Close
Faqja 41 prej 50 FillimFillim ... 313940414243 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 499
  1. #401
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Gjakmarrja, plumba ndaj 2 vëllezërve në Shkodër
    23/08/2012


    Vrasjet për gjakmarrje rikthehen sërish. Në fshatin Bardhaj të rrethit të Shkodrës, ka mbetur i vrarë një 20-vjeçar si dhe është plagosur vëllai i tij.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të enjtes. Dy vëllezërit, Gjin dhe Xhevahir Guri janë qëlluar në oborrin e shtëpisë nga komshiu i tyre.

    Si pasojë e plumbave të marra, gjeti vdekjen e menjëhereshme 20-vjeçari Gjin Guri ndërsa u plagos vëllai i tij, Xhevahir Guri.

    Sapo ka marrë lajmin, policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet e para. Nga këto hetime rezulton se krimi i rëndë ka në prapaskenë të tij gjakmarrjen. Sipas uniformave blu autori i vrasjes, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, njëkohësisht komshi me viktimat, ka qëlluar ndaj dy vëllezërve për të marrë gjakun e një vrasjeje të 5 viteve më parë me autorësi të xhaxhait të dy viktimave, vrasje që në atë kohë u cilësua për motive të dobëta.


    top-channel

  2. #402
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    23 Gusht 2012 - 22:40 | Shqiperi

    Shkodër, vrasje për gjakmarrje, në Tiranë vritet pronari i marketit


    TIRANE-Dy vrasje shënohen në vend në harkun kohor prej 2 orësh. Në Shkodër një ri u qëllua për vdekje rreth orës 20:00 në emër të gjakmarrjes kurse në Tiranë rreth ores 22:30 minuta ekzekutohet një pronar marketi.

    Vrasja në Tiranë
    Pas 2 orë nga krimi në Shkodër vihet në alarm policia e kryeqytetit. Efektivët sinjalizohen rreth ores 22:00 se, ne Yzberisht është vrarë shtetasi Petrit Kurti, 52 vjec. Viktima, pronar i një marketi në Yzberisht është qëlluar me 2 plumba në kokë nga një person i maskuar brenda ambienteve te marketit. 52-vjecari humbi jetën në Spitalin Ushtarak.
    Policia në vendgjarje sekuestroi pamjet filmike te marketit dhe vërejti se Kurti është përleshur më nje person të maskuar.

    Pistat kryesore ku po hetohet është ajo e grabitjes por nuk përjashtohet dhe pista e një konflikti të mundshëm pronësie që 52-vjecari mund të ketë patur.

    Vrasja në Shkodër
    Një i ri është qëlluar me armë zjarri për vdekje sot rreth ores 20:00 minuta në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Policia beri te ditur se krimi ka patur motiv gjakmarrjen si dhe ve ne pranga nje person te dyshuar si autor te krimit.

    Viktima e radhes e fenomenit te gjakmarrjes ka qene shtetasi, Gjin Guri 20 vjeç nga fshati Bardhaj.

    Paraprakisht u mësua se i riu është qëlluar me armë zjarri shume prane baneses nga një person që me pas perfitoi nga errësira dhe u largua në drejtim të paditur. Policia ben me dije se 'Gjin Guri po kthehej ne shtëpi se bashku me vellain e ti, Xhevahir Gurij kur autori i ka dalë ne prite dhe ka qelluar ne drejtim te te riut'.
    Ka qenë vetë vëllai i viktimës që njoftoi policinë për ngjarjen.

    Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e vrasjes. Ne pyetje u moren dhe familjare te te riut. Rreth 1 ore pas vrasjes policia ka arrestuar një të dyshuar si autor te krimit, por nuk bën të ditur identitetin e tij. I arrestuari eshte fqinj me viktimen. Sipas efektiveve, i riu dyshohet se eshte vrare per gjakmarrje. Zbulohet se xhaxhai i viktimes ka kryer nje vrasje per motive te dobeta para 5 vitesh.
    Policia po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes.

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #403
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Si nuk i kap ky shtet keto palaco e me i var per bolesh
    ca ban ky ministri i rendit
    Ky shtet merret me shitje tokash Greqise e ndarjet e lekeve qe kane marre nga Greket.

  4. #404
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vrasje në Fier
    21/08/2012 23:35



    Rreth orës 19:00, në një lokal në lagjen “Liria” në Fier, u ekzekuta me pesë plumba pistolete 45-vjeçari Lulzim Heqimaj, banor i kësaj lagjeje.

    Policia dyshon se shkak i vrasjes së tij mund të jetë hakmarrja.

    Heqimaj u qëllua pesë herë, ndërsa autoritetet morën në pyetje dëshmitarët pamorë për të zbardhur ngjarjen, por deri tani nuk ka ende asnjë të dyshuar.

  5. #405
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Si u katandisem keshtu thote im Ate, tek sheh lajmet e cdo dite!

  6. #406
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Arrow .......

    Nazimja: Ja e vërteta, kur e qëllova Fiqiriun
    22.08.2012

    http://www.gjuhashqipe.com/lajmetari...3&ref=buletini

    Nuk e vrava Fiqiriun se më përdhunonte, e vrava se më ndau nga i fejuari. Tani në gusht unë do isha martuar, kisha bërë gati edhe pajën”, thotë pa i lëvizur asnjë muskul fytyre Nazimja, vajza që po gjykohet për vrasjen e 45-vjeçarit Fiqiri Muça. Edhe pse kanë kaluar 10 ditë, vajza ende pa mbushur të 18tat, thotë se nuk është penduar, duke preferuar më mirë burgun se sa atë jetë që bënte në shtëpi.

    E takojmë në burgun 313. Nuk tërhiqet kur na sheh në derën e dhomës së takimeve dhe kur merr vesh qëllimin e vizitës tonë. Nazimja është vajzë trupvogël, por muskuloze, simpatike akoma më shumë kur qesh dhe, paksa e rritur para kohe nga qëndrimi i pandryshueshëm. Ajo di se çfarë është interneti, por nuk di kush është presidenti i vendit. Thotë se di të mbajë një kallashnikov në dorë, por nuk di efektet e helmit…

    NGJARJA

    Më datë 13 gusht Fiqiri Muça me mjetin e shtetasit Myrvet Bardhi është nisur nga qyteti i Durrësit, për të përfunduar pranë banesës së gjyshes së Nazime Vishës. Sipas policisë Nazimja e ka pritur me të shtëna kallashi 45 vjeçarin të cilin e akuzon se e ka përdhunuar dhe donte ta trafikonte. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, u gjetën 29 gëzhoja.

    DEKLARATA E TË FEJUARIT

    Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për gazetën “Panorama”, ish-i fejuari i Nazime Vishës, Saimir Fiolla është shprehur se nuk ka dëshirë të flas më për Nazimen, pasi janë ndarë prej dy muaj.

    “Secili ka jetën e vet, nuk dua ta komentoj atë çfarë ka bërë. Do ta kisha komentuartë kisha qenë akoma me Nazimen.” – u shpreh ai. I pyetur për arsyet e ndarjes, i riu është shprehur se ajo iku dy javë nga shtëpia dhe ndërpreu komunikimin me mua në telefon. “Iku nga shtëpia, apo e rrëmbyen? Në fakt, Nazimja më ka thënë se e kanë rrëmbyer dhe më tha emrin e Fiqiri Muçës. E besuat, apo e besoni aktualisht? Nuk di ç’të them. Në atë kohë kur ndodhi ngjarja, në maj, ne u rilidhëm me telefon dhe ajo u betua që e kishin rrëmbyerka deklaruar Saimir Fiolla.
    Dhuro shumë...e prit pak!

  7. #407
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Arrow ......

    Fiqiriu-Nazimes: Do të vras ditën e dasmës
    23.08.2012 | 10:07

    http://www.gjuhashqipe.com/lajmetari...5&ref=buletini

    Myrvet Bardhi është pyetur në lidhje me bisedat telefonike që ka dëgjuar se po bënte klienti i tij përgjatë rrugës, nga Sukthi në Krrabë, biseda që për 26-vjeçarin nga Dibra, janë zhvilluar pikërisht me autoren e ekzekutimit. Gjithashtu, ditën e djeshme prokuroria ka sekuestruar edhe një aparat celular të xhaxhait të Nazimes, në kartën e të cilit ekzstojnë disa biseda të Fiqiriut me Nazimen, të regjistruara prej tij. Bisedat janë zhvilluar kur vajza qëndronte në shtëpinë e gjyshit, kur Nazimen e kishin braktisur të gjithë.

    Në fakt dialogët e incizuar janë më tepër kërcënime të bëra ndaj vajzës nga Fiqiriu se sa biseda normale.Në një bisedë telefonike që realizuam me Besnik Vishën, personi i cili duket se është krejtësisht i vetëm në përkujdesjen për mbesën e tij, mësohet edhe arsyeja pse djali i vogël i çiftit Dalip dhe Drita Visha, kreu ato regjistrime. Ai shpjegon ndër të tjera, edhe pretendimet e familjes së viktimës, që shumë prej tyre na thotë se kanë dalë pas vrasjes. Në të kundërt, në momentin e rrëmbimit të vajzës, familja e madhe e Fiqiri Muçës ka mbajtur një qëndrim të rreptë mbi aktin e pamoralshëm të tij. Besniku shpjegon edhe gjithë peripecitë që ka kaluar me Nazimen, që në momentin që nëna e tij e solli në shtëpi e deri tani, kur për ditë-netët e burgut të saj kujdeset vetëm ai.

    Z. Visha, ju e keni takuar Nazimen, si është?

    Mu duk jo mirë nga ana emocionale. Flas për takimin që pata me të para tri ditësh. Pastaj, edhe unë nuk është se e mbaj veten kur përballem me të. Nuk e di nëse mund ta kuptoni se çdo të thotë të kesh një njeri në burg? Di të them se edhe burrë të jesh dhe është e vështirë të ia kthesh shpinën, imagjino ajo që është vetëm 18 vjeç dhe i ngrys ditët në atë vend. Mundohem t`i jap kurajo por, hmmm, jam edhe për vetë për kurajë.

    Dukeni se e keni marrë përsipër t`i qëndroni në krah mbesës tuaj. Eshtë një vendim befasues mbase për një përqindje të madhe të njerëzve?

    Po. Kam vendosur. Gjëja më e lehtë është ta braktisësh një njeri. Aq më tepër një femër, një femër në atë moshë dhe pas gjithçkaje që ka ndodhur. Ato çfarë ka kaluar ajo është shumë e vështirë t`i përballojë kush, ndërsa mendoni pak një fëmijë i dhunuar që në moshë të vogël dhe që një ditë të bukur mbetet në mes të katër rrugëve se një mik shtëpiew dhe një njeri me të cilin ke ndërruar bukën të pret në besë dhe të shkatërron jetën. Ai (në asnjë moment në bisedë Besnik Visha nuk ia përmendi emrin Fiqiriut) nuk është se shkatërroi vetëm jetën e Nazimes, por shkatërroi jetën e të gjithëve në familje. Edhe pas rrëmbimit, gjërat nuk shkuan aq keq për Nazimen. Flas për çështjen e fejesës, por ai na e shkatërroi atë miqësi, e shkatërroi se nuk ishte si miqësia me të.

    Z. Visha, jeni thirrur të dëshmoni në lidhje me çështjen e Nazimes?

    Kam dëshmuar atë ditë në polici, pasi siç e dini natën e vrasjes nuk isha në shtëpi. Mbase ai ka ruajtur edhe rastin, ose ka qenë rastësi, por kam informacione të shumta se ka lëvizur shumë shpesh një makinë e panjohur në zonë në orët e vona. Sot(dje) isha në prokurori dhe depozitova pak prova që kisha në lidhje me kërcënimet e tij.

    Ku i kishit provat? Çfarë provash janë?

    Biseda të inçizuara. Ai telefononte herë pas here, herë me numër e herë privat (i padukshëm) në telefonat e mi dhe të prindërve të mi. Doja të mblidhjaprova, sepse na kërcënonte se do të na vriste. Pastaj nisi të më bënte edhe shantazh duke më deklaruar se kam foto dhe sms të Nazimes. Por ky fakt nuk më shqetësonte, në momentin që kisha time mbesë në shtëpi. Vetëm ky fakt kishte rëndësi për mua; të ishte ajo pranë nesh, gjithçka tjetër do të dija si ta zgjidhja.

    Pse i incizove bisedat, kishe frikë?

    Jo. Doja të kisha prova për një denoncim publik të tij. Pasi vajza iku nga komisariati nr 4, atje ku sipas policisë ka deklaruar me vullnetin e saj se është larguar me dëshirë me të, iu kërkova prindërve të mi të kryejnë një denoncim edhe në prokurori. Nazimja më tregoi shumë gjëra që ditën e parë dhe e besova. Mirëpo prokuroria nuk ua mori denoncimin nënës dhe vëllait tim. Atëherë më duhej një provë. Vajza ishte e fejuar dhe ai donte t’i shkatërronte fejesën.

    Cili është fakti që iu keni depozituar në Prokurori?

    Po. I tha në telefon se do ta vriste ditën e dasmës. Nuk është se i trembesha atij fakti, por e doja atë fejesë, pasi ata ishin familje shumë e mirë dhe unë vazhdoj të ruaj të njëjtën konsideratë për ta. Gjithsesi prokuroria tashmë ka thuajse të gjitha provat që ne kemi, për aq sa jemi kujtuar ne sepse të jem i sinqertë, ai çfarë nuk ka shpikur për kohën që Nazimja erdhi në shtëpinë time. E jo vetëm ai. Eshtë e turpshme të thuhet se çfarë ka bërë edhe i ati, më pas edhe të tjerët, të cilët para vrasjes thanë krejtësisht tjetër gjë.

    Keni ndonjë koment për dëshminë e taksistit, se Fiqiriu ka folur me Nazimen për gjatë gjithë rrugës. Madje ka fiksuar edhe kohën prej katër orësh?

    S`më shqetësojnë fare asnjë prej kundërprovave që paraqesin ata. Të paktën nga ana ime, jam aq i çliruar dhe i nderuar me time mbesë sa nuk e ke idenë. Jo për faktin që e vrau, se atë e ka vra zoti dhe buka e tim vëllai, por jam i sigurt se asnjë prej tyre nuk qëndrojnë. Edhe nëse Nazimja i ka dërguar SMS të siguroj, se e ka bërë vetëm nga presioni që i ka bërë. Ai mbante aparate celularësh dhe karta pa fund. Atë ia kisha zbuluar herët si ves të tij, por s`më shkonte kurrë mendja se ai mund të ishte aq i pafytyrë.
    Dhuro shumë...e prit pak!

  8. #408
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore shokëni..
    qo gazeta panorama si shum me hatër po e mban fiqon dhe shoket e fiqos..
    kurse vajzes po i ben terror cdo dite..

    nejse..


    ja ki lajmi..
    perdhunues e hajdut e denohet vetem 1 vit..bile dhe leje i japim..

    --

    Nëna e të arratisurit: S’duhet t’i jepnin leje, im bir e ka vendin në burg për ç’ka bërë












    Argumente Premte, Gusht 24th, 2012








    Leme Dervishi, nëna e Astrit Dervishit (djathtas), duke treguar për “Panorama” mëkatet e të birit, i arratisur nga Burgu 325





    Nëna e të arratisurit: Ta kapin, na ka futur në sherr me fshatin.

    “Ka vjedhur e ka përdhunuar, më ka rrahur edhe mua”

    Leme Dervishi: Im bir e ka vendin në burg, nuk duhej ta lejonin të dilte nga qelia.

    Leme Dervishi, nëna e 24-vjeçarit që theu lejen e burgut dy ditë më parë duke u arratisur, uron që djali i saj të arrestohet sa më shpejt. Sipas saj, Astrit Dervishi mund të bëjë gjithçka dhe mezi e ka pritur këtë leje që të arratisej. Për këtë arsye, ajo i bën thirrje Policisë që ta gjejë dhe ta arrestojë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Leme Dervishi tregon të gjitha “bëmat” e djalit të saj, ngjarje që ajo i quan poshtërsi dhe që i kanë kthyer kundër familjes së saj të gjithë banorët e fshatit. Nëna e Astrit Dervishit shprehet se ka kërkuar edhe vetë për të gjetur të birin dhe në rast se do e gjente, do ia dorëzonte vetë Policisë. Ajo orienton disi forcat e rendit, duke u shprehur se i biri mund të jetë strehuar te një vajzë në Kamzë, të cilën ai e kishte të dashur që para se të arrestohej.

    (Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

  9. #409
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e njihni kte banditin? denoncojeni..

    http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/i...45&IDFoto=8345

  10. #410
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e njihni kte banditin? denoncojeni..

    http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/i...45&IDFoto=8345
    Nuk besoj se do jet e veshtire me u gjet kush eshte nese dun me e kap
    gjynah per ate familje te humbesh njeriun ne ate menyre
    dhe e shoqja e vet do kete tmerrin para syve gjithe jeten
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 41 prej 50 FillimFillim ... 313940414243 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •