Close
Faqja 38 prej 50 FillimFillim ... 28363738394048 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 499
  1. #371
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    I fusin ndonje dru te mire vençe qe mos te ngrehen per na 1 muaj nga vendi kto policat ketyre krimineleve apo nuk i prek njeri me dore se jemi ne demokraci ?
    Ti bejne njehere vençe... mos te degjojne se ç'thote europa per te drejtat e njeriut se dhe ne europe kurrizin me te bute se barkun ju a bejne ketyre kafsheve ...
    Policet tone jane si gocat vec kur jane me maska ne koke dhe kur jane garrumull me police te thyejn brinjet, pa kur jane tek apo pa maske rrine si pulat lol

    Police qe i tremben halabakve
    Revolution 1848

  2. #372
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    [QUOTE=BOKE;3469541]Në djall statusi dhe integrimi, por mblidhni rininë

    Nga Mentor Kikia

    ky nje here thote krimet ndodhin nga varferia pastai thote nga injoraca dhe nga qeveria.
    duhet te ndiqet shembulli amerikan.
    policia ketu ne amerike perdite vret njerez qe nuk i binden ligjit.
    5 kriminele te vras policia shqiptare, vendoset vete ligji.

  3. #373
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zbulohet i dyshuari i dytë, hetim telefonit të Aldo Hoxhës



    TIRANE- Pak orë pas arrestimit të Aldo Hoxhës, që akuzohet për vrasjen e Fatbradha Tafës, policia ka shoqëruar të shtunën në mbrëmje edhe bashkëpunëtorin e tij në këtë krim.

    Një person me inicialet J.M. është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në cilësinë e personit të dyshuar si bashkëpunëtor i Aldo Hoxhës, në grabitjen e të martës, ku mbeti e vdekur Fatbardha Tafa. Burimet e policisë Thanë se personi njihet si lidhje shoqërore e Hoxhës, ndërsa hetuesit e cilësojnë atë si njeri të afërt të të dyshuarit dhe me të cilin ai shoqërohej shpesh.

    Grabitësi serial

    Aldo Hoxha, i dyshuari kryesor që u arrestua të shtunën për vrasjen e Fatbardha Tafës, ka vijuar edhe dje t’i qëndrojë alibisë së tij se nuk është ai autori i tentativës së grabitjes me pasojë vdekjen e 37-vjeçares dhe plagosjes së motrës së saj, Lumturie Gjana. Burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës thanë dje në mbrëmje se Hoxha ka qëndruar në versionin e tij, se nuk është ai autori i krimit dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen për të cilën e kanë akuzuar.

    Sipas pretendimit të të arrestuarit, deklarim që është mbështetur edhe nga i ati i tij, Hoxha ka këmbëngulur se në kohën kur ka ndodhur grabitja e Fatbardha Hoxhës, në rrugën “Abedin Rexha”, pranë ish-fushës së Aviacionit në kryeqytet, ai ka qenë në shtëpi me prindërit.

    Ai ka pohuar gjithashtu se pasi ka qëndruar me prindërit e tij që në orën 16.00 të së martës së javës së kaluar, ka shkuar në një dasmë tek një i afërm i tij. Hetuesit e policisë së kryeqytetit, thanë dje për “Mapo”-n se veç provave të faktuara, po përgatisin edhe një provë të re.

    Nga verifikimet e kryera të telefonit që Hoxha mbante me vete, rezulton se valët e celularit janë të regjistruara nga një antenë që ndodhet në Unazën e Re, zonë kjo jo shumë larg vendit të krimit. Një fakt i tillë është ende në verifikim e sipër dhe pritet që policia të faktojë plotësisht provën me të dhënat nga kompanitë e telefonisë së lëvizshme në ditët në vijim. Këto të fundit pritet t’i dërgojnë hetuesve edhe një raport në lidhje me tabulatet telefonike të komunikimit të të arrestuarit me pjesëtarë të familjes së tij në momentin e krimit, apo gjatë ditës së ngjarjes.

    Ndërkaq provat e tjera të mbledhura nga blutë kanë të bëjnë me gjurmë djerse të Fatbardha Tafës në rrobat e të arrestuarit, një fije floku dhe pika gjaku të mbetura në kapelen e tij, të cilën policia e ka gjetur gjatë një kontrolli në banesën e të arrestuarit. Po kështu policia thotë se ka në dorë edhe dëshmi të tjera të tij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes të cilat janë kontradiktore dhe që kanë bërë që policia të ketë edhe një fakt më shumë në duart e saj. Hetuesit thonë se veç këtyre provave kanë mundur të fitojnë të dhëna të rëndësishme edhe nga përdorimi i teknikave të tyre speciale dhe nga veprime të tjera të stimuluara hetimore, të cilat nuk bëhen të ditura nga specialistët e hetimit.

    Gjithashtu Hoxha i arrestuar edhe më parë për precendentë kriminalë të ngjashëm, që kanë të bëjnë pikërisht me vjedhje çantash, varësesh, apo telefonash celularë nëpërmjet përdorimit të motorit, apo armëve të ftohta.



    I bëj thirrje prokurorisë dhe gjykatës të bashkëpunojnë kundër krimit



    Noka në familjen Tafa:

    Të bashkëpunojë

    prokuroria dhe gjykatat



    TIRANE- Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ngushëlloi dje familjen e Fatbardha Tafës, gruas 38-vjeçare emigrante, me banim në fshatin Hardhishtë të Sukthit në Durrës. Pak orë pas arrestimit të Aldo Hoxha, në cilësinë e personit kryesor të dyshuar si autor i vrasjes së Fatbardha Tafës, nga policia e Tiranës, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ngushëlloi familjen e kësaj të fundit, ndërsa premtoi se ligji do të jetë i ashpër me keqbërësit. Noka u komunikoi të afërmve të viktimës së vrarë gjatë grabitjes në Tiranë se policia e kryeqytetit është shumë afër arrestimit edhe të bashkëpunëtorit tjetër të Aldo Hoxhës në krimin e së martës së javës dy javëve më parë. Pas ngushëllimit të kryer në familjen Tafa, në Durrës, kreu i dikasterit blu, i bëri thirrje organit të Prokurorisë si dhe trupës gjyqësore që të ishin më bashkëpunuese, për dënimin e krimeve. “Bëj apel për Prokurorinë dhe gjykatat të jenë në lartësinë e detyrës për të ruajtur rendin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve. Duhet të ketë një sinkronizim më të mirë për një sukses të garantuar. Krimi do të goditet me të gjitha format dhe mjetet që parashikon ligji.” Thirrja e ministrit të Brendshëm vjen në një kohë kur të paktën policia e kryeqytetit përgjatë muajve qershor-korrik raporton të jenë arrestuar 33 autorë për grabitje çantash, varësesh e celularësh, por që asnjëri prej tyre nuk është mbajtur në burg, për shkak se një krim i tillë parashikon masa të ulëta dënimi. Noka bëri me dije se “Policia e Shtetit nuk do të ketë më kategorizime për krimin si të lehta apo të rënda. Krimi do të luftohet njëlloj në të gjitha format që do të paraqitet”

    MAPO

    -

  4. #374
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Durrës, vjedh me dhunë kalimtaren, arrestohet 21-vjeçari

    14 Gusht 2012 - 08:35 | Shqiperi

    Durrës, vjedh me dhunë kalimtaren, arrestohet 21-vjeçari
    DURRËS - Mbrëmjen e së dielës, efektivat blu të Durrësit arrestuan një 21-vjeçar, i cili akuzohet për "vjedhje". Bëhet fjalë për Vasil Tilkën, banues në qytetin bregdetar.

    Burime nga policia lokale pohojnë se i riu i ka marrë me forcë celularin 23-vjeçares E.P., banuese në lagjen Nr. 17 të qytetit bregdetar. Mësohet se në këtë rast, në ndihmë të së dëmtuarës kanë ndërhyrë edhe qytetarë të ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes, të cilët më pas kanë lajmëruar në sallën operative të Policisë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Vasil Tilkës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 4 aparate telefonike celularë. I arrestuari ka deklaruar se celularët ua kishte vjedhur personave të tjerë në lagje të ndryshme të qytetit.

    (er.nu/GSH/BalkanWeb)

  5. #375
    http://www.dailymotion.com/video/xss...ews-lajme_news

    http://www.dailymotion.com/video/xss...e-playreloff-2

    ooo sale,bo shtet o sale,ve ligje rend e rregull o sale...po ku thuhet se viktima ish bashkjetues i adoleshentes,ku ne fakt ishte perdhunuesi i asaj vajze te gjore.

    o zote c'po na shofin syte e c'po na ndegjojne veshet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 14-08-2012 më 06:42

  6. #376
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Policet tone jane si gocat vec kur jane me maska ne koke dhe kur jane garrumull me police te thyejn brinjet, pa kur jane tek apo pa maske rrine si pulat lol

    Police qe i tremben halabakve
    Po pra ja nje prej shkodre :P

    na mytne n'pune mar per zoten,qe kjesh pushim e na ka thane delni vrap se ka trafik prej emigrantave,e duhet me dal n'pune,po edhe kta mar burr,a jan t'marre a?po pse vin tan priher mar?a nuk i lajn me ardhe tek e tek a????, e manej e kena fajin na,hajt he dreq se kjesh mire tuj nuk duhan

    http://a3.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...93459108_n.jpg
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #377
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Po pra ja nje prej shkodre :P

    na mytne n'pune mar per zoten,qe kjesh pushim e na ka thane delni vrap se ka trafik prej emigrantave,e duhet me dal n'pune,po edhe kta mar burr,a jan t'marre a?po pse vin tan priher mar?a nuk i lajn me ardhe tek e tek a????, e manej e kena fajin na,hajt he dreq se kjesh mire tuj nuk duhan

    http://a3.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...93459108_n.jpg
    hahahaaa taman shkodranshe ja ke fut,e sidamas njaty ka funi lol

  8. #378
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    hahahaaa taman shkodranshe ja ke fut,e sidamas njaty ka funi lol
    a pa don me te sfidu a :P
    jan fjalt e shefit ...

    kyt e kan kap jasht shtetit lol

    http://a2.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...05087837_n.jpg
    Ndryshuar për herë të fundit nga saura : 14-08-2012 më 10:34
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #379
    hahhaa paska fillu pune paparaz saura

    Plac ne vend me gjith keto foto se na degjenerove podhicet tane

    Presim rend ne nga policia e shtetit Shqiptar





    Revolution 1848

  10. #380
    Ja dhe JAMES BOND ose famozi 007

    Revolution 1848

Faqja 38 prej 50 FillimFillim ... 28363738394048 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •