26 Dhjetor 2011 - 14:00 | Shqiperi
Festat e fundvitit,
kthehen emigrantët, fluks në pikat doganore të vendit
KUFI- Situata e fluksit të udhëtarëve dhe radhëve të gjata të pritjes në doganat që lidhin vendin tonë me Greqinë është fenomen që përsëritet cdo vit, vecanërisht në sezonin e festave të fundvitit.
Mijëra emigrantë, mes të cilëve fëmijë u duhet të përballen me pritjet e gjata mes temperaturave të ulëta, ndërkohë që ajo cfarë sjell këtë situatë është vonesa në procedura nga pala greke. Zakonisht edhe në gjendje të tilla emergjence me një numër në rritje udhëtarësh nga pala greke funksionojnë dy apo tre sportele, ndërsa ajo shqiptare vendos në punë 8 apo 9 të tilla. Janë emigrantët ata të cilët kërkojnë marrjen e masave për ti dhënë fund kësaj situate.
KAKAVIJË,
KANË HYRË 30% MË SHUMË EMIGRANTË SE VITIN E KALUAR
Situata në pikën doganore në Kakavije është normale dhe levizja e qytetarëve në të dy anët e kufirti nuk ka shënuar radhë apo pritje të gjata. "Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqipëtar në Kakavijë 4358 shtetas dhe 1288 automjete, ndërsa janë larguar për në Greqi 2088 shtetas shqiptare",- tha zedhënësi i drejtorisë së policisë në Gjirokastër, Gentian Mullai. Pala shqiptare punon me 6 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa pala greke me 3 sportele në hyrje dhe po kaq ne dalje.
(el.me/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt