Close
Faqja 49 prej 65 FillimFillim ... 39474849505159 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 490 prej 650
  1. #481
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    E fatmiresisht i vogel kam qene
    ather mos bej te mencurin .fol per ato qe di.

  2. #482
    Njeriu që gjeti trupin: Dyshimi im për vrasjen e Qemal Stafës

    Nga: FATOS VELIU

    Jeta dhe veprimtaria e Qemal Stafës vazhdojnë edhe sot të mbeten të rrethuara nga mistere, të cilat hedhin shumë dyshime për këtë figurë. Edhe pse vdiq në moshën 21-vjeçare, ai ka lënë gjurmë të thella në mendjen e njerëzve, për aktivitetin e tij. Qemal Stafa u vra më 5 Maj të vitit 1942, në qytetin e Tiranës. Ai ishte një nga drejtuesit e Partisë Komuniste dhe kishte marrë pjesë edhe në mbledhjen e themelimit të saj. Gjatë viteve të fundit të jetës, ai u bë promotor i gjithë lëvizjeve të forcave shqiptare kundër pushtuesve, duke qenë figurë qendrore në rininë e asaj kohe. Duke pasur një kredibilitet të tillë, atij iu desh të ishte i survejuar përditë e më shumë nga forcat fashiste, por dhe nga bashkëpunëtorët e tyre. Në datën 4 maj 1942, atij iu caktua një detyrë nga udhëheqësi i PKSH-së, Enver Hoxha, për të shkuar në qytetin e Vlorës. Qemali, duke qenë në ilegalitet të plotë strehohej në një shtëpi tiranase, e cila nuk bënte pjesë te shtëpitë e dyshuara për strehim komunistësh. Vendndodhjen e tij në atë shtëpi e dinin shumë pak vetë, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjëherë nuk ka dalë me siguri, nëse ishte një kurth prezenca e Qemal Stafës në atë shtëpi apo ishte thjesht një rastësi. Megjithatë, gjatë periudhës së komunizmit nuk është folur shumë mbi këtë temë, pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjatë asaj kohe për vrasjen e Qemal Stafës, ka bërë që pas viteve '90 të diskutohet që vrasja e tij të ketë ardhur si pasojë e ndonjë drejtuesi të lartë të Partisë Komuniste të asaj kohe, që ishte në dijeni të vendndodhjes së tij. Por të gjitha këto dyshime nuk janë zbardhur ende, megjithëse shpeshherë të njohurit apo personat që kanë qenë dëshmitarë të asaj kohe, kanë hedhur idenë, duke e argumentuar me dokumente, se Qemal Stafa mund të jetë spiunuar. Fakt është, që djali 21-vjeçar nuk arriti dot të realizonte dëshirat dhe synimet që kishte. Edhe pse kanë kaluar 70 vjet nga vrasja e tij, ai moment ka vazhduar të jetë në qendër të diskutimeve të njerëzve, veteranëve, të afërmve, si dhe të politikaneve, gati çdo 5 Maj. Qemal Stafa ishte vetëm 21 vjeç, kur i rrethuar nga pushtuesit italianë ra heroikisht, duke lënë pas një mister të madh rreth vrasjes së tij. Një mister që është shoqëruar këto 20 vitet e fundit me debate në çdo përvjetor të lindjes apo të vdekjes së tij.

    (Vijon nga numri i kaluar)
    Zoti Jegeni, nga intervista e numrit të kaluar u njohëm me faktin e çuditshëm, që mëngjesin e 5 Majit të vitit 1942, kur sa po zbardhte drita, ju keni qenë pikërisht personi që keni gjetur rastësisht trupin e pajetë të Qemal Stafës. Për të bërë dhe paksa rikujtesë nga sa thamë në numrin e kaluar, do të doja t'ju pyesja se si ka ndodhur konkretisht që ju jeni ndeshur befasisht me trupin e pajetë të njeriut që do të bëhej simbol i heroizmit të luftës së popullit shqiptar për çlirim, - pra të Qemal Stafës?

    Ju kuptova. Për t'ju bërë një rikujtesë të shpejtë nga sa tregova në numrin e kaluar, po ju flas pikërisht për momentin kur unë me shokët e mi të fëmijërisë, atë mëngjes gjetëm trupin e Qemalit. Ka qenë shumë herët, madje kam parasysh se sa kishte zbardhur dita, se nga sa mund të merret me mend, nuk kishte shkuar akoma ora për në shkollë, ku ne vazhdonim klasën e parë a të dytë, nuk e kam mirë parasysh.
    Atë mëngjes ne shkuam te ajo shtëpia e rrethuar me atë gardhin karakteristik me ferra hedhur mbi të. Shkuam te ajo, si çdo mëngjes para mësimit dhe çdo drekë pas mësimit, se vidhnim kajsi në bahçen e saj të tejmbushur me pemë.
    Si përherë, hymë në atë shtegun e krijuar mes kaçubës dhe në pak çaste u gjendëm brenda kopshtit. Më tej ishte kajsia, por që të shkonim te ajo duhej të kalonim kanalin apo vadën e ujit që e përshkonte atë mes për mes. Pema e mbingarkuar ishte pikërisht anës kanalit, por në të shumtën e rasteve nuk kishte ujë. Edhe atë mëngjes gjithashtu nuk kishte. Kur, teksa u afruam, ç'të shikojmë?! Një njeri të vdekur, që këmbët i kishte në kanal dhe trupin mbi të, në pozicion gjysmë të ngjitur. Pra ishte një burrë, - ashtu na dukej neve që ishim të vegjël, - që kishte vdekur ndërsa kishte tentuar të ngjitej mbi kanal, lartësia e të cilit i vinte deri në mes. Por kishte dhënë shpirt ndërsa kishte hedhur njërën këmbë të përthyer mbi faqen e kanalit, ndërsa tjetra ishte poshtë tij, kurse duart ishin zgjatur para për të kapur plisa që ta ndihmonin. Ishte një pamje që na shokoi. Mosha jonë e vogël fare u trondit nga sa shikonim.
    Pra ishte përmbys, me fytyrë nga dheu, dhe nuk ishte anash apo me fytyrë lart? Pra me sa po kuptoj, ka vdekur shumë më mbrapa ekzekutimit?
    Nuk mund të të flas më tepër, veç faktit që ai kishte hyrë në kanal dhe, teksa kishte tentuar të ngjitej të kalonte në krahun tjetër, kishte rënë i vdekur gjysmë i ngjitur mbi atë krah. Ishte i rënë përmbys, me një këmbë të ngjitur më lart për të tentuar të ngjitej mbi kanal, dhe i rënë përmbys. Duart i kishte përpara të kapura mbi plis dhe më shumë me fytyrë përdhe të kthyer paksa djathtas. Me sa kuptoj nga sa përfytyroj, ai ka vdekur shumë më mbrapa si është ekzekutuar.
    Mendoni se mund të jetë ekzekutuar nga dikush që mund të ketë qenë pranë apo afër tij?
    Nuk mund të flas dot për këtë gjë, por di se aty ku ishte vrarë nuk dukej fare nga rruga. Pra ishte shumë vend misterioz. Vetëm kur shkoje afër fare, e dalloje se ishte vrarë një njeri. Por nga jashtë shtëpisë as që dallohej gjë fare.
    Duke kujtuar atë pamje, sot që jeni në këtë moshë, mendoni se ka qenë një vrasje e çuditshme kur patë se nuk kishte vdekur në vend?
    Ç'të të them. Kuptoj këtë, që kishte vdekur shumë më mbrapa ekzekutimit. Se nga ku e qysh kishin ardhur plumbat, ai i ka marrë me vete të gjitha. Unë e pashë me sytë e mi se ai, i plagosur siç kishte qenë, kishte tentuar të ikte. Por a e vranë shokët, a e vrau kuestura, a vrau veten, kjo lë vend për diskutim. Por faktet që unë pashë më kanë vënë në mendime tërë kohën. I vetëm, në mes të bahçes së maskuar, dhe trupi nuk ishte gjetur nga askush. Unë tashmë mendoj, se si ata që e rrethuan për ta vrarë, nuk u bindën që ishte vrarë apo jo? Si ikën pa mësuar gjë? Se po ta kishin parë, ai nuk do ishte përmbys. Ose do lëvizej nëse kishte vdekur apo jo, ose do t'ia shpinin trupin në kuesturë. Por ai dukej që kishte vdekur në vetmi dhe askush nuk e kishte mësuar. Kjo kishte ndodhur deri në mëngjes që e pamë neve, se më mbrapa është marrë trupi dhe i janë bërë nga familjarët nderimet e varrimit.
    Kjo, zoti Jegeni, na lë shumë çudi, se, teksa thuhet se u vra në përpjekje, si ka mundësi që familjarët nuk e mësuan menjëherë, por e kanë lënë trupin deri në mëngjes, pa e ditur që ka qenë i vrarë, se po ta dinin do ta kishin marrë. Vrasja qenka mësuar pasi keni ikur ju nga bahçja. Gjithsesi, çfarë bërë juve pasi gjetët trupin e tij të pajetë?
    Ne u llahtarisëm. Ku e njihnim neve se kush ishte ai djalë që kishte ngelur i vdekur aty në mes të bahçes teksa kalonte kanalin. Ku dinim ne kush ishte Qemal Stafa. Ne shumë-shumë me atë mendjen tonë prej fëmije e menduam një hajdut kumbullash, që ishte vrarë ngaqë ishte pikasur nga familjarët duke marrë kajsi. Kaq konceptonim ne në atë kohë dhe në atë moshë. Se për neve, detyra më "sublime" ishte të loznim dhe të vardiseshim nëpër bahçet me pemë dhe nëse shikonim ndonjë rast të tillë, gjithnjë mendja do të na shkonte se kishte lidhje pikërisht me pemët. Mendoje se çfarë mund të mendonim ne, aty nga klasa e dytë fillore që kemi qenë në atë kohë.
    Dhe çfarë bëtë?
    Ikëm me shpejtësi të madhe sa na hanin këmbët, duke përfytyruar atë djalosh të përmbysur përdhe ndërsa tentonte të ngjitej në kanal. Ajo pamje nuk na u shqit nga mendja jo vetëm atë ditë, por tërë kohës. Që nga ai çast, ne nuk guxuam të hynim më në kopshtin e shtëpisë misterioze të shumërrethuar me gardh tip kaçubeje.
    Nuk njoftuat njeri?
    Absolutisht jo! Ne shkuam në shkollë dhe dridheshim. Nuk guxonim, as të flisnim se kishim parë një njeri të vdekur, dhe as të thoshim se shkuam për të vjedhur kajsi.
    Po nga e morët vesh pastaj që ishte Qemal Stafa?
    Por mësuam për varrimin dhe emrin. Iu bë një varrim i madh dhe mësuam edhe se ku ishte vrarë. Në atë ditë apo në atë kohë, në atë zonë vetëm ai ishte vrarë. Pra bëmë lidhjen. Edhe lapidari aty afër është. Pra nuk është vrarë askush tjetër në atë vend ato ditë, madje as më mbrapa. Vetëm vrasja e Qemalit është shënuar.
    Mendoni se mund të ketë njerëz të tjerë që mund të dëshmojnë të kundërtën?
    Unë nuk mendoj asgjë. Unë di atë që kam parë me sytë e mi dhe nuk dua të di se kush mund të flasë dhe çfarë mund të flasë. Për sa kam parë, jam unë kompetent. Por edhe ndonjë dëshirë për të treguar këtë ngjarje nuk kam pasur, se nuk është se i kam kushtuar rëndësi të madhe në u vra më tutje a në u vra më tëhu. Më janë dukur detaje pa interes fare. Jo 'u vra në kanal', jo 'ishte përmbys'. Edhe tani, fola se ma kërkuat ju me insistim, duke më bindur se ka shumë rëndësi. Kështu që, nuk më intereson se çfarë thotë njëri e çfarë thotë tjetri. Unë di t'ju them, se në të gdhirë trupi i Qemal Stafës ka qenë në anë të kanalit, pa e ditur kush se kishte vdekur. Kanali ka qenë brenda një shtëpie të rrethuar me kaçube, sa që nuk dalloje asgjë nga jashtë. Ai kishte vdekur vetëm, shumë më mbrapa se ishte qëlluar, këto di të them unë.
    Shtëpia, nuk ishte aty ku është lapidari i Qemalit?
    Jo, jo. Ishte pak më afër dhe shumë më djathtas. Nga para, shtëpia kishte një portë tip lese të mbyllur mirë, ku nuk kaloje dot; brenda saj kishte një oborr tip bahçeje si ta quash, deri sa arrije shtëpinë. Pra ajo ishte rrethuar më së miri nga të gjitha anët, sa që nuk shikohej nga jashtë.
    Kur e mësuat se ai ishte Qemal Stafa, - një nga drejtuesit kryesorë komunistë?
    Shumë më mbrapa, kur mësuam emrin e Qemalit, që propagandohej me shumë zhurmë nga komunistët. U hodhën trakte atëherë, u dëgjua fuqishëm emri i tij. Në këtë kohë unë e kuptova se ai ishte pikërisht Qemal Stafa, - siç jua theksova disa herë, - se në atë vend dhe në atë moment, aty është vrarë vetëm Qemal Stafa.
    Sidoqoftë, lapidari është shumë afër vendit të ngjarjes, apo jo?
    Po, po, shumë afër është.
    Mendoni se kjo vrasje mund të jetë ndonjë vrasje pusie apo qorre?
    Ç'të të them. Di se kur të vriste kuestura, trupin nuk e linte ashtu në tokë. Se ai ishte vrarë dhe ishte lënë. Madje kam bindjen se në vendin që ishte i rrethuar në mes të bahçes nga gardhi me shkurre, ata që mund ta kenë vrarë as që mund ta kenë ditur se me të vërtetë e vranë, se ai kishte tentuar të ngjitej nga kanali pa ujë, por sa kishte hedhur njërën këmbë mbi njërin krah, duke tentuar të zvarritej me duart kapur pas plisave, kishte ngelur gjysmë i dalë mbi të. Pra, kur ka dhënë shpirt ai nuk është pikasur. Dhe deri në mëngjes që kemi shkuar ne kalamajtë e lagjes për të marrë kajsi, ai nuk ishte pikasur që kishte vdekur. Vetëm më mbrapa e kanë gjetur trupin e tij dhe e ka varrosur familja, me pjesëmarrjen e dashamirësve, të njohurve dhe të afërmve.
    Jua përsëris pyetjen, nëse mendoni se ka qenë një vrasje pusie?
    Ç'të të them. Gjetja në mëngjes e trupit nga ne fare rastësisht, dhe aq më shumë që ikëm dhe s'i treguam kujt, sa e kanë gjetur të tjerët, më bën të mendoj gjatë, por gjithsesi të mos flas fare mbi fakte dhe hipoteza. Këtë pashë, këtë ju thashë. Pra unë e kam parë në mëngjes dhe e kam lënë, duke menduar se kishte hyrë në bahçe për të vjedhur kajsi si neve, por fatkeqësisht sipas nesh ishte pikasur dhe ishte qëlluar. Pra shumë-shumë sipas mendjes sonë ishte si ne, ndaj dhe e mbajtëm frymën të llahtarisur në shkollë, pa e menduar se ai djalosh qe pikërisht Qemal Stafa, për të cilin u tha e u stërtha, se u vra në përpjekje etj, etj. Kaq mund të dëshmoj.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

    LIDHJE TE TJERA
    Orhan Jegeni: Unë e gjeta trupin e Qemal Stafës mëngjesin e 5 majit

    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  3. #483
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    ather mos bej te mencurin .fol per ato qe di.
    Or ti zotni, po flas per ato qe di, ai sistem burgosi me qindra te pafajshem. Mos u dashka te jetoj ne ate sistem qe ti di keto gjera?
    Une mbase kam qene i vogel per te pire te perzime por e di shume mire sa kane vuajtur familjaret edhe fisi im sepse nje kushuri e kishim ne burg per propagande (sepse i shkreti kishte folor ne prani te shokeve per nje kenge qe i kishte pelqyer, ta dinte ai qe 2 ne 3 veta ishin spiuna...).
    Prandaj une nuk i kuptoj se si disa njerez thone me plot goje "sa i mire ishte enveri".
    Besoj se disa kane kaluar mire, nuk e di.
    Cdo gje eshte relative...

  4. #484
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Or ti zotni, po flas per ato qe di, ai sistem burgosi me qindra te pafajshem. Mos u dashka te jetoj ne ate sistem qe ti di keto gjera?
    Une mbase kam qene i vogel per te pire te perzime por e di shume mire sa kane vuajtur familjaret edhe fisi im sepse nje kushuri e kishim ne burg per propagande (sepse i shkreti kishte folor ne prani te shokeve per nje kenge qe i kishte pelqyer, ta dinte ai qe 2 ne 3 veta ishin spiuna...).
    Prandaj une nuk i kuptoj se si disa njerez thone me plot goje "sa i mire ishte enveri".
    Besoj se disa kane kaluar mire, nuk e di.
    Kush ta ben te keqen sot dhe dje?......

    dhe lereni enverin si pretekst qe i ka fajet ai per cdo gje.te gjithe e deshem demokracin.
    po enveri i ka fajet kto 22 vjet ?kjo nuk eshte demokraci .kjo eshte nji grup banditesh
    qe vjedhin hasheqare dhe thon nuk kemi vjedhur dhe shkaterruar dhe po ta hapesh gojen
    te bejn komunist si dikur laveri akuzonte te tjeret ne emer te komunizmit ,sot te akuzojn ne emer te demokracis ..

  5. #485
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    Ju ithtaret e injorances dhe padituris po e shkaterroni vendin nga cdo drejtim.dhe te jesh i sigurt o baloz se me kto qe po beni ne nji te ardhme te afert diktatori do ngrihet
    serish ne piedestal sps nuk dini te ndani te miren nga e keqa ,te bardhen nga e zeza,
    me kupto drejt jo duke nemur per njerin apo tjetrin.si mund te harrosh propaganden e
    e enverit qe ai ishte i mir dhe te tjeret ishin te keqinj brenda dhe jasht vendit!ai mund te kishte te drejt ne shumicen e rasteve me cpo na shohin syte sot, por i vetdijshem me vetveten e tij ai ishte me i keq se te gjithe sebashku,ato qe per 40 vjet i perndoqi kemba kembes.1 shembull mbreti Zog qe njeriu me i keq si udhheqes ne krahasim me rivalet e tij ,por enveri ja kalon me mijra here.dhe sot ZOGU del me i mir se enveri jo se i pelqen
    dikujt por eshte realiteti.Kurse keto politikanet e sotem me ne krye shpellarin tend
    nuk kan asnji lloj parimi pervec vjedhjes ,me te kqiat qe kan bere ja kalojn Zogut ,dhe
    enverit bashke....
    DHE per krahasimet qe thua un ne jugosllavi nuk kam qene por tito ishte nji politikan
    qe diti te haje me dy luge ,pavarsisht mitit qe u ngrit ,dhe perdoret dhe sot ,je mbyt ne borxh si tito i jugosllavis.kjo fabul vlen dhe per greket ..edhe pse ne ishim der ne 80 ku e ku perpara jorgove.italjanet moren aq ndihma nga usa se ndryshe pat ardhur komunizmi
    me ndihmen e sovjetikeve si aleat te fshehte me italine.kurse per gjermanin perendimore
    jan derdhur aq para nga usa saqe sja mer mendja askujt.kujto fjalet e KENEDIT duke bere
    krahasimet per jeten qe benin dy blloqet .Por mua nuk me interesojn shum keto histori.
    Mua me interesojn fabrika e kepucve gjirokaster qe u privatizu nga nji grek per nji cop buk ,fabrika e llampave vlor qe deri dje e shqyenin per skrap,fabrika e sheqerit maliq korce qe u ndertu montua nga specjalist shqiptar,fabrika e telit bakrit shkoder ,kombinati tekstileve berat, kombinati metalurgjik elbasan ,mos flas per komplekset neper ferma e koprativa me punishte te ndryshme ,plantacjone te tera me vreshta e agrume ,duheshin shkatrrur se i kishte bere enveri thonte shpellari yt .Si shkatrrimtari
    i ekonomis shqiptare do shkruajn librat e historis per te.dhe nji te fundit o baloz.
    Kur behej hidrocentrali Komanit per te bere portat e mbylljes se ujit ngaqe nuk kishin mundesi ti prodhonin nuk lan der te evropes pa kerkuar per tui blere, dhe cmimi qe i kerkonin ishte sa kushtonte gjith hidrocentrali..dhe pas shum peripecish neper dyert e botes prodhimin e portave sidomos menteshavesps duhej metal i temperur per arsye te peshes e mori persiper nji inxhinjer me brigaden e tij ne uzinen
    mekanike te detaleve ne metalurgji.ik e shikoje dhe sot ate punen e atyre specjalisteve
    ne koman si funksionon.ku i ke sot ato duar flori qe bredhin neper bot per nji dit pun
    te rendomte neper halet e evropes.dhe shpellari yt le ti shesi hidrocentralet se ja solli
    sllobodanka prapa me piktura gala tacioil.kto jan krahasimet e krimeve te bera nga
    shpellari yt ne krahasim me diktatorin.

    Ithtare te injorances mund te jene vetem komunistet e shkolles se partise, karrocieret dhe mjelset e lopeve, qe nga e ngrysura ne te gdhire, u bene ministra. Mos te te permend qerret te mbushura plot me drejtore drejtorish qe zbrisnin ne Tirane si besnike te partise me kepucet akoma te baltosura. Kanibalizem jane batalionet e hetuesve brinje e kafka thyes.

    Sido te kene perfituar Italia, Greqia, Jugosllavia, etj. perseri bravo ju qofte. Ngriten nje sistem politik qe i dha perparesi njeriut. Po Enveri çfare beri ??? Krijoi nje kamp perqendrimi 28.000 km katrore.

    Leri mor mos me permend hidrocentralet e vreshtat e rrushit, komshinjt tane ndertonin aviona e makina, tv e frigorifere, rruge e hekurudha, centrale atomike. Enveri shfrytezonte rinine ne aksionet "vullnetare".

    Kombinatet e fabrikat e barinjve e kanibaleve te tu i nxorren puntoret me 80% qe ne '88/'89, or Cinxo propaganda. Vreshtat e rrushit dhe kooperativat, plantacionet e panxharsheqerit e portokalleve ishin aq prodhuese, sa njerezit vetem per vit te ri mund te shijonin ndonje kokerr portokall te tharte. Sheqerin e jepte me tollon klani yt i barinjve kanibale. Harrova pularite pjellore dhe 10 vezet me numer qe na jepnin. Apo blegtorine e fuqishme dhe shkencore qe evitonte rradhet kilometrike neper bulmetore. Heronjte e naftes qe mbushnin dyqanet e vajgurit dhe evitonin rradhet gjarperoshe.

    Nuk e di ke te rendis me pare nga veprat e burracakeve barinj-kanibale te shkembinjve e gerxheve ku pula hante vetem gure dhe asgje tjeter.

    Nuk do t'a harroj si u thyen xhamat e dyqaneve te valutes tek sheshi Strauss kur dolen ne shitje atletet e para Simod, apo xhamat e markates pas artistikes kur dolen ne shitje topat 300 leksh.

    Mos duhet te te kujtoj edhe shitesit e gjakut ne spital ??? Duhet te permend sikletin dhe turpin me te cilin percillnin ne zyren e llogarive (mamaja ime punonte llogaritare) ne ndermarrjen ku punonin, kuponin qe i jepte spitali per te marre parate e shitjes se gjakut.

    Ky eshte sistemi i injorances, i kanibalizmit dhe barinjve te eger, ku njerezit shisnin gjak per te mbushur barkun. Ku pinjollet e kanibaleve frekuentonin barin e "Dajtit" per te kaluar mbasditet e merzitshme ne Tiranen gri te vjeshtes ku shihje vetem bicikleta qe nxitonin rradhave neper rruge.

    Po ti ndoshta, o Cinxo, je nje pinjoll i tyre. Ndoshta ti jetoje aty ne kullen e fildishte ku gjithçka ishte normale dhe me bollek, ndoshta kaloje pasditet ne barin e "Dajtit" nen shoqerine e whisky me akull dhe tymit te Marlboros ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #486
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin

    Cinxo ndoshta nuk e ka pare ndonjehere vehten me borxh ne fund te 15 ditshit, por une e di fort mire se kur gjyshi merte rrogen, pune e pare qe bente ndante menjane parate qe kishte marre borxh per te nxjerre 15 ditshin e pastaj c'te mbetej le te mbetej. Dhe ky rritual ishte cdo fund 15 ditshi e shoqerohej gjate cdo dite me mbledhjen e bimeve medicinale , shitjen e gjakut, dhe psheretimat e gjysherve te mij qe nuk kishin asnje mundesi tjeter per te fituar dicka me shume megjithe lodhjen e pafund.
    Po nga ti dije keto cinxo agai ?
    Ai eshte rritur me simite dhe nuk ka marre ndonjehere buke misri me detyrim krahas bukes se grurit.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #487
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Ithtare te injorances mund te jene vetem komunistet e shkolles se partise, karrocieret dhe mjelset e lopeve, qe nga e ngrysura ne te gdhire, u bene ministra. Mos te te permend qerret te mbushura plot me drejtore drejtorish qe zbrisnin ne Tirane si besnike te partise me kepucet akoma te baltosura. ...
    Ku eshte ndryshimi nga kurset e plepave apo pothuajse cdo emerim ne administrate ne keto 20 vjetet e fundit?

    Kjo eshte fatkeqsia e ketij populli, paaftesia per te nxjerre mesime nga gabimet e te kaluares.

    Enveri, Nano, Saliu, dreqi, shejtani, vazhdojne po te njejten rruge, dhe ne vazhdojme te kemi mjelesa e karrociere ne krye dhe pastaj habitemi pse nuk ecen Shqiperia neper kafenera e duke numeruar diplomat e doktoratat e marra qe 20 vjec me nga 5,000 Euro.

    shume i mallkuar ky popull i vuajtur
    Mesues pune me dru.

  8. #488
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga marangozi Lexo Postimin
    Ku eshte ndryshimi nga kurset e plepave apo pothuajse cdo emerim ne administrate ne keto 20 vjetet e fundit?

    Kjo eshte fatkeqsia e ketij populli, paaftesia per te nxjerre mesime nga gabimet e te kaluares.

    Enveri, Nano, Saliu, dreqi, shejtani, vazhdojne po te njejten rruge, dhe ne vazhdojme te kemi mjelesa e karrociere ne krye dhe pastaj habitemi pse nuk ecen Shqiperia neper kafenera e duke numeruar diplomat e doktoratat e marra qe 20 vjec me nga 5,000 Euro.

    shume i mallkuar ky popull i vuajtur

    Ndryshimi eshte kursi dhe librat apo shenimet e kursit. Lenda e trajtuar besoj se eshte thelbesore.

    Ku shiten keto diplomat e doktorratat me nga 5.000 €uro se po vij te blej edhe une nja 5 a 6, mbase me hyjne ne xhep ndonje dite.

    Çuditem se si yjet e fakulteteve te Shqiperise (ata qe nuk kane blere dipllomat dhe provimet dhe jane te afte) preferojne te jene punonjes publike dhe nuk preferojne te punojne ne sektorin privat ku pagesa dhe mundesite per karriere jane me te shumta.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #489
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Te kesh parasysh qe race ardhacake gabeli nuk do tolerojme gjate..

    Shtepia jote? Kush more po merzitet per shtepin tende te ndyre magjupi.. ngarko ne shpine e futja kembeve diku atje nga e ke prejardhjen, se e ke vene ne vend te shenjte. Atje pastaj mund ta shfrytezosh ne maksimum edhe fjalorin e piste etnik qe ju jep stil e dallueshmeri nga larg.. gje shume e nevojshme per t'ju evituar preventivisht, qe s'paku te mos na zeni edhe hundet nga kuterbimi..

    Kush nuk do e toleroje, ti ??? Po kush i pyet rruspiet e jevgat kanibale si puna jote mi hallqime ??? Kujt i rruhet per mendimin tend te dhjere ??? Une shtepine time e kam ne TIRONE dhe nuk jam jabanxhi si ndonje kanibal malesh, shkembinjsh e gerxhesh (mos te duhet gje fjalor shqip - jevgerishit). Po ti ku e ke shtepine tende ???

    Edhe ik e lahu se vjen era dhi !!! Apo akoma ben banjo tek stalla dhive, siç shohim shpesh here ne net, e prandaj nuk te iken era dhive.

    Ça paskan qene keto shoqet "Pasionare Llapa" !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #490
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Moos , mooos me fyerje ! Argumenta miq , vetem argumentat jane ato qe e "pastrojne" diskutimin nga keq apo moskuptimet ! Fyerjet vetem na percajne ! Ne jemi te rinj dhe duhet te shikojme shume kthjellet perpara duke njohur gabimet e se shkuares dhe kendveshtrimet apo aksionet e mira te saj !

    Duhet dije e sakte ! Eshte e vetmja menyre dhe kushti i vetem i perparimit ! Thirrini mendjes !

    Flas vetem per ata qe iu dhimbset realisht vendi dhe kombi !

Faqja 49 prej 65 FillimFillim ... 39474849505159 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •