1. U dogjën 3 raunde kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit si me qenë biseda kafeneje.
2. Negociatori më i rëndësishëm i zgjedhjes së Presidentit, u zgjodh kokëtuli Meta, i cili ishte pikërisht ai që hyri edhe në grevë urie për ndryshimet kushtetuese të 2008 ku ndër ato ndryshime përfshihej edhe zgjedhja e presidentit me kuotën- 50%+, pra 71 vota në raundin e 4,5.
3. Bëhet gjithë ajo lojë duke djegur 3 raunde dhe luhet me emrin e një gjyqtari kushtetues, vetëm e vetëm që në fund fare të zgjidhet Topalli, por ja që Meta prish planet, se para disa vitesh tentoi edhe në parlament ta rrihte Topallin dhe gruaja e tij Monika u pat shprehur në një emision më vonë: "mirë edhe sikur ta kishte rrahur, s'do kishte bërë keq."
4. Artan Hoxha, mos na bëni naivin sepse dihet që është i LSI, dhe ai kokëtuli e vendos kandidaturë si kundërpeshë ndaj Berishës dhe kapriço të tijën;
"ashtu si paraqet kandidaturën tënde dhe e bën të tërhiqet, ashtu e bëj edhe unë."
5. Diskutohet që janë bërë shkelje kushtetuese në zgjedhjen e Nishanit, dhe kjo mbase jo pa qëllim, për ndonjë skenar të ngjashëm si ajo e zgjedhjes se Jahjagës në Republikën e Kosovës, që këtu pastaj të zgjidhet krahu i djathtë i Berishës, Jozi që ka edhe supermbështetjen e Vatikanit.
6. Që konsesunsin e opozitës nuk do ta kishte kurrë, këtë e di edhe më budallai, por ama dreqi ta hajë, kishte sa të duash alternativa më të mira, ku mund të zgjidhej ndonjë nga juristët më me emër në R.Sh që shërben apo ka shërbyer edhe në Gjykatën e Strasburgut, dhe që kanë karrierë të shkëlqyer edhe në fushën akademike...të tillë nuk mungojnë, por kush të lë...thuaj!!!
7. Dhe ironikja, dëgjon ca shqipo tek flasin me superlativa për Nishanin... give me a punch!!!! Harruan sesi u pat shprehur në fillim kur ishte Ministër i Brenshëm në 2009 kur u patën vrarë 4 policë njëherësh nga Dritan Dajti... I mbani mend deklaratat e para, në fillim fare apo jo? E mos na flisni për mosdridhje mustaqesh ndaj Berishës pra... Ej po tani, krimi bën kërdinë çdo ditë në Shqipëri, dhe zgjidhet President - Ministri i Brendshëm që s'është i zoti as për Ministrinë e tij, ku njerëzit vriten sot në mes të ditës dhe në mes të qytetit!
8. Mos ta harroj atë punën e Triestes që u pat përfolur një herë në forum... m'u kujtuan fjalët e Meksit mbi të ashtëquajturën ndarje pushtetesh që në atë kohë:
Në fakt ta pret mendja që në gjithë botën ndahen pushtetet, s'e s'jetojmë në Parajsë, dhe sikur të dinin edhe këtu të ndanin pushtetet, mire do ishte...
Por edhe ajo që na e bëjnë, e them prap mire të na e bëjnë, çdo ditë para syve tanë, dhe ka nga këta që i duartrokasin... e pjesa tjetër e shqipove janë të zënë ta dine sa ç'a bën komshia, sesi do jetë seria e rradhës tek ezeli, sesi do i dalë skedina, se çfarë lajmesh rrena do jepen akoma në ekran shoqëruar me analiza të analistëve tanë të shquar gomerë, se kush do e fitojë BB-në... e ma the ta thashë...
http://www.youtube.com/watch?v=-oEEWqdgAF0
Krijoni Kontakt