonim te ajo duhej të kalonim kanalin apo vadën e ujit që e përshkonte atë mes për mes. Pema e mbingarkuar ishte pikërisht anës kanalit, por në të shumtën e rasteve nuk kishte ujë. Edhe atë mëngjes gjithashtu nuk kishte. Kur, teksa u afruam, ç'të shikojmë?! Një njeri të vdekur, që këmbët i kishte në kanal dhe trupin mbi të, në pozicion gjysmë të ngjitur. Pra ishte një burrë, - ashtu na dukej neve që ishim të vegjël, - që kishte vdekur ndërsa kishte tentuar të ngjitej mbi kanal, lartësia e të cilit i vinte deri në mes. Por kishte dhënë shpirt ndërsa kishte hedhur njërën këmbë të përthyer mbi faqen e kanalit, ndërsa tjetra ishte poshtë tij, kurse duart ishin zgjatur para për të kapur plisa që ta ndihmonin. Ishte një pamje që na shokoi. Mosha jonë e vogël fare u trondit nga sa shikonim. Pra ishte përmbys, me fytyrë nga dheu, dhe nuk ishte anash apo me fytyrë lart? Pra me sa po kuptoj, ka vdekur shumë më mbrapa ekzekutimit? Nuk mund të të flas më tepër, veç faktit që ai kishte hyrë në kanal dhe, teksa kishte tentuar të ngjitej të kalonte në krahun tjetër, kishte rënë i vdekur gjysmë i ngjitur mbi atë krah. Ishte i rënë përmbys, me një këmbë të ngjitur më lart për të tentuar të ngjitej mbi kanal, dhe i rënë përmbys. Duart i kishte përpara të kapura mbi plis dhe më shumë me fytyrë përdhe të kthyer paksa djathtas. Me sa kuptoj nga sa përfytyroj, ai ka vdekur shumë më mbrapa si është ekzekutuar. Mendoni se mund të jetë ekzekutuar nga dikush që mund të ketë qenë pranë apo afër tij? Nuk mund të flas dot për këtë gjë, por di se aty ku ishte vrarë nuk dukej fare nga rruga. Pra ishte shumë vend misterioz. Vetëm kur shkoje afër fare, e dalloje se ishte vrarë një njeri. Por nga jashtë shtëpisë as që dallohej gjë fare. Duke kujtuar atë pamje, sot që jeni në këtë moshë, mendoni se ka qenë një vrasje e çuditshme kur patë se nuk kishte vdekur në vend? Ç'të të them. Kuptoj këtë, që kishte vdekur shumë më mbrapa ekzekutimit. Se nga ku e qysh kishin ardhur plumbat, ai i ka marrë me vete të gjitha. Unë e pashë me sytë e mi se ai, i plagosur siç kishte qenë, kishte tentuar të ikte. Por a e vranë shokët, a e vrau kuestura, a vrau veten, kjo lë vend për diskutim. Por faktet që unë pashë më kanë vënë në mendime tërë kohën. I vetëm, në mes të bahçes së maskuar, dhe trupi nuk ishte gjetur nga askush. Unë tashmë mendoj, se si ata që e rrethuan për ta vrarë, nuk u bindën që ishte vrarë apo jo? Si ikën pa mësuar gjë? Se po ta kishin parë, ai nuk do ishte përmbys. Ose do lëvizej nëse kishte vdekur apo jo, ose do t'ia shpinin trupin në kuesturë. Por ai dukej që kishte vdekur në vetmi dhe askush nuk e kishte mësuar. Kjo kishte ndodhur deri në mëngjes që e pamë neve, se më mbrapa është marrë trupi dhe i janë bërë nga familjarët nderimet e varrimit. Kjo, zoti Jegeni, na lë shumë çudi, se, teksa thuhet se u vra në përpjekje, si ka mundësi që familjarët nuk e mësuan menjëherë, por e kanë lënë trupin deri në mëngjes, pa e ditur që ka qenë i vrarë, se po ta dinin do ta kishin marrë. Vrasja qenka mësuar pasi keni ikur ju nga bahçja. Gjithsesi, çfarë bërë juve pasi gjetët trupin e tij të pajetë? Ne u llahtarisëm. Ku e njihnim neve se kush ishte ai djalë që kishte ngelur i vdekur aty në mes të bahçes teksa kalonte kanalin. Ku dinim ne kush ishte Qemal Stafa. Ne shumë-shumë me atë mendjen tonë prej fëmije e menduam një hajdut kumbullash, që ishte vrarë ngaqë ishte pikasur nga familjarët duke marrë kajsi. Kaq konceptonim ne në atë kohë dhe në atë moshë. Se për neve, detyra më "sublime" ishte të loznim dhe të vardiseshim nëpër bahçet me pemë dhe nëse shikonim ndonjë rast të tillë, gjithnjë mendja do të na shkonte se kishte lidhje pikërisht me pemët. Mendoje se çfarë mund të mendonim ne, aty nga klasa e dytë fillore që kemi qenë në atë kohë. Dhe çfarë bëtë? Ikëm me shpejtësi të madhe sa na hanin këmbët, duke përfytyruar atë djalosh të përmbysur përdhe ndërsa tentonte të ngjitej në kanal. Ajo pamje nuk na u shqit nga mendja jo vetëm atë ditë, por tërë kohës. Që nga ai çast, ne nuk guxuam të hynim më në kopshtin e shtëpisë misterioze të shumërrethuar me gardh tip kaçubeje. Nuk njoftuat njeri? Absolutisht jo! Ne shkuam në shkollë dhe dridheshim. Nuk guxonim, as të flisnim se kishim parë një njeri të vdekur, dhe as të thoshim se shkuam për të vjedhur kajsi. Po nga e morët vesh pastaj që ishte Qemal Stafa? Por mësuam për varrimin dhe emrin. Iu bë një varrim i madh dhe mësuam edhe se ku ishte vrarë. Në atë ditë apo në atë kohë, në atë zonë vetëm ai ishte vrarë. Pra bëmë lidhjen. Edhe lapidari aty afër është. Pra nuk është vrarë askush tjetër në atë vend ato ditë, madje as më mbrapa. Vetëm vrasja e Qemalit është shënuar. Mendoni se mund të ketë njerëz të tjerë që mund të dëshmojnë të kundërtën? Unë nuk mendoj asgjë. Unë di atë që kam parë me sytë e mi dhe nuk dua të di se kush mund të flasë dhe çfarë mund të flasë. Për sa kam parë, jam unë kompetent. Por edhe ndonjë dëshirë për të treguar këtë ngjarje nuk kam pasur, se nuk është se i kam kushtuar rëndësi të madhe në u vra më tutje a në u vra më tëhu. Më janë dukur detaje pa interes fare. Jo 'u vra në kanal', jo 'ishte përmbys'. Edhe tani, fola se ma kërkuat ju me insistim, duke më bindur se ka shumë rëndësi. Kështu që, nuk më intereson se çfarë thotë njëri e çfarë thotë tjetri. Unë di t'ju them, se në të gdhirë trupi i Qemal Stafës ka qenë në anë të kanalit, pa e ditur kush se kishte vdekur. Kanali ka qenë brenda një shtëpie të rrethuar me kaçube, sa që nuk dalloje asgjë nga jashtë. Ai kishte vdekur vetëm, shumë më mbrapa se ishte qëlluar, këto di të them unë. Shtëpia, nuk ishte aty ku është lapidari i Qemalit? Jo, jo. Ishte pak më afër dhe shumë më djathtas. Nga para, shtëpia kishte një portë tip lese të mbyllur mirë, ku nuk kaloje dot; brenda saj kishte një oborr tip bahçeje si ta quash, deri sa arrije shtëpinë. Pra ajo ishte rrethuar më së miri nga të gjitha anët, sa që nuk shikohej nga jashtë. Kur e mësuat se ai ishte Qemal Stafa, - një nga drejtuesit kryesorë komunistë? Shumë më mbrapa, kur mësuam emrin e Qemalit, që propagandohej me shumë zhurmë nga komunistët. U hodhën trakte atëherë, u dëgjua fuqishëm emri i tij. Në këtë kohë unë e kuptova se ai ishte pikërisht Qemal Stafa, - siç jua theksova disa herë, - se në atë vend dhe në atë moment, aty është vrarë vetëm Qemal Stafa. Sidoqoftë, lapidari është shumë afër vendit të ngjarjes, apo jo? Po, po, shumë afër është. Mendoni se kjo vrasje mund të jetë ndonjë vrasje pusie apo qorre? Ç'të të them. Di se kur të vriste kuestura, trupin nuk e linte ashtu në tokë. Se ai ishte vrarë dhe ishte lënë. Madje kam bindjen se në vendin që ishte i rrethuar në mes të bahçes nga gardhi me shkurre, ata që mund ta kenë vrarë as që mund ta kenë ditur se me të vërtetë e vranë, se ai kishte tentuar të ngjitej nga kanali pa ujë, por sa kishte hedhur njërën këmbë mbi njërin krah, duke tentuar të zvarritej me duart kapur pas plisave, kishte ngelur gjysmë i dalë mbi të. Pra, kur ka dhënë shpirt ai nuk është pikasur. Dhe deri në mëngjes që kemi shkuar ne kalamajtë e lagjes për të marrë kajsi, ai nuk ishte pikasur që kishte vdekur. Vetëm më mbrapa e kanë gjetur trupin e tij dhe e ka varrosur familja, me pjesëmarrjen e dashamirësve, të njohurve dhe të afërmve. Jua përsëris pyetjen, nëse mendoni se ka qenë një vrasje pusie? Ç'të të them. Gjetja në mëngjes e trupit nga ne fare rastësisht, dhe aq më shumë që ikëm dhe s'i treguam kujt, sa e kanë gjetur të tjerët, më bën të mendoj gjatë, por gjithsesi të mos flas fare mbi fakte dhe hipoteza. Këtë pashë, këtë ju thashë. Pra unë e kam parë në mëngjes dhe e kam lënë, duke menduar se kishte hyrë në bahçe për të vjedhur kajsi si neve, por fatkeqësisht sipas nesh ishte pikasur dhe ishte qëlluar. Pra shumë-shumë sipas mendjes sonë ishte si ne, ndaj dhe e mbajtëm frymën të llahtarisur në shkollë, pa e menduar se ai djalosh qe pikërisht Qemal Stafa, për të cilin u tha e u stërtha, se u vra në përpjekje etj, etj. Kaq mund të dëshmoj. (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) LIDHJE TE TJERA Orhan Jegeni: Unë e gjeta trupin e Qemal Stafës mëngjesin e 5 majit Pra ishte përmbys, me fytyrë nga dheu, dhe nuk ishte anash apo me fytyrë lart? Pra me sa po kuptoj, ka vdekur shumë më mbrapa ekzekutimit? Nuk mund të të flas më tepër, veç faktit që ai kishte hyrë në kanal dhe, teksa kishte tentuar të ngjitej të kalonte në krahun tjetër, kishte rënë i vdekur gjysmë i ngjitur mbi atë krah. Ishte i rënë përmbys, me një këmbë të ngjitur më lart për të tentuar të ngjitej mbi kanal, dhe i rënë përmbys. Duart i kishte përpara të kapura mbi plis dhe më shumë me fytyrë përdhe të kthyer paksa djathtas. Me sa kuptoj nga sa përfytyroj, ai ka vdekur shumë më mbrapa si është ekzekutuar. Mendoni se mund të jetë ekzekutuar nga dikush që mund të ketë qenë pranë apo afër tij? Nuk mund të flas dot për këtë gjë, por di se aty ku ishte vrarë nuk dukej fare nga rruga. Pra ishte shumë vend misterioz. Vetëm kur shkoje afër fare, e dalloje se ishte vrarë një njeri. Por nga jashtë shtëpisë as që dallohej gjë fare. Duke kujtuar atë pamje, sot që jeni në këtë moshë, mendoni se ka qenë një vrasje e çuditshme kur patë se nuk kishte vdekur në vend? Ç'të të them. Kuptoj këtë, që kishte vdekur shumë më mbrapa ekzekutimit. Se nga ku e qysh kishin ardhur plumbat, ai i ka marrë me vete të gjitha. Unë e pashë me sytë e mi se ai, i plagosur siç kishte qenë, kishte tentuar të ikte. Por a e vranë shokët, a e vrau kuestura, a vrau veten, kjo lë vend për diskutim. Por faktet që unë pashë më kanë vënë në mendime tërë kohën. I vetëm, në mes të bahçes së maskuar, dhe trupi nuk ishte gjetur nga askush. Unë tashmë mendoj, se si ata që e rrethuan për ta vrarë, nuk u bindën që ishte vrarë apo jo? Si ikën pa mësuar gjë? Se po ta kishin parë, ai nuk do ishte përmbys. Ose do lëvizej nëse kishte vdekur apo jo, ose do t'ia shpinin trupin në kuesturë. Por ai dukej që kishte vdekur në vetmi dhe askush nuk e kishte mësuar. Kjo kishte ndodhur deri në mëngjes që e pamë neve, se më mbrapa është marrë trupi dhe i janë bërë nga familjarët nderimet e varrimit. Kjo, zoti Jegeni, na lë shumë çudi, se, teksa thuhet se u vra në përpjekje, si ka mundësi që familjarët nuk e mësuan menjëherë, por e kanë lënë trupin deri në mëngjes, pa e ditur që ka qenë i vrarë, se po ta dinin do ta kishin marrë. Vrasja qenka mësuar pasi keni ikur ju nga bahçja. Gjithsesi, çfarë bërë juve pasi gjetët trupin e tij të pajetë? Ne u llahtarisëm. Ku e njihnim neve se kush ishte ai djalë që kishte ngelur i vdekur aty në mes të bahçes teksa kalonte kanalin. Ku dinim ne kush ishte Qemal Stafa. Ne shumë-shumë me atë mendjen tonë prej fëmije e menduam një hajdut kumbullash, që ishte vrarë ngaqë ishte pikasur nga familjarët duke marrë kajsi. Kaq konceptonim ne në atë kohë dhe në atë moshë. Se për neve, detyra më "sublime" ishte të loznim dhe të vardiseshim nëpër bahçet me pemë dhe nëse shikonim ndonjë rast të tillë, gjithnjë mendja do të na shkonte se kishte lidhje pikërisht me pemët. Mendoje se çfarë mund të mendonim ne, aty nga klasa e dytë fillore që kemi qenë në atë kohë. Dhe çfarë bëtë? Ikëm me shpejtësi të madhe sa na hanin këmbët, duke përfytyruar atë djalosh të përmbysur përdhe ndërsa tentonte të ngjitej në kanal. Ajo pamje nuk na u shqit nga mendja jo vetëm atë ditë, por tërë kohës. Që nga ai çast, ne nuk guxuam të hynim më në kopshtin e shtëpisë misterioze të shumërrethuar me gardh tip kaçubeje. Nuk njoftuat njeri? Absolutisht jo! Ne shkuam në shkollë dhe dridheshim. Nuk guxonim, as të flisnim se kishim parë një njeri të vdekur, dhe as të thoshim se shkuam për të vjedhur kajsi. Po nga e morët vesh pastaj që ishte Qemal Stafa? Por mësuam për varrimin dhe emrin. Iu bë një varrim i madh dhe mësuam edhe se ku ishte vrarë. Në atë ditë apo në atë kohë, në atë zonë vetëm ai ishte vrarë. Pra bëmë lidhjen. Edhe lapidari aty afër është. Pra nuk është vrarë askush tjetër në atë vend ato ditë, madje as më mbrapa. Vetëm vrasja e Qemalit është shënuar. Mendoni se mund të ketë njerëz të tjerë që mund të dëshmojnë të kundërtën? Unë nuk mendoj asgjë. Unë di atë që kam parë me sytë e mi dhe nuk dua të di se kush mund të flasë dhe çfarë mund të flasë. Për sa kam parë, jam unë kompetent. Por edhe ndonjë dëshirë për të treguar këtë ngjarje nuk kam pasur, se nuk është se i kam kushtuar rëndësi të madhe në u vra më tutje a në u vra më tëhu. Më janë dukur detaje pa interes fare. Jo 'u vra në kanal', jo 'ishte përmbys'. Edhe tani, fola se ma kërkuat ju me insistim, duke më bindur se ka shumë rëndësi. Kështu që, nuk më intereson se çfarë thotë njëri e çfarë thotë tjetri. Unë di t'ju them, se në të gdhirë trupi i Qemal Stafës ka qenë në anë të kanalit, pa e ditur kush se kishte vdekur. Kanali ka qenë brenda një shtëpie të rrethuar me kaçube, sa që nuk dalloje asgjë nga jashtë. Ai kishte vdekur vetëm, shumë më mbrapa se ishte qëlluar, këto di të them unë. Shtëpia, nuk ishte aty ku është lapidari i Qemalit? Jo, jo. Ishte pak më afër dhe shumë më djathtas. Nga para, shtëpia kishte një portë tip lese të mbyllur mirë, ku nuk kaloje dot; brenda saj kishte një oborr tip bahçeje si ta quash, deri sa arrije shtëpinë. Pra ajo ishte rrethuar më së miri nga të gjitha anët, sa që nuk shikohej nga jashtë. Kur e mësuat se ai ishte Qemal Stafa, - një nga drejtuesit kryesorë komunistë? Shumë më mbrapa, kur mësuam emrin e Qemalit, që propagandohej me shumë zhurmë nga komunistët. U hodhën trakte atëherë, u dëgjua fuqishëm emri i tij. Në këtë kohë unë e kuptova se ai ishte pikërisht Qemal Stafa, - siç jua theksova disa herë, - se në atë vend dhe në atë moment, aty është vrarë vetëm Qemal Stafa. Sidoqoftë, lapidari është shumë afër vendit të ngjarjes, apo jo? Po, po, shumë afër është. Mendoni se kjo vrasje mund të jetë ndonjë vrasje pusie apo qorre? Ç'të të them. Di se kur të vriste kuestura, trupin nuk e linte ashtu në tokë. Se ai ishte vrarë dhe ishte lënë. Madje kam bindjen se në vendin që ishte i rrethuar në mes të bahçes nga gardhi me shkurre, ata që mund ta kenë vrarë as që mund ta kenë ditur se me të vërtetë e vranë, se ai kishte tentuar të ngjitej nga kanali pa ujë, por sa kishte hedhur njërën këmbë mbi njërin krah, duke tentuar të zvarritej me duart kapur pas plisave, kishte ngelur gjysmë i dalë mbi të. Pra, kur ka dhënë shpirt ai nuk është pikasur. Dhe deri në mëngjes që kemi shkuar ne kalamajtë e lagjes për të marrë kajsi, ai nuk ishte pikasur që kishte vdekur. Vetëm më mbrapa e kanë gjetur trupin e tij dhe e ka varrosur familja, me pjesëmarrjen e dashamirësve, të njohurve dhe të afërmve. Jua përsëris pyetjen, nëse mendoni se ka qenë një vrasje pusie? Ç'të të them. Gjetja në mëngjes e trupit nga ne fare rastësisht, dhe aq më shumë që ikëm dhe s'i treguam kujt, sa e kanë gjetur të tjerët, më bën të mendoj gjatë, por gjithsesi të mos flas fare mbi fakte dhe hipoteza. Këtë pashë, këtë ju thashë. Pra unë e kam parë në mëngjes dhe e kam lënë, duke menduar se kishte hyrë në bahçe për të vjedhur kajsi si neve, por fatkeqësisht sipas nesh ishte pikasur dhe ishte qëlluar. Pra shumë-shumë sipas mendjes sonë ishte si ne, ndaj dhe e mbajtëm frymën të llahtarisur në shkollë, pa e menduar se ai djalosh qe pikërisht Qemal Stafa, për të cilin u tha e u stërtha, se u vra në përpjekje etj, etj. Kaq mund të dëshmoj.
Krijoni Kontakt