Close
Faqja 6 prej 35 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 345
  1. #51
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Sipas Kushtetutes se Shqiperise, duke iu referuar neneve 88 dhe 89, nuk ka asnje shprehje te shkeljes se proçedurave per zgjedhjen e Bujar Nishanit si President i Zgjedhur i Republikes se Shqiperise.

    Neni 88
    (Ndryshuar pika 2, shtuar pika 2/1me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008, neni 6)

    1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

    2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo.

    2/1.Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para
    mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit”.

    3. Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin para Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet. Presidenti bën këtë betim:
    “Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar.” Presidenti mund të shtojë edhe: “Zoti më ndihmoftë!”

    4. Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të
    kandidojë në zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes së tij.

    Neni 89

    Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.

    Pra, ketu kemi nje President te Zgjedhur dhe nje President ne Detyre. Z. Bujar Nishani nuk eshte betuar dhe akoma nuk ka mare detyren zyrtare te Presidentit te Republikes se Shqiperise, detyre e cila mbahet nga Z. Bamir Topi deri ne daten 24 Korrik 2012.

    Kjo gje mbetet te qartesohet nga konstitucionalistet, por mua nuk me duket se shkelet ndonje pike e kushtetutes ne keto 2 nene qe lexoj.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #52
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Sa i perket mospasjes se drejte qe te mbaje dy poste kjo eshte mese e logjikshme. Padyshim qe do te dorehiqet (ose do te shkarkohet) nga posti i meparshem...per te vazhduar me ushtrimin e postit te ri.
    Posi ore do ta bëjë dorëheqjen më vonë. Po Atij që thotë ligji, ligji dhe vetëm ligji ç'ti bëjmë??
    Po asaj që thotë kushtetuta se: "Një deputet nuk mund të firmosi njëkohësisht në dy lista në të njëjtën kohë"
    Çdo të thotë kjo? Ne kemi një Parlament me 140 Deputetë dhe teorikisht mund të paraqiten 7 kandidatë potencial maksimalisht, por ç'ka ndodhur në të vërtetë, katër nga firmëtarët e listës së z.Hoxha figurojnë edhe firmëtarë në listën e z.Nishani.
    Ka edhe më të tjera, paraqitja e një kandidati zyrtar në seancë plenare ka afate kushtetuese dhe nuk mund të paraqitet tani për tani tak fak.

  3. #53
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ky eshte nje teknikalitet dhe aspak "problem kushtetues". Ka te beje vetem me firmen e presidentit te vendit Topi per pranimin e doreheqjes se Nishanit. Per aq kohe sa Nishani e ka kerkuar doreheqjen nga posti para votimit ne Kuvend, ai eshte ne rregull.

    Albo
    Po sikur të supozojmë se Topi nuk e dekreton dorëheqjen e Nishanit si i bëhet sipas teje??

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    ...sapo lexova se edhe Nano i ka bere urime Presidentit te ri Nishani! U beme si jashte shtetit, mbaroj loja hajt ti japim doren njeri tjetrit...po te zene mend te gjithe te majtet sa mire do ishte...sa mire qe gjerat te zgjidheshin sipas kushtetutes dhe jo me demostrata e barrikada "njerezore" (sa mire qe e kane harruar kete term)

  5. #55
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.[/CENTER]
    Ekzakt, pikerisht kesaj i referohem.
    Dmth, qe kondita per termat "Kandidat", "Kandidat i zgjedhur" dhe "Kandidati qe votohet ne kuvend" nuk ka ...
    Dmth, sot nuk ka bere betim dhe nuk ka marre zyrtarisht detyren e presidentit.

    2:0 per Saliun, laj ... shpelaj... ate aty kane per ta patur, lol
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  6. #56
    Tani Saliu ka kontroll absolut mbi cdo sektor te shtetit. Urime per nje gje te vetme, te pakten presidenti i ri eshte djale Tirane. Keshtu si ka vajt kjo pune duhej nje president Tirans te pakten sa per te prish syrin e keq
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Artan Hoxhes i doli qe kishte pas qene me detyre ke "gjethi" afer telekomit prandaj u "detyrua" me dhone doreheqjen. Ky cuni na bote edhe si i djathte, se keshtu shkun keto pune sigurimsat u bone te "djathte" dhe te djathtet e vertete ngelen n'rruge.

    Megjithate edhe Nishani mire eshte. Urime!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mike Oldfield : 11-06-2012 më 16:21
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Posi ore do ta bëjë dorëheqjen më vonë.:@pp Po Atij që thotë ligji, ligji dhe vetëm ligji ç'ti bëjmë??
    Po asaj që thotë kushtetuta se: "Një deputet nuk mund të firmosi njëkohësisht në dy lista në të njëjtën kohë"
    Çdo të thotë kjo? Ne kemi një Parlament me 140 Deputetë dhe teorikisht mund të paraqiten 7 kandidatë potencial maksimalisht, por ç'ka ndodhur në të vërtetë, katër nga firmëtarët e listës së z.Hoxha figurojnë edhe firmëtarë në listën e z.Nishani.
    Ka edhe më të tjera, paraqitja e një kandidati zyrtar në seancë plenare ka afate kushtetuese dhe nuk mund të paraqitet tani për tani tak fak.:p
    Eshte e cuditshme prirja per te shpikur probleme te paqena ne mendjet e shqiptareve...

    Sipas llogjikes tuaj, i bie qe asnje deputet, asnje minister, asnje politikan te mos zgjidhet kurre president ne Shqiperi pasi ai mban nje post shteteror, apo jo? Atehere si e shpjegon Rrexhep Mejdanin apo Bamir Topin, qe te dy deputete te Republikes se Shqiperise dhe anetareve te partive te tyre, para se te beheshin presidente?

    Ta bej kete pyetje qe te kuptosh qe ka nje dallim mes zgjedhjes se dikujt president ne Kuvendin e Shqiperise, dhe betimit te tij si president. Kushdo mund te kandidoje per president, edhe ministrat, edhe deputetet, edhe politikanet, edhe shqiptaret e thjeshte te shoqerise civile. Por ato parakushte te Kushtetutes qe i kerkojne presidentit qe te mos jete anetar i asnje partie dhe asnje post tjeter shteteror, jane gjera qe ndodhin ne konhen pasi Kuvendi te zgjedh me shumice votash president. Ne ditet e javet qe do te vine, Bujar Nishani eshte presidenti i zgjedhur, por jo nje president ne detyre. Dhe ne ditet e javet ne vazhdim ai do te japi te gjitha doreheqjet nga te gjitha postet shteterore dhe nga te gjitha partite politike dhe nga te gjitha organizatat e tjera qe merr pjese dhe ka drejtuar. Dhe jo vetem kaq, por duhet te presi edhe qe ti mbaroje mandati presidentit aktual ne detyre qe te behet ceremonia e betimit te presidentit te ri. Dhe vetem atehere ai ploteson kushtet e Kushtetutes per tu betuar president.

    Nuk te vjen mire qe u zgjodh Nishani president? Kjo eshte e kuptueshme pasi jo te gjithe do jene te kenaqur me nje zgjedhje, por mos shpikni probleme te paqena se beheni qesharake.

    Albo

  9. #59
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Po sikur të supozojmë se Topi nuk e dekreton dorëheqjen e Nishanit si i bëhet sipas teje??
    Eshte i shkarkuar gjithsesi! Presidenti ne detyre detyrohet me ligj te shkarkoje propozimin e qeverise ndryshe kethehet ne precedent kushtetues.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  10. #60
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Posi ore do ta bëjë dorëheqjen më vonë. Po Atij që thotë ligji, ligji dhe vetëm ligji ç'ti bëjmë??
    Sipas ligjeve qe solli MaDaBeR, nuk kemi te bejme me kurrfar shkelje. Aty nuk thuhet se i kandiduari per president duhet te dorehiqet apo shkarkohet para kandidimit. Pas zgjedhjes, po.

    Po asaj që thotë kushtetuta se: "Një deputet nuk mund të firmosi njëkohësisht në dy lista në të njëjtën kohë"
    Çdo të thotë kjo? Ne kemi një Parlament me 140 Deputetë dhe teorikisht mund të paraqiten 7 kandidatë potencial maksimalisht, por ç'ka ndodhur në të vërtetë, katër nga firmëtarët e listës së z.Hoxha figurojnë edhe firmëtarë në listën e z.Nishani.
    Kjo eshte shkelje. Eshte e parapare shume qarte se nje deputet nuk ka te drejte te nenshkruaj per dy kandidate njeheresh. Une nuk e kuptoj pse ka pasur nevoje qe te nenshkruajne ne dy lista te ndryshme ata kater deputetet!
    A eshte e sigurte se kane nenshkruan ne dy lista te ndryshme keta kater deputetet?

    Ka edhe më të tjera, paraqitja e një kandidati zyrtar në seancë plenare ka afate kushtetuese dhe nuk mund të paraqitet tani për tani tak fak.
    Kete nuk e kam te qarte. Do ta lexoj edhe nje here se si eshte e rregulluar me kushtetute.

Faqja 6 prej 35 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •