Close
Faqja 12 prej 70 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 694
  1. #111
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin



    THAÇI: KOSOVA NË FORUMET RAJONALE PËRFAQËSOHET SI SHTET


    Kryeministri Hashim Thaçi tha se Kosova në forumet rajonale përfaqësohet vetëm si shtet. Ai shfaqi besimin se këtë vit do të përfundojë pavarësia e mbikëqyrur....
    Postuar: 02:07:38 / 27.01.2012
    Kryeministri Hashim Thaçi ka hequr çdo dilemë në lidhje me përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale. Ai tha se kjo do të bëhet pa e shkelur sovranitetin e vendit. I pyetur lidhur me mënyrën se si do të përfaqësohet vendi në ato forume rajonale ku e pranishme është edhe Serbia, kryeministri Thaçi tha se përfaqësimi do të jetë i barabartë dhe se do të respektohet Kushtuta e vendit.
    Kryeministri ka kundërshtuar kritikat e opozitës e cila e ka krahasuar Kosovën me Palestinën në rast se në dialogun me Serbinë bie dakord që në përfaqësimet rajonale të heq dorë nga termi Republika e Kosovës. Thaçi tha se deklarime të tilla mund të bëjnë vetëm ata që nuk i njohin rrethanat.
    Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri informoi kabinetin qeveritar lidhur me mbledhjen e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën. Ai shprehu sërish besimin se ky vit do të jetë vit i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Thaçi tha se tashmë Kosova ka perspektivë të qartë evropiane, sidomos pas fillimit të dialogut për liberalizimin e vizave që u bë ditë më parë gjatë vizitës së komisioneres Sesilia Malstrom në Prishtinë.
    RTK
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin


    NUK E PRANOJ HEQJEN E REPUBLIKËS

    Nga Express 03 Shkurt 2012 14:19

    “Edhe krejt spektri politik po të pranonte heqjen e Republikës, unë nuk e pranoj”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.


    RADIO EVROPA E LIRË: Zoti kryeministër, cila është e ardhmja e veriut të Kosovës? Tashmë është kërkuar nga qeveria juaj një plan i veçantë për veriun. Çka nënkupton kjo? Një status special?

    HASHIM THAÇI: E ardhmja edhe e veriut të Mitrovicës është e ardhmja identike me shtetin sovran të Kosovës. E ardhmja e veriut është e ardhmja e Kosovës, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës; duke respektuar dokumentin e presidentit Ahtisari, prandaj në asnjë rrethanë nuk do të ketë as status special, as ndonjë propozim që lexohet në ndonjë medium, dhe një gjë e tillë asnjëherë nuk është shtruar së diskutuari, e lëre së propozuari nga ndokush.

    Pra, veriu i Mitrovicës është pjesë e Kosovës. Kosova do të funksionojë si një njësi shtetërore, me integritetin territorial të respektuar e garantuar e të njohur edhe ndërkombëtarisht.


    RADIO EVROPA E LIRË: Ju e hidhni poshtë këtë mundësi, por realiteti në terren në veri dëshmon se atje nuk ka pajtim me planin e Ahtisarit dhe pavarësinë e Kosovës. Me çka do të bindni serbët që të ndryshojnë qëndrim?

    HASHIM THAÇI: Qeveria e Republikës së Kosovës dhe gjithë mekanizmat ndërkombëtarë që janë të instaluar në Kosovë do të vazhdojnë të punojnë që të jenë sa më afër qytetarëve në veri, në mënyrë që edhe ata të kuptojnë realitetin e ri të krijuar. Dokumenti i presidentit Ahtisari është dokumenti më afirmativ për komunitet në Evropë.

    Edhe e ardhmja e qytetarëve serbë, edhe e të tjerëve në veri, është duke u integruar në institucionet e Kosovës. Unë kam vazhduar të kem kontakte edhe direkt, por edhe përmes mekanizmave të tjerë, me njerëz me ndikim në veri përmes OJQ-ve të ndryshme, apo personaliteteve të ndryshme me ndikim në opinionin publik atje.

    Gjërat kam besim që do të fillojnë të ndryshojnë për të mirë dhe ne do të vazhdojmë me angazhimin tonë konkret që të kemi rend dhe ligj, që të kemi investime socio-ekonomike, të kemi demokraci, zgjedhje të lira, lidership legjitim dhe të vazhdojmë me përkushtimet tona mbështetëse integruese dhe zhvillimore për veriun.

    Realisht për vitet të tëra aty nuk ka pasur rend dhe ligj, tani për herë të parë pas 12 vjetësh, nga 25 korriku, kemi doganierët dhe policët e Kosovës. E rëndësishme është që tash kemi kontrolle kufitare nga institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare. Tani, natyrisht se kërkohet ky kontakt me qytetarët në veri që të sqarojmë përgjegjësitë tona shtetërore para tyre, që ata qytetarë të jetojnë në Kosovën e pavarur dhe sovrane, të jetojnë të lirë dhe me të drejta të garantuara. Ata janë qytetarë, shtetas tanë, dhe ne do të jemi pranë tyre me ofertat tona afirmative integruese.


    RADIO EVROPA E LIRË: Jeni shprehur në favor të takimit me presidentin serb Boris Tadiq. Në çfarë rrethanash do të mbahej një takim i këtillë dhe për çfarë do të bisedonit?

    HASHIM THAÇI: Realisht, kjo nuk është hera e parë e deklarimeve të tilla. Është e nevojshme, është e domosdoshme për interesin e dy shteteve, dy popujve tanë, të paqes, të stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, të ketë takime të liderëve politikë të zgjedhur në mënyrë legjitime të shteteve përkatëse.

    Takime të delegacionit kosovar ka pasur edhe në Vjenë edhe në vende të tjera. Prandaj në interesin e dy vendeve tona, është që të ketë edhe komunikim të drejtpërdrejt ndërshtetëror në mes të lidershipit kosovar edhe atij të zgjedhur të Serbisë, por gjithmonë si dy shtete të pavarura sovrane, duke punuar për interesin e dy vendeve, qytetarëve tanë dhe perspektivës euro-atlantike, edhe të Kosovës edhe të Serbisë edhe të gjithë rajonit.


    RADIO EVROPA E LIRË: Përfaqësimi i Kosovës në forumet rajonale ka bërë që të ngecin edhe përpjekjet për rifillimin e bisedimeve. A janë vënë në pikëpyetje këto bisedime duke pasur parasysh qëndrimet tërësisht të kundërta të të dyja palëve?

    HASHIM THAÇI: Prishtina do të vazhdojë të jetë kreative dhe e përgjegjshme në procesin e dialogut ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike në interesin e gjithë qytetarëve, pa dallime etnike. Ndërsa sa i përket zhurmës së ditëve të fundit, deklaroj shumë qartë se Qeveria e Republikës së Kosovës do ta respektojë me përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, dhe dokumentin e presidentit Ahtisari.

    Dhe, e heq gjithë atë mjegull apo pretendim zhurmues elektoral politik se diçka e tillë nuk do të lejohet të ndodhë, diçka e tillë as që është propozuar, por, çdo zgjidhje që Prishtina do ta pranojë edhe në të ardhmen, do të jetë zgjidhje në përputhshmëri të plotë me vullnetin qytetar të Kosovës, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe modelin evropian.

    Tek e fundit, them të drejtën, sa i përket deklarimeve të lira që po dalin aty - këtu, mund t’ju them lirisht se edhe krejt spektri politik po të pranonte heqjen e Republikës, unë nuk e pranoj.


    RADIO EVROPA E LIRË: Deri ku jeni ne gjendje të shkoni për të rifilluar procesin?

    HASHIM THAÇI: Jemi duke punuar për konsolidimin dhe forcimin e shtetit. Tani kemi edhe deklarimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar që mbështet zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përmbyllur mbikëqyrjen e pavarësisë. Kemi edhe rezolutën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që shpreh gatishmëri dhe i jep mbështetje të plotë Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë drejtim.

    Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin nga rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Veç kemi filluar të punojmë si grupe punuese me të gjitha autoritetet përkatëse, prandaj ritheksoj se viti 2012 do të jetë viti i suksesit të plotë të Kosovës, viti i përmbylljes së pavarësisë dhe viti i Kosovës evropiane.


    RADIO EVROPA E LIRË: Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka vlerësuar se “përpjekja e Prishtinës për ta kontrolluar gjithë territorin dhe vendosmëria e serbëve të veriut për të rezistuar, mund të prodhojë më tepër viktima”. A pajtoheni me këtë konstatim ?

    HASHIM THAÇI: Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që të ketë veprime të dhunshme ndëretnike, por, ne do ta shfrytëzojmë gjithë autoritetin tonë, të forcës sonë kushtetuese dhe ligjore për vënie të rendit dhe ligjit, në çdo hapësirë të territorit të Republikës së Kosovës.


    RADIO EVROPA E LIRË: T’i kthehemi pak skenës së brendshme politike. Zhvillimet e fundit dhe përplasjet tuaja me Vetëvendosjen kanë nxitur drojë për degradimin e fjalorit politik. Si mund të zbuten tensionet midis jush?

    HASHIM THAÇI: Realisht Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është duke u konfrontuar me askënd. Unë falënderoj gjithë spektrin politik kosovar për mbështetje të plotë që i ka dhënë zotimit të treguar në Vjenë për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë nga trupi drejtues ndërkombëtar. Qeveria e Republikës së Kosovës është duke vazhduar të luajë rolin e vet unifikues, në kuptimin e një agjende të përbashkët shtetërore. Ne kemi qenë edhe në opozitë në vitin 2004 - 2007, kur është formuar ekipi i unitetit, kemi marrë të gjitha përgjegjësitë si lidership, duke vënë së pari interesat e shtetit mbi ato partiake.

    Prandaj, edhe thirrja ime sot për gjithë spektrin politik kosovar është që të punojë së pari për Kosovën, pastaj për interesa partiake ose interesa të tjera, sepse është viti më i rëndësishëm historik për Kosovën pas vitit 1999, kur e fituam lirinë, pas vitit 2008 që e shpallëm Kosovën të pavarur dhe sovrane.

    Tani është përmbyllja e pavarësisë, pra viti i hapjes së perspektivës euroatlantike. Dhe, në këtë kohë, kërkohet unitet politik, qytetar dhe shtetëror. Natyrisht, në këtë drejtim duhet respektuar mendimet e ndryshme, por këto mendime apo këto ide të mos degjenerojnë me pretendime për marrjen e mekanizmave të pushtetit nga ndonjë forcë politike, sepse kjo nuk ndodh kurrkund në botën demokratike.

    Pra kemi të bëjmë me një pikëpamje të respektimit të ligjshmërisë dhe pretendime të marrjes së ligjshmërisë në duart e veta nga një mekanizëm i caktuar politik.
    Llapi sa shpejt i ndrrut fjalt mor burr ?

    Turp more duhet me ju ardh

  2. #112
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Tani mund te kuptohet qellimi i vertet i mbajtjes jashte loje te Ramushit e Fatmir Limaj. Keta dy, megjithe gabimet e sigurta qe kan bere, kan autoritet te padiskutueshem te nje numer i madh i qytetareve ne Kosove. Pozicionimi i tyre i qarte dhe i vendosur kunder marreveshjeve te hashim polarit me serbin do kishte force te madhe ne opinion. Ky ishte parashikimi i deshtuar i evroserbise.. sepse edhe pa ta rezultati eshte spektakolar.

    Kosova kërkon dhe pret një "JO" të prerë nga Hashim Thaçi

    Pranimi që Republika e Kosovës të paraqitet në nismat dhe takimet rajonale me një rezolutë tashmë të "vdekur", 1244, ka ngjallur pakënaqësi dhe indinjatë mbarëkombëtare në Kosovë, në gjithë hapësirën shqiptare dhe kudo në botë, ku ka shqiptarë... Po të shikohet holl e hollë, edhe në PDK nuk mund të gjesh anëtar "serioz" që do të pranonte ...kthimin e Kosovës në kuadrin e rezolutës 1244, tashmë të tejkaluar. Mund të ketë ndonjë nga radhët e "prurjeve" ose nga ata anëtarë të PDK-së (si në çdo parti) që "në ballë të popullit dhe te këmbët e tij" shohin privilegjet dhe pasuritë e tyre të "fituara" me shumë mund e djersë...
    Ringjallja e kësaj rezolute (1244) pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (shtetit sovran e demokratik), pas afër njëqindë njohjeve të fituara, pas "mendimit" tërësishtë të favorshëm dhe pa ekuivoke të Gjykatës Ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, pas Luftës mbarëkombëtare antipushtuese të UÇK-së do të thotë RINGJALLJE e pakënaqësisë mbarëkombëtare dhe e një "konflikti" të ri krejtësisht të panevojshëm, kësaj here jo vetëm në Kosovë... Kjo do të ishte edhe hyrje ose ringjallje e "antiamerikanizmit" dhe "antievropianizmit" të padëshiruar nga asnjë shqiptar... Partitë politike dhe qytetarët e këtij vendi, shqiptarë e pakica tjera kombëtare dhe etnike (përveç pakicës serbe - 5 %) kërkojnë dhe presin nga Hashim Thaçi, me të drejtë, një "JO" të madhe, të qartë dhe të prerë për këtë çështje jetike për Kosovën dhe për çdo qytetar të saj...


    P.S. Po t'i thuhej "JO" krijimit të komunave dhe zonave të mbrojtura serbe, "JO" krijimit të komunës së Kllokotit (e para komunë) pa u zgjidhur "çështja" e Veriut të Kosovës sot të gjithë do ta kishim më lehtë... Prandaj, është rasti dhe koha e fundit që klasa politike në pushtet të mësojë nga "gabimet"...

    Xhevat Bislimi - anëtar i Kryesisë së PDK-së.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Thaçi i fermentuar

    Artan M. Haraqija

    Të flasësh për Hashim Thaçin këtyre ditëve dhe ta quash humbës të madh apo çkado qoftë nuk është e vështirë fare sepse nga e hëna na ka dhënë argumentin më të madh për ta parë ashtu. Njeriu që e lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, tani, në katërvjetorin e saj, na bëri “dhuratë” rijetësimin e një rezolute (1244) që për gjithçka flet, por jo për ekzistimin e shtetit të Kosovës. Kjo rezolutë dihet publikisht se është përdorur me shumë sukses nga njerëzit që e kundërshtojnë ashpër pavarësinë e vendit tonë.



    Deri më tash kemi mbushur faqe të tëra të gazetës duke iu treguar lexuesve se sa gjëra të dëmshme po ndodhin në kohën e qeverisë së tij, qoftë kur ishte bashkë me LDK-në e njëjtë edhe tash kur udhëheq qeveri të pakicës.

    Të jesh politikan që nuk i mban premtimet nuk është diçka e re që po i ndodh vetëm kryeministrit të Kosovës, por të jesh politikan që nuk iu beson as fjalëve të veta më, ka diçka më të madhe që nuk është në rregull këtu. Imagjinojeni, ai thotë se ka udhëhequr luftën për çlirim pa shtënë as edhe një plumb gjatë tërë kohës së luftës. Goxha komandant, apo?
    Ai e thotë “unë e shpalla” pavarësinë e Kosovës, megjithëse deklaratës, me të cilën e shpalli Kosovën shtet, as sot e kësaj dite nuk i dihet autori.

    Bile personi që e “qëndisi” atë në pergamenën e falur nga britanikët, profesor Shyqyri Nimani, pa të keq këtyre ditëve e tregoi se kur e ka parë tekstin e Deklaratës së Pavarësisë, ka vërejtur nevojën për lekturim, sepse ishte i shkruar me gabime. Padyshim që përkthyesit nga anglishtja në shqip, kanë nevojë që tekstet e përkthyera t’i lekturojnë.

    Ndoshta mënyra më e mirë për ta sqaruar Hashim Thaçin dhe pikë së pari për t’i treguar atij se sa i dëmshëm është bërë për vendin, tash i duhet thënë se sa i çrregullt është bërë vetë ai. Nëse një kompjuter dërgohet te mjeshtri shpesh, vjen koha kur ai nuk shërben më mirë dhe nuk i besohet as ruajtja e të dhënave. Në fakt, “programi” i të bërit politikë i Hashim Thaçit duket është “ri-freskuar” aq shpesh sa tash e ka humbur komplet “rrugën mes oborrit”. Një gjë e përdorur aq shumë s’ka diskutim që duhet hedhur tutje, vetëm nëse Hashim Thaçi mendon se është verë e kuqe, që sa më gjatë që rri aq më i mirë bëhet.

    Pas deklasimit më të rëndë në profesionin e tij të parë në jetë, si kryeministër, kur e pranoi përfaqësimin e Kosovës në takime rajonale edhe me Rezolutën 1244, s’ka ku shkon më e arsyeshme të kërkohet largimi i tij.
    Ka pasur jo pak raste kur insistimi i tij që të mbetet udhëheqës i vendit i ka bërë dëme të mëdha Kosovës. P.sh. sikur Thaçi ta donte sado pak këtë shtet ai do të largohej në sekondin e parë kur miratohet rezoluta e Këshillit të Evropës që hedh dyshime edhe në të për trafikim ilegal organesh me pengjet e luftës së Kosovës, sado të pavërteta të jenë këto akuza. Largimi i tij do t’i krijonte mundësi Kosovës të frymojë lirshëm, e jo sa herë përmendet vendi ynë, në të gjithë botën të thuhet, “shteti që udhëhiqet nga njeriu mbi të cilin ekziston një dyshim kaq makabër”.

    Ndoshta këtu edhe nis çrregullimi i “kompjuterit” Hashim Thaçi. Ne vetëm mund ta imagjinojmë se sa herë i është thënë atij gjatë takimeve me temë dialogun Prishtinë-Beograd; “do bësh kompromis apo t’i kthejmë akuzat në skenë prapë?” Në fakt, Thaçi duket të jetë shumë i suksesshëm me kompromise ndryshe nuk ka mundësi që brenda një viti, organizata që i nxiti hetimet për trafikim organesh, Këshilli i Evropës, tani të mos dojë as t’i përmendë ato akuza.

    Në janarin e këtij viti u mbajt sesioni dimëror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, prej nga “Zëri” ka raportuar çdo ditë. Për gazetën ka qenë e pamundshme të gjejë qoftë edhe një zyrtar atje që është i gatshëm të ulet e të flasë gjerë e gjatë për këtë temë. Vetëm sa për ta kujtuar, rezoluta ishte miratuar me vota pro edhe nga shumica e pjesëtarëve që vijnë nga vendet mike, Britania, Gjermania…etj e bile edhe disa shqiptarë. Krejt në fund, një pyetje legjitime mund të bëhet, nëse Hashim Thaçi si i tillë po na udhëheq neve si dele, a thua çfarë lloji delesh jemi ne që udhëhiqemi nga ai?
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...-i-fermentuar/

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    po ata jaranat tu qa po bajn? po mbajn konferenca per shtyp si para 1999?

    per bisedimet e kam then qe nga fillimi ketu kosova e serbia nuk vendosin per asgje,ketu vendosin shba&be,krejt qka mundet me ba serbia eshte me i vonu keto "marreveshje" kosova veq ka me ba OK.

    nuk luan asnje raol a eshte thaci kryeminister apo mustafa,haradinaj,kurti apo drenicaku e g-2
    Si more nuk vendosin asgje ateher perse hashimi e mban kumonen ne qaf,me mire eshte te dal para popullit e ti thot se une jap dorheqje nga te gjitha funksionet per shkak te shkeljes se vullnetit te shumices dermuese te popullit te kosoves nga presioni nderkombetar.
    Tani me rezoluten 1244 hashimi ja ka lidh kembet kosoves edhe me shum,kjo rezolut parashef sovranitetin e serbis mbi kosoven,ne nje preambul shkruan se pas nje kohe serbia ka te drejten ti dergoi forcat ushtarake ne nje numer te caktuar ne kosove,pastaj kjo rezolut bllokon njohjet,te kujtohet kur kemi debatu per biseda teknike ne mes serbis dhe kosoves ,ti mbroje keto biseda e une kam qen kunder, qe ne fillim,ok te ket biseda por ne keto biseda te avansohet kosova e jo te shkoi mbrapa,qfar fiton kosova ne keto biseda perveq kthimit mbrapa,edhe bashkesia nderkombetar deshiron te kete kesi politikaruca qe sa her te ju teket ti gjveshin pantollonat dhe te jau bejn ate pune.
    Une e di qe hashimi e ka mizen mbas veshi dhe e shantazhojn sa her dojn,por hashimi duhet ta dij se me te vlefshem jan populli se sa ai vet,nuk guxon qe ta shpetoi vehten e ta zhys popullin,per fat te keq kete po e ben.
    Une besoi fort qe ka deputet edhe mbrenda pdk qe nuk pajtohet me hashimin dhe shpresoi qe te kerkohet mocion dhe te shkarkohet hashimi urgjentisht sa nuk eshte ber shume von,hashimi eshte degradu ne ate shkall sa me nuk i beson askush perveq ndonje militanti qe per inate politike nuk i intereson asgje tjeter.
    koha do te na tregoi shume shpejt se armiqet me te medhenje te kosoves jan vet shqiptaret,ne si popull po flejm,politikarucat tan po i rregullojn punet personale te veta e populli do ta pguaj fakturen e tyre
    Ndryshuar për herë të fundit nga drenicaku : 21-02-2012 më 13:47

  5. #115
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    PDK u fut ne borgj gjer ne fyt ndaj LlAPIT dhe meq si mbeten para i dha nji plumb ne rrobok.

  6. #116
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Hashim Thaqi e ka fol dhe po e mban fjalen
    bravo kryeminister
    gjithmon ka qen e ditne se nuk lshon pe Hashimi jo

    me ndihmen dhe kshillat e miqve e sidomos Amerikan

    po ja bjen punen serbis me e njoft Republiken e Kosoves

    po qfar i thoni tjeter kesaj pune
    qe ne ate propozim eshte DEKLARATA e PAVARSIS dhe konfirmimi i GJND-se
    se Kosova pati te drejt kur e shpalli shtetin

    e keto dyja kur i pranon serbija
    kjo nuk ka tjeter emer veq pranim e shtetit te Kosoves

    edhe nihere bravo Hashim
    populli eshte me ty dhe do te jet

    ----------------------------------------------------



    SHBA'JA KURRË S'DO T'I SUGJERONTE KOSOVËS TË NDËRMARRË VEPRIME TË DËMSHME

    Kryeministri Hashim Thaçi sot gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton.

    "Temë kyçe e bisedës ishte kërkesa e kryeministrit Thaçi që Kosova të mbështetet në implementimin e agjendës euro-atlantike, në mënyrë që Republikës së Kosovës t'i hapen dyert drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian", thuhet ne nje njoftim te Zyres se Kryeministrit.

    Sekretarja Clinton ka rikonfirmuar edhe njëherë që Republika e Kosovës do të ketë mbështetje të parezervë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.

    "SHBA do të vazhdojë të qëndrojë përkrah qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës", theksoi ajo.

    "Sekretarja Clinton i ka rikujtuar edhe njëherë kryeministrit Thaçi dhe gjithë popullit të Kosovës që SHBA-ja asnjëherë nuk do t'i sugjeronte Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë veprime të cilat do t'i dëmtonin interesat e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, në rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike", thuhet me tej ne njoftim.

    Gjithashtu, sekretarja Clinton e uroi kryeministrin Thaçi me rastin e përvjetorit të katërt Republikës së Kosovës, si dhe e përgëzoi për të arriturat gjatë këtyre vitev

  7. #117
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Qe po bahen keto shkelje shume faj kemi na populli qe nuk ngritemi vazhdimisht ne kemb. Te gjithe nderkombetaret si evropianet amerikanet e kan pa qe jemi popull shume i durueshem dhe presim me shume nga te hujt se sa nga vendoret prandaj luajn si te dojn.
    Sikur nderkombetaret te shihnin ne syt ne zemrat e popullit me shume vendosmeri nuk do te guxonin te luanin kaq shume me ne, populli eshte ai qe ban ndryshimet jo partite.

    Nderkombetaret e kan studju popullin shqiptar dhe tash ma jan te bindun qe aty ku te permendet Amerika edhe keq me kan na mendojm qe asht mire. Kshtu Thaqi edhe disa para thaqit si Rugova kur thojshin miqt tan nderkombetar Amerika na perkrah neve me qeto fjal na knaqshin.
    Nderkombetart e kan kuptu qe na knaqemi me fjale e jo me vepra.
    Ndekombetart e kan kuptu qe jemi shume njerez pasiv ne gjana primare dhe shume aktiv ne ato sekondare.
    Tash kur po flitet dhe kur po vendoset per shtetesi te kosoves na kapemi per gjana te kalune si ne forum si ne jeten reale jasht forumit.

    Faj kan edhe mediat faj kan edhe organizatat jo qeveritare sepse duhet te dalin dhe ta informojn popullin me gjendjen aktuale tu hiqet mendja e serialave. Populli me seriale afrikano latino turkish sulltanish nuk aftesohet por fundoset.

  8. #118
    Burns: Serbia shumë afër statusit të kandidatit për në BE

    Publikuar: 21.02.2012 - 10:20
    Beograd, 21 shkurt- SHBA përkrahin fuqimisht kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE dhe ky qëllim është shumë afër, ka deklaruar zëvendëssekretari amerikan William Burns duke theksuar se është me rëndësi të vazhdojë dialogu I Beogradit dhe i Prishtinës. "Ne e përkrahim fuqimisht kandidaturën e Serbisë për në BE. Konsiderojmë se ky qëllim do të arrihet pas disa javësh. Edhe pse nuk kemi të drejtë vote në Union, do të bëjmë çmos që ta inkurajojmë këtë vendim", ka thënë Burns për RTS-në.

    Burns të premten do të qëndrojë në Beograd për t’u takuar me kryetarin serb Boris Tadiq.

    http://www.koha.net/?page=1,15,88726
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #119
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Hashim Thaqi e ka fol dhe po e mban fjalen
    bravo kryeminister
    gjithmon ka qen e ditne se nuk lshon pe Hashimi jo

    me ndihmen dhe kshillat e miqve e sidomos Amerikan

    po ja bjen punen serbis me e njoft Republiken e Kosoves

    po qfar i thoni tjeter kesaj pune
    qe ne ate propozim eshte DEKLARATA e PAVARSIS dhe konfirmimi i GJND-se
    se Kosova pati te drejt kur e shpalli shtetin

    e keto dyja kur i pranon serbija
    kjo nuk ka tjeter emer veq pranim e shtetit te Kosoves

    edhe nihere bravo Hashim
    populli eshte me ty dhe do te jet

    ----------------------------------------------------



    SHBA'JA KURRË S'DO T'I SUGJERONTE KOSOVËS TË NDËRMARRË VEPRIME TË DËMSHME

    Kryeministri Hashim Thaçi sot gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton.

    "Temë kyçe e bisedës ishte kërkesa e kryeministrit Thaçi që Kosova të mbështetet në implementimin e agjendës euro-atlantike, në mënyrë që Republikës së Kosovës t'i hapen dyert drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian", thuhet ne nje njoftim te Zyres se Kryeministrit.

    Sekretarja Clinton ka rikonfirmuar edhe njëherë që Republika e Kosovës do të ketë mbështetje të parezervë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.

    "SHBA do të vazhdojë të qëndrojë përkrah qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës", theksoi ajo.

    "Sekretarja Clinton i ka rikujtuar edhe njëherë kryeministrit Thaçi dhe gjithë popullit të Kosovës që SHBA-ja asnjëherë nuk do t'i sugjeronte Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë veprime të cilat do t'i dëmtonin interesat e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, në rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike", thuhet me tej ne njoftim.

    Gjithashtu, sekretarja Clinton e uroi kryeministrin Thaçi me rastin e përvjetorit të katërt Republikës së Kosovës, si dhe e përgëzoi për të arriturat gjatë këtyre vitev

    Burns: Serbia shumë afër statusit të kandidatit për në BE

    Publikuar: 21.02.2012 - 10:20
    Beograd, 21 shkurt- SHBA përkrahin fuqimisht kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE dhe ky qëllim është shumë afër, ka deklaruar zëvendëssekretari amerikan William Burns duke theksuar se është me rëndësi të vazhdojë dialogu I Beogradit dhe i Prishtinës. "Ne e përkrahim fuqimisht kandidaturën e Serbisë për në BE. Konsiderojmë se ky qëllim do të arrihet pas disa javësh. Edhe pse nuk kemi të drejtë vote në Union, do të bëjmë çmos që ta inkurajojmë këtë vendim", ka thënë Burns për RTS-në.

    Burns të premten do të qëndrojë në Beograd për t’u takuar me kryetarin serb Boris Tadiq.

    http://www.koha.net/?page=1,15,88726
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #120
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    ME PAVARËSI, GJND DHE 1244 NË NISMAT RAJONALE




    Nga Express 19 Shkurt 2012 15:14

    Pas paqartësive disa-javore rreth përfaqësimit të Kosovës në forumet dhe nismat rajonale, Prishtina zyrtare u shpreh në mbështetje të një modeli ku do të merrej parasysh edhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - siç kishte insistuar Serbia, por edhe Deklarata e shpalljes së pavarësisë së vendit dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë.

    Për zhbllokimin e ngërçit të deritashëm rreth kësaj çështjeje foli në një bisedë telefonike me Radion Europa e Lirë, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Ai tha se modeli aktual për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale është i balancuar, meqë merr parasysh dy realitetet ekzistuese - atë të Kosovës së pavarur dhe atë të Serbisë që nuk e njeh shtetësinë e saj.

    “Në bashkëpunimin regjional, në të njëjtën kohë, Kosova do të përfaqësohet me Deklaratën e Pavarësisë, pra do të merret parasysh Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 Shkurtit 2008, gjithashtu opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që rikonfirmon edhe ndërkombëtarisht pavarësinë e Kosovës dhe Rezoluta 12 44 që njeh dhe garanton integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe prezencën e NATO’s në Kosovë”, u shpreh Kryeministri Thaçi.

    Nga Bashkimi Europian është sinjalizuar tashmë se raundi i ardhshëm i dialogut Prishtinë-Beograd do të mbahet në javën që vjen me shpresën që, deri atëherë, të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët rreth bashkëpunimit rajonal.

    Deri vonë, në opinionin publik patën qarkulluar ide të ndryshme për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Thuhej se në këto nisma Kosova do të përfaqësohej pa fjalën “Republikë” dhe me një fusnotë që do të përmbante disa sqarime për Kosovën.

    I pyetur se a është pajtuar pala kosovare për heqjen e fjalës “Republikë” nga përfaqësimi i vendit në këto organizime, kreu i ekzekutivit të Kosovës u shpreh: Për ne është me rëndësi agjenda europiane, përshpejtimi i pakos europiane për Republikën e Kosovës.

    “Për ne nuk kanë qenë me rëndësi formulimet dhe simbolikat. Për ne është me rëndësi agjenda europiane, përshpejtimi i pakos europiane për Republikën e Kosovës”.

    Përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën i ishte përmendur, në dhjetor të vitit të kaluar, Beogradit si parakusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Vendimi për këtë çështje pritet të merret në fillim të muajit të ardhshëm, por Kryeministri Thaçi shfaqi shpresën se pas zhvillimeve diplomatike të së shtunës edhe për Kosovën pritet të ketë përshpejtim të agjendës evropiane.

    “Ka një rritje të vetëdijesimit në domosdoshmërinë e lëvizjes së shpejtë të Kosovës drejt agjendës europiane. E theksoj se Brukseli, padrejtësisht, ka pasur hezitime në ofertën evropiane për Kosovën. Kosovarët janë evropianët më të rinj; kanë merituar dhe meritojnë lëvizje më të shpejtë, sepse kemi implementuar agjendë të rëndësishme europiane”, theksoi Kryeministri Thaçi.

    Megjithëkëtë, nga Serbia nuk ka ende ndonjë sinjal për përqafimin eventual të modelit të përmendur nga kryeministri Thaçi.

    Paraqitja e modelit në fjalë erdhi pas presioneve të shumta që Bashkimi Europian dhe Uashingtoni zyrtar u bënë palëve të përfshira në dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja.

    Gazeta Express, ditë më parë, ka raportuar se Deklarata e Pavarësisë, Mendimi i GJND’së dhe Rezoluta 1244, është opsioni më i mundshëm për zgjidhjen e çështjes së përfaqësimit rajonal të Kosovës.

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 12 prej 70 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •