Close
Faqja 21 prej 35 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 345
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Ndoshta per ju perben problem eshte turk apo jo, eshte pakistanez apo jo.......
    Per mua problem perben menyra se si u zgjodh.....vete Nishani nuk duhej ta pranonte te ishte rezultat i nje pazari.
    Ndoshta per ty do ishte me e udhes qe vendi te shkonte ne zgjedhje te parakoheshme
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #202
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ndoshta per ty do ishte me e udhes qe vendi te shkonte ne zgjedhje te parakoheshme
    Dottore ........per mua do ishte e udhes te kisha nje president te te gjithe shqiptareve
    Te pakten sa per sy e faqe te zgjidhej nje qe te pranohej nga te gjithe.
    Dhe nese duhej qe vendi te shkonte ne zgjedhje te parakohshe le te shkonte ......ndoshta do na bente mire.

  3. #203
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Dottore ........per mua do ishte e udhes te kisha nje president te te gjithe shqiptareve
    Te pakten sa per sy e faqe te zgjidhej nje qe te pranohej nga te gjithe.
    Dhe nese duhej qe vendi te shkonte ne zgjedhje te parakohshe le te shkonte ......ndoshta do na bente mire.
    prenceedi pershnetje!

    E kam then edhe her tjeter, puna e dr. Berishes me opoziten esht si puna e: "çfare uji i ke dhen gomarit?"

    U be dr. Berisha si puna e asaj gjyshes qe i shkon me pjat nga pas nipçes t'vogel....

    ...............


    Bujar Nishani esht nder djemt me t'mir qe ka sot Shqipria.

    Duhet t'krenohemi me te.


    .
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #204
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ndoshta per ty do ishte me e udhes qe vendi te shkonte ne zgjedhje te parakoheshme

    Nuk i le Arvizu t'bejn zgjedhje t'parakohshme....

    Nuk do me pasha kallaballek....



    .
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #205
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    A ka ndonje deklarate ku Partia Socialiste flet keq per Nishanin. Une e njoh per burre te mire, ashtu po e njohin te gjithe..prandaj po me intereson se ne cilen pike mund te shahet ky person.

    Sa perket fizionomise, nuk me duket aspak si turk apo aziatik ne pergjithesi. Mustaqet ia japin nje pamje pak me orientale, por prap se prap antropologjikisht duket si shume Alpinid, ndoshta edhe pak Pontid...qe nuk jane karakteristika aziatike.

  6. #206
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    E di ndonjëri nga cila sëmundje ka vuajtur Bujar Nishani ? Kot për kuriozitet.

    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    A ka ndonje deklarate ku Partia Socialiste flet keq per Nishanin. Une e njoh per burre te mire, ashtu po e njohin te gjithe..prandaj po me intereson se ne cilen pike mund te shahet ky person.
    Para disa muajsh vetë Edi Rama deklaronte që Bujar Nishani ishte i vetmi nga PD-ja që mund të dëgjohej në parlament, kurse ditën e nesërme pasi zgjidhet president po Edi Rama del dhe thotë që Shqipëria u zgjua sot me një noter-partiak president.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  7. #207
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    ...............


    Bujar Nishani esht nder djemt me t'mir qe ka sot Shqipria.

    Duhet t'krenohemi me te.


    .
    Skender......nuk po shaj Bujarin si person , nese nuk e ke kuptuar.
    Po shaj menyren se si u zgjodh, dhe ndoshta do ishte ne nderin e Bujarit e te dilte haptazi te deklaronte se nuk pranoj te jem president me kete menyre zgjedhjeje.
    Ky eshte mendimi im.

  8. #208
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Agjensia e Lajmeve SOT - Komente dhe Analiza
    “Presidenti”, humbi Shqipëria, fitoi Nishani

    Nga Noel HAJDINI

    Sikurse e kam theksuar edhe në një shkrim të mëparshëm, për zgjedhjen e presidentit të Republikës, ndodhi pikërisht ajo që pritej: Mazhoranca do ta zgjidhte atë jashtë konsensusit, jashtë logjikës integruese, jashtë interesave legjitime të popullit, dhe brenda interesit meskin të numrave “sipas Kushtetutës”, brenda mendimit bajraktar se “edhe kjo pjesë e tortës së pushtetit më takon mua”, pavarësisht se çfarë dëshiron në fakt populli e Shqipëria.

    Teksa hedh këto rradhë, kam parandjenjën e pagabuar se qysh në mëngjse nesër, kur do të publikohet në shtyp ky opinion, dikush do të nxitojë e do më thotë: “E po mos fol kot, se gjithçka u bë sipas Kushtetutës, ti e pe vetë…”. Po, po, ajo që ngjau, ashtu ishte vërtetë, s’e luan as topi. Por për çfarë Kushtetute flasim? Për atë dokument, që në fakt duhet të jetë substrati i mendjeve të elitës së këtij kombi, apo një përmbledhje aktesh ligjore, që aty-këtu ngjajnë më shumë me ca nene të rëndomtë, si mbledhje-zbritjet prej një llogaritari kooperative, mjaft që t’u rrijnë besnikë interesave partiake të dy forcave të mëdha politike? Për “Presidentin e Republikës”, Kushtetuta ka kohë që ka dalë jashtë loje. Presidenti domosdoshmërisht duhet të zgjidhet përmes referendumit popullor.

    Nëse do të jemi të kujdesshëm për t’ju referuar intuitës historike të këtij vendi, Presidenti i Republikës është konsideruar gjithmonë si “burri i vetëm i shtetit”, për nga pesha dhe rëndësia. Se sa i ndjeshëm dhe i mençur është sovrani-popull, mjafton të kujtojmë vitin 1996. Atëhere “ra Kushtetuta”, pikërisht sepse Berisha, vetë-hartuesi e vetë-bekuesi i saj, i kishte dhënë vetes kompetenca shumë e shumë më tepër nga sa i takonin. Nuk ka tregues më të saktë se sa ky, për të vërtetuar se si vetë populli gjykon për t’ja dhënë votën të parit të shtetit… Tani telebingoja presidenciale e qershorit 2012 ka mbaruar. Dita e zgjedhjes së Presidentit të Republikës ishte një ditë nga më të turpshmet në historinë e Shqipërisë. Ishte një ditë, ku në vend që të luhej për fatet e vendit, u luajt për xhepat e kumarxhinjve të pushtetit.

    Të gjithë e pamë se si shpërtheu orgazma pushtetore, kur numëruesi i votave shqiptoi dy rrokëshin e 71-të “zoti Bujar Nishani, pro”. Në fakt Nishani ishte konkurrues i vetëm(!). Nishani konkurronte kështu vetëm me veten e tij. “Konkurronte” brenda familjes së tij berishiane. Mirë kjo, por ç’farë ishte vallë gjithë ajo frikë? Përse vallë vatha e Berishës duhej të ndjehej e trembur? Arsyet dihen. Regjimi sundon përmes dorës së fortë. Zgjedhjet e parakohshme, (sipas shumë syresh që i paramendonin ato në sallë) do të ishin një telash i madh, jo aq për vendin, se sa për mandatet që mund të humbisnin. E si mund të prishej vallë gjithë ajo rehati parlamentari, gjithë ajo rrogë një milionë e ca? Deputetllëku është gjë e madhe.

    Nga gjithë ajo “gjindje” e atyshme me emrin “mazhorancë”, pakkush në fakt ka menduar vërtetë për “hallet e vendit në zgjedhjet e parakohshme”. Jo. Më rezulton se më të shumtët kanë menduar thjeshtë e vetëm për xhepat e tyre, pasi mbas këtyre zgjedhjeve ato xhepa do të rrudheshin keq. Ose edhe mund të humbisnin fare karrigen e deputetit. Berisha e komandoi me dorë të fortë vathën e tij. Këtë e panë të gjithë. Dhe arsyeja dihet. Berisha është betuar një herë e mirë, se nuk don që të ikë nga pushteti, edhe sikur me vota ta humbasë atë.

    Historia e pushtetit të tij, tashmë është historia më e shumëpërfolur gjatë këtij njëzet vjeçari. Është një histori e përfolur në opinion shqiptar, por më shumë në atë ndërkombëtar. Votimet e kontestuara nga opozita në 2009-tën (për të cilat kërkoi hulumtim të provave të vjedhjes së votës, përmes hapjes së kutive, gjë që Berisha atëhere kurrsesi nuk e lejoi), dhe më pas edhe vjedhja haptazi, në sy të ndërkombëtarëve edhe e mandatit për kryebashkiakun e Tiranës, qartësoi idenë se struktura ekstremiste të së djathtës ishin përgatitur prej kohësh për të ekzekutuar futjen fshehtas të mijëra fletë-votimeve nëpër kuti.

    Skenari u zbatua ekzaktësisht, ashtu siç u mendua nga vetë kryeministri: Mes diskutimesh “krejt pa bukë”, zgjedhjet më në fund u “certifikuan” nga vetë Berisha. U klasifikuan si “vota të rregullta, pavarësisht se janë hedhur ne kutitë e gabuara”, të gjitha fletëvotimet e hedhura “tepër”. Pikërisht me këtë sinjal të Berishës, atëhere bandat e militantëve të djathtë, të etur për një vend pune, për një post drejtori a nëndrejtori, bënë kërdinë ditën dhe natën, duke sajuar alibinë e “gabimit njerëzor”, “të ngatërrimit të ngjyrës së fletëvotimit”, etj. Dhe atëhere Basha u shpall fitues i postit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, (pas shpalljes që i ishte bërë një herë më parë Ramës, si fitues me dhjetë vota plus). Kështu, pra, Basha njeriu që së bashku me Berishën duhej të ishte nën hetim për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm më 21 janar 2011, (pasi asokohe ai ishte ministër i Brendshëm), na u bë kryetar i bashkisë më të madhe të vendit.

    Sot opozita rrallë e më rrallë flet për këtë ngjarje të përgjakshme, nga më tragjiket në historinë e Shqipërisë, pasi pushteti vrau në mes të ditës njerëz të pafajshëm. Jo se opozita e ka harruar atë, jo, por ngaqë duket se druhet se mos Europa e paragjykon, pasi “tani në axhendë është integrimi, anëtarësimi në BE”. Personalisht mendoj se më së pari Amerika dhe Europa do të donin më së pari gjetjen e fajtorëve; të urdhërdhënësve në pushtet dhe të ekzekutorëve gardistë që shkrepën kallashnikovët mbi trupat e katër shqiptarëve të pafajshëm. E pse? Vetëm e vetëm që të mbrohej korrupsioni dhe pushteti i garantuar me votë të vjedhur.

    Gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar edhe publicistë të ndryshëm që ngazëllehen e shpërthejnë në një oratori të paparë se si “më në fund në Shqipëri, me zgjedhjen e presidentit të ri fitoi kushtetueshmëria”. E kundërta ka ndodhur: Ka fituar thjeshtë regjimi i Berishës. Tani, ai bëhet edhe më i fortë, edhe më solid. Berisha tani rrëmben pa ja bërë syri “tër”, prokurorinë, gjykatat, strukturat e sigurisë kombëtare, etj, etj. Ndërsa, duke mos pranuar atë që ja kërkon opozita, pra; reformën zgjedhore, ai arrin që t’i lerë ashtu siç janë institucionet që i garantojnë atij votën, si KQZ-në me ristanët, dhe Kolegjin Zgjedhor me sashenkat e jonuzët.

    Kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pra, zoti Bujar Nishani, nuk do të sjellë ndonjë gjë të re në praktikën e tij të emërimeve. Besnikëria e gjyqtarit ndaj pushtetit do jetë kriteri bazë, ashtu sikurse deri tani. Mos u çudisni. Kjo dihet. Sipas rregullit, duhet që i pari i shtetit, (tani, pra, zoti Nishani) të sigurojë sundimin e ligjit në vend. Po, a e garanton dot ai këtë? Jo. E ka provuar këtë gjë, kur ishte ministër i Drejtësisë, si dhe deri pak ditë më parë, kur ishte ministër i Brendshëm. Për çfarë veprash do të mbahet mend Nishani në këto dy ministri? Veç ndonjë performance formale prej nëpunësi të zakonshëm, për asgjë tjetër nuk do mbahet mend ai. Bujar Nishani nuk mund të ngrihet dot “mbi palët”. E kam fjalën mbi “palën e djathtë”, se “të majtën” e ka nën vete ai.

    Nishani nuk mund të ngrihet mbi Berishën. Nishani në të dy dikasteret që ka drejtuar ka bashkëjetuar me rutinën, impotencën dhe pamundësinë për t’ju kundërvënë klaneve pushtetore edhe kur ato e “gërryejnë shtetin”. Ai ka bashkëjetuar me një sistem drejtësie të kalbur totalisht. Këtu do jemi dhe do të shohim se sa larg paraardhësve të tij në Presidencë do të jetë Nishani në këto 5 vite që do vijnë. Mjerisht, nga sa parashtruam, konkludojmë se ai do jetë shumë larg presidencave të mëparshme; të Moisiut, Topit e Meidanit. Thjeshtë, presidenca e Nishanit do jetë një zgjatim i pushtetit të Berishës, i cili tani do të pushtojë gjithë institucionet duke u kthyer në një “regjim-ekstra”, me “kurorë europiane”, pasi jemi në NATO dhe synojmë integrimin në BE.

    Presidenti i ri i Republikës, është jo thjeshtë një “noter i Berishës”, sikurse e cilëson me të drejtë lideri i opozitës Rama, por më shumë se kaq. Është garancia, koraca e sigurtë e regjimit për të mos iniciuar më kurrë hapjen e proceseve të shekullit në Shqipëri, si Gërdeci, vrasjet e katër qytetarëve të pafajshëm më 21 janar 2011 nga Garda e Berishës, apo veprimet e mafies së kromit, etj, etj.

    Përveç këtyre, ka edhe një dyzinë tjetër procesesh që flasin se si sekserët e pushtetit të sotëm, përdorin asetet shtetërore për përfitime personale, etj. Ndërkaq Shqipëria shkon akoma më shumë drejt greminës, ç’ka shihet nga rritja e përditshme e varfërisë në vend. Ja, këto janë ditët tona me Berishën e Nishanin, presidentin e ri të Shqipërisë.

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Dottore ........per mua do ishte e udhes te kisha nje president te te gjithe shqiptareve
    Te pakten sa per sy e faqe te zgjidhej nje qe te pranohej nga te gjithe.
    Kerkese/deshire e parealizueshme dhe e paarsyeshme.
    President, i cili do te "pranohej" nga te gjithe ose edhe nga 80 apo 90% me gjase te madhe do te ishte dhe do te quhej diktator.

    Presidenti demokratik duhet te jete i zgjedhur nga shumica e atyre qe kane te drejte ta zgjedhin...

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    gjeth plep.. eshte eshte me rendesi se kush e ka shkruar at pamfletin me gadaf..

    pra thuaje emrin e shkrusit dhe gazeten.. sepse ka rendesi..

    autori i pamfletit o plepi genjen..
    ai thote se.. ne nje forum shqiptar ullmari ka thene ashtu keshtu per berishen..

    nuk eshte e vertete kjo..

    eshte projekti qe ka thene se ka thene ullmari ashtu keshtu..

    nejse..

    jan murzitur 21 janarset.. pse nuku u bëti ndonje nga ata president.. por u be nje luftetar kunder bandave kanibale..sic eshte nishani..minister i policise..

    -
    O Brar le te ndajme dy gjera nga njera tjetra.

    Separi 21 janari ishte levizje me karakter politik dhe me 21 janarin partia socialiste i thenshin parti socialiste, ndermori nje aksion duke perdorur te gjithe median, takime neper rrethe me simpatizante te saj per te protestuar ne Tirane kunder nje qeverisje te Njeshit dhe menyrave se si pozita dhe qeveria perdorin pushtetet ne sherbim te tyre dhe edhe pse qeveritaret kane bere gafa qe ndrydhin dhe e kapitullojne nje komb qe eshte i fundit nga popujt evropiane per nga te gjitha cilesite. Shpjegimin e ke me lart. Ate qe nuk e sheh vete kryeministri shqiptar, ja bejne te ditur disa te tjere.
    21 janari eshte pergjegjesi e partise socialiste pasi te krijohet pershtypja se ne Shqiperine qe nuk ka pesuar kriza te ngjashme ekonomike me ato boterore sikur ndodhi ne shume shtete te tjera, pese muaj me vone do zhvilloheshin zgjedhjet lokale dhe 1 vit e gjysme me pas do zhvilloheshin zgjedhjet presidenciale. Opozita doli e paafte ne te dyja rastet dhe e deshtuar sepse populli per here te pare mbas shume dekadash ju dha liria per te pare e bredhur gjithe Evropen, ndersa kryetari i PS-se vuri veton kunder levizjes se lire pasi kjo do te thoshte sipas tij hemorragji emigracioni dhe pamundesi per te krijuar kushte per te bere rrokade pushtetesh pozite opozite.

    Ndersa votimi i para disa ditesh i nje presidenti ne krye te Shqiperise me fizionomi te ngjashme me ata lidere aziatike te cilet u rrezuan me dhune ne "Levizjen pranverore arabe", paralajmeron nje akumul, stuhi, ku 21 janari i 2011 do te ishte e keqja me e vogel pasi popujt ne Ballkan dhe kudo kane strukturen e ndertimit te nje shteti ndryshe. Ne Shqiperi u eshte krijuar njerezve dhe politikaneve bindja se nuk ka per te ndodhur asgje dhe do kene mbeshtetje nga komuniteti evropian. Kesaj lloj sigurie i paraprin edhe kryesimi i Keshillit te Evropes nga Shqiperia nepermjet Edmond Haxhihastinos. Mos u befte me kriju konflikte dhe me u shujt jete njerezish sepse kryetari i keshillit te Evropes do ta shohe Shqiperine sikur ai sot po sheh Sirine ne prag te luftes civile

    Pranimi ne Konferencen Islamike, qendra boterore e Bektashinjve me seli ne Tirane etj etj nuk kane lidhje me tolerancen fetare.

Faqja 21 prej 35 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •