Jalla jalla kur te vij do ha misra, te pjekura vetem nga dora Qamilit ahahaha
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
Ata i gjejne ADN-ne mbi kapele ne vendim e krimit, familja thote--"jo ka qene me ne"....
A nuk duhet rrasur ne burg edhe familja qe mbron birin e tyre kriminel? Pastaj e shohim se si ruhen familjet e tjera, e si i ruajne bijte e tyre kriminela qe te mos bejne krime!
------
Akuza: “Provë, ADN-ja”, mbrojtja: “Duam ballafaqim”
Publikuar më 15.08.2012 | 10:48
Shekulli
Flamur Vezaj - Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Tiranës izoloi dje në qeli 20-vjeçarin Aldo Hoxha, mbi të cilin rëndon akuza e vjedhjes me pasojë vrasjen me thikë të shtetases Fatbardha Tafa dhe plagosjen e motrës së saj, Lumturije Gjana. Gjyqtari Neritan Cena, pasi dëgjoi palët në proces, prokurorin, avokatin dhe vetë të dyshuarin, e cilësoi të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.
Akuza Prokurori i çështjes Blerim Tominaj në fjalën e tij renditi në mënyrë kronologjike ngjarjen dhe provat ndaj 20-vjeçarit Hoxha. “Nga hetimet paraprake ka rezultuar se pasditen e datës 7 gusht 2012, rreth orës 18:20, Fatbardha Tafa së bashku me motrën, Lumturije Gjana dhe fëmijët e tyre, kanë dalë nga banesa e kësaj të fundit për të shkuar në parkun pranë ish-Fushës së Aviacionit. Në rrugë, përballë tyre ka ardhur me shpejtësi një motor, ku sipër tij ishte motoçiklisti me një skafandër në kokë dhe ende i paidentifikuar dhe shtetasi Aldo Hoxha, i cili kishte veshur një palë xhinse, një bluzë të bardhë dhe sandale. Ky i fundit ka zbritur nga motori, duke i kapur varësen në qafë Fatbardha Tafës. Kjo e fundit, për shkak të fizikut të madh, e ka kapur për dore të dyshuarin dhe e ka hedhur në mur, ku ka filluar ta godasë. Në këtë moment Hoxha ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar pesë herë F.Tafën. Në ndihmë të saj ka shkuar motra, Lumturija, e cila ka marrë një të goditur në krah. Ndërsa, edhe fëmijët e pranishëm e kanë qëlluar të dyshuarin Hoxha, i cili është larguar me motor, duke lënë në vendin e ngjarjes kapelën ngjyrë jeshile që kishte në kokë”, tha prokurori Tominaj. Sipas tij, kjo provë është dorëzuar në polici me datë 9 gusht nga bashkëshorti i L.Gjanës.
Prova
Kjo kapele, sipas prokurorisë, i është nënshtruar ekzaminimit mikroskopik në laboratorin e policisë shkencore, ku janë konstatuar disa njolla gjaku, të viktimës F.Tafaj, një fije floku e të dyshuarit Hoxha dhe disa bula djersë të thara në kapele. “Policia shkencore, sipas aktekspertimit me nr.7506 të datës 9 gusht, ka konstatuar se fija e flokut e gjetur në kapelën e lënë në vendin e ngjarjes, korrespondon me fijet e flokut të shtetasit Hoxha. Kjo fije, ka të njëjtën ADN me fijet e flokut të marrë nga koka e të dyshuarit Hoxha”, - nënvizoi prokurori. Sipas tij, edhe bulat e djersës rezultuan se kanë të njëjtën ADN të përputhshme me atë të dyshuarit Hoxha. Ndërsa, njollat e gjakut, rezultuan se janë të viktimës Fatbardha Tafa.
Mbrojtja
Avokati mbrojtës, Arben Qeleshi, gjatë fjalës së tij, mohoi akuzat e ngritura nga prokuroria, duke shprehur se klienti i tij është i pafajshëm. Gjithashtu, avokati kërkoi nga togat e zeza, që të urdhërojë prokurorin për kryerjen e një veprimi hetimor, siç është ai i paraqitjes për njohje. “Prova kryesore që mund të faktojë, nëse klienti im është autori i kësaj ngjarjeje, është seanca e paraqitjes për njohje. Meqenëse shtetasja Lumturije Gjana është përleshur me autorin e asaj ngjarje, ajo e njeh autorin. Kështu që kërkojmë ballafaqimin e tyre për të provuar se kush është autori i asaj vjedhjeje me pasojë vrasjen”, tha avokati Qeleshi, duke kërkuar caktimin e një mase sigurie me afat.
Cmenduria e radhes ka ndodhur keto dite ne rruget kryesore te Tiranes........
Kush udhetoj keto dite me makine ne Tirane me siguri ka vene re ne mes te rruges blloqe betoni dhe nje shirit te bardhe ku shkruhej "Bashkia e Tiranes".......!!!!!!!!!!!
Edhe ne Afganistan nuk e bejne nje gje te tille.
Nuk e di se sa makina mund te jene demtuar por uroj qe mos te kete pasur ndonje aksident serioz.
Elbasan, vritet 35-vjecari në arrest shtëpie, i ati i vdes nga infarkti
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë tronditi që në mëngjes qytetin e Elbasanit. Një 35- vjecar është ekzekutuar me armë zjarri sot rreth orës 10:00 në lagjen ‘Sporti i Vjetër’, ndërsa autorët janë ende të paidentifikuar. Prej të dhënave të para nga vendngjarja mësohet se viktima Gentian Beqiraj ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Por edhe pse banesa ku mbeti i vrarë Gentian Beqiraj, ruhej nga dy efektivë të policisë, të cilët mbikëqyrnin të dënuarin kjo nuk ka penguar aspak dy autorët të hyjnë brenda për të kryer krimin.
Dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ka qënë babai i paralizuar viktimës. I moshuari i sëmurë duket se ka qënë personi që ka hapur derën e banesës për vrasësit. Nezir Beqiraj ka pësuar infarkt pas ngjarjes dhe ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spital.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka sqaruar se viktima njihej ndryshe me emrin Ardian Metaj, ndërsa dyshohet se ishte autori i vrasjes së një biznesmeni dhe i disa veprave të tjera penale. Policia e Elbasanit shtoi se, bëhet fjalë për një vrasje të mirëorganizuar, ndërsa thanë se krimi mund të jetë kryer nga më shumë se një autor. Blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se janë vënë në gjurmët e autorëve të dyshaur.
Arrestohen policët roje
Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se, pak orë pas krimit janë arrestuar dy policët që ruanin banesën e Gentian Beqirajt, person ky i dënuar me masën e sigurisë arrest shtëpie.
Policët e arrestuar janë Sami Derstila dhe Neshat Budani, të cilët nuk kanë mundur të parandalojnë ekzekutimin e Beqirajt.
(ma.ar/BalkanWeb)
Hajde polica hajde!
Moderator, e di vet ti...
15 Gusht 2012 - 20:17 | Shqiperi
Tiranë, sherr me armë mes të rinjsh, 2 në pranga
TIRANË- Një sherr me armë zjarri mes të rinjsh ka përfunduar në arrestimin e dy personave në kryeqytet.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se një grup të rinjsh janë konfliktuar mbrëmjen e sotme në rrugë ‘Ali Visha’, ndërkohë mësohet se në sherr e sipër të rinjtë kanë përdorur edhe armë zjarri.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërkohë që policia ka arrestuar personat që qëlluan.
vijon
Policat na kane bere nje favor,e kane lene kriminelin ne arrest shtepiak te vritet.
Shume mire kane bere se e meritonte.Ligji Universal i Karmes.
Ashtu si ben ashtu do e gjesh heret a vone.Krimineli paska vrare dhe i erdhi dita dhe e vrane,i pagoi krimet qe ka bere me jeten e tij.Morali i historise shume i thjeshte.
Po vrave do vije dita dhe do te te vrasin.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Tiranë, “rikthehet” grabitja e varëseve të femrave nën kërcënimin e armës
TIRANË- Rikthehet grabitja e e varëseve të femrave në rrugë. Blutë e kryeqytetit bënë me dije se 2 persona të panjohur kanë grabitur varësen e një femre nën kërcënimin e armës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (rreth orës 18:50) në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ndërkohë që mësohet e si pasojë e grabitjes ka mbetur e lënduar nje grua.
Nga dëshmitë e marra nga gruaja, policia bën me dije se aiutorët rreth moshës 25-vjec, pasi e kanë kërcënuar me armë gruan, i kanë marrë asaj varësen. Sipas dëshmisë, gruaja ka bërë rezistencë duke i grisur bluzën njërit prej grabitëseve, ndërkohë si pasojë ka marrë lëndime të lehta në trup.
2 autorët janë larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja në këmbë drejt "Qytetit Studenti". Nisin hetimet për kapjen e autorëve.
Precedenti
Grabitja e varëseve të femrave në rrugët e vendit duket se po kthehet në një problem shqetësues. Më 7 gusht një grabitje e tillë ka rezultuar fatale për 37-vjecaren Fatbardha Tafa, e cila mbeti e vdekur pas grabitjes me thikë, ndërkohë që motra e saj Lumturie Gjana u plago, pranë fushës së aviacionit në Tiranë.
(e.m/BalkanWeb)
-
--------
thash u nje dizaj..
jan ushtri 120 mijshe grabitesit..
per ti asgjesuar duhen te pakten 10 mij polic civil e ne uniform..
kan baza nga konispoli ne theth.. nga tropoja ne rrethgreth.. nga tirana ne prishtin.. nga rroma ne athin..
Si në filmat “far west”, pronarët e dy lokaleve, luftë me armë
Publikuar më 18.08.2012 | 12:35
Nikoleta Kovaçi - Përplasje me armë si në filmat me “far west”. Kjo nuk ka ndodhur në ndonjë zonë të largët, por brenda në kryeqytet. Një rrugë mes kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik, orëve të vona të së enjtes, u kthye në shesh beteje ku shkëmbehej frikshëm zjarri i armëve. Mes një lokali dhe një supermarketi, plumbat kishin masakruar xhamat e objekteve dhe një makinë ishte kthyer në gërmadhë. Fillimisht u tha se ka patur shkëmbim zjarri mes dy grupesh, por nga të dhënat e vendit të ngjarjes mësohet se pala që ka nisur sulmin ka qenë e armatosur me kallashnikovë, ndërsa vëllezërit mbi të cilët është qëlluar kanë patur një pistoletë. Konflikti lindi për një femër dhe vazhdoi me plumba. Sulmi me armë ndoshta do të kishte një fund tragjik, por për fat, personat që sulmuan me automatik kanë qenë të dehur dhe nuk dinin se çfarë qëllonin. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Një i vetëdorëzuar, një i dëmtuar dhe dy të shpallur në kërkim janë shifrat që publikon policia, ndërsa në vendin e ngjarjes mësojmë edhe për një emër tjetër që nuk është listuar zyrtarisht mes personave që janë përzier në konflikt. Madje, gjithçka mësohet se ka ndodhur për shkakun e tij dhe të një gruaje, së cilës ai i hidhte fjalë dhe e ngacmonte.
Ngjarja sipas policisë
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kohën, kur e gjithë policia ndodhej në rrugë, me përforcime edhe nga efektivët e FNSH-së, pasi, sipas të dhënave, ishte përgatitur një plan masash, me qëllim parandalimin e krimit të rrugës, shoqërimin e personave të dyshuar dhe kapjen e të shpallurve në kërkim. Megjithëse policia e kishte kthyer Tiranën në një “shtetrrethim”, nuk ka mundur të parandalojë konfliktin e armatosur, që sipas të dhënave zyrtare, ka qenë i momentit. Në lidhje me këtë ngjarje, policia e kryeqytetit deklaroi zyrtarisht, se Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit ka filluar procedimin penal ndaj katër personave, dy prej të cilëve janë arrestuar, por dy të tjerë, kanë mundur të çajnë rrethimin e policisë dhe t’i shpëtojnë prangave. Sipas të dhënave, në qeli kanë përfunduar Aldi Horanlliu, 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe Eduard Omeri, 40 vjeç, lindur në Elbasan banues në Tiranë, i dënuar më parë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, i cili ndodhet në spital, pasi rezulton i plagosur me armë zjarri. Ndërkaq, po sipas policisë, u shpallën në kërkim vëllai i 29-vjeçarit, Kristo Horanlli, 25 vjeç dhe shoku i 40-vjeçarit, Fatmir Garuja, 43 vjeç, banues në fshatin Sauk. Nga informacioni i grupit hetimor mësohet se këta persona rreth orës 23.45 të së enjtes, në vendin e quajtur Lagjja e Re, pranë Kopshtit Botanik, pas një konflikti të çastit të dy vëllezërve me Eduard Omerin dhe Fatmir Garujën, janë qëlluar mes njëri-tjetrit. Për pasojë është plagosur Eduard Omeri, i cili gjendet i shtruar në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, plagë mendohet se ka marrë edhe Garuja, i cili ka rezultuar të jetë plagosur rreth dy orë pas shkëmbimit të zjarrit. Mes këtyre personave gjendet edhe emri i Adrian Myrtajt, i cili dyshohet të jetë edhe një ndër personat që ka qëlluar dhe është mik i Garujës dhe i Omerit.
Rrëfim nga vendi i ngjarjes. Nëna: Të ulemi të shuajmë sherrin...Një prej tyre ngacmonte mbesën tonë. Pinë dhe më pas sulmuan me kallash. Djali qëlloi për vetëmbrojtje
Xhemile Horanlli: Te kamerat e sigurisë gjendet e vërteta
Banorët tregojnë se të shtënat me armë kanë zgjatur disa minuta. Veç plagosjes së të lartpërmendurve, plumbat kanë shkatërruar automjete të parkuara dhe xhamat e disa bizneseve. Madje, gjatë shkëmbimit të zjarrit plumbat kanë depërtuar dhe në katet e dyta të banimit. Banorët tregojnë se janë detyruar të shtrihen në dysheme nga frika e plumbave, duke dalë vetëm në momentin, që kanë dëgjuar sirenat e policisë.
Xhemilja, nëna e dy të dyshuarve për plagosje, rrëfen ngjarjen, mes lotëve dhe lutjeve, që palët të ulen e të bisedojnë për të mos shkuar më tutje sherri i nisur kot dhe që përfundoi në ngritje armësh.
Znj, Horanlliu si nisi konflikti mes djemve tuaj dhe palës tjetër?
Nuk e di, pasi ne jemi gjithë kohës këtu dhe s`kemi patur asnjë lloj problemi me ta. Besoj, as ata me ne, pasi dy djemtë e mi punojnë gjithë kohës në supermarket dhe kanë marrëdhënie të mira me të gjithë. Unë s`jam dhe aq mirë me shëndetin dhe iki më herët se djemtë në shtëpi, pasi kam edhe burrin të sëmurë prej shumë vitesh. Unë shkova në shtëpi, ndërsa djali iku të merrte ilaçet për të atin. Lamë Aldin në dyqan. Sapo kam hyrë në shtëpi kam dëgjuar breshëri armësh. Djali me makinë mundi të largohej, ndërsa vijuan plumbat të binin mbi supermarket. Im bir i mbetur nën mëshirën e fatit nxori armën për t`i trembur dhe qëlloi mbi ta, por jo për të vrarë ndokënd.
Po në të vërtetë janë dy veta të plagosur?
Jo, dhe falënderoj zotin që shpëtuam pa pësuar ndonjë gjëmë të madhe. Njëri është i dëmtuar nga ciflat e xhamave, pasi po e shikoni se çfarë ka ndodhur, ndërsa tjetri, ka ardhur i plagosur pasi kam dhënë unë deklarimet në policinë e Tiranës.
Ç`u bë me djemtë e tu?
Njëri u dorëzua, ndërsa për tjetrin nuk e di se ku është. Aldi qëlloi se duhej të vetëmbrohej, po s`ka asnjë lloj problemi për atë që ka bërë, po duhej të vetëmbrohej se u tremb se do ta vrisnin. Ndërsa Kristo nuk ka patur armë dhe nuk ka qëlluar mbi askënd.
Po dihet shkaku i këtij sherri mes djemve të tu dhe fqinjëve?
Më sa mësova më vonë, pasi këto janë muhabete meshkujsh, një djalë nga autorët ngacmonte një mbesën tonë dhe si përfundim djemtë tanë nuk deshën. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Pastaj ky u inatos. Pinë e pinë në klub dhe më pas erdhën e qëlluan me breshëri kallashnikovi. Vajza është 28 vjeç, ky është 25 dhe kjo s`ka fare lezet të ndodhë mes nesh. Nejse se është problemi i tyre, por çuditem se si policia nuk ia ka përmendur emrin fare. Ai është shok me dy personat që hynë në konflikt dhe quhet Adrian Myrtaj. Por unë besoj se policia do të mund të zgjidhë si duhet këtë çështje, ndërsa unë bashkë me tim vëlla dhe me njerëzit e mi do bëjmë përpjekje të ulemi e të flasim me ta dhe familjet e tyre. Ne jetojmë me shumë vështirësi dhe s`duam të kemi konflikte me askënd.
Krijoni Kontakt