Kosova me yll, merr pjesë në takimin e parë rajonal !!!
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë kanë marrë pjesë në një takim rajonal, për herë të parë që nga nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal.
Në takimin që u zhvillua në Danillovgrad të Malit të Zi, me rastin i inicimit të platformës së Ballkanit perëndimor për arsim dhe trajnim, zëvendësministri serb i Shkencës, Zoran Kostiq, është ulur pranë përfaqësueses së Ministrisë kosovare për Arsim, Riva Prekorogja.
Në tavolinën e delegacionit të Kosovës ka qëndruar mbishkrimi Kosovë, së bashku me yllin, raportojnë mediat në Podgoricë.
Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Leopol Maurer, e ka vlerësuar si gjë të mirë për rajonin pjesëmarrjen e Kosovës dhe të Serbisë.
Prishtina dhe Beogradi, më 24 shkurt, kanë arritur marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal, e cila parasheh prezantimin e Kosovës me fusnotë.
Kjo e fundit përmban Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /rel/
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,75587
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Jashari: Qeveria Thaçi, e njëjtë më të tjerat.
Rifat Jashari në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ka thënë se është i zhgënjyer me gjendjen në Kosovë përderisa ka kritikuar Qeverinë aktuale të Kosovës duke e konsideruar të njëjtë me qeverisjet e kaluara.
“Krejt kjo garniturë që janë tani në pushtet, kanë bërë akuza të mëdha në drejtim të qeverive të kaluara, se po e hajnë shtetin, se po e keqpërdorin buxhetin e shtetit. Me tregoni se çka bënë këtë në qeveri që janë tani. Çka bënë më shumë së të tjerët?”, ka thënë Jashari.
Ai po ashtu ka kritikuar ministrat e Qeverisë duke thënë se i lënë makinat ndezur që mos t’ju ftohet makina në kohën kur janë në mbledhje, shpenzojnë shumë para për telefona mobilë dhe gjëra të tjera luksoze.
Jashari po ashtu ka thënë se ai është në njohur i se në Skenderaj janë vjedhur shumë vota dhe mu për këtë arsye ka votuar vetëm njëherë pas luftës.
Intervista në RTK e Rifat Jasharit
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,75580
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Eshte absolutisht e pavertet qe Ministri i Serbise eshte ulur apo guxon te ulet ne tryeze te perbashket me ndonje perfaqesues te ndonje Ministrie te Republikes se Kosoves.
Ministri i Serbise eshte ulur dhe ulet (zyrtarisht apo sipas protokollit zyrtar) vetem prane perfaqesuesve te UNMIK-ut, te OKB-se, te ftuarve te tyre apo atyre qe perfaqesojne organe te UNMIK-ut resp. Institucionet e Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves sipas rezolutes 1244.
"Marreveshja" per ndryshimin e mbishkrimit dhe zyrtarizimin e fusnotes, e cila eshte perdore edhe para marreveshjes, nuk ndryshojne asgje. Perjashtuar emeritimit te Kosoves nga UNMIK/Kosovo ne Kosovo* , per ti mashtruar qytetaret e Kosoves.
Asnje perfaqesues i Republikes se Kosoves nuk ka te drejte qe zyrtarisht te paraqitet si perfaqesues i Republikes se Kosoves.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Si e lidhi Kosova të ardhmen e saj evropiane me Serbinë
Nga Augustin Palokaj
Publikuar: 06.03.2012 - 20:14
Kosova definitivisht ka hyrë në ciklin e kushtëzimeve ku secili hap i afrimit edhe më të vogël me BE-në do të varet nga kompromiset me Serbinë. „Bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë“ janë edhe ashtu pjesë e kushtëzimeve për të gjitha vendet e rajonit, por në rastin e Kosovës BE-ja kushtëzon dhe nuk merr asnjë obligim formal
Në rrethana normale Kosova do të duhej t'i gëzohej suksesit të Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së dhe arritjes historike të saj siç është fitimi i statusit të kandidatit. Ky sukses i Serbisë është historik, sepse ky status arrihet vetëm një herë dhe shënon konfirmimin përfundimtar se ky shtet i ka arritur kriteret politike dhe respekton vlerat themelore si liritë, respektimi i të drejtave themelore dhe demokracia mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian. Këto vlera, për shembull, nuk i përmbush ende Shqipëria. Pra, Serbia pa dyshim ka të drejtë t'i gëzohet statusit të kandidatit.Kosova nuk e ka lehtë t'i gëzohet statusit të kandidatit për Serbinë, edhe pse zyrtarë të Kosovës, për t'ua bërë qejfin burokratëve evropianë, pajtohen me ta se është edhe në interes të Kosovës që Serbia të ecë përpara në integrimet evropiane. Nëse Kosova e merr seriozisht pavarësinë e vetvetes, dhe nëse shtetet e BE-së që e kanë njohur Kosovën si shtet mendojnë seriozisht, atëherë qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës është me pretendime territoriale. Një vend i cili ka pretendime të hapura territoriale ndaj një shteti tjetër, i cili mban forca policore në pjesë të atij territori, nuk mund të quhet si shtet që meriton statusin e kandidatit për në BE. E aq më pak mund t’i gëzohet shteti ndaj të cilit Serbia ka pretendime territoriale (në këtë rast Republika e Kosovës) marrjes së statusit të kandidatit nga ai shtet. Duhet pasur parasysh disa parime. Në interes të Kosovës është që Kosova të ecë drejt integrimeve evropiane dhe që të zvogëlohet dallimi në kohë dhe procedurë në rrugën evropiane mes Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit. Edhe pse Kosovës iu premtua (pa obligime formale për palën evropiane por vetëm në formën e zotimeve politike) nisja e studimit të fizibilitetit nga java e shkuar, hendeku mes Kosovës dhe Serbisë është rritur edhe më shumë, sepse Serbia e mori statusin e kandidatit. Ajo që është e çuditshme është se Kosova ishte ajo që u desh të bënte kompromise në mënyrë që t’i mundësohej Serbisë marrja e statusit të kandidatit. Serbisë në muajin dhjetor iu mohua statusi i kandidatit. Atëherë Kosova kishte pranuar kompromisin që emri i Kosovës në nismat rajonale të përmendet me fusnotë e cila do të thoshte se „Kjo është pa paragjykuar qëndrimet rreth statusit të Kosovës“. Por, me çmimin e humbjes së statusit të kandidatit, Serbia e refuzoi këtë duke insistuar që gjithsesi të përmendej edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe BE-ja kur e pa se Serbia është e qëndrueshme në insistimin e saj filloi të bëjë presion ndaj Kosovës. Si pasojë u arrit marrëveshja për fusnotën e famshme dhe për përmendjen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që i mundësojë Serbisë të marrë statusin e kandidatit dhe në të njëjtën kohë të mos heqë dorë nga qëndrimet e saj rreth Kosovës. Kështu, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, mund të nisë tash fushatën zgjedhore, duke thënë se politika e tij „edhe BE-ja edhe Kosova“ është e zbatueshme dhe e mundshme. Menaxhimi i zhgënjimit të kosovarëveBashkimi Evropian, në koordinim me Qeverinë e Kosovës, ka bërë javën e shkuar një menaxhim të mirë të zbutjes së pakënaqësisë dhe zhgënjimit të kosovarëve. Këtu është parë se e kishin mësuar mësimin nga koha e heqjes së vizave për të gjitha vendet e rajonit kur kosovarët kishin mbetur të vetmit (e të tillë janë edhe sot) në rajon të izoluar. Kësaj radhe, duke e ditur se dhënia e statusit të kandidatit Serbisë nuk do të tingëllonte mirë në Kosovë, sidomos jo duke pasur parasysh se Serbia nuk ka bërë asnjë hap konkret për të ndryshuar qasjen ndaj Kosovës, BE-ja ka përgatitur një fushatë të bindjes së opinionit kosovar se „po u hapet rruga drejt BE-së edhe atyre“ dhe se „nga dialogu përfiton jo vetëm Serbia, por edhe Kosova“. Në këto rrethana popullit të Kosovës nga Brukseli i dërgohet porosia se statusi i kandidatit për Serbinë është edhe meritë e Kosovës dhe Kosova po ashtu do të shpërblehet për këtë kontribut. Për këtë përmendet një „paketë shpërblimesh“ që në fakt janë hapa të cilët BE-ja është dashur t’i kishte ndërmarrë qëmoti, por ka pritur që ato të kushtëzohen me dialogun dhe sjelljen e Kosovës në dialog. Askush nuk ka të drejtë të mohoj se studimi i fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pjesëmarrja e Kosovës në programet komunitare, dialogu për liberalizimin e vizave, nuk janë të mira për Kosovën. Por ato janë ende në formëm e premtimeve, me kushtëzime dhe pa marrjen e obligimeve nga ana e BE-së se kur do të mund të realizohen. Këtu duket paksa edhe e pamoralshme të përdoret mungesa e njohurive të kosovarëve për gjuhen burokratike të BE-së si mjet për të manipuluar me ta. Deri tash populli i Kosovës ishte i bombarduar me „fusnotën“, ndërsa tash e tutje do të jetë i preokupuar me „Studim fizibiliteti“, i cili u shitet këto ditë si ndonjë arritje epokale dhe historike. Megjithëkëtë Kosova duhet të bëjë çmos tash që të hyjë në BERZH, të përmbushë obligimet për heqjen e vizave, të sigurojë që „Studimi i fizibilitetit“ të jetë pozitiv, të arrihet Marrëveshja tregtare dhe të marrë pjesë në programet e BE-së. Për këtë duhet të angazhohen të gjithë, sepse integrimi në BE ka shumë etapa dhe në asnjë rast fati i asnjë shteti në këtë rrugë nuk është lidhur me një parti politike apo një person. Kjo do të duhej të ndodhte si rezultat i përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, i luftës kundër korrupsionit, sigurimit të zgjedhjeve të lira si provim të cilin shqiptarët janë të vetmit në Evropë që nuk e kanë kaluar ende dhe arritjes së standardeve evropiane. Por për fatin e keq Kosovës po i thuhet se krejt këto po i siguron me kompromise me Serbinë dhe BE-ja mbyll sytë ndaj dukurive negative në Kosovë.
Studimi i fizibilitetit, mundësi për kushtëzime të reja Kosovës
Kosova definitivisht ka hyrë në zinxhirë kushtëzimesh ku secili hap i afrimit edhe më të vogël me BE-në do të varet nga kompromiset me Serbinë. „Bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë“ janë edhe ashtu pjesë e kushtëzimeve për të gjitha vendet e rajonit, por në rastin e Kosovës BE-ja kushtëzon dhe nuk merr asnjë obligim formal. Kështu Serbia mori statusin e kandidatit, ndërsa Kosovës vetëm iu dha një premtim politik se do të bëhen disa studime dhe disa dialogë të rinj, pa paragjykuar rezultatet e tyre. Nëse Kosova është e kënaqur me një trajtim të tillë, BE-ja do të jetë më se e kënaqur, po ashtu.
Një kthim i shkurtër nga e kaluara njëvjeçare dëshmon se dialogu ka nisur me kërkesën e Serbisë, me qëllim që asaj t’i ndihmohet marrja e statusit të kandidatit. Secili rezultat në dialog ka shënuar edhe një hap formal përpara për Serbinë. Pranimi i nisjes së dialogut vjeshtën e vitit 2010 ka siguruar vendimin e Këshillit për të nisur puna në përpilimin e opinionit të Komisionit për Serbinë. „Opinioni“ për statusin e kandidatit është ajo që për Marrëveshjen e Stabilizim Asocijimit do të jetë „Studimi i fizibilitetit“. Pas marrëveshjeve të para për lirinë e lëvizjes e në vjeshtë 2011 për IBM Serbisë i është siguruar „opinioni pozitiv“ dhe rekomandimi për dhënien e statusit të kandidatit nga ana e Komisionit Evropian. Pas Marrëveshjes për bashkëpunimit rajonal Serbisë i është siguruar hiq më pak se statusi i kandidatit.
Kosova në të tri këto etapa ka siguruar nga një vizitë të kryeministrit Hashim Thaçi në Bruksel dhe premtimet për hapat e parë në dialog të vizave dhe tash premtimet për studimin e fizibilitetit. Thaçi në mandatin e dytë si kryeministër ka qenë tri herë në Bruksel dhe të tri këto vizita kanë ardhur vetëm pak ditë pas tri marrëveshjeve në dialog. Në të tri këto vizita ai është lëvduar për kontributin e tij në arritjen e marrëveshjeve me Serbinë. Mjafton të shikohen datat e arritjes së marrëveshjeve në dialog dhe datat e vizitave të Thaçit në Bruksel. Pra, me dialog Kosovës i janë kushtëzuar jo vetëm hapat drejt BE-së, por edhe vizitat e kryeministrit në Bruksel.
Një shikim nga e ardhmja tregon se me dialog do të ketë kushtëzime të reja dhe atë kur Serbia të ketë nevojë. Tash nuk do të ketë runde të tjera në dialog, sepse Serbisë nuk i duhet. Serbia i ka zgjedhjet dhe BE-ja do t’i lërë rehat në këtë kohë. Por kur të vijë vera, afrohet vjeshta, Serbisë do t’i duhen disa hapa të rinj në integrimet evropiane. Prandaj, dialogu do të nisë pikërisht në kohën kur duhet siguruar që në Raportin e ardhshëm të progresit Komisioni Evropian të propozojë nisjen e negociatave. Pra, në vend që të kërkohet tash marrëveshje për telekomin, energjinë dhe disa të tjera, një gjë e tillë Serbisë i përgatitet ta bëjë në verë dhe vjeshtë, duke e ditur se çfarë do të sigurojë.
E Kosovës po ashtu do t’i kushtëzohet edhe Raporti i progresit, por edhe kualiteti i „studimit të fizibilitetit“ me kompromise të reja për Serbinë. Mund të paramendoni se në vjeshtë, kur do të ketë kompromise të reja ndaj Serbisë dhe kur do të propozohet nisja e negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Serbisë, ata që sot trumbetojnë për „arritje historike për Kosovën“ sepse po fillon studimi i fizibilitetit, do t’i thonë popullit të Kosovës se „si rezultat i marrëveshjeve me Serbinë ju po fitoni po ashtu, po fitoni „publikimin e studimit të fizibilitetit“.
Kosova të ndërtojë një konsensus të brendshëm për raportet me BE-në sa nuk është bërë tepër vonë
Do të ishte mirë sikur në këta gjashtë muaj sa nuk do të ketë më dialog Kosova të tentojë të arrijë një konsensus të brendshëm për përpilimin e një strategjie të saj për raportet me BE-në dhe raportet me Serbinë. Dhe që këto të ndahen në shumicën e fushave dhe të lidhen vetëm aty ky është e domosdoshme. Pse kërkohen kompromise nga ana e Kosovës në temat si „bashkëpunim rajonal“, kur Kosova nuk ka probleme në qëndrimet e saj. Nuk është Kosova ajo që refuzon të marrë pjesë për shkak të pranisë së Serbisë. Nuk është Kosova ajo e cila ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve. Nuk është Kosova ajo që refuzon ta njohë Serbinë si shtet. E pse atëherë Kosova duhet të jetë ajo që duhet bërë kompromise në kundërshtim me Kushtetutën e saj. Kosova ka bërë kompromise në Rambouillet, ka bërë kompromise edhe gjatë negociatave për statusin e saj, po bën kompromise edhe duke zbatuar Pakon e Ahtisaarit. Por për të gjitha këto ka pasur një konsensus të brendshëm dhe e ka ditur se çfarë përfiton. Për dialog me Serbinë as nuk ka konsensus të brendshëm e as që e di se çfarë konkretisht fiton. Prandaj, edhe kryeministri Thaçi për të siguruar pozitën brenda Kosovës sot varet vetëm nga mbështetja e jashtme e cila, qoftë edhe kur vjen nga miqtë e Kosovës, nuk është gjithmonë e mjaftueshme dhe e dobishme. Nëse skena politike e Kosovës do të bashkohej, nëse do të ketë një konsensus gjithëkosovarë që do të përfshinte edhe Qeverinë edhe opozitën, edhe bashkësinë ndërkombëtare, e dhe Serbisë do t’i bëhej më e vështirë për të nxjerrë kompromise të reja nga Kosova, të cilat, në një afat të mesëm apo të gjatë, nuk i sjellin ndonjë dobi Kosovës.
Dhe në fund, një gjë duhet thënë sa për të qenë të sinqertë. Edhe Serbia e ka të kushtëzuar rrugën e saj drejt BE-së me Kosovën, ndonëse në etapa krejt të ndryshme nga Kosova. Ajo nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën. Por kjo është një perspektivë shumë e largët, 10 deri 15 vjet nga tash. E Kosova nuk ka kohë aq shumë të humbë dhe të hyjë në një limbo dhe status quo shumëvjeçare në raportet me BE-në. Madje pas 10 deri 15 vjetësh, nëse Serbia hyn në BE dhe Kosova mbetet jashtë, do të jetë vështirë për Kosovën. Serbia, edhe nëse deri atëherë e njeh Kosovën, kur të bëhet anëtare e BE-së do të ketë të drejtë vetoje. Nëse Serbia do të ketë probleme të pazgjidhura me Kosovën anëtarësinë në BE do ta shfrytëzoj për këtë. Ata që nuk kanë dijeni për mundësitë e tilla ta pyesin shefin e sotëm të Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, se si në praktikë ai që është në BE mund ta bllokojë, me apo pa arsye, fqinjin në secilin hap gjatë procesit të zgjerimit (rasti i Sllovenisë e cila bllokoj Kroacinë për një periudhë të gjatë). Edhe kjo është një prej arsyeve pse Kosova nuk mund t’i gëzohet shumë suksesit historikë të Serbisë e cila mori statusin e kandidatit për BE.
Veriu i Kosovës si Somalia
Nga Xhafer Shatri
Publikuar: 06.03.2012 - 20:29
Veriu i Kosovës sot është pazari më i madh i Evropës; aty shitet e blihet çdo gjë: së pari e ardhmja e qytetarëve të Kosovës, sovraniteti dhe dinjiteti i shqiptarëve…, e pastaj tullat, nafta, politika, drutë, prodhimet ushqimore, armët, droga, lopët, spiunët, njerëzit…, çdo gjë. Në krejt këtë tregti kriminale përfitimet më të mëdha i nxjerrin Serbia dhe pushtetarët më të lartë të Kosovës, sepse familjarët e këtyre të fundit janë ingranazhi themelor i saj
1. Pas fusnotës vijnë negociatat për veriun e Kosovës
Denigrimi i Kosovës me çoroditjen e emrit dhe, përmes tij, vënien në pikëpyetje edhe të statusit të saj nuk do të harrohen kollaj, me gjithë zhurmën dhe demagogjinë e shpëlarë të pushtetarëve imoralë.
Fusnota ishte testi përmbylltar për hapjen e negociatave për Veriun e Kosovës, gjegjësisht formimin e një entiteti serb atje, përmes të cilit në Kosovë do të mbahet pezull çdo gjë: kufijtë, sovraniteti, politika, ekonomia, siguria dhe çdo segment i jetës së përditshme të qytetarëve.
Aksioni i zhurmshëm i 25 korrikut 2011, në thelb nuk kishte për qëllim vendosjen e sovranitetit në veri, por poshtërimin e Kosovës dhe përgatitjen e terrenit për më të keqen. Sepse në atë aksion nuk kishte asgjë serioze dhe jo për fajin e policëve e aq më pak të kolegut të tyre që u vra, por për fajin e drejtpërdrejtë të Hashim Thaçit, i cili, në mungesë të një elite të qëndrueshme në vend, e ka kthyer Kosovën në një république bananière; një vend pa dinjitet dhe pa të ardhme.
2. Për gjendjen në veri ka shumë gjynahqarë
Veriu i Kosovës, për turpin tonë dhe të bashkësisë ndërkombëtare, i përngjan më së shumti Somalisë. Aty nuk ka as shtet, as ligje, as shpresë. Fillimisht, Veriun akoma pa përfunduar lufta, e ka braktisur paria e Kosovës, pastaj ndërkombëtarët, pastaj elita intelektuale, pastaj mediet e më vonë të gjithë. Në fakt ky edhe ishte qëllimi i Serbisë, sepse një territor të braktisur nga të gjithë nuk është ndonjë problem ta vësh nën kontroll.
Veriu i Kosovës sot është pazari më i madh i Evropës; aty shitet e blihet çdo gjë: së pari e ardhmja e qytetarëve të Kosovës, sovraniteti dhe dinjiteti i shqiptarëve…, e pastaj tullat, nafta, politika, drutë, prodhimet ushqimore, armët, droga, lopët, spiunët, njerëzit…, çdo gjë. Në krejt këtë tregti kriminale përfitimet më të mëdha i nxjerrin Serbia dhe pushtetarët më të lartë të Kosovës, sepse familjarët e këtyre të fundit janë ingranazhi themelor i saj.
Në kohën kur Kosova kishte dhe ka parlament, president, qeveri, institucione…, Qeveria e Serbisë ka blerë dhe vazhdon të blejë ditën për diell me mijëra hektarë toka që ishin prona shekullore të shqiptarëve dhe të boshnjakëve. Askush deri sot nuk e ka ngritur zërin për këtë: as parlamenti, as presidenti, as qeveria, as mediet. Askush.
Ky është shembulli më konkret se për gjendjen në veriun e Kosovës ka shumë gjynahqarë.
3. Rreziku vjen nga politikanët që e ‘kanë bishtin të zënë me derë’
Sipas të gjitha gjasave çështja e veriut të Kosovës do të shtrohet në tavolinën e negociatave pas zgjedhjeve në Serbi. Dhe, në këtë rast, raporti i forcave që, në gjithçka është themelor, do të jetë i disfavorshëm për Kosovën. Qe pse:
Serbia do të ketë qeveri legjitime, të dalë nga vota të rregullta;
Serbia tashmë është kandidate për t’u bërë pjesë e BE-së;
Serbia ka institucione të qëndrueshme;
Serbia ka strategji të qartë: copëtimin me çdo kusht të Kosovës dhe pamundësimin e saj për t’u bërë shtet.
Kosova ka parlament, qeveri dhe president, por pa legjitimitetin e votës së lirë.
Kryeministri ynë njihet botërisht si kryeorganizatori i vjedhjes industriale të votave. Ai është objekt hetimesh ndërkombëtare, jo për trafik me organe të njerëzve, siç po bën zhurmë Serbia, sepse kjo është shpifje, por për gjëra krejt të tjera: vrasje të kundërshtarëve politikë (Ahmet Krasniqi, Ekrem Rexha etj., ); trajtim çnjerëzor të deputetëve të Kosovës gjatë kohës së luftës në Qirez; krime të kryera nga strukturat e udhëhequra prej tij pas luftës dhe, mbi të gjitha, si organizator i ngjarjeve të përgjakshme të vitit 2004, që de facto e shtruan në tavolinë çështjen e copëtimit të vendit dhe i hapën udhën Planit të Ahtisarit, i cili, de facto, e bëri Kosovën shtet asimetrik.
Duke pasur Kosova kryeministër një person me një bagazh të tillë mbi supe, çdo negociatë e saj me Serbinë a priori do të jetë e dëmshme për të. E keqja më e madhe është se Hashim Thaçi nuk është i vetmi politikan që e ka ‘bishtin të zënë me derë’, e ky lloj politikanësh janë potencialisht të rrezikshëm për vendin.
4. Loja e rrezikshme me kufij
Politika e Serbisë, pavarësisht grindjeve triviale, në thelb është unike. Të gjithë, pozita dhe opozita, pajtohen se, tash për tash, Kosovën e kanë humbur, sikundër që pajtohen se duhet të bëjnë të pamundurën që ta marrin një copë të mirë të saj.
Ndërkaq, në Kosovë është e kundërta; sa përmendet Plani i Ahtisarit, sa përmendet Ahtisari plus, sa përmendet statusi special, sa përmendet ndërrimi i territoreve, sa përmendet bashkimi kombëtar. Një kakofoni e marrë që pasqyron më së miri mjerimin politik në Kosovë. Ajo që paria e Kosovës nuk e përmend asnjëherë është fakti se loja me kufij do të thotë luftë; se çdo përpjekje që çon te krijimi i një entiteti serb në Kosovë do të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për të ardhmen e Kosovës por edhe për sigurinë e rajonit.
Pikërisht mungesa e një qëndrimi të vendosur të institucioneve të Kosovës, ka bërë që herë Buseku, herë Bilti e herë ndonjë tjetër, të dalin me propozime konkrete për copëtimin e vendit tonë sikur të ishte fjala për akullnajat e Grënlandës. Paria e Kosovës asnjëherë nuk ka reaguar ndaj këtyre deklaratave të porositura keqdashëse e të rrezikshme.
Mediet tona, në një masë të mirë të kontrolluara, organizojnë debate për çdo gjë, madje edhe për borën e bollshme, por jo për këso çështjesh madhore që mbajnë opinionin në ankth. Natyrisht, edhe kjo heshtje flet shumë.
Në anën tjetër, të abuzosh nga Prishtina e gjetkë me dëshirat legjitime të shqiptarëve të Kosovës Lindore etj. është marrëzi. Atyre duhet dërguar mesazhi gjithmonë i munguar nga paria e Kosovës: mos i braktisni me asnjë çmim trojet tuaja dhe varret e të parëve. Qëndroni aty se do të vijnë ditë të mira edhe për ju. Qëndroni se kurrë, kurrë nuk do t’ua kthejmë shpinën…
Elita politike duhet të jetë e njëzëshme kur është në pyetje sovraniteti i vendit: kufijtë mund të korrigjohen në mirëkuptim të plotë vetëm në mes të dy vendeve sovrane që njohin njëri-tjetrin, që nuk kanë probleme madhore mes tyre. E këso marrëdhëniesh mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë vetëm pas disa dhjetëvjeçarësh.
Edhe kërkesa për bashkim kombëtar përballë rrezikut të copëtimit të Kosovës është vetëm një llomotitje. Pika e parë unifikuese për gjithë elitën shqiptare gjithandej duhet të jetë: bërja e Kosovës shtet.
Dhe tash më duhet të jetë e qartë për të gjithë se këtë nuk mund ta bëjnë kurrë ata që kanë urdhëruar të vriten rivalët politikë; ata që kanë dhënë prova se janë cuba e mafiozë të pandreqshëm.
Krijoni Kontakt