Kam kohe qe nuk shkruaj dhe as nuk debatoj me ne forum.
Kisha krijuar idene se duke mos e perjetuar Shqiperine live, por vetem permes lajmeve, nuk mund te kesh as mund te japesh nje mendim te pranueshem nga ata qe jetojne atje dhe perballen me problemet e dites.
Si e shohim ne qe jetojme jashte Shqiperine?
Nje mesnate te bukur korriku mberrita ne piken e kalimit kufitar Muriēan. Polici i sherbimit me uroi mireseardhjen dhe pasi kontrolloi dokumentat me tha se pasaporta eshte jashte perdorimi.
Sherbimi ishte i shpejte dhe shume korrekt!
Me uroi rrugetim te mbare!
Sapo dola ne rrugen Shkoder-Lezhe, gjeja e pare qe m'u kujtuan qene aksidentet. Rruga eshte e mire dhe ka nje sinjalistike te pranueshme, ndersa policia ishte dhe pas mesnate ne krye te detyres.
Pika me e dobet e saj, jane hyrje-daljet nga rruget e fshatrave anes rruges, qarkullimi i mjeteve bujqesore dhe papergjegjshmeria e nje pjese te shofereve.
Afrohesh prane kryqezimit me autostraden Milot-Morine, nje nyje krejtesisht e rrezikshme dhe pengese e trafikut.
Sapo merr kthesen majtas, menjehere nisin lokalet shume prane rruges, prane te cilave qendronin autobuze te Kosoves, qe kishin ndaluar dhe udhetaret po benin pazar!
Kalon kete pjese dhe nis udhetimin pergjate autostrades, e cila shndrin nga sinjalistika dhe nga qindra automjete qe e pershkonin ate deri ne hyrjen e Kukesit.
Edhe aty policia ishte e pranishme!
Te henen nisa aplikimin per pajisjen me pasaporte biometrike. Procedura rrjedh normal dhe pas 24 oreve marr nje sms se pasaporta ime ishte e gatshme per t'u terhequr!
As qe e kisha ēuar ndermend se pasaporta ime do te ishte e gatshme per 24 ore!
Po shoh qe te eshte dukur mire Shqiperia. Dude, you got to stop getting high.
Krijoni Kontakt