Close
Faqja 11 prej 35 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 345
  1. #101
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Po ta marim nga ana politike, Berisha ka vepruar me nje zgjuarsi te papare perkundrejt kundershtarit te tij politik.

    Po ta marim nga pikepamjet morale, mendoj se do te kishim nje figure shume te larte nga gjyqesori po te kishim nje kryetar Opozite me largpames dhe me "Open Minded"

    Unë s'e shoh më shumë si çështje zgjuarsie të madhe të Berishës, apo mungesë "open minded" nga ai karnivali. Kryesorja këtu, është se janë antishqiptarë që të dy, bashkë edhe me Metën formojnë atë "trekendëshin e Djallit" apo më mirë të themi trekëmëbëshin ku varin popullin!
    Pjesa tjetër, janë thjesht detaje...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 11-06-2012 më 18:59

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Fitoi kushtetuta qe e shkaterruan te dy palet me ndryshimet qe bene, e humbi konsesusi bashke me Edi Ramen qe nuk vuri asnje kandidature te majte pasi i pelqen vetem vetja e tij.
    Presidenti u zgjodh, por nuk dime se cfare avazi do te na sjelle e nesermja, kur dihet se te pakten politikanet tane duhet tja vinin veshin fjaleve te ambasadorit amerikan.Por meqe politikanet tane kujtojne se jetojne ne Rusi dhe jo ne Shqiperi, i pafshin hajrin veprimeve te papergjegjshme te tyre. O popull mos guxoni te dilni ne sheshe e te vriteni per keta lloj politikanesh pasi psimi duhet tju behet mesim.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Eej,
    po si burre i mire duket!

    (lol)


    PD i ka shtrire tentakulat sa majtas poshte e sa djathtas lart...ta lumsha!! Ed, n'greve shpejt!!!

    p.s S'u beme te hajrit ne, njehere!!!!

  4. #104
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Zgjedhja e zotit Bujar Nishani në detyrën e presidentit të Republikës së Shqipërisë solli reagimet e menjëhershme të diplomacive më të rëndësishme në Tiranë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i përcolli “urime të ngrohta zotit Bujar Nishani për zgjedhjen e tij sot si President i Republikës së Shqipërisë”. Në një deklaratë të ambasadës theksohej se në postin aktual dhe ato të mëparshme qeveritare zoti Nishani ka shërbyer në mënyrë të respektueshme dhe të përgëzueshme, si dhe ka bërë shumë për të çuar përpara marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

    “Shtetet e Bashkuara i urojnë suksese zotit Nishani dhe presin me kënaqësi të punojnë me të për të çuar përpara arritjet demokratike të fituara gjatë 21 viteve të shkuara
    - deklaroi ambasada e SHBA-së, duke theksuar se - do të mbështesi përpjekjet e tij për të forcuar sundimin e ligjit, për të ruajtur pavarësinë e institucioneve të Shqipërisë, dhe së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të realizuar aspiratat legjitime të popullit shqiptar për t’u integruar plotësisht në bashkësinë euro-atlantike”.

    Ndërkohë ambasadori Ettore Sequi, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri “përgëzoi zotin Bujar Nishani për zgjedhjen e tij si President i Republikës së Shqipërisë”. Drejtuesi i zyrës së BE-së në Tiranë, Sequi, shpërndau një deklaratë ku tha se i uronte zotit Nishani suksese si President, post i cili përfaqëson unitetin e popullit. “Roli i Presidentit në konsolidimin e pavarësisë së institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe për të ndihmuar vendin në bashkimin e të gjitha përpjekjeve do të jetë me rëndësi të vendimtare për Shqipërinë për të përballuar me sukses sfidat në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian” - tha ai.http://www.zeriamerikes.com/content/..._content=Lajme

  5. #105
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    1. U dogjën 3 raunde kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit si me qenë biseda kafeneje.

    2. Negociatori më i rëndësishëm i zgjedhjes së Presidentit, u zgjodh kokëtuli Meta, i cili ishte pikërisht ai që hyri edhe në grevë urie për ndryshimet kushtetuese të 2008 ku ndër ato ndryshime përfshihej edhe zgjedhja e presidentit me kuotën- 50%+, pra 71 vota në raundin e 4,5.

    3. Bëhet gjithë ajo lojë duke djegur 3 raunde dhe luhet me emrin e një gjyqtari kushtetues, vetëm e vetëm që në fund fare të zgjidhet Topalli, por ja që Meta prish planet, se para disa vitesh tentoi edhe në parlament ta rrihte Topallin dhe gruaja e tij Monika u pat shprehur në një emision më vonë: "mirë edhe sikur ta kishte rrahur, s'do kishte bërë keq."

    4. Artan Hoxha, mos na bëni naivin sepse dihet që është i LSI, dhe ai kokëtuli e vendos kandidaturë si kundërpeshë ndaj Berishës dhe kapriço të tijën; "ashtu si paraqet kandidaturën tënde dhe e bën të tërhiqet, ashtu e bëj edhe unë."

    5. Diskutohet që janë bërë shkelje kushtetuese në zgjedhjen e Nishanit, dhe kjo mbase jo pa qëllim, për ndonjë skenar të ngjashëm si ajo e zgjedhjes se Jahjagës në Republikën e Kosovës, që këtu pastaj të zgjidhet krahu i djathtë i Berishës, Jozi që ka edhe supermbështetjen e Vatikanit.

    6. Që konsesunsin e opozitës nuk do ta kishte kurrë, këtë e di edhe më budallai, por ama dreqi ta hajë, kishte sa të duash alternativa më të mira, ku mund të zgjidhej ndonjë nga juristët më me emër në R.Sh që shërben apo ka shërbyer edhe në Gjykatën e Strasburgut, dhe që kanë karrierë të shkëlqyer edhe në fushën akademike...të tillë nuk mungojnë, por kush të lë...thuaj!!!

    7. Dhe ironikja, dëgjon ca shqipo tek flasin me superlativa për Nishanin... give me a punch!!!! Harruan sesi u pat shprehur në fillim kur ishte Ministër i Brenshëm në 2009 kur u patën vrarë 4 policë njëherësh nga Dritan Dajti... I mbani mend deklaratat e para, në fillim fare apo jo? E mos na flisni për mosdridhje mustaqesh ndaj Berishës pra... Ej po tani, krimi bën kërdinë çdo ditë në Shqipëri, dhe zgjidhet President - Ministri i Brendshëm që s'është i zoti as për Ministrinë e tij, ku njerëzit vriten sot në mes të ditës dhe në mes të qytetit!

    8. Mos ta harroj atë punën e Triestes që u pat përfolur një herë në forum... m'u kujtuan fjalët e Meksit mbi të ashtëquajturën ndarje pushtetesh që në atë kohë:

    Në fakt ta pret mendja që në gjithë botën ndahen pushtetet, s'e s'jetojmë në Parajsë, dhe sikur të dinin edhe këtu të ndanin pushtetet, mire do ishte...

    Por edhe ajo që na e bëjnë, e them prap mire të na e bëjnë, çdo ditë para syve tanë, dhe ka nga këta që i duartrokasin... e pjesa tjetër e shqipove janë të zënë ta dine sa ç'a bën komshia, sesi do jetë seria e rradhës tek ezeli, sesi do i dalë skedina, se çfarë lajmesh rrena do jepen akoma në ekran shoqëruar me analiza të analistëve tanë të shquar gomerë, se kush do e fitojë BB-në... e ma the ta thashë...

    http://www.youtube.com/watch?v=-oEEWqdgAF0

    Mendoj se per te gjitha keto qe ke thene ja ke fut kot me kot


    2. Ilir Meta hyri ne greve urie per shkak te ndryshimeve ne sistemin maxhoritar ne votimet zgjedhore pasi Edi Rama donte te nxirrte jashte loje LSI , jo per Presidentin.

    3. Emri i gjyqtarit ishte per te kerkuar nje konsensus te gjere dhe fakti qe ai u terhoq , e beri kete pikerisht nga presionet e Opozites

    4. Artan Hoxha nuk eshte i LSI , por eshte nje opinionist moderues i politikes shqiptare i pozicionuar dhe eshte ne te drejten e tij.

    5. Nuk ka asnje lloj skenari pasi kushtetuta e Shqiperise nuk eshte njesoj me kushtetuten e Kosoves. Lexoje njehere kushtetuten, mos fol brockulla skenaresh.

    6. Kur nje njeri i thote jo cdo lloj kandidature dhe nuk propozon asnje lloj emri eshte e pamundur te arrihet konsensusi.

    7. Ironikja eshte se ti me kete lloj ironie behesh shume qesharake. Krimet apo vrasjet ndodhin ne te gjithe boten, por kjo nuk perdoret si argument per ta bere ate si te pafte sepse ne kete bote sic ka njerez te mire , ka dhe kriminele e psikopate qe vrasin ne mes te dites dhe ne mes te qytetit.

    8. Per Shqiperine me mire te zgjidhej nje President se nese nuk do zgjidhej vendi do shkonte ne zgjedhje te parakohshme dhe do bente hapa mbrapa . Per kete arsye u zgjodh President Bujar Nishani. Disa jane te kenaqur , disa te tjere te pakenaqur , e rendesishme eshte se Shqiperia tashme ka Presidentin e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 11-06-2012 më 22:06
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  6. #106
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Të njëjtin pretendim kishte edhe PS për deputetin e sajë Beqja se Ai nuk e kishte bërë betimin që të quhet në detyrë por Gjykata Kushtetuese tha që quhet në detyrë që kur është zgjedhur, ska rëndësi në e kishte bërë betimin apo jo.

    Dhe ky vendim i Gjykatës Kushtetuese i rri tamam z.Nishani (kaq po them unë);
    Mos i ngaterro gjerat se kjo puna e forumit eshte pikerisht qe te te ndihmoje ty qe ti rifreskosh gjerat. Ilir Beqja u shkarkua per "konflikt interesi" pasi gjate kohes qe ishte deputet, firma e tij private kishte fituar tendera te fondeve publike. Deputetet e PD e ngriten kete konflikt interesi dhe e shkarkuan, bile ceshtja vajti deri ne Gjykaten Kushtetuese qe i dha te drejte PD. Temen ne fjale eshte ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=128913

    Do te ishte njesoj, sikur Bujar Nishani pasi te fillonte punen si president, te drejtonte nje biznes privat te tijin qe fiton nje tender nga fondet publike. Presidenti nuk duhet te kete as post ne privat e as ne publik, e as anetaresi politike, pervec detyres se presidentit.

    Nese kryesia e PS do ta shpier zgjedhjen e presidentit ne Gjykaten Kushtetuese, askush nuk e pengon. Kuptohet, qe do te behet gazi i botes se brendshme e te jashtme me nje akt te tille.

    Albo

  7. #107
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Dy fjale edhe per "lojrat politike" te paleve.

    U be e qarte, qe ne llogarite pa llogaritar te Edi Rames, tre ishin synimet e tij:

    a. Ta kthente zgjedhjen e presidentit ne nje molle sherri ne koalicionin qeverises PD-LSI, me shprese se kjo do ta afronte LSI me PS dhe largonte nga PD.

    b. Ti mohonte me cdo kusht Shqiperise nje president konsensual dhe nje proces dinjitoz, pasi nuk duan qe Shqiperia te marri anetaresimin ne BE para zgjedhjeve te 2013. Nje anetaresim i Shqiperise ne BE per ta eshte "nje fitore politike e Berishes".

    c. Te mos lejonte kthimin ne skenen politike te Fatos Nanos.

    Nga keto tre objektiva, opozita arriti me sukses vetem nje. Fatos Nano nuk u zgjodh president. Por edhe kjo nuk mund te quhet nje arritje ne vetvete, pasi Fatos Nano e beri te qarte, qe nese ai nuk kandidohet si president nga PS, ai do te rikthehet ne politike ne zgjedhjet e 2013. Keshtu qe ne vitin qe vjen, Fatos Nano ose do te organizoje nje puc rikthimi ne krye te PS, ose do te krijoje nje parti te re socialiste dhe ka per te afruar rreth vetes te gjithe te pakenaqurit e PS dhe te gjithe ata pak aleate qe i kane mbetur PS. Duke e izoluar ne kete menyre akoma me shume lidershipin e PS nga elektorati i vete. Hyrja e Fatos Nano ne zgjedhjet e ardhshme, garanton humbjen e PS ne zgjedhje pasi fragmentizon akoma me tej elektoratin e majte.

    Pozita nga ana e vete kish vetem dy objektiva:

    - Te shmangte me cdo kusht nje krize politike ne zgjedhjen e presidentit, qe do te minonte shanset e Shqiperise per tu anetaresua ne BE.

    - T'iu deshmonte shqiptareve se ajo ishte serioze ne respektimin e kushtetutes ne zgjedhjen e presidentit dhe as pazaret politike dhe as konsensusi politik nuk do te dilnin para respektimit te kushtetutes.

    Pozita ia arriti me sukses t'i permbushi keto dy objektiva. Presidenti u zgjodh ashtu sic e diktonte kushtetuta, dhe te gjitha takimet mes pozites dhe opozites u bene ne Kuvendin e Shqiperise. Procesi ishte transparent dhe mediat shqiptare mbuluan cdo hap te procesit, duke mbajtur opinionin publik te informuar. Ajo qe pozita nuk arriti dot eshte "konsensusi politik me opoziten per presidentin", por kjo jo per faj te pozites por per nje mungese te plote vullneti politik te opozites. Pozita i ofroi opozites nje liste emrash dhe 3 mundesi per te votuar ne Kuvend secilen prej ketyre kandidateve, derisa arritem ne raundin e katert e final ku u zgjodh presidenti. Nese opozita do te kish deshmuar interes dhe seriozitet, si Zaganjori si Artan Hoxha mund te ishin sot presidente te Shqiperise ne vend te Nishanit.

    Pozita duhet te ndihet mire per shume arsye. Arsyeja kryesore eshte qe kriza politike e rradhes u shmang, procesi kushtetues triumfoi. Shqiperia ka sot nje president, dhe kjo krijon nje habi per shqiptaret qe jane mesuar qe cdo 5 vjet te shohin kriza politike. Arsyeja tjeter perse pozita duhet te ndihet mire eshte se demaskoi politiken bllokuese dhe bojkotuese te opozites para opinionit publik shqiptar. Duke qene se u pa qarte qe opozita refuzoi dy kandidatet e shoqerise civile (Zaganjorin dhe Hoxhen) te cilet mazhoranca rekomandoi. Dhe per faktin tjeter qe opozita as nuk denjoi qe te kandidoje nje person nga shoqeria civile ne kete proces. Kjo krijoi pershtypjen ne opinionin publik shqiptar se kreret e opozites as vete nuk e dinin se cfare kerkonin nga ky proces.

    Dy avantazhet e tjera te pozites i takojne Ilir Metes dhe LSI. Berisha ia kaloi kompetencat e negociatave politike me opoziten Ilir Metes, me qellim qe te rritet profili i ketij te fundit para elektoratit te majte shqiptar. Ne fund te ketij procesi, Ilir Meta mund te dali para elektoratit te majte shqiptar e te thote me plot goje: une perfaqesoj te majten integruese ne vend, te majten evropiane. Te majten veteizoluese dhe bojkotuese e gjeni ne PS dhe ne lidershipin e Edi Rames qe nuk denjon as te votoje ne Kuvendin e Shqiperise presidentin e vendit. Avantazhi tjeter i Metes ne zgjedhjet e ardhshme eshte Fatos Nano. Ngelja e Fatos Nanos i pakenaqur nga ky proces, vetem sa ka per ta afruar ate me LSI dhe Meten dhe ka per ta larguar nga PS.

    Syte jane kthyer tashme nga zgjedhjet e 2013 dhe teksa koalicioni qeverises mund te jete optimist per keto zgjedhje, problemi i opozites qe do te kristalizohet ne ditet ne vazhdim eshte ajo qe une e quaj: politika e hicit. Elektorati i majte eshte i zhgenjyer plotesisht nga lidershipi aktual i opozites dhe PS do ta kete te veshtire te nxjerri elektoratin e saj ne zgjedhje.

    Po te pakenaqurit ne rradhet e PD?

    Nje gje eshte e qarte. Sali Berisha ka arritur pjekurine e duhur politike ne fund te karrieres se tij politike. Dy ministrat e tij me te suksesshem ne dy mandatet e tij qeverises, drejtojne sot dy institucionet me te medha te vendit. Lulzim Basha ne Bashkine Tirane dhe Bujar Nishani ne presidence. I pari arriti me sukses liberalizimin e vizave dhe ndertimin e rruges Durres-Kukes, i dyti e pastroi Shqiperine nga bandat kriminale dhe trafikantet e droges. Ka perenduar koha e "posteve te falura" dhe eshte rikthyer "meritokracia" e famshme per te cilen Nano fliste ne 1998.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-06-2012 më 22:57

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Unë s'e shoh më shumë si çështje zgjuarsie të madhe të Berishës, apo mungesë "open minded" nga ai karnivali. Kryesorja këtu, është se janë antishqiptarë që të dy, bashkë edhe me Metën formojnë atë "trekendëshin e Djallit" apo më mirë të themi trekëmëbëshin ku varin popullin!
    Pjesa tjetër, janë thjesht detaje...
    Per kuriozitet dhe per te me ndricuar mua mendjen do ju lutesha te me shpjegonit:
    Ku e shikoni ju antishqiptarizmin e ketyre njerezve ne zgjedhjen e Presidentit te Ri ?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Uroj z.Bujar Nishani per detyren e larte ne postin e presidentit te Shqiperise. Besoj qe ky post do respektohet denjesisht, ne te mire te shqiptareve dhe te vendit ton,e per integrimin modern ne qyteterimin evropian e boteror.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    u bëti mirë me Nishanin President.
    eshte djal zotni..

    eshte dhe pak durrsak dhe pak gjirokastrit..keshtu qe nuku kemi anomali nga pikpamja krahinore..
    kemi pra ne krye te zyrave burra e gra nga gjith shqiperia..

    vendi ka arsye te qetsohet e te vazhdoj udhen e urte te perendise..

    vera erdhi e mileti le te mendojn dhe pak per qejf e pushim..
    shoket qe jan zemeruar mund te shkojne ne antalia..
    para kane..
    kerra kane..
    pasoshat i kane..
    pra nuku duam gurgulera më..

    vetem qetesia na con perpara..

    Bujar Nishanit i urojme shendet se gjith gjerat e tjera i ka te mira..

    djal ma te mir nuk e ban nana..

    baben e ka pas mesues.. shum te ndergjegjshem..

Faqja 11 prej 35 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •