Close
Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 210
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Tenderi pėr shitjen e Albpetrol, ja ofertat

    TIRANE- Ministria e Ekonomise ka nisur sot zhvillimin e tenderit per shitjen e kompanise Albpetrol sh.a.
    Ne gare marrin pjese 6 kompani; Gazprom Neft, Bankers Petrolim, Ecolog International, Consorcium Win Business, Amber Shine Inc dhe Voltro Silkiroad Equite Ltd. Ato kane dorezuar zarfat me ofertat pėr blerjen e aksioneve tė Albteprol.

    Ofertat

    Ecolog International - pa garanci oferte, pa cmim

    Gazprom- 52 milione dollare

    Voltro Silkiroad Equite Ltd - 850 mln euro

    Bankers Petrolium - ēmimi 303.8 milionė euro

    Consorcium Win Bussines-ofron 297 milionė e 600 mijė euro

    mber Shine INC - pa garanci oferte, cmimi 790 mln euro

    Interes per kete tender kane shprehur 19 kompani, te cilat kane terhequr dhe dokumentacionin perkates per te marre pjese ne tender.
    Sipas zevendesministrit Dervishi ne fazen e pare do te behet shqyrtimi i gjithe dokumentacionit.

    Panorama

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Albpetrol, SHBA, Kina dhe Rusia, sot nė garė pėr naftėn shqiptare

    Blerina Hoxha

    Qeveria sot do tė mbajė frymėn derisa Ministria e Ekonomisė tė hapė zarfet e 19 kompanive ndėrkombėtare tė naftės qė garojnė pėr blerjen e kompanisė shtetėrore tė naftės, Albpetrol. Gjithashtu pritet qė sot tė pėrcaktohet zhvillimi i sektorit tė naftės nė tė ardhmen dhe interesat gjeopolitike tė gjigantėve botėrorė tė energjetikės, SHBA-sė, Rusisė dhe Kinės.


    Gara

    Asnjė kompani tjetėr shqiptare nuk ka tėrhequr mė shumė interes nė sytė e investitorėve sesa Albpetroli, edhe pse ekonomia ėshtė nėn presionin e njė krize tė fortė. E drejta pėr tė shfrytėzuar naftėn shqiptare nė 20 vitet e ardhshme ka vėnė nė garė tė ashpėr kompanitė mė tė mėdha tė energjetikės; amerikane, ruse, kineze dhe turke. Gjigantėt botėrorė tė naftės, jo vetėm kanė shprehur interes formal pėr blerjen e kompanisė shqiptare tė naftės, por kanė muaj qė bėjnė lobing nė tė gjitha mėnyrat. Ekspertėt e tyre janė instaluar prej kohėsh nė Shqipėri duke studiuar nga afėr ēdo hollėsi nė procesin e privatizimit dhe gjithashtu janė njohur nė detaje me gjendjen financiare dhe asetet e kompanisė. Nė garė renditen gjithsej 14 kompani. Nė lojė ka hyrė edhe politika pėr shkak tė pozicionit gjeografik, pasi Shqipėria paraqet rėndėsi si treg energjetik. Rusėt nėpėrmjet kompanisė ‘Gazprom’ po lobojnė fort pėr Albpetrolin. Por gjithashtu edhe kinezet nėpėrmjet dy kompanive tė mėdha ‘Sinopec’ dhe GPRO. Rusėt dhe kinezėt janė shumė tė interesuar tė bėjnė si treg tė tyrin portėn e Perėndimit. Ndėrkohė, SHBA duan tė mbajnė pozicionin e tyre dhe tė shtrijnė mė tej ndikimin nė Europė nėpėrmjet kompanive “Silk Road Equity” dhe “Thompson Global”. Interes tė fortė kanė shprehur edhe kompanitė turke tashmė me eksperiencė nė tregun shqiptar, si “Calik Enerji” dhe kompania tjetėr, “Kurum”.


    Efektet

    Qeveria ėshtė nė pritje tė vlerave tė larta monetare nga kjo shitje. Pėr tė rritur vlerėn e kompanisė, kohėt e fundit janė dhėnė mė shumė se 6 leje e licenca pėr tregti me shumicė nė energjinė elektrike, gazin dhe disa leje ekskluzive pėr kėrkim tė naftės nė det dhe nė tokė. Vlera e pritshme nga shitja ėshtė mė shumė se 350 milionė euro, tė cilat pritet tė rikuperojnė edhe buxhetin e shtetit qė po pėrjeton arkėtime tė ulėta pėr shkak tė krizės. Vlera e aksioneve tė Albpetrolit ėshtė llogaritur nga konsulentėt e huaj, 13.3 miliardė lekė ose rreth 90 milionė euro. Shuma si e tillė ėshtė publikuar nė dokumentet e tenderit pėr shitjen e kompanisė. Sipas ofertės sė shitjes, Albpetroli ėshtė ndarė nė 13 360 997 aksione nominative me njė vlerė 1000 lekė secila. Kompanitė qė ofrohen pėr blerjen e kompanisė shtetėrore tė nxjerrjes sė naftės “Albpetrol”, duhet tė kenė tė paktėn 80 milionė euro likuide nė cach, ndėrsa kapitali i tyre duhet tė jetė mbi 100 milionė euro.


    Kompanitė qė garojnė

    Gazprom,

    Apic Petroleum

    Silkroadequity

    Ēalik Energy

    Tiway Oil

    TripleFiveInternational

    Petromanas

    Bankers Petrolium

    GPRO Group

    Yildizlar

    Brack Kappa Albania

    ZG Projekt

    Sahara india Pariėar

    Kurum

    Ecolog International

    Israeli investment Group

    Transoil Group

    hompson Global

    Bright Oil Petroleum


    Braēe: Qeveria tė mos shesė Albpetrolin

    Deputeti socialist Erjon Braēe i kėrkoi dje qeverisė tė ndalė shitjen e kompanisė Albpetrol, qė sipas tij po kryhet nė kundėrshtim me interesat e qytetarėve. “Ėshtė e papranueshme qė njė sektor i tėrė strategjik, pėr tė cilin Shqipėria ka nevojė prioritare, siē ėshtė sektori i hidrokarbureve, tė shkojė i gjithi nė dorė tė privatėve, pėr mė tepėr qė shkon nė kushtet e njė monopoli tė pastėr”, – thotė zoti Braēe. Nėnkryetari i grupit parlamentar socialist paralajmėron se qeveria po shkon nė njė rrugė qė ėshtė provuar tashmė si e dėshtuar, e cila ka nisur vite mė parė me privatizimit e prodhimit dhe qė kulmoi nė vitin 2008 me shitjen e kompanisė sė rafinimit. “E kam fjalėn pėr privatizimin e Armo-s, nė tė cilin jo vetėm qė mungoi transparenca, por edhe investitori qė u pėrzgjodh paralajmėroi dėshtimin e konfirmuar totalisht tani, jo thjesht pėr shkak tė dėshtimit tė rafinimit, por pėr shkak tė zinxhirit tė borxheve ku ėshtė pėrfshirė kompania”, – tha Braēe. Privatizimi i Albpetrolit shėnon fundin e plotė tė pronėsisė publike nė sektorin e naftės, sepse privati qė do e blejė atė do tė marrė edhe tė drejta tė posaēme, qė kanė qenė historikisht tė shtetit “Pra, ajo do tė japė lejen tani pėr shfrytėzimin e vendburimeve tė ndryshme, pėr prodhimin. Pra, ajo do japė lejen tani pėr kėrkim nė zonat e posaēme naftėmbajtėse nė Shqipėri. Ajo ka marrė me vendim tė qeverisė edhe tė drejta tė tjera, siē ėshtė transporti i rrjetit tė gazit nė kėtė vend, njė monopol kaq i madh qė sigurisht do tė bjerė nė kurriz tė shqiptarėve”, – deklaroi deputeti socialist. Por kostot ekonomike sipas Braēes, nuk janė arsyeja e vetme se pse privatizimi duhet tė ndalet. Sipas tij edhe interesat strategjike tė Shqipėrisė po komprometohen nga disa ofertues tė mėdhenj, qė pritet tė jenė protagonistė nė tender: “Siē janė operatorėt rusė, ata serbė, apo kinezė qė janė paraqitur nė kėtė proces. Unė jam i bindur qė nesėr ata do tė kenė ofertat mė tė fryra pėr tė marrė me ēdo kusht dhe pėr tė ndikuar si kudo ku kanė ndėrhyrė edhe nė politikėn kombėtare tė kėtij vendi”, – u shpreh Braēe.

    MAPO

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin


    Braēe: Qeveria tė mos shesė Albpetrolin

    Deputeti socialist Erjon Braēe i kėrkoi dje qeverisė tė ndalė shitjen e kompanisė Albpetrol, qė sipas tij po kryhet nė kundėrshtim me interesat e qytetarėve.
    e keni vene re sot se perse bracet nuk e kane kundershtuar edhe sot privatizimin ....?? koncidenca don qe deri me tani oferta amerikane eshte me e forta me 850mln evro.

    tani si "antimperialiste te betuar" socialistat te pakten duhet te ishin bere te gjalle per kete gje por fakti qe nuk jane ndjere do te thote se ishin kunder privatizimit ne rast se fitonte dikush tjeter por jo imperialistat ......


    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 07-09-2012 mė 11:42
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #14
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Edhe mua me duket gabim privatizimi total i AlbPetrol. Ishte mundesia shume e mire per te krijuar nje joy-inveture, mjaftonte vetem deshira e mire per te realizuar te ardhura me lopate nga ky biznes.

    Shqiperia mund te kishte zgjedhur si partner ENI, kompanine italiane te hidrokarbureve. Eshte kompania qe historikisht ofron perqindjet me te larta per vendin naftmbajtes. Dhe jo vetem kaq, por Shqiperia nepermjet ENI do te kishte gjithmone nje korridor preferencial me Romen dhe nepermjet Romes me Brukselin.

    Nje tjeter rast i humbur per Shqiperine !!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Barono, leni mer minat po t'themi ......
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Edhe mua me duket gabim privatizimi total i AlbPetrol. Ishte mundesia shume e mire per te krijuar nje joy-inveture, mjaftonte vetem deshira e mire per te realizuar te ardhura me lopate nga ky biznes.
    Shteti shqiptar asnjehere nuk mund ti shfrytezoje burimet e veta natyrore ashtu sic duhet, pasi i mungon eksperienca, teknologjia, kapitali per te investuar, dhe mbi te gjitha: i mungon aftesia per te menaxhuar sipermarrje te tilla pasi korrupsioni do te ngreje koken e do te vjedhi e abuzoje me keto burime natyrore sic eshte abuzuar ne keto 20 vjet. Privatizimi eshte rruga e duhur dhe eshte me interesin e shtetit shqiptar dhe te qyteterave te atij vendi.

    Te gjithe ata qe dalin kunder privatizimit e bejne kete per motive te korrupsionit: opozitaret jane kunder pasi ja tek u iku nga duart edhe nje ndermarje publike qe mund ta vidhnin e keqmenaxhonin me njerezit e tyre. Korrupsioni eshte fenomen vetem ne administraten publike, jo tek privati.

    Shteti shqiptar do te mbledhi nje shume te konsiderueshme lekesh nga privatizimi te cilat do ti perdori per te financuar modernizimin e infrastruktures se vendit. 1 miliard $ qe do te merren nga privatizimi i AlbPetrolit do te bejne qe te gjitha projektet e rrugeve ne mbare vendit te perfundojne jo ne 10 vjet, por ne 3 vjet. Ashtu si ai privati qe do te privatizoje AlbPetrol do te rrisi rendimentin e prodhimit te naftes ne vend, dhe kjo do te sjelli jo vetem uljen e cmimit te naftes brenda Shqiperise por edhe te ardhura me te shumta per shtetin shqiptar qe do te vjeli taksen nga kompania private. Kurse punetoret e AlbPetrolit nuk do te paguhen me me rroga skandaloze te shtetit, por do te paguhen me rroga shume here me te mira te privatit.

    Sa me pak ndermarrje publike ne Shqiperi, aq me pak korrupsion, aq me shpejt do te zhvillohet vendi ekonomikisht dhe aq me shpejt do te rritet mireqenia e qytetareve shqiptare.

    Albo

  7. #17
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Shteti shqiptar do te mbledhi nje shume te konsiderueshme lekesh nga privatizimi te cilat do ti perdori per te financuar modernizimin e infrastruktures se vendit. 1 miliard $ qe do te merren nga privatizimi i AlbPetrolit do te bejne qe te gjitha projektet e rrugeve ne mbare vendit te perfundojne jo ne 10 vjet, por ne 3 vjet. Ashtu si ai privati qe do te privatizoje AlbPetrol do te rrisi rendimentin e prodhimit te naftes ne vend, dhe kjo do te sjelli jo vetem uljen e cmimit te naftes brenda Shqiperise por edhe te ardhura me te shumta per shtetin shqiptar qe do te vjeli taksen nga kompania private. Kurse punetoret e AlbPetrolit nuk do te paguhen me me rroga skandaloze te shtetit, por do te paguhen me rroga shume here me te mira te privatit.

    Sa me pak ndermarrje publike ne Shqiperi, aq me pak korrupsion, aq me shpejt do te zhvillohet vendi ekonomikisht dhe aq me shpejt do te rritet mireqenia e qytetareve shqiptare.

    Albo
    Nė fakt edhe unė jam skeptik pėr kėtė mėnyrė shitjeje.
    Shteti shqiptar me kėtė privatizim heq dorė totalisht nga ē'do e drejtė pėr burimet ekzistuese dhe ato qė do tė zbulohen nė tė ardhmen.
    Qeveria shqiptare vėrtet mori njė shumė tė madhe pėr momentin (1.2 mld $ amerikan) por nga privatizimi e tutje ē'do e drejtė pėr tė dhėn konēensione, tė drejta pėr kėrkimin e vendburimeve tė reja dhe shfrytėzimi i kalojnė kompanisė fituese.

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Nė fakt edhe unė jam skeptik pėr kėtė mėnyrė shitjeje.
    Shteti shqiptar me kėtė privatizim heq dorė totalisht nga ē'do e drejtė pėr burimet ekzistuese dhe ato qė do tė zbulohen nė tė ardhmen.
    Qeveria shqiptare vėrtet mori njė shumė tė madhe pėr momentin (1.2 mld $ amerikan) por nga privatizimi e tutje ē'do e drejtė pėr tė dhėn konēensione, tė drejta pėr kėrkimin e vendburimeve tė reja dhe shfrytėzimi i kalojnė kompanisė fituese.
    Nuk eshte plotesisht e vertete. Eshte ne doren e shtetit shqiptar nese i shet 100% aksionet e veta kompanise private, ose zgjedh qe te mbaje disa preje ketyre aksioneve. Shitjen e ARNO per shembull kompanise kanadeze, e bene ne menyre te tille qe shteti eshte aksioner ne nje % te aksione dhe ndan fitimet me firmen kanadeze. Firma private menaxhon biznesin dhe punen, shteti vetem ndan fitimin si aksioner.

    Me aq sa kam lexuar, shteti shqiptar kontrollon puset ekzistuese te naftez ne zona te caktuara. Kompania private pas privatizimit fiton te drejten e shfrytezimit vetem te rezervave te puseve ekzistuese te AlbPetrol. Nese ajo kerkon te zgjeroje aktivitetin e saj ne zona te tjera, ajo duhet te beje kontrate te re me shtetin shqiptar.

    Albo

  9. #19
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Me aq sa kam lexuar, shteti shqiptar kontrollon puset ekzistuese te naftez ne zona te caktuara. Kompania private pas privatizimit fiton te drejten e shfrytezimit vetem te rezervave te puseve ekzistuese te AlbPetrol. Nese ajo kerkon te zgjeroje aktivitetin e saj ne zona te tjera, ajo duhet te beje kontrate te re me shtetin shqiptar.

    Albo
    Prandaj thash qė jam skeptik pėr kėtė privatizim.
    Albo je i keqinformuar, me kėtė privatizim shteti shqiptar shet tė gjitha tė drejtat mbi dhe nėntokėsore tė naftės nė Shqipėri nė masėn 100% (pėr herė tė parė nė kėtė pėrqindje).
    Kompania fituese do menaxhojė, do jap me qera, do japi leje pėr kėrkim shfrytėzim......shkurt pėr ē'do gjė, dhe shteti shqiptar nuk do ketė mė asnjė tė drejtė mbi kėtė pasuri kombėtare.
    Ky ėshtė realiteti.

  10. #20
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    S'jam shume i qarte.

    Analiza e Albos me duket me vend, por jam shume skeptik me 2 ofertat me te larta, duket se jane oferta spekullative. Oferta me e larte vjen nga 2 biznesmene ne USA por me origjine Ruse njeri prej tyre. Ose larje paresh ose akt mafioz i stilit nderkombetar.

    Nga ana tjeter forma ligjore LTD eshte model firme nen ligjet angleze qe kushton rreth 15 € per regjistrim. Keto lloj shoqerish mund ti hape cdo kush ne Evrope e USA via online per arsye se nuk kerkohet pothuajse asgje ne deklarim. Fale liberalizimit te brendshem te BE-se te tregut ekonomik e ligjor. Ne angli po e po. Te gjitha Firmat LTD perbejne rrezik dhe nuk orfrojne asnje garanci ligjore. Behet fjale per firma qe nuk mbajne asnje pergjegjesi ne rast "deshtimi". Keto lloj firmash mund te kalojne dora dores pa problem. Shumica e ketyre firmave me formen ligjore LTD jane 1 person firme me adrese "box telefonie"

    Nje kompani serioze nuk do te kishte kurre formen ligjore LTD (edhe pse me rregull me ligjet) dhe pa asnje gjurme BINDESE ne internet.

    Gjithsesi, uroj qe te pakten njehere te vetme te dijme ate cka po bejme.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bashkim Kopliku: Votoni per te keqen me te vogel, votoni per PS
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 23-02-2013, 14:33
  2. Berisha: Nga 1 maji, dyfishim rrogave e pensioneve
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 12:21
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 16:41
  4. Mėnyra e re e pagesės sė punonjėsve buxhetorė krijon probleme!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 21:51
  5. Zv. kryeministri Dokle me dosje ne Sherbimin Informativ Shqiptar
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2004, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •