Close
Faqja 13 prej 70 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 694
  1. #121
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #122
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    e shof se malli u ka marr per milloshin ju bashkpuntorve te ti shum
    shiqone albin-sokoloviqin e vllazerit donqiq qe i kini ne vetfundosje
    e do te qmalleni

  3. #123
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    e shof se malli u ka marr per milloshin ju bashkpuntorve te ti shum
    shiqone albin-sokoloviqin e vllazerit donqiq qe i kini ne vetfundosje
    e do te qmalleni
    Jo ore Llap Jo, por Shefi i Juaj Hashim George Armani asi me fal George Washingtoni me cdo kusht edhe po i kthen shkijet ne Kosove, e njekohesiht edhe po ja mundeson rrugetimin drejt BE-se. Juve bashke me shefin e juaj, ju mungojne vllezerit e juaj.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #124
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Te shohim si do ti qendrojne LDK e AAK fjaleve qe i dhane sot e dje. Keto dy parti po kerkojne pjesen e kulaqit(per te leshuar pe), sigurisht nuk u shenderruan befasisht nga parti kudra siç jane ne serioze e te paluhatshme kur behet loje me interesa te Kosoves. Nuk besoj hiq se kan kurriz per me perballu presionin e nderkombetareve. Fjale te randa kunder 1244 kan thane, por edhe hashim polari pat thane dhe u pa si perfundoi. Shpresoj me gabu.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #125
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Burns: Serbia shumë afër statusit të kandidatit për në BE

    Publikuar: 21.02.2012 - 10:20
    Beograd, 21 shkurt- SHBA përkrahin fuqimisht kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE dhe ky qëllim është shumë afër, ka deklaruar zëvendëssekretari amerikan William Burns duke theksuar se është me rëndësi të vazhdojë dialogu I Beogradit dhe i Prishtinës. "Ne e përkrahim fuqimisht kandidaturën e Serbisë për në BE. Konsiderojmë se ky qëllim do të arrihet pas disa javësh. Edhe pse nuk kemi të drejtë vote në Union, do të bëjmë çmos që ta inkurajojmë këtë vendim", ka thënë Burns për RTS-në.

    Burns të premten do të qëndrojë në Beograd për t’u takuar me kryetarin serb Boris Tadiq.

    http://www.koha.net/?page=1,15,88726
    Amerika eshte fuqi qe njehere te bjene nga shpina dhe nje here nga barku .

    Amerika ishte ajo ne bashkepunim me rusine dhe disa shtete te evropes ,qe i lane shqipetaret ne ish Jugosllavi me rezoluta dhe statuse te pakicave . Kosova nuk eshte shtet i kompletuare ,sepse duhet te jete nje kapexhik ,per konflikte sa here qe ti duhet amerikes per propagandat e tyre ne ballkane

    Amerika ishte ajo qe ne vitin 2001 , ju fishkellonte shqipetareve ne Maqedoni, njehere ne mal dhe njehere ne rafshine , deri ju garantoje nje fare Marrveshje kornize ,sa per sy e faqe , kurse shqipetaret ne Maqedoni mbeten popullata e barazuare me afikane ne evrope .

    Amerika ishte ajo qe ne Presheve garantoje marreveshje dhe tinezishte i vrau luftaret ne Presheve .

    Amerika, eshte ajo fuqi qe UCK, e e shendroi ne nje fare grupe per shuarjen e zjarreve Zjarrefikes .

    Amerika do te jete ajo fuqi qe Kosova asnjehere nuk do te kete ushtri te rregullte .

    Nje fjale popullore thote : Qeni qenin nuk e kafshon

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Rikthim në pikën zero

    Përfaqësimi i Kosovës nën ombrellën e Rezolutës 1244 do t’i shkaktojë vendit dëme të jashtëzakonshme, nga të cilat “riparimi” do të zgjasë me vjet të tëra, madje do të jetë i pamundur. Kështu mendojnë ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, njohësit e Kushtetutës dhe analistët politikë, të cilët shprehen të sigurt se implementimi i fusnotës, përkatësisht të Rezolutës 1244 do ta hedhë Kosovën në “fund të pusit.

    Njohësi i të drejtës kushtetuese, Korab Sejdiu, thotë se fusnota nënkupton rikthim mbrapa, që, sipas tij, Kosovën e kthen në një status neutral (siç e ka njohur Rezoluta 1244) dhe jo me status të cilin e ka momentalisht, pra shtet i pavarur.

    Fusnota nuk do ta përdorë vetëm Rezolutën 1244, por edhe Deklaratën e Pavarësisë. Deklaratë të pavarësisë kanë bërë edhe shtetet tjera, për shembull Osetia Jugore, e cila e ka shpallur pavarësinë, por përjashtuar Rusinë, askush tjetër nuk ua ka njohur. Pra, përfshirja e deklaratës së pavarësisë në fusnotë nuk e mënjanon dëmin e neutralitetit që nënkupton Rezoluta 1244”, thotë Sejdiu, duke shtuar se heqja e termit Republikë nënkupton shkeljen e Kushtetutës e cila vendin e përcakton si Republikë Demokratike.

    Ai thotë se rikthimi me dëshirë i Rezolutës 1244 do të jetë i dëmshëm për vendin edhe për faktin se në të ardhmen edhe shtetet që e kanë njohur Kosovën në takimet ndërkombëtare, palën kosovare do ta thërrasin dhe ajo do të marrë pjesë si përfaqësuese e një vendi që vepron nën këtë rezolutë... (Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Sot dialogu, vetëm 1244-shi e GJND-ja në fusnotë

    Bruksel, 22 shkurt - Me një vonesë njëditëshe, por jo me ndonjë ndryshim në agjendë, të mërkurën, në orën 9 e 30 të mëngjesit, do të duhej të niste raundi i parë për këtë vit i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    ...
    Por gjithsesi u duket e çuditshme pse delegacioni i Kosovës nuk kishte arritur me kohë mbrëmë, pasi që data dhe koha e nisjes së takimeve ishin caktuar qysh javën e shkuar. Delegacioni i Serbisë thuhet se me kohë ka arritur në Bruksel. Në BE pohojnë se mbetet e njëjta agjendë dhe të njëjtat pritje sa i përket dialogut.

    Dy temat e vetme kësaj radhe do të jenë bashkëpunimi rajonal dhe zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e kontrolluar të kufirit (që BE dhe Serbia e quajnë menaxhim të pikëkalimeve). Sa i përket bashkëpunimit rajonal në BE pohojnë se janë afër arritjes së marrëveshjes për mënyrën sesi do të përfaqësohej Kosova në nismat rajonale sikur edhe në takimet e BE-së me vendet e rajonit. Burimet e BE-së thanë se presin marrëveshje rreth formulës për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale, përmes së cilës do të pranohet insistimi i Serbisë për përmendjen e Rezolutës 1244, por do t’i dilet në ndihmë Kosovës për të përballuar këtë duke përmendur edhe GJND-në.

    Rreth përmendjes së Deklaratës së Pavarësisë, në BE thanë se „nuk janë të sigurt, por mund të gjendet ndoshta mundësia e një formulimi që do ta përmendte tërthorazi“.

    Pala kosovare kishte paralajmëruar se gjithsesi do të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë nga 17 Shkurti i vitit 2008, ndërsa pala serbe kishte hedhur poshtë një gjë të tillë. Në BE ndërkaq nuk kanë dashur të konfirmojnë as se do të përmendet e as që nuk do të përmendet. Nga disa burime diplomatike mësohet se një prej mundësive është që të përmendet në pjesën e fusnotës ku do të përmendej Mendimi i GJND-së (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Cliff: Britania ishte kundër fusnotës me 1244

    Prishtinë, 21 shkurt - Britania e Madhe ka insistuar që Kosova të përfaqësohet në konferenca rajonale si shtet i pavarur, jo nën rezolutën 1244, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,88791

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Hashim Thaqi e ka fol dhe po e mban fjalen
    bravo kryeminister
    Cilen fjale konkretisht?
    Se nuk do te hiqet "Republika" ne perfaqesimin nderkombetar te Kosoves?!

    me ndihmen dhe kshillat e miqve e sidomos Amerikan
    po ja bjen punen serbis me e njoft Republiken e Kosoves
    Absurd...
    Dallimi i vetem mes perfaqesimit te Kosoves para "shpalljes se pavaresise" dhe tani do te ishte se ne tabele nuk do te shkruhej UNMIK/Kosovo, por vetem Kosovo*, Kosovo [1] oser Kosovo (Under 1244/ ICJ ose GJND)...

    Ku po sheh ti njohje te Kosoves?

    Ne CEFTA Kosova edhe sot perfaqesohet me UNMIK/Kosovo!

    po qfar i thoni tjeter kesaj pune
    qe ne ate propozim eshte DEKLARATA e PAVARSIS dhe konfirmimi i GJND-se
    se Kosova pati te drejt kur e shpalli shtetin
    "Deklarata e Pavaresise" jo vetem qe nuk do te perfshihet ne fusnote, por as nuk ka asnje rendesi, per asnje shtet tjeter.

    Mendimin e GJND, i cili gjithashtu nuk ka rendesi direkte, pervec simbolike dhe politike, e ka kerkuar dhe respektuar edhe Serbia.
    Ai mendim s`ka te bej asgje me te drejten per shtet apo per shpalljen e pavaresise etj. Sepse, e kam thene edhe disa here, nuk ka asnje instance nderkombetare qe percakton dicka te tille. As GJND-ja nuk ka kompetenca te tilla.
    Mendimi i GJND-se ka te bej ekskluzivisht dhe vetem me shkeljen eventuale te Rez. 1244 dhe te Drejtes Nderkombetare nga Institucionet e Kosoves, te cilat shpallen zyrtarisht shtetin e Kosoves. Pra, GJND-ja parimisht vetem ka thene se Institucionet e Kosoves nuk kane shkelur asnje parim te Rez. 1244 dhe te Drejtes Nderkombetare, sepse ne fakt nuk ekzistojne parime apo rregulla te tilla qe mund te shkeleshin permes aktit te shpalljes se pavaresise. Me thjeshte: Shpallja e pavaresise mund te behet nga kushdo dhe ne secilin vend te botes, pa vepruar ne kundershtim me ndonje rregull te rendesishme nderkombetare. Sepse nje rregull e tille nuk ekzistone...

    Qellimi i Serbise ne rastin e GJND-se ka qene qe ti detyroje shtetet qe kishin njohur Kosoven, ta terheqin kete njohje. Sepse, nese GJND-ja aktin e shpalljes se pavaresise do ta konsideronte ne kundershtim me Rez. 1244 te OKB-se, atehere te gjitha shtetet kryesore dhe serioze do te sihin detyruar ose ta terheqin njohjen, e cila eshte bere dhe behet edhe sot e kesaj dite nen kushtin e patueshmerise me Rez. 1244 te OKB-se, ose te rifillojne bisedemit me Serbine per statuisin e Kosoves.

    e keto dyja kur i pranon serbija
    kjo nuk ka tjeter emer veq pranim e shtetit te Kosoves
    Cilat dyja?!
    Serbia deri tani nuk ka pranuar asgje.
    Mendimi i GJND-se nuk eshte pranim i pavaresise, por vetem ajo qe thashe me larte. Ne te kunderten, jo vetem Serbia por te gjitha shtetet, e sidomos OKB-ja, e cila vete e ka derguar kerkesen per mendim te GJND-se, do te duhejt ta kishin pranuar Kosoven moti.
    Perndryshe, interpretimet tua absurde, te cilat jane vetem ne funksion te mbrojtjes se Thacit dhe bandes se tij antikombetare dhe kuislinge, nuk kane asnje vlere.

    edhe nihere bravo Hashim
    populli eshte me ty dhe do te jet
    Nuk eshte as hera e pare, as e fundit qe nje pjese e mire e popullit eshte ne anen e bandave antikombetare dhe kuislinge.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 22-02-2012 më 05:50

  10. #130
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Cliff: Britania ishte kundër fusnotës me 1244

    Prishtinë, 21 shkurt - Britania e Madhe ka insistuar që Kosova të përfaqësohet në konferenca rajonale si shtet i pavarur, jo nën rezolutën 1244, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,88791
    Jo vetem se e kane perkrah anglezet kete,po idet e tyre jane keto te propozuara serbise per heqjen e -republikes- Po ky legen me shtetin e tij manipulues,para nje muaji kane perkrah edhe 4 pikshin e Tadiqit.

    Londer: Plani i Tadiqit i pranueshem (17 Janar 2012)
    Klif theksoi se plani kater pikesh i kryetarit te Serbise per zgjidhjen e perhershme te problemit te Kosoves eshte ne harmoni me Planin e Ahtisarit dhe se Britania e Madhe i mbeshtet te kater pikat e propozuara te kryetarit serb.
    http://www.m-magazine.org/index.php/...cceptable.html

    e ato 4 pikat jane: zgjidhja e problemit te manastireve SPC dhe administrimi me komplekset e tyre, garancite per serbet ne enklava, ceshtja e pasurise shteterore dhe e pasurise se qytetareve te Serbise ne Kosove, si dhe nje zgjidhje e posacme per veriun e Kosoves.

    p.s. Mos sillni mor lajme propagaanduse te Clif legenit
    Lavdi XHAXHIT

Faqja 13 prej 70 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •