Gjykata e Lartė ka shpallur tė pafajshėm oficerin qė ndoqi Doklen
Si e ka ndjekur SHIK-u Namik Doklen?
Gjykata e Lartė, e drejtuar nga Thimio Kondi, ka vėnė nė dispozicion tė gazetės 'TemA', vendimin e Gjykatės sė Lartė nė procesin civil qė ka pasur Shkėlqim Spahiu me Shėrbimin Informativ Kombėtar. Nė vendim thuhet se institucioni i SHIK-ut nuk ka pranuar tė vendosė nė dispozicion tė paditėsit, informacionet qė ai kishte depozituar gjatė kohės qė ishte nė punė, ku implikohet Namik Dokle me shėrbimin sekret serb. Shkėlqim Spahiu e ka paditur institucionin e SHIK-ut pėr largim tė padrejtė nga detyra dhe ka kėrkuar shpėrblim pėr kėtė.
Gazeta 'TemA' vazhdon botimin e informacioneve qė kanė tė bėjnė me njė ndjekje nga ana e Shėrbimit Informativ Kombėtar tė zėvendėskryeministrit aktual Namik Dokle pėr dyshime mbi lidhje me shėrbimin sekret serb.
Oficeri i SHIK-ut Shkėlqim Spahiu ka arritur qė pas njė pune tė gjatė tė dokumentojė nė rrugė operative tė gjithė punėn e tij nė ndjekje tė Namik Dokles dhe njė deputeti tė Partisė Demokratike nė atė kohė, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur. Oficeri i Shėrbimit Informativ Kombėtar, Shkėlqim Spahiu, ka arritur qė nė rrugė operative tė grumbullojė informacione qė forcojnė dyshimet se kėto dy deputetė kishin kryer veprime qė tė linin tė dyshoje se punonin pėr shėrbimin sekret tė Serbisė. Shkėlqim Spahiu pushohet nga puna nė vitin 1998, pikėrisht pėr kėtė ndjekje dhe provat qė kishte paraqitur nė vitin 1994 nė qendrėn e Shėrbimit Informativ Kombėtar, pėr lidhjet e dyshuara tė Namik Dokles me shėrbimin sekret serb. I njėjti oficer ka ndjekur me tė njėjtat dyshime, edhe njė deputet tė Partisė Demokratike, i cili nuk jeton mė. Pas ardhjes sė socialistėve nė pushtet, dosja e hartuar pėr Doklen ėshtė gjetur nė sirtaret e SHIK-ut dhe ndaj kėtij oficeri ka nisur njė lloj persekutimi. Ai u pushua nga puna dhe mė pas u njoftua nga miq tė tij se po bėhej gati njė ndjekje penale pėr tė, se kishte pėrgjuar dy deputetė. Nė atė kohė ish oficeri punonte si ndihmės avokat nė Tiranė dhe paditi menjėherė SHIK-un pėr largim tė padrejtė nga puna dhe ka kėrkuar t'i vihen nė dispozicion gjithė dosjet qė ai kishte mbushur pėr deputetėt.
Gjykata e Lartė e drejtuar nga Thimio Kondi ka vėnė nė dispozicion tė gazetės 'TemA', vendimin e Gjykatės sė Lartė nė procesin civil qė ka pasur Shkėlqim Spahiu me Shėrbimin Informativ Kombėtar. Gjykata e Lartė ka vlerėsuar se shkarkimi nga puna i kėtij punonjėsi nuk ėshtė nė pėrputhje me ligjin. Nė vendim thuhet se institucioni i SHIK-ut nuk ka pranuar tė vendosė nė dispozicion tė paditėsit, informacionet qė ai kishte depozituar gjatė kohės qė ishte nė punė, ku implikohet Namik Dokle me shėrbimin sekret serb. Shkėlqim Spahiu e ka paditur institucionin e SHIK-ut pėr largim tė padrejtė nga detyra dhe ka kėrkuar shpėrblim pėr kėtė.
Nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė, oficeri i pushuar nga puna nuk e ka fituar gjyqin. Ai e ka apeluar ēėshtjen nė Gjykatėn e Apelit, ku edhe kjo e ka lėnė nė fuqi vendimin e Shkallės sė Parė.
Shkėlqim Spahiu me avokat Virgjil Karaj ka bėrė rekurs nė Gjykatėn e Lartė, ku dhe ka fituar ēėshtjen. Gjykata e Lartė ka rrėzuar vendimin e Apelit, duke e cilėsuar si tė drejtė pretendimin e paditėsit, qė ėshtė Shkėlqim Spahiu.
Nė vendimin e Gjykatės sė Lartė thuhet "Sipas pretendimeve tė palės sė paditur, paditėsi ka dėrguar njė material organit qėndror tė Shėrbimit Informativ, i cili ka pėr lėndė emrin e njė personi qė pėr shkak tė funksionit nuk mund tė ndiqej, pa u marrė miratimi nga njė instancė e caktuar e njohur me ligj. Mė nė fund tė materialit, shkruhet shprehimisht:... "kaq pėr dijeni, nga ana e jonė janė marrė masat e mėtejshme pėr verifikimin e vėrtetimin e kėtyre tė dhėnave tė rėndėsishme." Nga ana e paditur, pėr arsye tė sekretit, kėto materiale nuk janė paraqitur nė gjykatė. Paditėsi ka pretenduar se materiali i dėrguar ėshtė njė informacion i thjeshtė dhe nuk qėndron fakti se ndaj funksionarit janė kryer veprime operative nė kundėrshtim me ligjin."
Vendimi i plotė i Gjykatės sė Lartė
Kolegji administrativ i Gjykatės sė Lartė i pėrbėrė nga:
Bashkim Caka, kryesues
Metush Saraēi, anėtar
Natasha Sheshi, anėtar
Nė seancėn gjyqėsore tė datės 23.09.1999 mori nė shqyrtim ēėshtjen civile nr.826 qė i pėrket:
Paditės Shkėlqim Spahiu, banues nė Domje Tiranė, pėrfaqėsuar nga avokat Virgjil Karaj.
I paditur: Shėrbimi Informativ Kombėtar.
Objekti i padisė: Kthim nė punėn e parė dhe detyrimin e anės sė paditur, tė paguajė pagėn.
Baza ligjore: ligji nr.7978 datė 26.07.1995, ligji nr 7496 datė 03.03.1991 e ligji nr 7495 datė 02.07.1991.
Trajtim me pagesė kalimtare pėr dy vjet me 50 pėr qind tė pagės si dhe marrjen e dy rrogave shpėrblim tė menjėhershėm. Baza ligjore nr.8087 datė 13.03 1996.
Gjykata e rrethit Tiranė, me vendim nr.1183 datė 31.03.1998 ka vendosur rrėzimin e padisė.
Gjykata e Apelit Tiranė me vendimin nr.1586 datė 20.11.1998 ka vendosur: Lėnien nė fuqi tė vendimit tė Gjykatės sė Rrethit.
Kundėr vendimit tė Gjykatės sė Apelit ka bėrė rekurs paditėsi duke parashtruar kėto shkaqe:
Gjykatat nuk kanė marrė si provė dokumentet shkresore qė disponon ana e paditur, ku del qartė qėllimi i informacionit tė dhėnė. Nuk ėshtė shkelur asnjė normė ligjore nė kryerjen e detyrės. Gjykata nuk argumenton pse nuk mė takon shpėrblimi pėr 2 vjet me 50 pėr qind tė pagės. Pushimi nga puna nuk ėshtė i bazuar nė ligj.
Kolegji Administrativ i Gjykatės sė Lartė pasi dėgjoi relacionin e anėtares Natasha Sheshi, avokatin Virgjil Karaj qė kėrkoi prishjen e dy vendimeve dhe pranimin e kėrkesės,
Vėren
Paditėsi ka qenė nė marrėdhėnie pune, oficer i Shėrbimit Informativ Kombėtar. Me datė 15.01.1998 ėshtė nxjerrė nė lirim me motivacionin: "Pėr shkelje tė normave tė punės informative dhe paaftėsi pėr tė kryer detyrėn". Sipas pretendimeve tė palės sė paditur, paditėsi i ka dėrguar njė material organit qėndror tė Shėrbimit Informativ, i cili ka pėr lėndė emrin e njė personi qė pėr shkak tė funksionit nuk mund tė ndiqej, pa u marrė miratimi nga njė instancė e caktuar e njohur me ligj. Nė fund tė materialit, shkruhet shprehimisht: ..."kaq pėr dijeni, nga ana e jonė janė marrė masat e mėtejshme pėr verifikimin e vėrtetimin e kėtyre tė dhėnave tė rėndėsishme." Nga ana e paditur, pėr arsye tė sekretit, kėto materiale nuk janė paraqitur nė gjykatė. Paditėsi ka pretenduar se materiali i dėrguar ėshtė njė informacion i thjeshtė dhe nuk qėndron fakti se ndaj funksionarit janė kryer veprime operative nė kundėrshtim me ligjin. Veē shkresės sė mėsipėrme, pala e paditur nuk ka paraqitur asnjė fakt tjetėr qė tė vėrtetojė shkeljet e paditėsit dhe meqenėse ajo nuk vėrteton dot pretendimet e saj, gjykata nuk mund ta deklarojė tė ligjshėm largimin nga puna pa paraqitjen e provave nė gjykim, kur edhe shkelja e pretenduar ka ndodhur nė vitin 1994. Motivacioni i largimit nga puna tė paditėsit, pėrveē shkakut tė mėsipėrm, ėshtė dhe paaftėsia e tij pėr tė kryer detyrėn. Duke mos konsideruar si tė ligjshme kėrkesėn e paditėsit pėr rikthim nė punėn e mėparshme, Kolegji Administrativ ēmon se nxjerrja e tij nė lirim ėshtė pėr papėrshtatshmėri dhe duhet tė trajtohet me pagesė kalimtare nė bazė tė nenit 10 pika "b" tė ligjit nr.8087 datė 13.03.1996.
Kolegji administrativ i Gjykatės sė Lartė, mbėshtetur nė nenin 485 tė K.Pr.Civile, vendosi: Ndryshimin e vendimit tė Gjykatės sė Apelit Tiranė, nr,1586 datė 20.11.1998, dhe detyrimin e palės sė paditur t'i paguajė paditėsit pagesė kalimtare nė masėn e dy rrogave bazė mujore si shpėrblime tė menjėhershme dhe 50 pėr qind tė pagesės mujore neto tė vitit tė fundit tė shėrbimit, pėr njė periudhė 2 vjeēare.
Tiranė mė 23.09.1999
M.Saraēi anėtar,
N.Sheshi anėtar,
B.Caka kryesues.
Ish oficeri i SHIK ka denoncuar dhe nė gazetėn "Albania"
Sigurimi spastron SHIK-un
Major Shkėlqim Spahiu, ish oficer i SHIK
Shumica e punonjėsve tė Shėrbimit Informativ Kombėtar, pas zgjedhjeve tė 29 qershorit, pavarėsisht nga mėnyra dhe kushtet qė u zhvilluan kėto zgjedhje, qėndruan nė krye tė detyrės. Kjo me bindje se do tė vazhdonin t'i shėrbenin kombit tė tyre, tė pandikuar nga fakti se cila parti ėshtė nė pushtet.
Largimi kolektiv i kėtyre punonjėsve nga puna, tregon se drejtuesve aktualė nuk u interesojnė kėta njerėz, por fabrikojnė motive tė pabazuara pėr largimin e tyre nga shėrbimi. Motivacioni qė ėshtė aplikuar mė shumė, ėshtė se kėta punjonjės janė tė paaftė nga ana profesionale pėr tė kryer detyrėn. Falsitetin e kėtij motivi e tregon fakti se asnjė nga punonjėsit e larguar nga puna nuk i ėshtė nėnshtruar ndonjė testimi profesional, nga drejtuesit aktualė, po kėshtu nuk janė ngarkuar me asnjė detyrė pas 29 qershorit, atėherė si mund tė nxirret ky konkluzion pėr paaftėsi? E vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Kėta punonjės kanė mbaruar njė apo dy universitete tė vendit tonė, kanė kryer kurse tė ndryshmne specializimi brenda dhe jashtė shtetit, duke u aftėsuar nė shkallėn e duhur nga ana profesionale pėr t'i shėrbyer njė shteti demokratik. Kėta punonjės kanė punuar duke zbatuar me korrektėsi ligjin e miratuar nė parlament, i cili nuk i ka inkriminuar kėta punonjės, ndryshe nga koha e diktaturės, kur vetė ligji i asaj kohe i ka inkriminuar punonjėsit e Sigurimit tė Shtetit, duke i detyruar qė tė ndiqnin, burgosnin, internonin apo pushkatonin qytetarėt shqiptarė, pėr shkak tė bindjeve tė tyre politike. Po tė bėhej njė testim real i kėtyre punonjėsve, do tė rezultonte se kėta janė shumė mė tė aftė se ata punonjės tė ish Sigurimit tė Shtetit, qė po rikthehen sot nė SHIK. Shkaku i vėrtetė i largimit tė punonjėsve tė kėtij organi po bėhet gjithnjė dhe mė i qartė. Po tentohet qė tė krijohet njė organ i tillė, qė t'i shėrbejė dhe t'i bindet qorrazi partisė nė fuqi. Absurdi ėshtė se propozimet pėr largimin e kėtyre punonjėsve nga puna dhe shpikja e motiveve tė largimit, janė bėrė nga persona tė komanduar nė poste drejtuese nė kėtė organ, persona tė cilėve me ligj u ndalohet tė punėsohen nė poste drejtuese tė administratės, ligj i cili u ndryshua nga parlamenti aktual, nė kundėrpėrgjigje tė tė cilit u ngujuan nė greva urie me dhjetėra tė persekutuar politikė nė mbarė vendin dhe detyruan rikthimin e kėtij ligji pėrsėri nė parlament. Dhe nuk mjafton kjo, por kėto persona janė futur nė Shėrbimin Informativ Kombėtar pa u bėrė mė parė verifikimi i figurės sė tyre dhe veprimtarisė sė kryer nga ata, kėto 6 vitet e fundit, sepse dihet se shumė prej tyre kanė ardhur pas qendrimit pėr njė kohė nė Greqi, Serbi, apo vende tė tjera fqinje dhe janė vendosur nė poste drejtuese tė kėtij organi. Veprime tė tilla kanė bėrė qė tė shkelen normat bazė tė organizimit dhe tė funksionimit tė njė shėrbimi sekret. Po qe nevoja ne japim shembuj konkretė. Cili shėrbim sekret nė njė vend demokratik, i cili punon pėr sigurinė e shtetit tė tij dhe pėr kombin e vet, mund ta lejojė njė paradoks tė tillė?!
Punonjėsit e Shėrbimit Informativ Kombėtar po zėvendėsohen nga ish punonjėsit e Sigurimit tė Shtetit nė tė gjitha nivelet dhe hallkat e kėtij organi. Po zėvendėsohen me ata njerėz, qė mbetėn skllevėr tė sė kaluarės dhe qė u pėrpoqėn me tė gjitha mėnyrat pėr minimin e demokracisė nė Shqipėri. Ata dhanė njė kontribut tė madh nė krijimin e skemave piramidale dhe nė organizimin e rebelimit komunist dhe si shpėrblim tė kėtyre meritave u vendosėn nė poste drejtuese nė SHIK dhe nė dikastere tė tjera tė administratės shtetėrore. Megjithėse tė pakėt, ka patur edhe nga ata punonjės tė Sigurimit tė Shtetit, tė cilėt hoqėn dorė njėherė e mirė nga e kaluara dhe qė vunė aftėsitė e tyre nė shėrbim tė demokracisė nė Shqipėri. Por sot edhe kėta punonjės po denigrohen dhe po largohen nga puna. Nė kohėn e dėnimit tė sistemit nė Shqipėri ishte mėse i nevojshėm zėvendėsimi i organit tė Sigurimit tė Shtetit me njė organ tė ri dhe nė radhė tė parė largimi nga ky institucion i atyre njerėzve qė ishin pregatitur pėr tė punuar vetėm nė njė diktaturė dhe pėr diktaturėn, i atyre njerėzve qė vetė ligji i kishte inkriminuar.
Por sot zėvendėsimi total i punonjėsve tė Shėrbimit Informativ Kombėtar me ish punonjės tė Sigurimit tė Shtetit, ēdo tė thotė? Mos vallė ėshtė ndėrruar sistemi dhe nėse po, cili sistem ka ardhur aktualisht nė Shqipėri? Mos vallė duhet t'i besojmė propagandės komuniste se ėshtė rrėzuar sistemi diktatorial i Berishės dhe ka ardhur "demokracia e vėrtetė" nė Shqipėri? Mendoj se kjo propagandė nuk bėn gjė tjetėr veēse kėrkon rikthimin e komunistėve nė pushtet dhe nė kėtė kuadėr, rikthimin edhe njėherė tė ish punonjėsve tė Sigurimit nė Shėrbimin Informativ Kombėtar shqiptar.
Kjo qė po ndodh sot nė Shqipėri nuk ka ndodhur nė asnjė vend tė Lindjes. Megjithėse edhe atje ka pasur rikthim tė forcave tė majta, asnjėherė nuk ėshtė menduar qė tė rikthehen edhe njėherė ish punonjėsit e shėrbimeve sekrete. Gjatė kėtyre viteve tė demokracisė, Shėrbimi Informativ Kombėtar ėshtė goditur nė mėnyrė tė vazhdueshme nga shtypi dhe i janė atribuar shumė gjėra tė pavėrteta. Dihet se nė ēdo regjim demokratik, shėrbimi sekret ėshtė organi mė i ndjeshėm dhe tė gjitha ngjarjet apo fenomenet negative qė ndodhin dhe qė nuk marrin shpjegim tjetėr, i vishen kėtij shėrbimi. Sidomos nė Shqipėri, ky fenomen ka qenė mė i theksuar edhe pėr vetė faktin se grindjet politike kanė qenė tė acaruara tej mase. Duhet shtuar kėtu se forca tė caktuara brenda dhe jashtė vendit, me dizinformacione dhe rrugė tė shumta tė tjera, kanė pasur synimin e vazhdueshėm: diskreditimin dhe paralizimin e kėtij organi dhe duke bėrė kėtė ta kishin mė tė lehtė tė luanin me Shqipėrinė, sipas interesave tė tyre dhe tė realizonin destabilizimin e vendit dhe rrezikimin e shtetit shqiptar nė atė shkallė qė tashmė dihet nga tė gjithė.
Interesat e kombit kėrkojnė qė ky organ tė vihet nė punė dhe tė kryejė detyra tepėr tė rėndėsishme qė i takojnė. Njė nga detyrat kryesore tė kėtij shėrbimi sot ėshtė zbardhja e veprimtarisė antishqiptare tė atyre njerėzve, tė cilėt vepruan nė hije, apo krahas organizatorėve tė krizės politike tė ndodhur nė Shqipėri, tė veprimtarisė sė dorės sė agjenturave tė huaja, nė ngjarjet e ndodhura nė vend vitin e kaluar, veprime tė cilat mundėn tė evidentoheshin nga SHIK-u nė atė periudhė, por nė situatėn komplekse qė u zhvillua, nuk arriti qė tė paralizonte kėtė veprimtari. Duhet thėnė se me ata njerėz tė dyshimtė qė po grumbullohen sot nė organin e Shėrbimit Informativ Kombėtar, jo vetėm qė nuk do tė arrijė qė tė kryejė funksionet dhe detyrat qė i takojnė, por nuk po bėhet gjė tjetėr veēse po realizohet ai skenar i pėrgatitur me kujdes nga tė tjerėt. Veprimet qė po ndodhin sot, nė organin e Shėrbimit Informativ Kombėtar, nė njė kohė kur pavarėsia dhe sovraniteti i vendit janė mė tė rrezikuara se kurrė, kur krimi i organiziuar dhe kontrabdanda kanė arritur kulmin, mendoj se mund t'i shėrbejnė gjithkujt, por jo shqiptarėve dhe kombit shqiptar.
(Botuar nė gazetėn "Albania" mė 19 shkurt 1998)
Burimi: Gazeta "Tema"
Krijoni Kontakt