Close
Faqja 106 prej 126 FillimFillim ... 65696104105106107108116 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,051 deri 1,060 prej 1258
  1. #1051
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Me duhet ta pershendes kryeministrin, qe nuk shterron se paturi ide te reja, qe ne thelb te vete kane promovimin e ekonomise shqiptare ne bote. Te pakten Berisha e ka kuptuar qe politika me e mire eshte ajo ekonomike, dhe prej se ciles gjithe te mirat e tjera vine.

    Cilido i huaj qe investon 100,00 euro ne Shqiperi ka te drejte te aplikoje per shtetesine shqiptare. Nje investim prej 100,000 euro hap te pakten 28 vende pune ne vend, me nje rroge mesatare mujore 300 euro.

    Albo

    http://www.forumishqiptar.com/showth...95#post3338795
    Shkruhet shteron.
    Shkruhet në thelb të vet.
    Shkruhet vijnë.
    Shkruhet prej 100.000 eurosh (apo evrosh).

  2. #1052
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2011
    Postime
    58
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Evalt, BenMeçe dhe Abrakatabra83, ju falënderoj për fjalët e mira!

    Me sa kam mundësi, përpiqem, por këtu te forumi i gjuhës gjërat do të kishin shkuar më mirë po të kisha pasur mbështetjen e stafit.
    s'ka gjë ke mbështetjen e popullit

  3. #1053
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Cila është mënyra e drejt e shkrimit të:

    Raca njerëzore apo rraca njerëzore

    Këtë mënyrën e dytë të shkrimit të "rracës" e kam hasur shumë herë këtu në këtë forum. A ka kjo të bëjë me ndonjë formë dialektore apo kjo është bërë nga mënyra jo e drejt e shkrimit të fjalës racë.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  4. #1054
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Cila është mënyra e drejt e shkrimit të:

    Raca njerëzore apo rraca njerëzore

    Këtë mënyrën e dytë të shkrimit të "rracës" e kam hasur shumë herë këtu në këtë forum. A ka kjo të bëjë me ndonjë formë dialektore apo kjo është bërë nga mënyra jo e drejt e shkrimit të fjalës racë.
    Shkruhet "rracë"!
    Jarigas

  5. #1055
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Më bukur tingëllon 'racë', kështu kam mësuar edhe në shkollë.
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Shkruhet "rracë"!
    Love has no limits

  6. #1056
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Cila është mënyra e drejt e shkrimit të:

    Raca njerëzore apo rraca njerëzore

    Këtë mënyrën e dytë të shkrimit të "rracës" e kam hasur shumë herë këtu në këtë forum. A ka kjo të bëjë me ndonjë formë dialektore apo kjo është bërë nga mënyra jo e drejt e shkrimit të fjalës racë.
    Shkruhet racë. Kur nuk jemi të sigurt si shkruhet një fjalë, hapim fjalorin shqip:

    RACË f. sh.
    1. Secili nga grupet e mëdha të shoqërisë
    njerëzore, që gjatë zhvillimit historik në periudhat
    e lashta dhe në kushte të caktuara ka fituar disa
    tipare të jashtme të trashëgueshme si ngjyra e
    lëkurës dhe e flokëve, trajta e kokës, madhësia e
    trupit etj., të cilat nuk kanë asnjë lidhje me
    veçoritë kombëtare dhe me gjendjen shoqërore.
    Racat e njerëzve. Raca e bardhë (e verdhë, e
    zezë). Përzierja e racave.
    2. zool. Grup kafshësh, zakonisht shtëpiake, që
    kanë tipare e cilësi të përbashkëta të
    trashëgueshme, të cilat zhvillohen nën ndikimin e
    mjedisit dhe përmirësohen me punën e kujdesin e
    njeriut. Racë e pastër (e përzier, e mirë, e
    keqe). Racë kuajsh (lopësh, dhensh, derrash,
    pulash ...). Përmirësimi i racës. Kryqëzimi i
    racës. Nxjerr një racë të re.
    3. Grup kafshësh shtëpiake me tipare të jashtme
    dhe me cilësi prodhimi shumë të mira, lloj i
    zgjedhur. Kalë (dele, qen ...) race. Lë (mbaj) për
    racë.

  7. #1057
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga symphony Lexo Postimin
    Më bukur tingëllon 'racë', kështu kam mësuar edhe në shkollë.


    Shumë me bukur tingellon Racë Pajtohem me ty. Une vetem me Ë se me te tjerat po te dua nuk bej gabime. T

  8. #1058
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga symphony Lexo Postimin
    Më bukur tingëllon 'racë', kështu kam mësuar edhe në shkollë.
    Lejome te mos pajtohem me ty mbi kete pike!
    Fjala "rrace" qe perdorim ne shqip, rrjedh nga neolatinishtja "razza" e te siguroj se shqiptimi i "r" nuk eshte aspak si ai ne shqip, por i afrohet shqiptimit te "rr"se! Perveç kesaj, nese e shqiptojme "r" si ne shqip, kemi nje ç'ekuiliber me shqiptimin e "c", qe eshte shume me e forte se "r"!
    Eshte njesoj si sikur te themi "ralle" e jo "rralle", "rëzë" e jo "rrëzë","reze" e jo "rreze", "reth" e jo "rreth", etj..!
    Une mendoj se balancimi fonetik i fjales, eshte i rendesishem ne ruajtjen e tipareve te nje gjuhe e sinqerisht me duket se shnderrimi i "rr"-se ne "r", eshte vetem nje tentim per ta "feminizuar" paksa kete gjuhe burrash!!
    (pa dashur te fyej femrat, eh)

    Shprehje tipike per shembull: Hik mër rracë e keqe!!
    Jarigas

  9. #1059
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Fjala "rrace" qe perdorim ne shqip, rrjedh nga neolatinishtja "razza" e te siguroj se shqiptimi i "r" nuk eshte aspak si ai ne shqip, por i afrohet shqiptimit te "rr"se! Perveç kesaj, nese e shqiptojme "r" si ne shqip, kemi nje ç'ekuiliber me shqiptimin e "c", qe eshte shume me e forte se "r"!
    Eshte njesoj si sikur te themi "ralle" e jo "rralle", "rëzë" e jo "rrëzë","reze" e jo "rreze", "reth" e jo "rreth", etj..!
    Une mendoj se balancimi fonetik i fjales, eshte i rendesishem ne ruajtjen e tipareve te nje gjuhe e sinqerisht me duket se shnderrimi i "rr"-se ne "r", eshte vetem nje tentim per ta "feminizuar" paksa kete gjuhe burrash!!
    (pa dashur te fyej femrat, eh)

    Shprehje tipike per shembull: Hik mër rracë e keqe!!
    Është një veti e gjuhës shqipe që, kur shajmë, zanoret, bashkëtingëlloret e fjalët në përgjithësi, theksohen më shumë. Jo më kot edhe ti zgjodhe një sharje si shembull.

    Kur themi rracë, me rr të fortë, kjo fjalë merr një kuptim negativ. Kur dikush shahet nga raca, mund të shqiptohet aq fort saqë mund të shkruhet edhe me tri apo katër rr bashkë.

    Jo çdo fjalë fillon me rr. Ka mijëra fjalë që fillojnë me r dhe po të qe se nuk është e bukur ose nuk duhej, nuk do ta kishim fare në abëcë.

    Kur duam ta përdorim pa kuptim negativ, racë është më bukur, por kjo është dhe çështje veshi. Dihet që njerëzit kanë vesh dhe mendje të ndryshme, prandaj këto punë u lihen në dorë akademive, të cilat kanë njerëzit më të aftë. Akademitë kanë njerëz të aftë e të përgatitur që e shoshitin mirë çdo fjalë, qoftë nga prejardhja e muzikaliteti, qoftë nga shumë gjëra të tjera. Çdo fjalë që gjendet në fjalor, është e shoshitur me kujdes, nuk është hedhur ashtu kot, siç mendon ti apo Baptisti.

    Sidoqoftë, tema është për rregullat e gjuhës shqipe sipas librave të gramatikës dhe fjalorit, jo sipas rregullave të mia, të Jarigasit apo të Baptistit.

  10. #1060
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Lejome te mos pajtohem me ty mbi kete pike!
    Fjala "rrace" qe perdorim ne shqip, rrjedh nga neolatinishtja "razza" e te siguroj se shqiptimi i "r" nuk eshte aspak si ai ne shqip, por i afrohet shqiptimit te "rr"se! Perveç kesaj, nese e shqiptojme "r" si ne shqip, kemi nje ç'ekuiliber me shqiptimin e "c", qe eshte shume me e forte se "r"!
    Eshte njesoj si sikur te themi "ralle" e jo "rralle", "rëzë" e jo "rrëzë","reze" e jo "rreze", "reth" e jo "rreth", etj..!
    Une mendoj se balancimi fonetik i fjales, eshte i rendesishem ne ruajtjen e tipareve te nje gjuhe e sinqerisht me duket se shnderrimi i "rr"-se ne "r", eshte vetem nje tentim per ta "feminizuar" paksa kete gjuhe burrash!!: p
    (pa dashur te fyej femrat, eh)

    Shprehje tipike per shembull: Hik mër rracë e keqe!!
    Jarigas i dashur,
    shembujt që solle paksa ma mbushin mendjen, porse gjuha dhe veshi janë ushtruar sikurse në të kaluarën poashtu edhe në të tashmen ta 'kapin' si 'racë' e jo si 'rracë'.
    Përshembull, kemi fjalën reçel që nuk mund t`i themi rreçel, recetë jo rrecetë, apo këtu s`kemi të bëjmë me drejtpeshimin fonetik të fjalës?

    Më bëre të qeshem me fjalinë e parafundit '...gjuhë burrash' (lol)
    ...është gjuhë neutrale, e pakrahasuar.
    Love has no limits

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •