Jo gabohesh, këtu nuk e masim dot sinqeritetin as për Ty dhe as për mua.
Ti mendon se unë nuk jam i sinqert por kjo nuk do të thot asgjë bile më shumë se asgjë.
Unë në çdo citim që të kam bërë nuk të kam vendosur asnjë epitet....nejse.
Sa i përket asaj që ke shkruar nenet e Kushtetutës di ti lexojë por ja që nuk është gjithmon ashtu sepse përse do kërkohej interpretimi i tyre??
Ç' bën Presidenti i Republikës ?? Ushtron mandatin e ngarkuar mbas betimit.
Ç'bën K/Ministri ?? Ushtron mandatin e ngarkuar mbas betimit.
Ç'bën Ministri ?? Ushtron mandatin e ngarkuar mbas betimit
Ç'bën Deputeti ?? Ushtron mandatin e ngarkuar mbas betimit
Pra të gjithë ushtrojnë mandatet e tyre mbas betimit përkatës.
Por le të ngelemi tek Deputeti meqë për atë po debatonim.
Deputeti vërtet ka një mandat të përcaktuar kohor se kur fillon dhe kur mbaron por nuk ushtron dot anjë funksion si Deputet pa bër betimin, vetëm emrin ka Deputet por në fakt nuk bëhet dot i tillë pa kryer betimin, dhe pikërisht ky detaj u interpretua nga Gj.K
Interpretimi që i bëri Gj.K kësaj çështjeje nuk lë më ekuivok nga ky vendim e mbrapa.
Nje pyetje,
Kur eshte semure presidenti, a e ushtron mandatin a jo?
Kot per shembull ... sepse je kapur pas "ushtrimit" si term e me duket se nuk e kupton se c'do te thote.
Kur nuk je ne institucion (Ne zyre) nuk je duke "ushtruar" detyren. Ushtrimi i detyres se deputetit nenkupton te drejten per perfaqesimin e elektoratit per te cilen paguhet. Me sa di une, te gjith deputeten e PS'se qe bojkotuan seancat per 6 muaj me rradhe rrogat i moren me vrap.
Kushtetuta e thote prere dhe qarte se kush dhe kur behesh Deputet. Jane te ndara me thike gjerat ne kete rast, Station. Sic shprehen juristet, "Nuk mund te jesh pak shtatezene, ose shume; O je o nuk je"
E fundit fare, me duket se une dhe ti kot cajme derrasa kur deri me tani askush nuk u ankua per kete gje. Edhe nese do kete, jam shume i sigurt qe interpretimi ligjor i ketij akti nuk do te mungoje.
Shnet
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
C'jane keto pyetje pa llogjike,
Si mund te behet nje president i pabetuar?
Presidenti ben betimin ne seance te posacme sipas ligjit. Nuk e zgjedh presidenti diten kur do te betohet sepse ajo eshte e caktuar me ligj. Ne te njejtin rast edhe deputeti ben betimin ne seancen e pare te kuvendit. Me kushtetute, Station, e gjith opozita asohohe duheshin shkarkuar me vendim te gjykates kushtetuese.Neni 88.
2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e
betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe
për aq kohë sa vazhdon ajo.
Eshte tjeter debat qe per arsye politike maxhoranca nuk jua dogji mandatet.
Shkurt: Nese nuk betohesh te hiqet mandati.
E ke te shkruar lart.
Nese ai president nuk ben betimin, dhe me kete pretendon te beje vepra "bamiresie" si ai palluqja deputeti nuk eshte president por palluqe president dhe i hiqet mandati i fituar.
Arsyetimi yt mbi nenin 72 eshte jovalid, ky nen ben te detyrueshem betimin si akt solem i cili shenon fillimin e mandatit.
Tani prape pyetja:
Kur eshte semure presidenti, a e ushtron mandatin a jo?
Pergjigja jote duhej te ishte si me poshte:
E kuptove taniNeni 91
1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar
funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe
ushtron kompetencat e tij.
Dhe me kete bie dhe pretendimi yt mbi "ushtrimin" si term.
Shnet pac.
Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 12-06-2012 më 17:44
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Ngelët si Sala me gërshër në dorë.![]()
Pres(h)identi konsensual
Nga Vëzhguesi
Berisha hoqi një ekstremist nga qeveria, ose më saktë e bëri kurban për të shpëtuar veten (eleminuar zgjedhjet e parakohshme). Nëse do kishte një raund të pestë të zgjedhjes (emërimit) të Pres(h)identit, atëherë ose do binte qeveria, ose Ilir Meta do bëhej kryeministër, - gjërat do mbeteshin në dorë të Ilir Metës.
Prandaj të gjithë po gëzohen me Nishanin Pres(h)ident, por jo Nishani. Nishani i gjorë e ka të qartë se u bë kurban i qeverisë për të evituar zgjedhjet e parakohshme, apo për të evituar Ilir Metën kryeministër. Në këtë aspekt Berisha goditi, në të njëjtën kohë, një ekstremist të pandreqshëm si Bujar Nishani (duke e nxjerrë në pension - pres(h)ident), si dhe një sharlatan-kriminal si Ilir Meta. E imagjinoni dot se çdo bënte Ilir Meta nëse do shkohej në raundin e pestë të zgjedhjes së presidentit. Do shantazhonte hapur për t'u bërë vetë kryeministër, ose vendi do katandisej në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Por a është Shqipëria gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare?
E vutë re sa shumë u gëzuan diplomatët perëndimorë që u "zgjidh" kriza e Pres(h)identit. Dhe kjo sepse bota është në krizë të thellë ekonomiko-financiare për vete, s'ka terezi të merret me Shqipërinë, s'ka para të dërgoj vëzhgues e delegacione për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri. Bota e shikon se Nishani u bë nishan (tabelë qitje) për të shpëtuar prapanicën e Berishës, por s'ke çbën, kjo është Shqipëria e feudalizmit tribu...
Nga ana tjetër, emërimi i Nishanit i ka gëzuar jashtë mase ata që janë kundër hyrjes së Shqipërisë në BE. Dhe kjo sepse Nishani nuk është Pres(h)ident konsensual, një shkak më shumë për ta lënë Shqipërinë jashtë valles.
Në të njëjtën orë, në të njëjtën ditë (11 qershor), Nishani në Tiranë e Nikolliç në Beograd (të dy fillojnë me 'Ni...') u inaguaruan Presidentë nga Parlamentet përkatësë, - dy presidentët më ekstremistë të Ballkanit.
http://www.gazetakritika.net/node/986
ahhahah po ajo ishte kandidatja e pare qe Saliu kishte ne mendje
Ne fillim edhe une kam pas opinion te mire per ate, por sjellja e saj vullgare eshte mekat. Nje femer e hekurt nuk tregohet e zonja duke folur si e rrugve por duke i thyer hundet atyre qe flasin si te rrugve. Shqiperia ka shume nevoje per perfshirjen e gruas ne politike por deri tani si ka lejuar kush, ose dorezohen lehte????
Sa per ket kandidatin e ri as qe kam opinion sepse se njoh por koha do e tregoj. Nga pamja duket si turk lol por "nuk gjykohet nje liber nga kopertina"
Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 12-06-2012 më 18:27
I LOVE GOD
j&g
Krijoni Kontakt