Close
Faqja 40 prej 50 FillimFillim ... 303839404142 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 499
  1. #391
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    21 Gusht 2012 - 19:32 | Shqiperi

    Fier, ekzekutohet me armë në lokal një 50-vjecar

    FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:20 në qytetin e Fierit. Një 50-vjecar është ekzekutuar me armë në një lokal, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur pas kryerjes së krimit.

    Policia e mbërritur në vendngjarje, ka identifikuar viktimën. Ai është shtetasi Lulzim Peqini, rreth 50 vjeç.

    Blutë e qytetit të Fierit deklarojnë se janë ende të paqarta shkaqjet e vrasjes, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për zbardhjen e krimit dhe kapjen e autorit.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  2. #392
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Te lumte çiftja o Arben..

    Plagoset pronari i pallatit shumëkatësh dhe kalimtarja
    » Dërguar më: 21/08/2012 - 13:40

    Xhemil Beharaj

    LUSHNJE -Konflikti mes banorëve të një pallati dhe pronarit të një ndërtese shumëkatëshe në qytetin e Lushnjës për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Gjatë përplasjes mes palëve ka mbetur i plagosur 64-vjeçari Çaush Çaushaj, pronari i pallatit në ndërtim, si dhe një kalimtare e rastit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lushnjës, bëjnë me dije se ngjarja ndodhi dje, rreth orës 13:00 në lagjen “Loni Dhamo” të Lushnjës. Mësohet se prej disa kohësh banorët e një pallati 5-katësh të ndërtuar që para viteve 1990-të ishin përfshirë në konflikt me Çaushajn. Ata pretendojnë se pallati shumë-katësh që po ndërton 64-vjeçari është jashtë gjithë parametrave teknike dhe urbanistike dhe është shumë afër pallatit të tyre, duke i izoluar dhe zënë pamjen. Burimet nga policia lokale pohojnë se debatet mes banorëve të pallatit të vjetër dhe pronarit të pallatit të ri kanë vijuar edhe mesditën e djeshme. Në sherr e sipër, 24-vjeçari Arben Zdrava (njëri nga banorët e pallatit të ndërtuar në kohën e diktaturës) ka qëlluar me çifte pronarin e pallatit në ndërtim e sipër, Çaush Çaushin. Për pasojë, 64-vjeçari ka mbetur i plagosur. Por saçmave të çiftes nuk i ka shpëtuar dhe kalimtarja Vilma Qorri, e cila ndodhej në vendin e kohën e gabuar. 24-vjeçarja e plagosur së bashku me Çaush Çaushajn u dërguan urgjentisht në Spitalin e Lushnjës, ku dhe iu është dhënë ndihma e parë mjekësore. Mjekë të këtij spitali sqarojnë se dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në vendngjarje mbërriti policia, e cila pas marrjes së dëshmive të para vuri në pranga autorin e krimit. 24-vjeçari akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”, si dhe për “plagosje”. Materialet në ngarkim të tij iu përcollën për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit. Pritet që Gjykata të vendosë masën e sigurisë në ngarkim të të riut.

    GSH

    ---

    Sherim te shpejte vajzes kalimtare..

    Çaushit mir ja bere o Arben..

    Çiftja i lan hesapet me Mafie betonin..

    Bravo lushnja..

  3. #393
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    Ku eshte ky shteti yt qe ti kaq shume cirresh e i mbron?

    Po pse mo ne shekullin e 3 para eres sone jemi ne qe ti bejme gjerat me vetegjyqsi?

    I lumte ciftja se plagosi nje te pafajshme?

    O Brar a i mat fjalet ti kur shkruan apo futja kot se katundaret do lexojne?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #394
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    moku..

    uroj te sheronet sa me shpejt Kalimtarja.. kurse Çaushit mir ju bëti..

    ashtu e meriton cdo plackites i oborreve te kopshte cerdhe -shkollave e uzurpator oborresh lagjo-pallatesh..

    Çiftja u ben mire atyre..

    Pra Arbeni ka nje faj..qe nuk shenoj mire.. e plagosi vajzen e gjore..

    Kurse shokut zoti Çaush ja lujti trullin.. mfal ja beri pak shosh mullaqert..

    Keshtu duhet te bejne dhe ne tiran vlore fier durres e prishtine e kudo..

    plumbin bithve mafiozve te betonit..

    Le te jet Çiftja e Arbenit e kallashi i Nazmijes nje sinjal i qarte per gjith horrat se..o ta hanë mire nje dite..

    ja psh ki gangoja..

    do e ket mbushur kupen..

    --------

    Hakmarrja, ekzekutohet me 6 plumba babai i 2 fëmijëve në Fier

    FIER- Tronditet Fieri. Një 45-vjeçar u ekzekutua me 6 plumba pistolete silenciator në një lokal të këtij qyteti. Lulëzim Heqimi, baba i dy fëmijëve, ishte duke pirë kafe, kur një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar atë për vdekje. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:10, në lagjen "Liri Gero". Mësohet se viktima kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Pas vrasjes, blutë kanë shoqëruar 5 persona (klientë), të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Dyshohet se 45-vjeçari mund të jetë vrarë për hakmarrje, por nuk përjashtohet mundësia që ai mund të jetë ekzekutuar për trafiqe apo pas një sherri të çastit. Me vrasjen e Lulëzimit, djemtë e familjes Heqimi janë përgjysmuar. Në vitin 1998 është ekzekutuar Arben Heqimi, i njohur si një nga kapot e trafikut të drogës në Fier. Ndërsa në vitin 2005, është vrarë vëllai tjetër, Rivelino Heqimi, i cili pohohet të kishte bërë vrasje.

    NGJARJA
    Në orët e mbrëmjes së ditës së martë , Lulëzim Heqimi është ulur për të pirë kafe në ambientet e jashtme të një lokali që ndodhet pranë banesës së tij, në Unazën e re "Skënderbeu" të qytetit të Fierit. Ai kishte porositur kafe dhe një shishe ujë, kur i është afruar një person dhe e ka qëlluar 6 herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas policisë lokale, 45vjeçari ka marrë plumba në qafë, krah dhe brinjë (në anën e djathtë të trupit). Më pas autori i krimit është larguar në ngushticat mes pallateve. Klientët e tjerë të lokalit kanë shtangur nga tmerri kur kanë vënë re Heqimin të mbuluar nga gjaku. Viktima është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Fierit, dhe më pas familjarët kanë tërhequr trupin e pajetë të babait të dy fëmijëve. Menjëherë është sinjalizuar policia, e cila ka mbërritur shpejt në vendngjarje.

    HETIMI
    Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka shoqëruar 5 klientë të lokalit. Kjo, për faktin se 30 minuta para vrasjes, deklarohet se Lulëzim Heqimi është grindur ashpër dhe sharë rëndë me një person. Mësohet se personat e shoqëruar kanë dhënë deklarimet e tyre në lidhje me këtë të fundit. Ndërkaq, grupi hetimor po heton në disa pista për zbardhjen e ngjarjes. Pista kryesore, është ajo e hakmarrjes e që lidhet me vrasjen e dy vëllezërve të tjerë të Lulëzim Heqimit. Por nuk përjashtohet mundësia që 45-vjeçari të jetë vrarë për shkak të përfshirjes në trafikun e drogës, apo dhe pas një sherri të çastit.

    VELLEZERIT HEQIMI
    Familja Heqimi ka humbur katër djem. Në vitin 1998 u vra Arben Heqimi. Mësohet se në vitet e para të '90ës, ai kishte vrarë një shokun e tij më thikë dhe më pas ishte larguar drejt tokës helene për t'i shpëtuar ndonjë hakmarrjeje të mundshme, por edhe drejtësisë. Arbeni është kthyer në Shqipëri gjatë trazirave të '97-ës, ndërsa u ekzekutua një vit më vonë. Policia nuk ka dhënë asnjëherë një version zyrtar në lidhje me këtë vrasje. Më 13 qershor të vitit 2005 u ekzekutua pak ditë pas daljes nga burgu në një parking, 30-vjeçari Rivelino Heqimi (u përfol se vrasja ishte bërë nga vrasës me pagesë). Pohohet se Rivelino, më 25 prill të vitit 1994 kishte vrarë me thikë Bledar Brahimin. Ndërsa një djalë i familjes Heqimi ka vdekur nga shkaqe natyrore.

  5. #395
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    moku..

    uroj te sheronet sa me shpejt Kalimtarja.. kurse Çaushit mir ju bëti..

    ashtu e meriton cdo plackites i oborreve te kopshte cerdhe -shkollave e uzurpator oborresh lagjo-pallatesh..

    Çiftja u ben mire atyre..

    Pra Arbeni ka nje faj..qe nuk shenoj mire.. e plagosi vajzen e gjore..

    Kurse shokut zoti Çaush ja lujti trullin.. mfal ja beri pak shosh mullaqert..

    Keshtu duhet te bejne dhe ne tiran vlore fier durres e prishtine e kudo..

    plumbin bithve mafiozve te betonit..

    Le te jet Çiftja e Arbenit e kallashi i Nazmijes nje sinjal i qarte per gjith horrat se..o ta hanë mire nje dite..

    ja psh ki gangoja..

    do e ket mbushur kupen..

    --------

    .
    Me nje llaf ti thua qe shteti nuk funksionon , policat dhe shefat e tyre marrin leket kot , populli te blej cifte e kallashe e te bejne vetgjyqsi?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #396
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Te lumte çiftja o Arben..
    T'u thaft dora o Arben! A nuk u ngopem me vllavrasje a?
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #397
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për kullotën ther me thikë bashkëfshatarin

    Për kullotën ther me thikë bashkëfshatarin
    Publikuar më 22.08.2012 | 10:03
    Shekulli
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e djeshme një fshat në rrethin e Lushnjës. Një person është qëlluar disa herë me thikë nga një i njohuri i tij, ndërsa në mes mësohet se është sherri për bagëtitë. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit, ndërsa është mësuar se ngjarja ka edhe dëshmitarë okularë.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabjan ku konflikti midis dy fqinjëve për tokën, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta dhe për pasoje ka gjetur vdekjen Servet Snalla 35 vjeç. Autor është Nezir Mehmeti, ndërkohë që policia ka nisur edhe marrjen e dëshmive të gruas së viktimës dhe të personit që vrau.

    Të dhënat tregojnë se çifti Snalla është gjendur në një livadh duke kositur barin, kur aty ka mbërritur pikërisht Mehmeti dhe ka nisur sherrin për bagëtitë që kanë kaluar në tokën e tij. Sherri ka degjeneruar derisa Mehmeti ka nxjerrë edhe një thikë dhe duke e lënë të pajetë të riun.

  8. #398
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bash ti e panjohura je adhuruse e vrasesve..
    gjithmon ne anen e fahrudinave ke qen..
    pra nuk te ka lezet fjala oj e njohur..

    mok..

    edhe i her.. i lumt ciftja arbenit..
    ta marrin vesh mafiozet xhipa zinj..se ka trima qe spjerdhin per miliardat e ketyre horrave..

    dhe uroj.. te dalin shum arbena..

  9. #399
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, gruas i shkulin vathët nga veshët në rrugë

    Duhet te formohen sa me shpejte patrullat vullnetare te armatosura qe te vene ligjin ne Tirane e te terheqin zvarre neper rruget e Tiranes grabitesit e vrasesit. Nje gijotine te sheshi Skenderbej do ta nderonte sheshin, me kokat e vraseve qe do te priste cdo dite. Perndryshe nuk marrin vesh ato shtaze!

    ----
    23 Gusht 2012 - 17:00 | Shqiperi

    Tiranë, gruas i shkulin vëthët nga veshët në rrugë

    TIRANE- Një grua e moshuar 70-vjeçare ka qenë “viktima” e radhës së grabitësve në rrugë. Ajo është sulmuar nga një djalë i ri që lëvizte me një motor tip “Piaxho”, teksa po kthehej në shtëpinë e saj në zonën e “Tiranës së Re”. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në tunelin e një pallati pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, ku banonte gruaja e moshuar.

    Sapo ajo është futur në ngushticën mes dy pallateve, që është në formën e një tuneli, autori i është afruar me motor dhe i ka shkulur me forcë vëthët e floririt që mbante në veshë. Menjëherë ai është larguar nëpër rrugicat e zonës, ndërsa 70-vjeçarja ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë pa ndjenja dhe e gjakosur në tokë. Dëshmitarët thanë dje se e kanë gjetur gruan e moshuar në dalje të tunelit dhe e kanë përmendur duke i hedhur një bidon me ujë e më pas kanë lajmëruar menjëherë policinë.

    Vetëm pasi është përmendur, e moshuara ka ndier dhimbje në veshë dhe ka kuptuar se çfarë i kishte ndodhur, pasi kishte të çara. Ajo është shoqëruar deri në shtëpi nga një patrullë policie që ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është marrë në pyetje për të shpjeguar detajet e grabitjes. Gruaja nuk ka qenë në gjendje të kujtojë të gjithë skenën, madje është shprehur se autorin nuk ka arritur ta shohë, pasi i ka ardhur nga pas.

    Ndërsa dëshmitarët e ngjarjes kanë treguar për policinë se grabitësi ka qenë i vetëm dhe ka lëvizur me një motor tip “Piaxho” mes për mes bllokut të pallateve të vjetra, që ndodhen pranë vendit të ngjarjes. Ata kanë arritur të përshkruajnë edhe një profil të autorit, i cili është ndërtuar në formën e një identikiti nga ana e oficerëve të Hetimit të Krimeve. Në të njëjtën zonë ku ndodhi dje grabitja e 70-vjeçares, sipas policisë kanë ndodhur edhe të paktën tri ngjarje të ngjashme, ku gratë ose vajzat kanë rënë pre e vjedhjes me dhunë të sendeve personale.
    (m.a/panorama/BalkanWeb)

  10. #400
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    Si nuk i kap ky shtet keto palaco e me i var per bolesh
    ca ban ky ministri i rendit
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 40 prej 50 FillimFillim ... 303839404142 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •