Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation Rama duhet të mbajë premtimin , mjaft me gënjeshtra !

    TVSH-ja mbi ushqimet ,energjinë dhe Ilaçet duhet të hiqet ose të zbresë në nivelet minimale prej jo më shumë se 5% . Ky qe dhe premtimi i Ramës por edhe propozimi i tijë kur ishte në Opozitë.


    Të shpenzosh 10.000 lekë në blerjen e produkteve ushqimore dhe ilaçeve e të paguash 2.000 lek tvsh është kulmi, sidomos për situatën ekonomike që ka vëndi ynë !! Qeveria duhet të rrisë TVSH-ën edhe në 40% për prdukte qefi siç janë Alkooli, Cigaret, Kozmetika, Bizhut etj , kështu do të kompensojë heqjen e TVSH-ës për produktet e nevojshme për masën.

    Kur do ta mbajë premtimin z. Rama ?! Kur të afrojnë zgjedhjet e tjera ?! Ah jo, atëhere do të jetë shumë vonë për të shpëtuar karrigen e tijë !!



    Rama kur ishte në OPOZITË :

    http://www.panorama.com.al/2011/10/2...-per-konsumin/

    http://www.panorama.com.al/2011/10/2...-ja-propozimi/


    Rama në QEVERI :

    http://mapo.al/2013/11/jo-ulje-e-tvs...epen-ne-ndore/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rama duhet të mbajë premtimin , mjaft me gënjeshtra !

    Cmimi i ushqimeve, ekspertët: TVSH më e lartë në Europë

    Rritja e pandalshme e cmimeve për produktet ushqimore ka ndezur debatin se si mund të administrohet kjo situatë, për të lehtësuar sadopak buxhetet e familjeve. Gjergj Filipi, i institutit ”Axhenda” thotë se qeveria i ka mundësitë për të zbutur rritjen e kostove të jetesës, të paktën për produktet ushqimore. ”Duke ulur Tatimin e Vleres se Shtuar për këto lloj produktesh, në mënyrë që cmimet e rritura në rang global dhe që zhvlerësimi i monedhës shqiptare, të mos kalojë i tëri në xhepat e qytetarëve, një pjesë e pergjegjesisë i takon ta mbaje qeveria”, tha Filipi.

    Për cdo produkt ushqimor 20 për qind e cmimit qe cdo qyetare paguan kur blen, i shkon shtetit si Tatim mbi Vleren e Shtuar . Me kete barre taksash per produktet baze te jeteses Shqipëria është thuajse një vend unik, kur gjithe te tjera e kane me te ulet.”Në të gjitha vendet e BE-se kane nivelet e diferencuara per produktet baze. Qeveritë i tatojnë ushqimet shumë më pak mallrat e ushqimit për shtetasit e tyre”, shpjegoi Filipi.

    Shqipëria që pretendon se është vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë e ka këtë taksë 4 herë më të lartë edhe sa sa ato vende që klasifikohen si shtetet me taksa të larta në Europë. ”Kjo TVSH-së për ushqimet duhet ripare ne menyre te menjehershme.Me u ripare TVSH-ja për ushqimet, kjo unë kam bindjen time se rënia e të ardhurave në buxhet nuk do të jetë përgjysmimi. Me përgjysmimin e TVSH-së ne ulim cmimet ne treg dhe pritet që të rritet konsumi i produkteve bujqësore në treg”, theksoi Filipi.

    Në vitin 2010 qeveria i mori qytetarëve 17.5 miliardë lekë Tatim mbi Vlerën e Shtuar vetëm nga importi i ushqimeve, 75 për qind më shumë se në vitin 2006. Barra e rënduar fiskale është një nga arsyet kryesore se pse Shqipëria sipas Eurostat është vendi me cmimet më të larta të ushqimeve në rajon edhe pse ka fuqi blerese te ulet. Në vitin 2010 cmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 70 për qind e mesatares së vendeve të BE, kur për Maqedoninë ky tregues 52 për qind, për Bullgarinë 67 për qind, dhe për Rumaninë dhe Serbinë respektivisht 65 dhe 69 për qind. Kete vit pati edhe shtrenjtim te medikamenteve, pikërisht per shkak te TVSH-se qe qeveria vendosi per to ne masen 10 perqind.

    top channel
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 30-06-2014 më 08:34
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama duhet të mbajë premtimin , mjaft me gënjeshtra !

    Wordless,

    Duhet qe te dali artikulli ne Topet e Kanalit qe ti ta besosh? Kur Albo te shkruante 1 vit me pare ne forum qe do te vuani e do t'iu rrjepi me taksa, ju ishit sypatrembur e triumfante me besim te patundur tek Qeveria e Rilindjes! Ju djeg kurrizi tani qe cmimet u rriten e rrogat ngelen ne vend numero e aktiviteti tregtar ne vend ka rene ndjeshem?

    Keshtu i do mushka drute, thone shqiptaret.

    Mire thone, problemi eshte se shqiptareve te sotem, ndryshe nga ata qe kane thene keto fjalet me mend me lart, u kane fluturuar bletet. Jane bere te gjithe rilindesa.

    Albo

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    CRO (30-06-2014)

  5. #4

    Për: Rama duhet të mbajë premtimin , mjaft me gënjeshtra !

    Eshte mne kollaj te besh premtime ne opozite se i ke pa pergjegjesi, dhe thua cfare te duash, por kur vjen ne qeveri pastaj e shikon qe nuk eshte aq kollaj.

    Eshte me verte 20% tvsh per gjithe ushqimet?

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Rama duhet të mbajë premtimin , mjaft me gënjeshtra !

    Nuk kemi pare gje akoma...
    Per te mbajtur militantet e administrates shteterore me buke, leket nga populli do t'i marri... duke rritur taksat...
    Me rritjen e taksave populli yne e zgjuar mendon se do te marri ne kembim ndonje sherbim si shendetesi, transport, apo pastrim rruge me te mira...
    Po asnje kacidhe nuk ka per te marre...
    Eshte i njohur fakti se burrokracia, futja e hundeve te shtetit ne ekonomi, duke nxjerr ligj pas ligji, vetem sa e inhibon zhvillimin ekonomik...
    Ne kete pikpamje, Rama jo vetem qe nuk ka vizon, por po zhben edhe reformat strukturore qe aq mire ishin bere nga Berisha, sidomos ne mandatin 2005-09...

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Rama duhet të mbajë premtimin , mjaft me gënjeshtra !

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Tani ky ka premtuar se do ta heqi për ushqimet, energjinë dhe ilaçet. Po e mbajti premtimin mirë, se i siguron edhe katër vjet, po nuk e mbajti çëfësht në opozitë. Populli nuk do premtime të rreme se i ka ardhur aty ku nuk mban më.

    Populli me se pari nuk duhet ta haje sapunin per djathe duke votuar nje njeri politik qe nuk ka nje profesion.
    Se dyti, nuk duhet te votonte per nje njeri politik qe nuk ka nje program, dhe qe e bazon fushaten tek "Fajin e ka Saliu"...
    Se treti, edhe sikur te mos i mbaj premtimet... dmth mashtrimet, fajin prap e ka Saliu!

  8. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rama duhet të mbajë premtimin , mjaft me gënjeshtra !

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Populli me se pari nuk duhet ta haje sapunin per djathe duke votuar nje njeri politik qe nuk ka nje profesion.
    Se dyti, nuk duhet te votonte per nje njeri politik qe nuk ka nje program, dhe qe e bazon fushaten tek "Fajin e ka Saliu"...
    Populli ishte aq i zhgënjyer sa që do t'ia jepte votën kujdo vetëm për të dërguar PëDën në opozitë !


    Se treti, edhe sikur te mos i mbaj premtimet... dmth mashtrimet, fajin prap e ka Saliu!
    Sipas teje kur dërzon Qeverinë nuk fajsohesh më për asgjë ?!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama duhet të mbajë premtimin , mjaft me gënjeshtra !

    Trashgimi e ka Rama 20% o Albo ! Tani ky ka premtuar se do ta heqi për ushqimet, energjinë dhe ilaçet. Po e mbajti premtimin mirë, se i siguron edhe katër vjet, po nuk e mbajti çëfësht në opozitë. Populli nuk do premtime të rreme se i ka ardhur aty ku nuk mban më. Nëse nuk do ta kishte premtuar do ishte ndryshe puna se nuk do t'i jepte kujt llogari, por tani që premtimi është bërë duhet mbajtur me doemos.
    Nuk eshte 20% or jo, pasi aq qe ne kohen kur Berisha ishte ne pushtet. Sot eshte me i larte se 20% pasi nga 1 janari, Rama rriti taksat e konsumit te gjere, kafene, naften, benzinen, alkoolin, tarifat neper dogana, dhe kjo do te coje ne rritjen e cmimeve me shume se 20%. Dhe jo vetem kaq, por Berisha vertet i mbante TVSH mbi mallrat e konsumit te gjere, por u jepte edhe pensionisteve e buxhetoreve nje rritje rroge cdo korrik qe te balanconte fuqine blerese te konsumatorit me rritjen e cmimeve. Sa ta rriti rrogen Rama ne korrik? Po gjyshit tend sa ia rriti pensionin qe te kompensoje sadopak cmimet e mallrave qe po rriten e shkojne ne stratosfere? Me te njejten rroge, blen me pak apo me shume mallra sec blije nga nje vit me pare?

    Sa te jane rritur cmimet e ushqimeve qe nga 1 janari e ketej? E prit sa do te te rriten akoma.

    Si tha Edi Rama ne fushate: "Ne nuk rrisim rrogat, ne ju premtojme qe nuk ka rritje cmimesh!" Dhe ti feto-feto vajte e votove per te pasi aq ta pret radakja. Asnje kryeminister ne bote nuk kontrollon dot cmimet ne nje treg te lire, por ti nuk e dije, tani e mesove duke e pesuar ne kurrizin tend dhe do te vleje si mesim gjithe jeten tende.

    Albo

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Rama duhet të mbajë premtimin , mjaft me gënjeshtra !

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Trashgimi e ka Rama 20% o Albo ! Tani ky ka premtuar se do ta heqi për ushqimet, energjinë dhe ilaçet. Po e mbajti premtimin mirë, se i siguron edhe katër vjet, po nuk e mbajti çëfësht në opozitë. Populli nuk do premtime të rreme se i ka ardhur aty ku nuk mban më. Nëse nuk do ta kishte premtuar do ishte ndryshe puna se nuk do t'i jepte kujt llogari, por tani që premtimi është bërë duhet mbajtur me doemos.
    Ore ja e cefeshtem dhe ket shalgjatin po puna esh se ke do veme pastaj atje ne krye mbi kal ? Salen a ...bashen a ...ilirin a...rucin aaa...
    apo vejm kreshnikun me mir se ai duket si burr shteti

  11. #10

    Për: Rama duhet të mbajë premtimin , mjaft me gënjeshtra !

    Populli nuk do premtime të rreme se i ka ardhur aty ku nuk mban më.
    Populli yne eshte mesuar. Edhe bar ha po parimet nuk i shkel. Mjafton te jete Edvini pa pune e madhe per varferi e taksa. Ja bejme kabull.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •