Close
Faqja 2 prej 70 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 694
  1. #11
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Sovraniteti i kontestuar

    Ramiz Bojaj

    Heqja e emërtimit Republikë, në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, është kontestim i shtetësisë, kompromis dhe eventurë e pacipë me vullnetin politik të popullatës shumicë shqiptare, të cilët jetojnë në trojet e veta etnike e autoktone. Çdo lëshim i mundshëm qe cenon autorësinë e sovranitetit të Kosovës, është sindromi i parë i “virusit” për rrënimin e fleksibilitetit të shtetësisë. Shenjat e para të “pazarit” me shtetin, tashmë janë dhënë, se cili do të jetë çmimi i kësaj gare, kjo varet nga komprimisi qe “patriotët” tanë mund të bëjnë për sovranitetin në shkëmbim të pushtetit. GJND-ja nuk e mbrojti shtetësinë tonë, për ta dhënë me koncesion institucionalistët e retarduar.

    Atë qe Kosova e fitoi në betejën ushtarake (NATO-UÇK) kundër Serbisë ish-pushtuese, po e humbë në tavolinën e bisedimeve. Lëshimet, qe Republika e Kosovës po i bënë Serbisë fqinje në rrugën e integrimeve evropiane, len përshtypjen e pafajësisë së shtetit serb, për luftën dhe krimet e saja kundër popullit tonë. Në shumë raste, vet ndërkombëtart, janë shumë më të zëshëm, (kundër praktikës milosheviqiane të politikëbërjes se Serbisë), se sa vet politikanët tanë, të cilët më të puqur me pushtetin, u bënë të “urtë” e të “butë”. GJND-ja, BE-ja (Gjermania zyrtare, Franca, Anglia etj.) dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, i treguan vendin e duhur qeverisë serbe për integrimet (kërkesat për heqje dorë nga Kosova dhe shpartallimi i bandave kriminalo-politike të Serbisë). Por, ndryshe nga këto, qeveria jonë e paaftë për qeverisje fleksibile, me koncepte të retarduara, po e kthen sovranitetin e shtetit në shkallën zero të ekzistimit. Në këtë kontekst rrjedh edhe fillimi i dialogut për vizat (një konferencë shtypi rreth dailogut për vizat) dhe rruga e integrimeve ndërkombëtare, (pa shtrirjen e plotë të shtetësisë në tërë territorin e vendit), do të qojë në bisedime të reja, Kosovë-Serbi, (për çështje të kontestuara, sigurisht edhe territoriale). Kjo do të thotë futje e Kosovës në garë me këmbën e thyer (pa autoritet unikat në tërë vendin), me qëllim të pranimit të kompromiseve të reja në dëm të shtetit tonë.

    Hapi parë i zhbërjes së sovranitetit

    Kontestimi i sovranitetit të Kosovës (heqja e emrit Republikë) në përfaqësimet rajonale, është hapi i parë i zhbërjes së autorësisë së sovranitetit të shtetësisë, i cili bartë rreziqe reale për krijimin e minishtetit etnik sllav brenda vendit tonë (nga autonomia në veri si fazë e parë deri në shkëputje si fazë e vonshme). Në fakt kjo është zhbërje dinake e shtetësisë. Duket se pavarësia e “mbikqyrur”, po e len edhe bishtin prapa, mgase pavarësia e plotë e Kosovës( territori), as nuk u mbikqyr kurrë nga bashkësia ndërkombëtare (tri komunat veriore të Kosovës), e duket se keto, nuk do të mbikqyren denjësisht as nga autoritetet vendore. Të paktën edhe për një kohë relativisht të gjatë. Këtë po e ndihmojnë, aventurat politike qeverisëse, pa strategji të qartë, pa veprime konkrete dhe paaftësi për të menaxhuar tërësinë territoriale. Referimi si ploblem politik në veri (dhe jo si problem i zhbërjes së bandave), po qon në hapjen e dialogut të ri në mes të Kosovës, Brukselit e Serbisë, për arritjen e një “ujdie qe do t’i kënaqte të gjithë”, me preteks të “dhënies” fund, problemit 13-vjeçar të kësaj pjese delikate të territorit tonë. Në fakt “marrëveshje” të tilla do të hapin probleme afatgjate në mes të dy shteteve Republikës së Kosovës dhe Serbisë fqinje. Çdo përulje e sovranitetit të Kosovës, do ta bënte shtetin tonë jo funksional (gjithmonë të cënueshëm nga fqinjët), të pa qëndrueshëm politikisht dhe të atakuar ekonomikisht. Pra, çdo tejkalim përtej Planit Ahtisari, në veriun e vendit tonë, do të thotë hapje “pazar” me autoritetin e shtetësisë së Kosovës, ose dhënie me koncesion të sovranitetit (ani pse nga qeveritarët tanë quhen marrëveshje të përkohshme). Duket tejet absurde koncepti i shefes së ekipit negociator të Kosovës,znj. Edita Tahiri, duke konfirmuar se Kosova është “pajtuar” qe të prezantohet në rajon pa fjalën Republikë dhe me një fusnotë. Sipas znj. Tahiri dhe kryeministrit tonë, Hashim Thaçi, një kompromis i tillë nuk demton shtetësinë e as sovranitetin e shtetit të Kosovës, por, ky është vetëm një “bisht” qe bëhet për “hatër” të Serbisë dhe atyre shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë. Por, nuk e kam të qartë se çfarë do tu thonë qeveritarët tanë atyre shteteve që na kanë njohur, si të pavarur e sovran, me emërtimin Republika e Kosovës!

    Aventurat me shtetësinë

    Nëse realisht Kosova nuk humb asgjë nga sovraniteti (me fusnotën në bisht), atëherë përse nuk prezantohemi me variantin e parë, Republika e Kosovës. Zonja jonë e “madhe”, Edita Tahiri na del edhe e mençur kur thotë se ajo ka hedhur poshtë insistimin e palës serbe për përfaqësim të Kosovës, sipas Rezolutës 12 44. Kjo na jep të kuptojmë se vetëm 1244 qenka e tejshkuar, ndërsa përfaqësimi i Kosovës, pa emrin Republikë qenka realitet! Kjo deshmon se proklamimi i gjertanishëm i znj. Tahiri se kjo përfaqëson dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, na del gënjeshtër e kulluar. Nëse dialog teknik është edhe heqja e emërtimit të Republikës, atëherë edhe dhënia me koncesion e territoreve qenka problem teknik. Si zgjidhje tjetër kompromisi, po kaq absurde, znj. Tahiri shtron idenë e re, qe si shëmbull precedent të merret rasti i Maqedonisë me Greqinë (kontesti për emrin). Pothuajse, Maqedonia dhe Greqia, kanë bërë “mrekulli” në raport të ndërjellët. Me këtë hidhen poshtë të gjitha teoritë që e mbronin parimin e shtetit tonë, se Kosova është rast “sui generis”. Vet shtrimi i tezës së problemit në fjalë, është koncept tejet i turbullt, i palogjikshëm dhe i quditshëm, ngase Greqia e konteston vetëm emërtimin Maqedoni, ndërsa Serbia nuk e konteston emrin Kosovë, por e konteskton shtetësinë, pavarësinë dhe sovranitetin, me tendencë territoriale (bllokimi i rrugëve dhe menaxhimi i bandave në veri nga Serbia). “Ne nuk pranojmë përfaqësimin e Republikës së Kosovës në bashkëpunimet rajonale sipas rezolutes 12 44, sepse kjo është tashmë e tejkaluar – si në kuptimin juridik, ashtu edhe në atë politik. Ne mendojmë që Kosova duhet të përfaqësohet si shtet ku mund të ketë një fusnotë të modelit të Maqedonisë”. Përse znj. Tahiti nuk merr ndonjë shembull më të mirë, psh. krijimin e raporteve të Serbisë me Kroacinë, Slloveninë, ose me Maqedoninë a Malin e Zi. Realitete këto, të cilat i kontestonte në fillim, por më vonë i njohu shtëtësinë. Kam vetëm një sugjerim për znj. Tahiri: shteti bëhet për tu përfaqësuar në instanca ndërkombëtare, e jo për ti hedhur valle a për ti kënduar këngë patriotike.

    Mbyllja e pavarësisë me bishtin prapa

    Heqja e emërtimit të Republikës, shemb imazhin shtetëror të Kosovës, dhe kthen në pikën zero, kredibilitetin e gjertanishëm si një vend i pavarur, i qendrueshëm dhe funksional. Me një fjalë Kosovës nuk i duhet kurrfarë përfaqësimi në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, nëse “detyrohet” të heqë dorë nga Republika. Me la përshtypje, koncepti i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hysenit, duke shprehur drojën se “Kosova do të shndërrohet në një Palestinë të dytë, nëse pala vendëse pranon të hyjë në koncesione për shtetësinë e saj. Fusnota, betonon njohjet e mëtejme të shtetit të Kosovës. Bota do të mësohet me Kosovën si një shtet që ka status gjysmak. Prandaj, Kosova nuk guxon të pranojë asnjë zgjidhje gjysmake”. Përpos qeverisë sonë, të gjitha institutet, OJQ-të, etj., shprehin dronë e tyre për heqjen e emërtimit Republikë, në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës. Njëherësh ky koncept është vlerësuar si lojë me shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Deputeti i VV, Visar Ymeri, thekson se ky veprim është kontestim i Republikës së Kosovës. “Natyrisht që është kthim prapa dhe e konteston Republikën. Republikë duhet të jesh ndaj secilit dhe çdo gjëje. Nëse je, je, po nëse nuk je, nuk je. Nuk ka gjysmë Republikë, apo gjysmë pavarësi. Nuk ka pavarësi të shpallur tash e të realizuar në të ardhmen”. Veprimet kryeneqe dhe pa koncepte të qarta të QK-së, po dëmtojnë tej mase profilin shtetëror të Kosovës. Këtë bindje e forcon edhe z. Behlul Beqaj, kur thotë se kompromiset e kryeministrit Thaçi, po rrezikojnë interesat tona kombëtare e shtetërore. “Kryeministri Thaqi, me veprimet e tija, qe një kohë të gjatë është në kundërshtim me vetë kushtetutën, dhe shkon në vazhdën e rrezikimit të interesave kombëtare e shtetërore”. Por, për kryeministrin tonë, Hashim Thaqi, heqja e emrit Republikë në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, përsëri mbetet prezantim “dinjitoz” i shtetit tonë, respektim të autoritetit shtetëror dhe vet Kushtetutës. “Marrëveshja nënkupton respektimin e plotë të sovranitetit, integritetit territorial, të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”. Duket se kryeministrin tonë e impresionon mbyllja e mbikqyrjes së pavarësisë nga ndërkombëtarët, por jo edhe izolimi i Kosovës (regjimi i vizave për kosovarët), as cenimi i shtetësisë e as referendumi serb për pavarësinë pjesës veriore të vendit tonë. “Viti 2012 do të jetë viti i Kosovës evropiane, viti i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, viti i fillimit të funksionimit real të pavarësisë së plotë të shtetit të Kosovës”. Mbyllja e pavarësisë me bishtin prapa! Qeveria e Kosovës duhet të bëjë gjithçka për të pamundësuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në territorin e vendit. Ndryshe, zgjedhjet serbe janë provokim i rëndë, me pasoja tejet të rrezikshme për institucionet tona dhe atentat politik kundër shtetit të Kosovës. Shtetit të Kosovës, i duhet angazhim imediat dhe strategji e kthjellët për mbrojtjen e asaj qe e kemi arritur gjer më sot (sovranitetin dhe shtetësinë), për të vazhduar rrugën e integrimeve evropiane e Euro-atlantike. Në të kundërtën, Kosova mund të rreshqasë në kthim në shkallën zero të eksistencës së shtetësisë së saj, në kontekst të të cilit mund të hapen teori të reja të ndarjes së Kosovës, nëse jo në formën juridike, në atë faktike gjithsesi. Paaftësitë për politikëbërje fleksibile, nuk mund të justifikojnë hedhjen e fajit tek ndërkombëtaret, sepse sa më shumë qe jemi sovran aq më shumë jemi edhe përgjegjës për shtetin dhe sovranitetin. Heqja e emërtimit Republikë, në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, është kontestim i shtetësisë, kompromis dhe eventurë e pacipë me vullnetin politik të popullatës shumicë shqiptare, të cilët jetojnë në trojet e veta etnike e autoktone. Çdo lëshim i mundshëm qe cenon autorësinë e sovranitetit të Kosovës, është sindromi i parë i “virusit” për rrënimin e fleksibilitetit të shtetësisë. Shenjat e para të “pazarit” me shtetin, tashmë janë dhënë, se cili do të jetë çmimi i kësaj gare, kjo varet nga komprimisi qe “patriotët” tanë mund të bëjnë për sovranitetin në shkëmbim të pushtetit. GJND-ja nuk e mbrojti shtetësinë tonë, për ta dhënë me koncesion institucionalistët e retarduar. Se ku do ta ndalin degjenrimin e shtetësisë pinjolët e papërgjegjshëm, një Zot e di?!(kosova.info)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Exclamation

    Vazhdon skenari i organizuar i ndarjes (shitjes) faktike dhe juridike te veriut te Kosoves.


    Ndërkombëtarët duan konsensus të brendshëm për veriun

    Tashmë kemi 4 pikat e presidentit Tadiq. Presim tash që edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të dalë me një propozim për veriun, i cili duhet të jetë zemërgjerë ndaj serbëve të asaj pjese të Kosovës dhe ndaj Serbisë”, i ka thënë “Kohës Ditore” një diplomat i lartë evropian. Ai ka thënë se “kësaj radhe edhe bashkësia ndërkombëtare, edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të kenë kujdes dhe të mos përsërisin nxitimin e treguar rreth dialogut që po zhvillohet në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e BE-së”. “Çështja e veriut, e cila duhet të zgjidhet, është shumë më e ndjeshme edhe se pikat rreth të cilave bisedohet në dialog. Prandaj nuk dëshirojmë që krejt barrën mbi vete ta marrë personalisht vetëm kryeministri Thaçi me eksponentët e tij, siç është rasti i dialogut, i cili nuk ka gëzuar përkrahjen as të opozitës e as shoqërisë civile në Kosovë. Thaçi e ka të qartë këtë dhe ne dëshirojmë që në Kosovë të krijohet sa më shpejt një konsensus i brendshëm për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për veriun. Sa i përket vetë kryeministrit Thaçi, ai ka shfaqur shenja se është konstruktiv dhe pragmatik rreth veriut, por na duhet mbështetje edhe nga faktorët tjerë politikë në Kosovë”, ka thënë një diplomat tjetër nga një shtet mbështetës i Kosovës. “Nuk mund të vijmë në situatë që të kërkojmë zgjidhje vetëm përmes qeverisë dhe atëherë të ketë problem në zbatimin e zgjidhjes. Duhet të ketë një konsensus më të gjerë në Kosovë”, ka thënë ky burim duke përshëndetur edhe takimin e parë që tashmë kryeministri Thaçi ka bërë me përfaqësues të opozitës (më gjerësisht në “kohën Ditore”).
    http://www.koha.net/?page=1,13,85934
    Hapi tjeter konkret me gjase do te jete krijimi dhe shpallja e veriut si "zone te vecante" (apo dicka te ngjashme) per gjoja integrimin me te lehte dhe zhvillimin ekonomik te komunave te atjeshme me shumice serbe. Per ti mashtruar kosovaret dhe per tiu shmangur trazirave, do te krijohej edhe se paku nje zone e tille diku ne jug te Kosoves, ku jetojne kryesisht shqipetare.
    "Zona e vecante" ne veri hap pas hapi do te shendrrohej ne zone autonome dhe territor autonom. Pas disa vitesh, atehere kur ju pershtatet Serbise dhe shumices se miqve antishqiptar, ku ai territor ta humbas rendesine dhe efektin qe ka sot ne Kosove, Serbi dhe rajon, mund ti bashkohet shtetit te Serbise. Edhe nese bashkimi juridik nuk do te ndodhte edhe per disa dekada, nuk do te ishte fare negative per Serbine. Nje territor autonom brenda Kosoves per Serbine do te ishte faktikisht edhe me i vlefshem se krejt Kosova...

    Sido qe te jete, peseri zgjedhja me e mire per kosovaret mbetet nderrimi eventual i territoreve dhe pranimi nderkombetar i shtetit ose bashkimi ne cfardo forme me Shqiperine. Cdo alternative tjeter nuk do te jete ne asnje aspekt me e favorshme, nese perjashtojme perfitimet e pushtetareve aktual dhe hajduteve vendas dhe te huaj, qe po pasurohen nga ato pak rersurse qe ende i kane mbetur Kosoves.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    VV: Rezoluta për pavarësinë nuk saktëson obligimet

    Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike qëndrimet e saj lidhur me seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet të martën. Në këtë seancë, të thirrur nga Grupi parlamentar i PDK-së, pritet të diskutohet dhe votohet një projektrezolutë për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.

    Sipas një komunikate për medie të lëshuar nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, thuhet se kjo lëvizje është për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë sikur që, siç thonë ata, “ishim kundër çfarëdo kufizimi ndaj pavarësisë sonë në vitin 2008”.

    Ne kemi qenë dhe mbetemi për Republikën sovrane të Kosovës, kundër mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe kundër kushtëzimeve ndaj pavarësisë që vijnë nga Plani i Ahtisaarit. Rrjedhimisht jemi për fundin e mbikëqyrjes, e jo për këmbim të kësaj mbikëqyrjeje me formalizimin e strukturave të Serbisë brenda Kosovës dhe për betonimin e mbikëqyrjes së Serbisë përmbi Kosovë”, thuhet në komunikatën e GP të Vetëvendosjes.

    Ne e kemi kundërshtuar një rezolutë të tillë edhe si metodë edhe si përmbajtje. Aty thuhet se Kuvendi mirëpret përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, njëkohësisht duke kërkuar që Kosova ta ketë vendin e vet në bashkësinë e shteteve të pavarura të botës. Ne konsiderojmë që një kërkesë e tillë është e panevojshme meqenëse vet shpallja e pavarësisë do të duhej ta nënkuptonte këtë. Me ta shpallur Kosovën të pavarur, automatikisht institucionet e Republikës së Kosovës e kanë kërkuar një gjë të tillë”, thuhet më tej në komunikatë.

    GP i Vetëvendosjes saktëson se pika më problematike e tekstit të propozuar përmes kësaj rezolute, megjithatë, është ajo që kërkon nga Kuvendi të zotohet se do t’i përmbush të gjitha obligimet që dalin nga procesi i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

    Rezoluta nuk saktëson se cilat do të jenë obligimet. Në këtë mënyrë kërkohet nga Kuvendi që të zotohet blanko për një proces me shumë të panjohura dhe shumë rreziqe”, theksohet në komunikatë.

    Kjo madje, sipas VV-së, është dhe formë jo demokratike e të votuarit sepse kërkohet nga deputetët të zotohen se do të votojnë në favor të ligjeve për të cilat nuk e dinë se çka përmbajnë...

    Parlamentarizmi dhe demokracia përfaqësuese nuk mund të tkurret në tre - katër burra që shtrëngojnë duart...Kjo rezolutë është një tentim i hapur i qeverisë së Thaçit t’i mbulojë koncesionet që ai është gati t’i bëjë në negociatat me Serbinë, që kështu të kontrabandohet statusi i veçantë për veriun e vendit si çmim për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë. Ne jemi për Republikën e Kosovës, të bazuar në parimet e drejtësisë, barazisë mes shteteve, dhe lirisë së pakushtëzuar”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. /Zëri/
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...son-obligimet/

  4. #14
    Per kete teme ... une besoj qe ketu ka shume si nuk enjofin mire ligjet,te kushtetutes se ksoves dhe ligjet nderkombetare,,
    po une nuk jam per te hiqure fjalen republik per disa takim qe do te mbahen ..

    Po te njeten gje eshte ka e perdore edhe Maqedonija ,,dhe ajo eshte shtet veq qe 20 vite e me shume....dhe ket eshte duke ber per shkak te Greqis qe nuk po e nje maqedonin si shtet...dhe vetem nje nuk eshte ka e nje maqedonja dhe nuk po mundet te hy ne nato dhe be,,kures kosven nuk e kane njohur 5 shtete e be,,plus serbija armikyn

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Per kete teme ... une besoj qe ketu ka shume si nuk enjofin mire ligjet,te kushtetutes se ksoves dhe ligjet nderkombetare,,
    po une nuk jam per te hiqure fjalen republik per disa takim qe do te mbahen ..

    Po te njeten gje eshte ka e perdore edhe Maqedonija ,,dhe ajo eshte shtet veq qe 20 vite e me shume....dhe ket eshte duke ber per shkak te Greqis qe nuk po e nje maqedonin si shtet...dhe vetem nje nuk eshte ka e nje maqedonja dhe nuk po mundet te hy ne nato dhe be,,kures kosven nuk e kane njohur 5 shtete e be,,plus serbija armikyn
    Krahasim i pavlefshem.

    Maqedonia eshte shtet i njohur nderkombetarisht si cdo shtet tjeter i botes...
    Ne momentin, kur nje shtet eshte anetare i OKB-se, parimisht nuk i nevojitet njohja formale nga asnje shteti per te qene shtet me te gjitha drejtat dhe obligimet si cfardo shteti tjeter i botes.

    Perndryshe, konflikti greko-maqedonas dhe konflikti i Kosoves me Serbine jane esencialisht te ndryshem. Greqia nuk e konteston shtetesine e Maqedonise, sovranitetit e ketij shteti, integritetin territorial te tij etj., por vetem emrin zyrtar Maqedoni. Pra, Greqia e ka pranuar dhe e pranon shtetin e Maqedonis si IRMJ (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise). Arsyeja e vetme, pse keto dy shtete nuk kane mardhenje zyrta bilaterale (diplomatike) eshte emri Maqedoni, jo shteti, pavaresia apo Republika e Maqedonise. Eshte Maqedonia ajo qe nuk pranon te anetaresohet/perfaqesohet ne NATO me emrin IRMJ apo ndonje emer tjeter sipas ndonje marreveshje te mundshme me Greqine.
    Ne rastin e Kosoves nga Serbia nuk kontestohet emri, por pavaresia, shteti, sovraniteti, integriteti territorial dhe cdo institucion dhe simbol i shtetesise se Republikes se Kosoves. Prandaj, edhe nuk kerkohet ndryshim i emrit, por heqja e simboleve shteterore, sic eshte shprehja standarde Republike. Njekohesisht kerkohet se paku edhe nje fusnote plotesuese, ne menyre qe Kosova ne paraqitjet e saj nderkombetare te dallohet edhe simbiolikisht nga shtetet (Republikat) tjera.
    Sa per emer, Kosova menjehere do ta ndryshonte...

    Krahasimet me konfliktin greko-maqedonas jane vetem pallavra dhe propagande e zakonshme e E.Tahirit dhe Qeverise Kuislinge te Kosoves per ta manipuluar opinionin dhe mashtruar popullin. Prendryshe, nuk ka asgje te perbashket...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 31-01-2012 më 05:00

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Krasniqi e Vetëvendosje me një gojë për veriun

    Prishtinë, 31 janar - Kundërshtohet ideja që Qeveria e Kosovës të hartojë një propozim për çështjen e veriut të Kosovës. Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se nuk ka nevojë për plane e propozime për veriun e vendit. Sipas tij, Plani i Ahtisaarit e rregullon mjaft mirë këtë çështje dhe të drejtat e minoriteteve në Kosovë. Edhe opozita deklarohet kundër, njofton KTV. Në lëvizjen “Vetëvendosje” shprehen se në rast të hartimit të një propozimi për veriun nga Qeveria, atëherë veriu do të përfundonte në një status të veçantë që do të veçohej prej pjesës tjetër të Kosovës. Ideja për një plan për veriun po përmendet nga Bashkimi Evropian.
    http://www.koha.net/?page=1,13,86083

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Draft Rezoluta e propozuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Duke e marrë parasysh rolin tejet të rëndësishëm të Kuvendit në rregullimin republikan të shtetit, si përfaqësues i vullnetit të popullit dhe mbrojtës i interesave të tij,

    Duke u nisur nga neni 1.1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili e përkufizon Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe të pandashëm; si dhe duke u nisur nga neni 2.1 i cili e definon popullin si burim të sovranitetit dhe ia njeh atij të drejtën e demokracisë së drejtpërdrejtë përmes referendumit,

    Në bazë të nenit 65, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6, paragrafi 1, nenit 49 dhe të nenit 52, pika 2, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,



    Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nxjerrin këtë:

    R E Z O L U T Ë

    1. Të gjitha vendimet e nxjerra dhe masat e ndërmarra nga institucionet e vendit duhet të respektojnë sovranitetin e plotë shtetëror dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

    2. Kuvendi t’i fillojë punimet në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës për ta fuqizuar atë si Aktin më të lartë juridik të vendit.

    3. Ndryshimet kushtetuese duhet ta garantojnë rregullimin e vendit si Republikë parlamentare, t'i garantojë Republikës së Kosovës barazinë shtetërore me vendet tjera, si dhe t'i garantojë qytetarëve të Kosovës të drejtat e barabarta politike, ligjore e sociale.

    4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës të mos përmbajë kurrfarë kushtëzimesh ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të vendit, dhe të sanksionojë të drejta dhe obligime shtetërore dhe kolektive për Kosovën dhe popullin e Kosovës, si dhe obligime të institucioneve ndaj këtyre qytetarëve.

    5. Kushtetuta do të hyjë në fuqi me referendum.

    6. Të gjitha kompetencat ekzekutive do të ushtrohen dhe zbatohen nga institucionet legjitime të vendit.

    7. Prezenca ndërkombëtare në Kosovë, qoftë e natyrës ndihmëse apo monitoruese, duhet të rregullohet me marrëveshje sovrane me institucionet e Kosovës.

    8. Sovraniteti shtetëror e institucional, që buron nga populli, si dhe integriteti territorial i vendit, janë të patjetërsueshme dhe të panegociueshme. Bartja e sovranitetit institucional tërësisht, apo pjesërisht, te një institucion tjetër brenda apo jashtë vendit, negocimi mbi kufijtë e vendit, apo ndryshimi i statusit të njësive administrative dhe/ose një grupi të njësive administrative, mund të bëhet vetëm me referendum.
    Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

    i përfaqësur nga:

    Visar Ymeri
    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,3935&author=0

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Draft Rezoluta e propozuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

    1. Të gjitha vendimet e nxjerra dhe masat e ndërmarra nga institucionet e vendit duhet të respektojnë sovranitetin e plotë shtetëror dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

    2. Kuvendi t’i fillojë punimet në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës për ta fuqizuar atë si Aktin më të lartë juridik të vendit.

    3. Ndryshimet kushtetuese duhet ta garantojnë rregullimin e vendit si Republikë parlamentare, t'i garantojë Republikës së Kosovës barazinë shtetërore me vendet tjera, si dhe t'i garantojë qytetarëve të Kosovës të drejtat e barabarta politike, ligjore e sociale.

    4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës të mos përmbajë kurrfarë kushtëzimesh ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të vendit, dhe të sanksionojë të drejta dhe obligime shtetërore dhe kolektive për Kosovën dhe popullin e Kosovës, si dhe obligime të institucioneve ndaj këtyre qytetarëve.

    5. Kushtetuta do të hyjë në fuqi me referendum.

    6. Të gjitha kompetencat ekzekutive do të ushtrohen dhe zbatohen nga institucionet legjitime të vendit.

    7. Prezenca ndërkombëtare në Kosovë, qoftë e natyrës ndihmëse apo monitoruese, duhet të rregullohet me marrëveshje sovrane me institucionet e Kosovës.

    8. Sovraniteti shtetëror e institucional, që buron nga populli, si dhe integriteti territorial i vendit, janë të patjetërsueshme dhe të panegociueshme. Bartja e sovranitetit institucional tërësisht, apo pjesërisht, te një institucion tjetër brenda apo jashtë vendit, negocimi mbi kufijtë e vendit, apo ndryshimi i statusit të njësive administrative dhe/ose një grupi të njësive administrative, mund të bëhet vetëm me referendum.


    Per Krahasim.

    Rezolute e PDK-se, e miratuar nga Kuvendi:

    1. Duke njohur përparimin që Kosova ka bërë në vitet që nga Shpallja e Pavarësisë dhe përparimin që do të vazhdojë ta bëjë;

    2. Duke mirëpritur vendimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për të filluar përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur gjatë vitit 2012;

    3. Krenarë në besimin se Kosova është e gatshme të pranojë vendin e vet të drejtë në mesin e vendeve të pavarura të botës;

    4. Të përkushtuar ndaj përmbushjes së të gjitha obligimeve që kontribuojnë në përmbylljen e fazës së pavarësisë së mbikëqyrur, duke përfshirë e parimet kyçe të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit në Kushtetutë dhe në legjislacionin e Republikës së Kosovës;

    5. Të vetëdijshëm se Kosova gjithmonë ka arritur përparimin më të madh drejt synimeve kombëtare kur populli, forcat politike dhe udhëheqësit janë bashkuar;

    6. Zotohet solemnisht për përkrahjen dhe përkushtimin e vet të plotë arritjes së shpejtë, të tërësishme dhe të suksesshme të këtij synimi kombëtar, posaçërisht kalimit me kohë të të gjitha amendamenteve kushtetuese dhe legjislacionit tjetër të nevojshëm për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur;

    7. Fton Qeverinë e Republikës së Kosovës, në konsultim të ngushtë me udhëheqësit e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, anëtarët e Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesin Ndërkombëtar Civil, me prioritet të përgatitë dhe miratojë legjislacionin i cili është i nevojshëm për të për kompletuar zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës, si dhe të përgatisë të gjitha amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe legjislacionin shtesë dhe t’ia paraqesë këto Kuvendit jo më vonë së katër javë nga data e kësaj rezolute.

    8. Në mbështetje të nenit 71 të Rregullores së Kuvendit, autorizon Komisionin e tashëm ad hoc për Reformën Kushtetuese që të përgatisë amendamentet kushtetuese për vlerësim nga Gjykata Kushtetuese si dhe të përgatisë amendamentet kushtetuese dhe amendamentet legjislative për miratim përfundimtar nga Kuvendi i Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 31-01-2012 më 11:20

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs up

    Krasniqi: Heqja e emërtimit Republikë, shkelje e Kushtetutës

    Prishtinë, 31 janar - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se çdo ndryshim i emërtimit Republika e Kosovës në përfaqësimin e saj rajonal, përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Në një intervistë për Radio Kosovën, kryeparlamentari Krasniqi, thotë se Kosova nuk duhet të bëjë kompromise tjera. Sipas tij, Kosova është shtet i pavarur dhe me emrin e saj, Republika e Kosovës, duhet të përfaqësohet edhe jashtë vendit.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se Kosova në nisma rajonale duhet të përfaqësohet me emrin e saj, Republika e Kosovës, sepse çdo ndryshim i emrit në përfaqësimin e saj përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Këtë deklaratë, Kryetari i Kuvendit e bëri në ditën kur në Prishtinë ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Robert Cooper dhe kryenegociatorja, Edita Tahiri, diskutojnë për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në rajon, pjesë kjo e bisedimeve teknike Kosovë-Serbi.

    Realisht përderisa në kushtetutë shkruhet Republika e Kosovës dhe nëse hiqet fjala Republikë, atëherë është një shkelje e kushtetutës. Unë mendojë se presioni i Bashkimit Evropian mbi Kosovës nuk është dashur të bie në këtë nivel. Ne si Kosovë kemi bërë kompromise me dokumentin gjithëpërfshirës të presidentit Marti Ahtisari dhe unë mendojë se Kosova nuk duhet të futet në kompromise të tjera”, thotë Jakup Krasniqi.

    Kryenegociatorja Edita Tahiri, ditë më parë ka pranuar se pala kosovare mund të pajtohet që Kosova të prezantohet në rajon pa fjalën republikë, por me një fusnotë. Sipas saj, mënyra e prezantimit do të paraqesë realitetin e rajonit karshi Kosovës, për faktin që Kosovën përveç Serbisë, ende nuk e kanë njohur as Bosnja e Hercegovina, Rumania dhe disa shtete të Evropës Juglindore. Modeli i përfaqësimit sipas Tahirit, është marrë nga shteti fqinjë Maqedonia. Por, këtë model përfaqësimi dhe krahasimin e kundërshton Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

    Arsyeja e parë është që shembull, shteti i Greqisë e ka njohur Maqedoninë si shtet, por ia konteston emrin, ndërsa, tek ne problemi është pak më ndryshe sepse Serbia e konteston edhe pavarësinë e Kosovës dhe emrin e saj Republika e Kosovës”, thotë Krasniqi.

    Sipas kryekuvendarit Krasniqi, krahasimi Kosovë-Serbi me rastin Maqedoni-Greqi, nuk mund të jetë zgjidhje e lakmueshme, sepse, ai thotë se Greqia edhe sot e kësaj dite e pengon rrugën e Maqedonisë në anëtarësimin e saj në NATO dhe Bashkimin Evropian.
    http://www.koha.net/?page=1,13,86154

  10. #20
    nuk e ka njofur as greqija maqedonin si shtet jo keto jan trillimet se jo

Faqja 2 prej 70 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •