Close
Faqja 30 prej 50 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 499
  1. #291
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Qyteti i Shkodrës është tronditur të dielën në mbrëmje nga një shpërthim eksplozivi.

    Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne lagjen Sarreq rreth mesnates dhe lenda plasese eshte vendosur ne nje automjet tip Audi prone e shtetasit me iniciale S.Q, i cili kishte parkuar automjetin prane shtepise.

    Shperthimi ka qene i fuqishem dhe eshte degjuar ne gjithe qytetit, policia ka nisur hetimet per ngjarjen.
    Dyshohet se ngjarja te kete motive hakmarrje per ndonje konflikt te mundshem. Brenda nje muaji ne Shkoder jane shenuar dy raste te vendosjes se eksplozivit ne banesa dhe prona ne shenje hakmarrje

  2. #292
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Ndryshuar për herë të fundit nga goldian : 24-07-2012 më 04:44
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #293
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Ngushellime familjeve dibra e belinova per hallin qe i ka gjet
    e tmerrshme shume e individi leviz i dehur e pa patente
    nuk e di po ky *** shtetit me ata polica barkmedhenj duhet te marrin masa se po vdesin njerezit pa i pas hak as hile kuj
    gjithfare pederit hyp ne makine e shet pordh
    republika e bananeve
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #294
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    kur shikon lajmet ketu as deshrion te vizitosh shqiperin
    Partizoni

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e sadmadman
    Anëtarësuar
    13-06-2009
    Postime
    51

    Pushime Ne Shqiperi:jo Faleminderit!!!!!!!!!!!!!!???????????

    Aktualitet
    2 të vdekur dhe 2 të plagosur, bilanci i tragjedisë në Kavajë, policia: Ja detajet
    25 July 2012 14:19
    Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë në Kavajë. Policia e kryeqytetit ka dhenë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në zonën e “Malit të Robit” në Kavajë. "Në afërsi të “Malit të Robit” në Golem të Kavajës ka ndodhur një ngjarje e rëndë me armë zjarri ku për pasojë kanë gjetur vdekjen Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari respektivisht të moshave 49 dhe 50 vjeç si dhe janë plagosur Erjon Shehu dhe nëna e tij Beglie Shehu.

    Në vendngjarje shkuan menjëherë, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, Ekspert Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat. Nga kronologjia dhe hetimet paraprake të ngjarjes, rezulton se fillimisht konflikti ka nisur ndërmjet shtetasve Durim Pashallari, roje i objektit ku ndodhi ngjarja, objekt i cili është në pronësi të shtetasit Ardian Traga, dhe Sulejman Shehut, punonjës i një Shoqërie të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike në Tiranë.

    Në këtë konflikt janë përfshirë edhe Erjon dhe Begle Shehu, kjo e fundit bashkëshortja e Sulejman Shehut, si dhe vëllezërit Ardian, Emiljano dhe Erjon Traga, si dhe dy djemtë e Sulejman Shehut, aktualisht të ndaluar nga Policia”, ka bërë me dije polica, ndërsa ka sqaruar se paraprakisht dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të pronësis dhe se është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, shtetasi Ardian Traga.

  6. #296
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Pronat jane bomba me sahat e Shqiperise...

    25 Korrik 2012 - 14:00 | Shqiperi


    Pronat, konflikt me armë në plazh, vriten 2 persona, plagosen nënë e bir



    KAVAJË- Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i ngjarjes së rëndë me motiv një konflikt të vjetër pronësie të nisur 5 vite të ndodhur mesditën e sotme në zonën e ‘Malit te Robit’, në Kavajë.

    Si pasojë e konfliktit me armë zjarri ka mbetur i vdekur Sulejman Shehu 53-vjec dhe Durim Pashallari, ndërkohë që janë plagosur nënë e bir, Erjon dhe Beglije Shehu, 53-vjec. (Mësohet se shtetasi Suljeman Shehu i cili ka mbetur i vdekur, është babai i Erjonit dhe bashkëshorti i Beglies).

    Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme pranë një moli në ndërtim e sipër në zonën e 'Malit të Robit’, pranë një fshati turistik, duke shkaktuar panik tek pushuesit, ndërkohë një autoambulancë e nisur drejt spitalit të Durrësit ka transportuar personat e plagosur. Bluzat e bardha bënë me dije se shtetasi Erjon Shehu ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që nëna e tij në gjendje më të mirë.

    Policia ka ndaluar pak minuta më vonë autorin e vrasjes dhe plagosjes së dyfishtë, shtetasin Ardian Traka. Grupi hetimor i ngritur menjëherë ka nisur punën për marrjen në pyetje të pushuesve, ndërkohë që do merret në pyetje edhe autori.

    Hetimet
    Nga hetimet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një konflikt të hershëm për një platformë, e cila po ndërtohet shumë pranë molit ku ka ndodhur vrasja dhe plagosje e dyfishtë. Policia bën me dije se Adrian Tragaj dhe Sulejman Shehu ndodhen në konflikt për pronën prej 5 vitesh. për 1.5 ha tokë në bregdet, në pjesën ku ndodhi edhe krimi i rëndë mesditën e sotme.

    Inspektorë, prokurorë dhe forca të shumta kanë mbërritur në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe të shumta, pasi dyshohet për persona të tjerë të përfshirë ne konflikt.

    Dëshmitarët: Autori mori armën në banesë pasi u dhunua
    Dëshmitarë nga vendngjarja kenë bërë të ditur për News24, se konflikti midis 4 shtetasve ka nisur në orët e para të mëngjesit.

    Dëshmitarët bëjnë me dije se 3 anëtarët e familjes Shehu kanë dhunuar autorin, i cili në nxehje e sipër ka shkuar në shtëpi duke u larguar me armën me të cilën kreu krimin.

    Njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen në Kavajë
    Ditën e sotme në afërsi të Malit të Robit në Golem Kavajë ka ndodhur një ngjarje e rëndë me armë zjarri ku për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari respektivisht të moshave 49 dhe 50 vjec si dhe janë plagosur shtetasi Erjon Shehu dhe nëna e tij Beglie Shehu.

    Në vendngjarje shkuan menjëherë, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, Ekspert Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.

    Nga kronologjia dhe hetimet paraprake të ngjarjes, rezulton se fillimisht konflikti ka nisur ndërmjet shtetasve Durim Pashallari, roje i objektit ku ndodhi ngjarja (objekt i cili është në pronësi të shtetasit Ardian Traga) dhe Sulejman Shehu, punonjës i një Shoqërie të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike në Tiranë.

    Ndërkohë në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Erjon dhe Begle Shehu (kjo e fundit bashkëshortja e Sulejman Shehut), vëllezërit Ardian, Emiljano dhe Erjon Traga, si dhe dy djemtë e Sulejman Shehut, aktualisht te ndaluar nga Policia. Konflikti ka përfunduar me të shtëna armësh dhe me pasoja sa sipër.

    Për hetimin e kësaj ngjarje, aktualisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po kryen procedurat e marrjes në pyetje e veprimeve të tjera hetimore dhe proceduriale, ku paraprakisht dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të pronësisë.
    Aktualisht është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, shtetasi Ardian Traga.
    Lidhur me zhvillimet e mëtejshme hetimore të kësaj ngjarje të rëndë do t’ju informojmë në kohë.

    (e.m/BalkanWeb)

  7. #297
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    SHEKULLI ONLINE
    Masakra e “Malit të Robit” zbardhet 12 orë pas vrasjes
    Published on Friday, 27 July 2012 09:43


    Nikoleta Kovaçi

    E vërteta e masakrës së “Malit të Robit”, në të cilën u vranë dy persona dhe u plagosen tre të tjerë, është mësuar 12 orë pas ngjarjes. Ekspertëve të hetimit të krimit u janë dashur dy dëshmi që të mbërrijnë në detajimin e skenës kriminale. Ndërkohë, njërën prej tyre, rrëfimin e të birit të Sulejman Shehut, policia kishte mundur ta merrte, ndërsa tjetra nuk kishte ardhur për orë me radhë.

    Vetëm kur shoku i piktorit Tragaj, të dyshuarit si autor i krimit, ka marrë informacionin se është i shpallur në kërkim nga policia si i implikuar në ngjarje, ka vendosur të dorëzohet. G.Sh është vënë në dispozicion të policisë bashkë me gjithçka që ai dinte në lidhje me sherrin e dy ditëve më parë që më pas solli edhe krimin e rëndë në zonën e Golemit. Rrëfimi i burrit, që është mik i Ardian Tragajt, ka bindur policinë në nisjen e rindërtimit të skenës së vrasjes së dyfishtë dhe të plagosjes së trefishtë, që sipas burimeve nga grupi i hetimit, rezulton të jetë thuajse tërësisht i ngjashëm me dëshminë e parë të dokumentuar. Miku i të dyshuarit është lënë i lirë, ndërsa Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Kavajës dhe Durrësit kanë fiksuar detajet e krimit makabër.

    Dëshmitë

    Djali i Sulejman Shehut është personi i parë që ka hedhur dritë mbi momentin kur iu masakrua familja e tij dhe u vra edhe roja i resortit, i cili ishte i njohur i të dy palëve. Policia duket se e ka marrë me rezerva dëshminë e të mbijetuarit të atij krimi, derisa orëve të mesnatës ka mbërritur shoku i palës tjetër, i pranishëm në ngjarje. Madje, dëshmia e dytë ka ardhur pikërisht nga njeriu që largoi nga vendi i krimit autorin e vrasjes. Miku i tij ka sqaruar edhe arsyen e largimit pa pritur ardhjen e policisë. Policia bën me dije se personi që ishte shpallur në kërkim, ka shpjeguar se është larguar nga aty pikërisht për t’i dhënë ndihmën e parë mikut të tij, Ardianit. Ky i fundit nuk ka pranuar të shkojë në spital të marrë mjekim, derisa ka vendosur të dorëzohet në polici, më pas G.Sh ka lëvizur i qetë, pa qenë në dijeni të të qenurit i kërkuar.

    Versioni përfundimtar

    Referuar dëshmisë së njëjtë të dy personave më të afërt me palët, policia është rikthyer në vendngjarje dhe ka rindërtuar skemën e krimit. Autorësia e masakrës tashmë është faktuar, paçka se ende nuk ka dalë para gjykatës. Tashmë është fiksuar fakti se sherri ka nisur me një konfrontim fizik mes viktimës, Sulejman Shehut dhe Tragajt. Mes tyre, për të shuar konfrontimin ka hyrë roja, Durim Pashallari, ndërsa pranë konfliktit kanë qenë edhe familja e Sulejmanit. Pas goditjeve, Sulejmani mësohet se ka nxjerrë armën tip pistoletë TT, të cilën e mbante me leje, por ka qenë ndërhyrja e viktimës tjetër, Pashallarit që miqësisht nuk e ka lejuar ta shkrepë. Atëherë Ardiani është largua me të shpejtë nga aty dhe ka marrë në automjetin e tij armën automatike dhe është nisur në drejtim të çadrave, aty ku ndodheshin Sulejmani dhe Durimi, të cilët mësohet se kanë qenë të zënë përkrahu me njëri-tjetrin. Sulejmani ka parë agresorin tek afrohej me armë dhe ka qëlluar dy herë me pistoletë, por në një distancë të largët dhe me mjaft kujdes për të mos vrarë ndonjë pushues, pasi mes tij dhe autorit të masakrës gjendeshin edhe katër rreshta të tjerë shezlongjesh. Dy plumbat e kanë zënë Ardianin në këmbë, ndërkohë që nuk është ndaluar, po ka qëlluar me breshëri mbi Sulejmanin duke e lënë të vdekur në vend bashkë me të njohurin e tyre të përbashkët, i cili ishte i punësuar si roje në resort. Por, Ardiani nuk është mjaftuar me vrasjen e dy personave. Piktori, në mënyrë tragjike, e ngjyrosi atë skenë me të kuqe dhe plumba që mbillte automatiku. Pasi ka vendosur krehrin tjetër ka nisur të qëllojë mbi familjen e Sulejmanit. Njeri prej djemve ka mundur të largohet, ndërsa nënë e bir, Beglije dhe Erjon Shehu kanë marrë plagë të rënda. Ardiani është larguar me makinën e tij bashkë me G.Sh, ndërsa akti makabër ka tronditur mbarë vendin.

    Graniti lë qelinë, i jep lamtumirën të atit…

    I mbijetuari pa marrë asnjë plagë në masakrën ku u vranë dy persona dhe u plagosën tre të tjerë, Granit Shehu, mësohet se ka lënë ambientet e policisë për t’iu bashkuar njerëzve të tij. Ditën e djeshme, rreth orës 11, 00 i është dhënë lamtumira Sulejman Shehut, i cili u vra barabarisht nga Ardian Tragaj në sy të familjes së tij. Ceremonisë mortore i është bashkuar edhe djali, ndërsa nuk kanë mundur dot t`i japin lamtumirën bashkëshortja e tij, Beglia dhe i biri Erjoni, të cilët vijojnë të jenë të shtruar në spitalin e Durrësit, ku djali vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja sipas të dhënave është të paktën jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, mësohet se autori i masakrës së Golemit ka refuzuar të flasë për policinë. Sot pritet që gjykata të vlerësoj masën e sigurisë ndaj tij.

  8. #298
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Xhungel hesapi
    asht vetem fillimi te tjera telenovela na presin
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #299
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Me duket se vapa i ka kapur keq ca ne Shqiperi:



    28 Korrik 2012 - 13:55 | Shqiperi

    Fier, fqinji qëllon me armë çiftin, burri vdes, plagoset gruaja



    FIER- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot rreth orës 13:30 në lagjen ‘Apolonia’ të qytetit të Fierit.

    Një çift bashkëshortës janë qëlluar me breshëri arme nga fqinji i tyre, ndërkohë që plumbat nuk i kanë kursyer jetën njërit prej bashkëshortëve, Nasi Mema.

    Sipas dëshmitarëve, viktima i cili ishte administratori i pallati ka nisur të debatojnë me një prej banorëve të pallatit, për t’i kërkuar paratë e shërbimit të ashensorit dhe në debat e sipër fqinji ka marrë automatikun dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëshortëve.

    Nasi Mema ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa gruaja e tij Anxjelina Mema mbeti e plagosur rëndë nga sulmi i papritur. Ajo ndodhet e shtruar në spitalin e qytetetit, në gjendje kritike për jetën

    Forcat e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje deklarojnë se autori i dyshuar është shtetasi Orjon Toro, 30 vjeç, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

    Dëshmitarët deklarojnë gjithashtu se autori i ngjarjes, pas krimit është larguar me shpejtësi, në shoqërinë e një personi tjetër. Policia po punon gjithashtu, për kapjen e tij.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "në konflikt për pronën prej 5 vitesh. për 1.5 ha tokë në bregdet"...

    thot gazeta..

    pra na dalin ca pronare bregdeti..

    a thua e ka pjelle gjyshja e tyre detin e stergjyshja bregun..
    ne fakt si deti si bregu jan krijesa miliona vjecare te memes natyre..

    le ti gezojne "pronat" me plumba bithve keta grabitqare..

Faqja 30 prej 50 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •