Close
Faqja 50 prej 50 FillimFillim ... 40484950
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 499 prej 499
  1. #491
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Qeshi me rrëfimin e shokut, nxënësi i fyer i fut thikën
    06/10/2012


    Ngacmimi dhe e qeshura tallëse, drejtuar bashkëmoshatarit që po tregonte për një fenomen shkencor, pasi e kishte dëgjuar në një dokumentar televiziv, i ka kushtuar një plagë jo të lehtë në këmbë një 18-vjeçari nga qyteti i Patosit.

    Ka qenë një nxënës i klasës së 11 të shkollës së mesme “Zhani Ciko” të Patosit, i cili dyshohet se ka qëlluar me thikë një bashkëmoshatar të tij, për shkak të një zënke banale. Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga burime të Policisë së Fierit, të cilat sqaruan se paraditen e djeshme, pranë ambienteve të shkollës së sipërpërmendur, ka mbetur i plagosur me thikë në këmbë 18-vjeçari S.C., banor i qytetit të Patosit.

    Ngjarja

    Ngjarja në fjalë ka ndodhur paraditen e djeshme, rreth orës 10:25 minuta pranë shkollës së mesme “Zhani Ciko” në qytetin e Patosit në Rrethin e Fierit, kur nxënësit kishin dalë në pushimin e gjatë. Sipas uniformave blu, një nxënës i kësaj shkolle, 17-vjeçari A.G. nga lagjja “Dukas” e Patosit, ka qenë së bashku me disa shokë të tjerë, të ulur në murin rrethues dhe po bisedonin për tema të ndryshme mes tyre. Së bashku me nxënësit ka qenë një tjetër bashkëmoshatar i tyre, por që nuk mësonte në atë shkollë. Ashtu si përditë, ata kanë qenë duke kaluar minutat e pushimit të gjatë duke biseduar mes tyre. Por papritur, ndërsa ka qenë duke treguar diçka, 17-vjeçari A.G., nga lagjja “Dukas” e qytetit të Patosit, nuk është ndier mirë nga reagimi i 18-vjeçarit S.C. Ky i fundit ka nisur të qeshë, por 17-vjeçari i ka kërkuar që të shkonin pak më larg shokëve dhe të sqaroheshin. Sipas dëshmive të shokëve të dhëna në polici, 17-vjeçari A.G., sapo janë larguar disa metra, është përleshur me 18-vjeçarin S.C., duke e plagosur atë me thikë në këmbë. Më pas, ai është larguar me vrap nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri është shoqëruar për në Spitalin Rajonal të Fierit, e më pas në Spitalin Ushtarak, për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar. Autori i plagosjes është shpallur në kërkim policor për veprat penale të “plagosjes së lehtë me dashje dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

    Motivi

    Sipas burimeve nga vendngjarja, autori i plagosjes ka qenë duke treguar çfarë kishte mësuar mbi një fenomen natyror që e kishte dëgjuar në një dokumentar televiziv, por e qeshura e bashkëmoshatarit të tij e ka irrituar S.C. “Ne ishim ulur në murin rrethues të shkollës dhe po bisedonim si çdo herë tjetër në orarin e pushimit të gjatë. Ishim duke biseduar për ngjarje dhe histori të dëgjuara apo që kishim lexuar. Dikush tregonte barsoleta. Edhe shoku ynë i shkollës, 17-vjeçari A.G. nga ‘Dukasi’, po tregonte diçka për një fenomen natyror dhe po shpjegonte se e kishte dëgjuar gjatë një dokumentari që kishte ndjekur. Por, në çastin kur 17-vjeçari ka qenë duke treguar rrëfimin e tij, 18-vjeçari S.C. ka qeshur me pak ironi, duke lënë të kuptohej se nuk i besonte asaj që po dëgjonte prej bashkëmoshatarit. Ky ka qenë edhe shkaku i sherrit mes adoleshentëve. Ai që po tregonte i kishte thënë se pse e fyente, por 18-vjeçari S.C. me buzë në gaz i ka thënë se nuk e kishte me të. Pasi janë larguar pak nga grupi i shokëve për t’u sqaruar, i pamë duke u përleshur me njëri-tjetrin. Shkuam me vrap, por nuk arritëm t’i ndanim. Ai e kishte goditur njëherë me thikë në këmbë e më pas u largua”, kanë pohuar shokët e dy të rinjve


    Top chanell

  2. #492
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Tiranë, burri vret me thikë bashkëshorten
    06/10/2012 21:20



    Një krim në familje është verifikuar pasditen e së shtunës në zonën e Laprakës, në Tiranë, ku një burrë ka vrarë me thikë bashkëshorten.

    Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave agjentët e anti-krimit, të vënë në dijeni për ngjarjen, kanë arritur të arrestojnë shtetasin Edmond Doku, i dyshuar si autor i krimit.

    Sipas burimeve, nga hetimet paraprake ka rezultuar se më herët çifti kishte depozituar një kërkesë për divorc në gjykatë për shkak të mosmarrëveshjeve.

    Gjithashtu burimet shtojnë se viktima, shtetasja Rolanda Doku, e cila ka ndërruar jetë në spital, kishte urdhër mbrojtjeje nga gjykata.


    Top chanell

  3. #493
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Si u sakatos kjo popullate e Shqiperise , shume mire qe ne Shqiperi nuk jetojne nja 10 milion banore, se kishim per ta gerditur gjithe boten.

  4. #494
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Luan Tahiri, 35 vjeç nga fshati Kosmaç i Shkodrës është qëlluar për vdekje me armë zjarri në lokalin e tij. Tahiri mësohet se ka mbetur i vdekur në vend për shkak të plumbave të marra nga një armë automatike e tipit Kallashnikov, e cila është shkrepur nga Fatjon Hoxhani.

    30-vjeçari, autor i krimit, banor i të njëjtit fshat mësohet se ka bërë një akt të tillë pas një grindjeje banale në ambientet e lokalit të Tahirit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar Hoxhanin.

    Hoxhani ka ndërmarrë një akt të tillë pasi pronari i lokalit i kishte kërkuar të largohej për shkak se do të mbyllte lokalin që shërbente për të vënë baste sportive dhe për të luajtur bilardo.

    Pas kësaj, 30-vjeçari Hoxhani ka shkuar në shtëpinë e tij ka marrë armën automatike Kallashnikov dhe është rikthyer tek lokali i Tahirit, duke e qëlluar atë me breshëri plumbash.

    35-vjeçari, djal i vetëm, ishte baba i një vajze 5-vjeçe dhe kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pak metra lart shtëpisë së tij.

    Ndërkohë në Tiranë, është vënë në pranga një 40-vjeçar i quajtur Ilir Isufi për shkak se ka ushtruar dhunë mbi motrën e tij dhe vjehrrën e saj. Ngjarja ka ndodhur në zonë e Freskut dhe dyshohet se ka për motiv një çështje pronësie.

  5. #495
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Vetëvritet me armë zjarri, Islam Duçkollari, babai i njërit prej policëve të vrarë nga Dritan Dajti më 7 gusht të vitit 2009, teksa tentonin ta arrestonin.

    Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur sot në kryeqytet tek zona e Selvisë, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që e detyruan të kryejë krimin e rëndë.

    Katër oficerët e policisë, Fatos Xhani, Sajmir Feskaj, Sajmir Duçkollari dhe Altin Dizdari u vranë njëri pas tjetrit në pesë minuta, nga dy pistoletat që dritan Dajti mbante me vete mesditën e 7 gushtit 2009, teksa udhëtonte me një makinë luksoze të bardhë. Dajti ishte njeriu më i kërkuar atëkohë, pasi ishte dënuar për vrasjen e nje biznesmeni dhe në mënyrë spektakolare ishte arratisur nga gjykata e Tiranës.

    Familjarët e oficerëve të vrarë në krye të detyrës, kanë kërkuar gjithmonë drejtësi dhe ndëshkim për njeriun që u mori jetën të dashurve të tyre. Kjo, drejtësi e shumëpritur prej tyre, duket se po vonon të vijë.

    (BalkanWeb)

  6. #496
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    “Babën e vrava, se nuk na jepte lekë me hangër bukë”
    » Dërguar më: 20/10/2012 -
    Matilda Tota

    Po. Unë e vrava babën. Ai nuk na jepte lekë me hangër bukë. Përditë bënim sherr me të. U nxeha keq me të, ndaj mora pistoletën dhe e vrava”. Kështu ka deklaruar dje në sallën e gjyqit, 36-vjeçari Avdi Laçi, i cili, pasditen e së martës ekzekutoi babain e tij 74-vjeçar. Seanca gjyqësore për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Laçit ka zgjatur më pak se 20 minuta. Kjo, për shkak të gjendjes jo të mirë psikologjike të autorit të krimit. Pas prezantimit të palëve, provave të paraqitura nga prokuroria si dhe dëshmisë së dy vëllezërve të akuzuar si autorë të ngjarjes së rëndë, togat e zeza të Kukësit kanë vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Avdi Laçit. Ndërsa, është lënë i lirë vëllai i tij, Vexhi Laçi, pasi nuk është gjetur asnjë provë që e implikon atë në vrasjen e të atit.
    VENDIMI
    Gjykata e Shkallës së Parë e Kukësit dje la në burg Avdi Laçin, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Burime nga ky institucion bëjnë me dije, se 36-vjeçari ka pranuar se ka qëlluar me tre plumba pistolete babain e tij, Sali Laçi. “I pandehuri e pranoi autorësinë e krimit, por nuk dha asnjë motiv bindës për ekze-kutimin e të atit. Thjesht tha se plaku nuk u jepte për të ngrënë. Sjellja e tij ishte shumë pasive, vonohej kur përgjigjej dhe vazhdimisht ankohej se kishte dhimbje koke”, - pohojnë burimet nga Gjykata e qytetit verilindor. Përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar “Arrest me burg” ndaj Avdi Laçit, ndërsa avokatja e tij, Aurora Guska ka kërkuar një akt-ekspertim të gjendjes psi-kike të klientit të saj. Në fund të seancës gjyqësore, togat e zeza kanë pranuar kërkesën e prokurorisë për lënien në qeli të 36-vjeçarit. Ndërkohë, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të marrë dëshminë e plotë të vrasësit.
    DESHMIA
    Gjykatësi: A e di çfarë ke bërë?
    I pandehuri: Po, kam vra babën.
    Gjykatësi: Pse e vrave?
    I pandehuri: Nuk na jepte lekë me hangër bukë.
    Gjykatësi: Pse u grindët ditën kur ndodhi vrasja?
    I pandehuri: I kërkova lekë, s’më dha. U nxeha dhe e qëllova me pistoletë.
    Gjykatësi: Ku e ke marrë armën?
    I pandehuri: E kam gjetë në mal.
    Gjykatësi: Grindeshit shpe-sh me babain tuaj?
    I pandehuri: Vazhdimisht kemi pas probleme.
    Gjykatësi: A do të rrish në burg apo do të dalësh?
    I pandehuri: Ju e dini.
    Gjykatësi: Si ndihesh, je sëmurë?
    I pandehuri: Po, kam shumë dhimbje koke.
    Gjykatësi: Të vazhdojmë?
    I pandehuri: Nuk mundem, nuk jam mirë. http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=123081

  7. #497
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Delvinë, 47-vjecari përdhunon vajzën 8-vjecare të bashkëjetueses



    DELVINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Delvinës. Një vajzë vetëm 8-vjece është bërë pre e përdhunimit të një 47-vjecari.

    Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, teksa mësojmë që 47-vjecari Panajot Anangnosti është burri me të cilin bashkëjetonte nëna e vajzës së vogël.

    Policia lokale saktëson se ngjarja është regjistruar dy ditë më parë në fshatin Krane, të Delvinës, ndërsa përdhunimi është denoncuar dje nga e ëma e vajzës.

    Policia shtoi se përdhunimi është konstatuar edhe nga mjekësia-ligjore, ndërsa hetimet për këtë ngjarje vijojnë.
    (ma.ar/BalkanWeb)
    Denim me vdekje........raste te tilla ekstreme nuk duhet te tolerohen me

  8. #498
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Gjak në faqe të parë



    Opinione Dielë, Tetor 21st, 2012

    EDMOND TUPJA

    Jemi mësuar tashmë të lexojmë lajme vrasjesh makabre që në faqen e parë të gazetave, saqë ditën kur nuk do të ketë më të tilla, nuk do t’u besojmë syve kur t’u hedhim, te kioska e mëhallës, një shikim të shpejtë gazetave pa pikë gjaku, pikërisht në faqen e parë. Atëherë, ndonjëri nga ne madje mund edhe të zhgënjehet e të mendojë se gazetat pa gjak në faqen e parë kanë nisur të mos raportojnë më aq bujshëm për krimet e kryera: Si mund të rrijë shqiptari pa u vrarë me shqiptarin jo vetëm në Shqipëri, në të njëjtin qytet, në të njëjtën lagje, në të njëjtin fshat, brenda fisit, brenda familjes e brenda çiftit, por edhe nëpër botë? Si mund të mos shkruhet për krimet qysh në faqe të parë? (Arsyetim ky prej vampirësh virtualë).
    Mirëpo, ç’është e vërteta, në faqen e parë të gazetave gjaku nuk kullon natyrshëm, por si pasojë e dhunës: dhunë në shtet, dhunë në shoqëri, dhunë në familje. Të dhunshëm jemi me gjeste e me fjalë, madje deri në përkëdheljet tona: “Vdektë nëna për ty!” – i thotë e ëma fëmijës së vogël, ndërkohë që kjo fëmijë, për t’u rritur e zhvilluar normalisht ka nevojë jo që të vdesë nëna për atë, por, përkundrazi, që të jetojë për atë, për motrat e vëllezërit e tij, për babanë gjithashtu. Dhuna deri te përkëdheljet merr nganjëherë karakter kanibalesk: “Do të të ha si llokum!”; “Ta hëngsha syrin”; “O Zot, sa e/i mirë që je! – i thotë tezja apo halla mbeskës apo nipçes njëvjeçar – Ec të ta ha pak gushën, të ta nduk pak faqen, të ta kafshoj pak doçkën, të ta këpus pak këmbkën”, – i thotë asaj/atij daja ose xhaxhai etj., etj. Të tëra këto shenja që, jo pak psikologë apo psikiatër mund t’i konsiderojnë si simptoma, dëshmojnë se ne vazhdojmë ta ruajmë e ta zhvillojmë kulturën e dhunës. Edhe në përdorimin e shqipes, gjuhës sonë amtare, ne zgjedhim jo rrallëherë mënyra të vrazhda të shprehuri; kështu, a nuk dëgjojmë rëndom të thuhet: “Hej, vrite një çikë mendjen!”; “Më mirë të më kishe vrarë, sesa ma the këtë!”; “Mos na hap barkun tani!”; “Merre librin dhe nxirr sytë po deshe!” etj., etj.? Para 23 vitesh, mbaj mend që çova një mëngjes djalin dyvjeçar në çerdhe; kur edukatorja vuri re që ai nuk donte të ndahej prej meje, e mori në krahë dhe, për ta bërë të harronte praninë time, i tha: “Hajde të kapim një zog! Ç’do t’i bëjmë ne atij, do ta vrasim, hë?”. Kam edhe të tjerë shembuj të tillë, ndoshta edhe më të frikshëm, por nuk do t’i trondit më shumë lexueset e lexuesit e mi tepër të ndjeshëm.
    Por nga na vjen kjo kulturë e dhunës, madje e dhunës makabre (rasti i fundit: 80-vjeçari vret vajzën e re e njëkohësisht shtatzënë, pastaj i pret kokën)? Nga e kaluara jonë e largët dhe e afërt? Nga izolimi ynë 5550-vjeçar? Apo nga diçka tjetër? Këto pyetje po i bëja vetes një ditë kur mësova lajmin e vrasjes makabre që sapo përmenda, dhe përgjigjen ma dha të nesërmen a të pasnesërmen një mikja ime që punon në Komitetin Shqiptar të Helsinkit: Kultura e dhunës te ne, me gjithë punën e bërë nga Legjislativi dhe Ekzekutivi, shkolla, gjykatat e shoqëria civile, me gjithë ndihmën e organizmave dhe të institucioneve ndërkombëtare, vazhdon të ekzistojë edhe sepse, ndërsa flasim dhe luftojmë për të drejtat e njeriut (e drejta e fjalës, e drejta për të qarkulluar lirshëm, e drejta e grevës, e drejta për punë, sigurim shëndetësor e pension, e drejta për të formuar shoqata, sindikata, parti etj., etj.), ne, shqiptarët e sotëm, harrojmë që e drejta themelore, e para, më universalja, është e drejta për jetën, çka do të thotë se askush, në asnjë rrethanë e për asnjë motiv, nuk ka të drejtë t’ia marrë jetën dikujt tjetër (përjashto rastin e vetëmbrojtjes së ligjshme); prandaj në shumicën e shteteve demokratike në përgjithësi dhe në të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës në veçanti, përfshirë Shqipërinë, është hequr dënimi me vdekje.
    Kultura e dhunës te ne bën që të vritemi për një zhvendosje gardhi, për një rrënjë ulliri, për një fjalë goje. Vrasim dikë të cilit nuk ia kemi dhënë ne jetën; por edhe sikur t’ia kishim dhënë, tjetri është vetë zot i jetës së tij dhe ne nuk kemi të drejtë t’ia marrim: madje as prindi nuk ka të drejtë t’ia marrë jetën fëmijës së tij, qoftë ky edhe i çmendur, sepse ai është jo thjesht një produkt biologjik, por edhe shoqëror e historik.
    Si përfundim, në mënyrë që numri i krimeve të rënda, makabre, të bjerë, duhet patjetër e urgjentisht të punohet me metodat e përshtatshme në të gjitha nivelet e edukimit të brezave të rinj, qysh në sistemin parashkollor, që ata të kuptojnë se ç’është e drejta për jetën. Vetëm kështu do të nisim të shkëputemi nga kultura e dhunës në mënyrë që një ditë sa më pak të largët, të mos kullojë më gjak në Shqipëri, në imagjinaren tonë individuale apo kolektive, dhe as në faqen e parë të gazetave tona.

  9. #499
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga Bajraku Lexo Postimin
    “Babën e vrava, se nuk na jepte lekë me hangër bukë”
    » Dërguar më: 20/10/2012 -
    Matilda Tota

    Po. Unë e vrava babën. Ai nuk na jepte lekë me hangër bukë. Përditë bënim sherr me të. U nxeha keq me të, ndaj mora pistoletën dhe e vrava”. Kështu ka deklaruar dje në sallën e gjyqit, 36-vjeçari Avdi Laçi, i cili, pasditen e së martës ekzekutoi babain e tij 74-vjeçar. Seanca gjyqësore për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Laçit ka zgjatur më pak se 20 minuta. Kjo, për shkak të gjendjes jo të mirë psikologjike të autorit të krimit. Pas prezantimit të palëve, provave të paraqitura nga prokuroria si dhe dëshmisë së dy vëllezërve të akuzuar si autorë të ngjarjes së rëndë, togat e zeza të Kukësit kanë vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Avdi Laçit. Ndërsa, është lënë i lirë vëllai i tij, Vexhi Laçi, pasi nuk është gjetur asnjë provë që e implikon atë në vrasjen e të atit.
    VENDIMI
    Gjykata e Shkallës së Parë e Kukësit dje la në burg Avdi Laçin, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Burime nga ky institucion bëjnë me dije, se 36-vjeçari ka pranuar se ka qëlluar me tre plumba pistolete babain e tij, Sali Laçi. “I pandehuri e pranoi autorësinë e krimit, por nuk dha asnjë motiv bindës për ekze-kutimin e të atit. Thjesht tha se plaku nuk u jepte për të ngrënë. Sjellja e tij ishte shumë pasive, vonohej kur përgjigjej dhe vazhdimisht ankohej se kishte dhimbje koke”, - pohojnë burimet nga Gjykata e qytetit verilindor. Përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar “Arrest me burg” ndaj Avdi Laçit, ndërsa avokatja e tij, Aurora Guska ka kërkuar një akt-ekspertim të gjendjes psi-kike të klientit të saj. Në fund të seancës gjyqësore, togat e zeza kanë pranuar kërkesën e prokurorisë për lënien në qeli të 36-vjeçarit. Ndërkohë, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të marrë dëshminë e plotë të vrasësit.
    DESHMIA
    Gjykatësi: A e di çfarë ke bërë?
    I pandehuri: Po, kam vra babën.
    Gjykatësi: Pse e vrave?
    I pandehuri: Nuk na jepte lekë me hangër bukë.
    Gjykatësi: Pse u grindët ditën kur ndodhi vrasja?
    I pandehuri: I kërkova lekë, s’më dha. U nxeha dhe e qëllova me pistoletë.
    Gjykatësi: Ku e ke marrë armën?
    I pandehuri: E kam gjetë në mal.
    Gjykatësi: Grindeshit shpe-sh me babain tuaj?
    I pandehuri: Vazhdimisht kemi pas probleme.
    Gjykatësi: A do të rrish në burg apo do të dalësh?
    I pandehuri: Ju e dini.
    Gjykatësi: Si ndihesh, je sëmurë?
    I pandehuri: Po, kam shumë dhimbje koke.
    Gjykatësi: Të vazhdojmë?
    I pandehuri: Nuk mundem, nuk jam mirë. http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=123081
    36 vjecar kerkon para nga i jati 74 vjec se nuk ka buke per te ngrene!!!!
    Duhet qe 36 vjecari ti jape leke dhe suportoje pensionistin babain e tij
    dhe jo e kunderta.
    Dembela,parazita,turp,presin qe ti mbaje me leke nje pensionist.
    Shume rob legena dhe te pafytyre.
    Po ai gjykatesi eshte i dehur???
    Cfare eshte ajo pyetje qe i ben gjykatesi...don te rrish ne burg apo te dalesh?
    Ai duhet vrare si kriminel dhe jo te lihet i lire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 21-10-2012 më 20:45
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 50 prej 50 FillimFillim ... 40484950

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •