Close
Faqja 105 prej 126 FillimFillim ... 55595103104105106107115 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,041 deri 1,050 prej 1258
  1. #1041
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga xerox Lexo Postimin
    Ashtu e kuptoj edhe une por nuk e di se me cfare fjale tjeter mund ta zevendesoj.
    Gjithsesi faleminderit
    Nese eshte e mundur, sill ndonje shembull tjeter, ne menyre qe te kuptojme me mire domethenjen e kesaj fjale!!
    Jarigas

  2. #1042
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Pas disa 'gjurmimeve' që bëra, zbulova se në mitologjinë shqiptare fjala stihi - figuron një demon i gjinisë femërore, përfaqëson draguan(kuçedrën) me frymën e saj zjarr për të mbrojtur thesarin. Është përdorur nga besimtarët e shqipërisë jugore.

    (ndoshta e ke ditur këtë? Unë tani e mësova)

    Tani kjo fjalë, merr kuptimin sipas fjalisë.

    Në të shumtën e rasteve ka kuptimin e një 'force kaotike'.


    Le të na thotë dikush që ka më shumë njohuri mbi këtë shprehje.
    Love has no limits

  3. #1043
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga xerox Lexo Postimin
    Ju lutem me gjeni nje fjale qe mund te perdoret si sinonim i fjales stihi.
    Pershendetje
    Citim Postuar më parë nga xerox
    Nuk e kam fjalen per stuhi por ashtu sic e kam shkruar "stihi''. p.sh. i eshte lene stihise se kohes...
    Me këtë kuptim që thua ti, mund të zëvendësohet me fjalët: vrullit, forcës, ndryshimeve, ose rrebesheve të kohës. Ja katër kuptimet që ka fjala stihi sipas fjalorit:

    STIHI f. sh.
    1. libr. Dukuri e vrullshme dhe e papërmbajtur, që
    zhvillohet vetiu dhe që nuk mund të drejtohet
    sipas dëshirës. Stihitë e natyrës. Nuk e la në
    mëshirën e stihisë.
    2. fig. libr. Vrull i brendshëm, forcë shpirtërore e
    papërmbajtur. Stihia e poetit.
    3. mit. Figurë e përrallave popullore, e cila
    përfytyrohet zakonisht si një qenie me krahë, që
    nxjerr flakë nga goja ose si një gjarpër që ruan
    thesaret e fshehura nën dhe.
    4. fig. Njeri ose diçka tjetër me përmasa tepër të
    mëdha e të parregullta.

  4. #1044
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ja ku gjendet fjala stihi me kuptimin e tretë:

    KOSTANDINI DHE DHOQINA

    (Njihet ndryshe si Kostandini dhe Doruntina)

    Ditën e pashkës në drekë.
    therën-o një ka të sertë.

    Vajta, moj, vajta
    mora një okë mish.
    Zjarrin, moj, zjarrin,
    i vura kusisë

    Te shtëpia lart te brinja
    krisi kuja, ulërima…
    Pa dëgjoni, ç’thotë Marina!

    Sterra, moj, oiii, oiii,
    doli gjarpëri stihi
    m’u hodh brenda në kusi.
    më lëshoi helmin e zi…
    etj.
    ....

  5. #1045
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Ju faleminderit shume te gjitheve.
    Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
    Naim Frashëri

  6. #1046
    i/e regjistruar Maska e evalt
    Anëtarësuar
    12-09-2007
    Vendndodhja
    Italia
    Postime
    249
    BATO
    Më bëhet qefi që ke hapur këtë temë.
    Edhe pse të gjithë ne,në klasë te parë kemi të njëjtin libër përpara ,pra ABETARE-n.
    Secili nga ne , e flet gjuhën Shqupëtare ngryshe nga të tjerët
    Bëhem shum nervoz kur dëgjoj Shqipëtar te tjerë , që kur komunikojnë me njëri-tjetrin , i deformojne fjalet.
    Ose si në rastin e kësaj teme , deformojnë fjalët në shkrim, nuk ështe aspak normale një gjë e till.
    Njerëzit nuk e shtrydhin aspak trurin.
    Evalt T

  7. #1047
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    7
    Shume teme e bukur! Nje "U lumte!" te gjitheve; Batos ne veçanti.
    Dua te di si shkruhet kjo fjali:
    "Neser do te sjell librin" apo "Neser do te te sjell librin"

  8. #1048
    Citim Postuar më parë nga benmeçe Lexo Postimin
    Shume teme e bukur! Nje "U lumte!" te gjitheve; Batos ne veçanti.
    Dua te di si shkruhet kjo fjali:
    "Neser do te sjell librin" apo "Neser do te te sjell librin"
    Te dyja jane ne rregull, por kane perdorime te ndryshme mnedoj une. Nese i drejtiohesh dikujt te vecanti dhe po i thua qe do ja sjellesh librin neser, atehere thuhet "Neser do te te sjell librin"

  9. #1049
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2011
    Postime
    58
    tema më e mirë që kam parë në internetin shqiptar. shumica e shqiptarëve s'dinë të shkruajnë, as të flasin dhe duke mos ditur të shprehemi nuk mund të pasqyrojmë idetë dhe ndjenjat tona

    atëhere s'jemi më njerëz po jemi dele

  10. #1050
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Evalt, BenMeçe dhe Abrakatabra83, ju falënderoj për fjalët e mira!

    Me sa kam mundësi, përpiqem, por këtu te forumi i gjuhës gjërat do të kishin shkuar më mirë po të kisha pasur mbështetjen e stafit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •