Close
Faqja 115 prej 126 FillimFillim ... 1565105113114115116117125 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,141 deri 1,150 prej 1258
  1. #1141
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Cfare the zotrote? Njifemi gje qe me flet me kete gjuhe?
    Feelings change - memories don't.

  2. #1142
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Që të kuptosh se cila është e saktë, shiko lakimin e emrit:

    Emërore: gjysmë
    Gjinore: i/e/të gjysmës
    Dhanore: gjysmës
    Kallëzore: gjysmën
    Rrjedhore: prej gjysmës

    Në katër rasat e fundit, shihet që rrënja është gjysmë.
    Qetesohu o Bato mos i lexo me nerva komentet. Une pranova pergjigjen tende, por thjesht thash qe vet e them gjysem.

  3. #1143
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ne fakt shkruhet gjymsa. lol

  4. #1144
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Cfare the zotrote? Njifemi gje qe me flet me kete gjuhe?
    Keshtu te flasin ata qe te njohin. Lol
    Mia ku e more vesh qe s'thuhet me gjysem.

  5. #1145
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Shkruhet gjysmagjel lol

  6. #1146
    E themi gjys dhe si hym fare ktij muhabeti me ëm apo ne fund

  7. #1147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    Po pra meqe lakohen letres dhe letren psh sipas teje duhet ti thuhet letre jo leter. .

    Ose te marr nje fjale me shqip "zemer". Megjithese lakohet zemren zemres trajta e pashquar eshte zemer jo zemre.
    Nuk është e njëjta gjë. Në fjalët që mbarojnë me sm ndryshon puna. Nuk është vetëm fjala gjysmë, por të gjitha ku gjendet ky bashkim. Shkruhet dasmë e basmë (jo dasëm e basëm). Këta janë emra të gjinisë femërore dhe marrin ë në fund.

    Emrat e gjinisë mashkullore nuk marrin ë në fund, prandaj hasmi në trajtën e pashquar shkruhet hasm (jo hasëm).

    Nuk e di ca fjalori eshte ky. Po te lexosh libra shqip do e shikoje qe perdoret gjysem
    Në fjalorët shqip (libra) por edhe në fjalorin elektronik, shkruhet gjysmë, por duket që ti nuk ke fjalor. Nuk di ç'libra apo romane ke lexuar ti, por duhet kuptuar që redaktorët nuk janë të pagabueshëm dhe kjo është një hollësi që mund t'i shpëtojë kujtdo. Gjuhën pa gabime e di vetëm fjalori.

    Vetem kur perdoret ne fjaleformim perdoret gjysme psh gjysmehena
    Si duket del me mire intonacioni.
    Më vjen mirë që këtu pajtohesh me fjalorin.

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre
    Qetesohu o Bato mos i lexo me nerva komentet. Une pranova pergjigjen tende, por thjesht thash qe vet e them gjysem.
    Ku e pe ti që u nervozova unë?! Përkundrazi, jam shumë i qetë.

  8. #1148
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ku e pe ti që u nervozova unë?! Përkundrazi, jam shumë i qetë.
    Me the eshte kshu. Une thash po ashtu eshte. Pasataj me the qe te kuptosh kshu e kshu e kshu.

    mbase nuk ishte fjalia ime shume e qarte, se ne fakt si i qete po me dukesh.

  9. #1149
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk është e njëjta gjë. Në fjalët që mbarojnë me sm ndryshon puna. Nuk është vetëm fjala gjysmë, por të gjitha ku gjendet ky bashkim. Shkruhet dasmë e basmë (jo dasëm e basëm). Këta janë emra të gjinisë femërore dhe marrin ë në fund.

    Emrat e gjinisë mashkullore nuk marrin ë në fund, prandaj hasmi në trajtën e pashquar shkruhet hasm (jo hasëm).
    Nese ndryshimet qe duan te bejne ne gjuhen shqipe do ishin ndryshimi i ketyre fjaleve ne gjysem, dasem etj., nuk do kundershtoja. Dhe sikur ti fusnin nje ë ne mes te hasm, prap do u jepja voten.

  10. #1150
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Një, tani për momentin më kujtohet, që t'ua rikujtoj disave që se dinë!

    Nxjerr, nxori, por assesi nxorri.
    Si puna e merr, mori, por assesi morri, se na del insekt më pastaj!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •